-
VIDEO
Dash Sula: Mbrëmë janë dhënë 3 urdhër-arresti për tre oligarkë që kanë ndërtuar pa leje
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula në fjalën e tij në Kuvend tha se mbrëmë janë dhënë 3 urdhër-arreste për 3 oligarkë që kanë ndërtuar pa leje, por prokuroria është tërhequr pas, pas presionit që kanë bërë këta shtetas.
-
VIDEO
'Mos bëj grifshën aty ku je', Felaj përplaset me Tabakun: Po uzurpon fjalën e lirë
Seanca plenare është ndërprerë pas një përplasje mes drejtueses së seancës Ermonela Felaj dhe deputetes së PD-së Jorida Tabaku. Tabaku akuzoi Felajn se ajo po uzurpon fjalën e lirë.
-
VIDEO
Balla i përgjigjet Alibeajt: Jo vetëm Shqipëria, asnjë shtet në botë nuk ka marrëveshje ekstradimi me Emiratet e Bashkuara Arabe
Kreu i Grupit Parlamentar Socialiste, Taulant Balla i është përgjigjur kolegut të tij demokrat, Enkelejd Alibeaj ndërsa diskutohej për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për personat e inkriminuar dhe korrupsionin.
-
VIDEO
‘Lani rrobat me 30 gradë’, deputetja e PD ironizon Ballukun: Pres të nxirrni VKM që t’i lajmë me dorë! Ministrja: Qenke mërzitur t’i nga deklaratat e mia
Kriza energjetike dhe fushata sensibilizuese që ka marrë përsipër qeveria për të ndërgjegjësuar qytetarët në kursimin e energjisë elektrike, ka shkaktuar debat në Kuvend. Deputetja demokrate, Eralda Bano ka ironizuar një postim të bërë nga ministrja Belinda Balluku që të lahen rrobat me 30 gradë për të kursyer energjinë elektrike. Bano tha me irnoi se pret qe qeveria të nxjerrë VKM për larjen e rrobave me dorë.
-
VIDEO
Dy marrëveshje me Komisionin Europian për mjedisin, Kumbaro: Riciklimi, domosdoshmëri për të ulur volumin e mbetjeve
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro prezantoi sot në Kuvend dy projekte madhore për mjedisin në kuadër të programit IPA III mbështetur nga Komisioni Europian, me qëllim përmirësimin e mbrojtjes së mjedisit, zhvillimin e ekonomisë qarkulluese dhe rritjes së zonave të mbrojtura në Shqipëri.
-
VIDEO
Duma merr në mbrojtje kolegen dhe i drejtohet Ballukut: Duhet të ndiqesh penalisht për atë që ke thënë para fëmijëve në një kopësht
Një përplasje ka ndodhur në Kuvend mes deputetes Grida Duma dhe ministres Belinda Balluku. Duma u përplas me ministren, pasi kjo e fundit foli ashpër me deputeten Eralda Bano, të cilën Duma e mori në mbrojtje. Duma tha po ashtu se Balluku duhet të ndiqet penalisht për fjalimin që mbajti në një kopësht në kryeqytet në kuadër të fushatës së sensibilizimit për kursimin e energjisë.
-
VIDEO
Manja i përgjigjet Salianjit: Kemi kërkuar marrëveshje për ekstradimet, por s’ka pasur vullnet nga Dubai
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, u shpreh se pala shqiptare ka kërkuar një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe për ekstradimet e kriminelëve shqiptar, por nuk ka pasur vullnet nga Dubai.
-
VIDEO
Çuçi i përgjigjet Salianjit: Mos ngre gishtin kundër policisë ditën që kapi anien me naftë kontrabandë, përgëzoje për operacionin
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi i është përgjigjur deputetit demokrat Ervin Salianji për anijen e kapur në Durrës me naftë kontrabandë. Çuçi i tha Salianjit se nuk mund të drejtojë dot gishtin kundër policisë ditën që ajo bëri operacionin, por duhet të ta përgëzojë atë për punën. Ndërsa shtoi se nëse kanë pasur informacion më parë duhet të kishin sinjalizuar.
-
VIDEO
Rusia financoi PD me 500 milionë dollarë, Salianji: Ku është Rama, pse nuk vjen të flas në Kuvend për këtë çështje
Deputeti demokrat, Ervin Salianji tha se kryeministri Edi Rama duhet të kishte ardhur sot në Kuvend, për të folur për sulmet kibernetike të Iranit. Salianji tha se Rama duhet të ishte i pranishëm për të folur edhe për deklaratat që bëri ambasadorja Yuri Kim se financimet ruse për partitë politike janë kërcënim për demokracinë.
-
VIDEO
Salianji në Kuvend: Në Shqipëri po kontrabandohet naftë, qeveria nuk reagon, do informojmë aleatët për thyerje të embargos së naftës
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka bërë me dije se do të informojnë vendet partnere për thyerje të embargos së naftës, duke thënë se në vendin tonë po kontrabantohet naftë dhe se qeveria nuk ka asnjë reagim. Nga ‘Foltorja’ e Kuvendit, Salianji tha se ditët e fundit janë kapur anije me naftë kontrabandë në vendin tonë, teksa nuk ka përpara drejtësisë asnjë pëegjegjes.
-
VIDEO
Salianji i drejtohet Çuçit: Porsitësit e vërtetë të vrasjeve në Shqipëri ndodhen në Dubai, pse nuk kërkoni marrëveshje ekstradimi
Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji teksa po diskutohet për marrëveshjen me Emiratet e Bashkuara Arabe për shkëmbim informacioni i kërkoi, ministrit të Brendshëm se pse nuk ka një marrëveshje për ekstradimin e kriminelëve nga Dubai në Shqipëri.
-
VIDEO
Marrëveshja me Britaninë dhe Emiratet e Bashkuara, Çuçi: Në 6 muaj goditëm 4 grupe kriminale, 30 të arrestuar! Synojmë të dekurajojmë skllavërinë moderne
Në foltorene Kuvendit po diskutohet për dy marrëveshjet ndërmjet Ministrisë së Brendshme me Britaninë e Madhe në kuadër të emigrimit të paligjshëm dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet dy vendeve si dhe me Emiratet e Bashkuara Arabe. Ministri i Brendshëm në fjalën e tij në Kuvend u tha se në kuadër të marrëveshjeve me ndërkombëtarët, policia shqiptare ka goditur 4 grupe kriminale, në 6 muajt e parë të vitit 2022, ndërsa tha se 30 persona janë arrestuar.