-
VIDEO
‘Territorialja’ në fazën finale, brenda 3 ditësh përfundojnë dëgjesat! PD kërkon shtimin e bashkive, PS mos ndryshimin e hartës
Komisioni për Reformën Teritoriale, që nisi punën në qershor të këtij viti ka mbërritur në fazën finale të saj, por pa dakordësi mes palëve. Opozita e mazhoranca brenda 30 shtatorit, pra për 10 ditë duhet të dalin me raportin final për t’ua dorëzuar kuvendit, por duket se do të jenë dy tillë. Opozita kërkon shtimin e Bashkive në 92, dhe reduktimin e rajoneve në 6. Mazhoranca ka nënvizuar se në mungesë të një censusi dhe ekspertize të thelluar i qëndron besnike zgjedhjes së bërë në vitin 2014, asokohe me bekimin e PDIU dhe LSI, për 61 bashki dhe 12 qarqe.
-
VIDEO
Berisha kujton takimin me Berlusconin në vitin 2005: Foli fjalë të ngrohta për