• VIDEO

    Dosja për I.M, Rama: Çështja nuk mund të lihet pa transparencë! Ilir Meta është një hall i madh për Shqipërinë

    Kreu i qeverisë Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me qytetarët online ka komentuar pretendimet se ish-Presidenti Ilir Meta ka qenë i përfshirë me ish-Sigurimin e Shtetit.  Rama u shpreh se kjo është një çështje për të cilën duhet transparencë të plotë. Sipas Ramës, Ilir Meta është një hall i madh për Shqipërinë.

    ‘Për të mundësuar transparencën lidhur me një çështje që ka peshën dhe meritën e vetë. Nuk mund të lihet pa u bërë transparente. Është çështja e një shtetasi I.M., spiun i sigurimit, një profil që krijon dyshimin se pas tij qëndron ish-Presidenti. Kjo tregon një adresim. Në ligj thuhet se kush është kontrolluar nga ish-komisioni Bezhani, nuk mund të rikontrollohet. Mund të jetë vendosur me qëllim. Nuk është çështja e u kujtuam ne vonë apo na është bërë hall. Zotëria është një hall i madh i Shqipërisë. jo i yni në kuptimin e interesit politik.’- u shpreh Rama.

  • VIDEO

    Akuza se mbylli çështjen e financimit rus për Bashën, Rama: Berisha, simbol i llumit njerëzor, si mund të merret si pikë referimi

    Të tmerrshme e konsideron Kryeministri Rama faktin se si ish-Kryeministri Sali Berisha mund të merret si pikë referimi apo pikë informacioni. Duke iu referuar akuzave të Berishës se ka mbyllur çështjen e financimit rus të PD, Rama tha se ka qenë PS ajo që e ka denoncuar e para këtë skandal.

    “Ai që ju e quani ju kryetar të PD është turpi në gojën e kujtdo që e sjell si pikë referimi në raport me botën e informacionit. Pra i askujt tjetër, përveçse atyre që verbërisht e ndjekin, që vazhdon e sjell si pikë referimi në botën e informacionit dhe në debatin publik. Është momenti në botën e shpifjeve, është simbol i llumit njerëzor në jetën e shqiptarëve, në historinë e Shqipërisë. Që kur Shqipëria është bërë shtet nuk e ka një të dytë. Ju doni ta marr unë seriozisht atë dhe t’i jap përgjigje. A nuk është i njëjti që e mohoi me forcë financimin rus në PD, që i vuri gjoksin dhe e mbrojti me patos Lulzim Bashën. Kjo është historia jo e ‘një budallai që hedh një gur në lumi dhe 100 të mençur se nxjerrin dot’ por e një shejtan budallai që ju tërheq prej hunde të gjithëve ju, jo mua, jo PS. Të gjithëve ju që e konsideroni si pikë referimi, si subjekt që meriton të futet në debatin publik. Financimi rus i PD është denoncuar nga Partia Socialiste e Shqipërisë. Dhe të gjithë ata që janë çuditur sot dhe bëjnë sikur cacka ndodhur s’kanë lënë gjë pa iu thënë denoncuesve. Edhe çfarë kërkoni sot? Po në televizionin tuaj ka dalë Lulzim Basha dhe ka treguar për një përrallë me 500 aksionerë që financuan nga diaspora. Nuk është vetëm kjo, shumë shpejt do të habiteni edhe për çështje të tjera që janë aty dhe ulërasin. Dhe pastaj do të vini dhe të na thoni ke ndonjë gisht ti me mbylljen.

  • VIDEO

    Gjuha e urrejtjes, Rama: Jemi në një situatë lufte civile me gojë

    v

    Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij gjatë bashkëbisedimit me qytetarët online dhe gazetarët u ndal tek gjuha e urrejtjes në media dhe në politikë. Kreu i qeverisë tha se jemi në një situatë luftë civile me gojë dhe kjo është shumë e rëndë.

    ‘Shqipëria zë vendin e parë në Europë për Gjuhën e urrejtjes në media gjuha e urrejtjes kërkon shumë gënjeshtra.  Jemi në një situatë lufte civile me gojë dhe kjo është shumë e rëndë, megjithatë unë nuk kam asnjë rrugë tjetër ku nga njëra anë të bëjë përpjekjen time të mos kontribuoj fare në këtë tymnajë të madhe.’- tha Rama.

  • VIDEO

    Financimet ruse, Rama: PS e ka ngritur si shqetësim, drejtësia e trajtoi çështjen por s’i dha kurrë përgjigje

    Kryeministri Edi Rama ka komentuar financimet ruse në 2017 për Partinë Demokratike, ku kujtoi se kur socialistët e ngritën këtë temë ato u përqeshën nga kundërshtarët edhe mediat. Kreu i qeverisë tha se drejtësia nuk i ka dhënë një përgjigje kësaj çështje.

    ‘PS financime ruse? Nga? Apo përsëri është një rast për të ndryshuar drejtimin e temës. Dua tu kujtoj se ka riardhur në qendër të vëmendjes pas një publikimi të bërë nga SHBA se kjo nuk është një temë e re, kjo është një temë që kur ne e kemi trajtuar shumë prej jush, përfshirë dhe ata që sot hidhen përpjektë pasi e konsiderojnë si një tjetër gur në luftën e tyre të brendshme na kanë përqeshur. Askush prej një mase të madhe përveç PS nuk ka marrë përsipër që të thellohet në këtë drejtim. Ka qenë një përqeshje e madhe. Ka qenë një front i madh i bashkuar politiko mediatik për ta mohuar me të qeshur. Kjo është një pyetje që duhet t’ja drejtoni prokurorisë, drejtësisë, pasi në fund të fundit politika dhe media kanë bërë zgjedhjet e tyre. Drejtësia e ka trajtuar çështjen dhe nuk ka dhënë kurrë një përgjigje. Sot shoh shumë që janë të tronditur! Detyra e tyre nuk është se sa herë flas unë apo PS, të skërmisin dhëmbët dhe të lëshojnë fjalë të rënda duke përqeshur çdo gjë që ne themi për kundërshtarët.’- u shpreh Rama.

  • VIDEO

    Pensionet rritje të papërfillshme? Rama: Asnjëherë nuk është e mjaftueshme, por kemi bërë shumë! Inflacionin e kemi mbajtur më ulët se rajoni

    Kryeministri Rama, i pyetur për çështjen e rritjes së pensioneve, ka thënë se sigurisht kur vjen fjala në këtë çështje asnjëherë nuk është mjaftueshëm por qeveria që ai drejton ka bëtë shumë  për t’i qëndruar pranë pensionistëve.

    “Kjo është një çështje shumë sensitive natyrisht, çështje e shqetësimit tonë të përditshëm. Sado ne t’i ngremë pensionet asnjëherë nuk do të mund to t’ia themi vetes, pensionistëve jo e jo, që kemi bërë mjaftueshëm. Por fakti është se ne kemi ndërhyrë për të parë në të gjithë këto vite për të indeksuar pensionet 2 herë brenda një viti. Nëse i referohemi numrave kemi një rritje afër 10% të pensioneve. Këtë e kemi bërë për të ndihmuar pensionistët për të përballuar inflacionin në ushqimet bazë. Nuk është shumë por në fakt është shumë më shumë se sa ishte. Duhet të themi që inflacionin Shqipëria po e mban nën një kontroll krahasuar me vendet e tjera. Në vendet e tjera të rajonit është mbi 11% ndërsa në Shqipëri është një shifror. Patjetër që duhet bërë më shumë por ama rritja e bërë për pensionistët është një rritje e qëndrueshme dhe jo një paketë me afat”, tha Rama.

  • VIDEO

    Veliaj në Senatin amerikan, takon kreun e mazhorancës, Schumer: Mik i madh i shqiptarëve

    Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës, gjatë vizitës që po zhvillon në Uashington, ku po takon një sërë lidershës në Kongresin amerikan, ka zhvilluar edhe një takim me drejtuesin e mazhorancës në Senatin e SHBA-ve, Chuck Schumer.

  • VIDEO

    Afera 500 mijë dollarë, Çollaku: Trillim, çfarë interesi ka Putin të financojë Bashën që të fuqizohet në SHBA

    Raporti i SHBA-së se PD është financuar nga Rusia me 500 mijë dollarë ka përplasur sërish dy kampet brenda partisë. Grupi i Berishës kërkon të niset hetimi, pasi sipas tyre Basha ka marrë 500 mijë dollarët nga Moska, por për Grupin e Alibeajt kjo është vetëm një trillim.

  • VIDEO

    Partia e Lirisë: Shqipëria në prag falimentimi! Largimi i forcës së punës çon në krizë bizneset dhe ul ndjeshëm të ardhurat në buxhetin e shtetit

    Thuajse në çdo deklaratë publike, Partia e Lirisë hedh akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisjes së tij. Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun, Silva Caka në një deklaratë për mediat tha se Shqipëria kryeson listën e vendeve Europiane, sa i përket varfërisë sepse sipas saj në vendin tonë lulzëon vetëm kontrabanda, trafiqet dhe paratë e pista.

  • VIDEO

    Kuvendi ratifikoi marrëveshjen IPA 3, BE: Lajm i mirë, deri në 600 mln euro për reformat! Ambasadorja: Përmirëson jetën e shqiptarëve

    Me 101 vota pro, asnjë  kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi miratoi ditën e djeshme ratifikimin e marrëveshjes financiare me Bashkimin Evropian në kuadër të IPA 3, fondet e Unionit për reformat integruese të vendit. Miratimi i kësaj marrëveshjeve, me unanimitet edhe nga palët politike, është përshëndetur nga Bashkimi Evropian

  • VIDEO

    2275 ton naftë kontrabandë në Portin e Durrësit, Tedi Blushi: Rama është bekuesi dhe përfituesi kryesor i këtij aktiviteti

    Sekretari i Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi komentoi ngjarjen anijes me 2 275 ton naftë kontrabandë u kap në portin e Durrësit, ku tha se Shqipëria del në një pozicion shumë të keq në sy të partnerëve ndërkombëtarëve.

    Me anë të një deklarate, ai tha se duhet gjetur kush është porositësi dhe pse u lejua futja në territorin shqiptar, ndërkohë që institucionet heshtin. Për Tedi Blushin, Edi Rama e lejon vetë kontrabandën në Shqipëri, duke përfituar nga ky aktivitet i jashtëligjshëm.

  • VIDEO

    Vendimi i qeverisë për ndërtimet pa leje, Rithemelimi: Nuk lufton infomalitetin por favorizon oligarkët në dëm të qytetarëve

    VKM e Ramës për konfiskimet e ndërtimeve pa leje shkel ligjin, pasi nuk lufton infomalitetin por favorizon oligarkët në dëm të qytetarëve, duke amnistuar ndërtimet e tyre pa leje. Kështu tha në një deklaratë për shtyp Ledina Mandia e Rithemelimit.

  • VIDEO

    Financimi rus i PD, Meçe: Berisha gënjen kur ia kalon përgjegjësinë Bashës, kërkon të pastrojë më kot veten! Rusia ka strategji ndikimi në Shqipëri, kujdes nga mediat

    Sali Berisha më kot bën fajtor vetëm Lulzim Bashën për dosjen e financimit rus në Partinë Demokratike pasi ka vetë përgjegjësi shumë të mëdha. Ky është qëndrimi i analistit Arben Meçe, i cili i ftuar në studion e lajmeve në Report Tv tha se kjo sjellje e ish-Kryeministrit është e patolerushme.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv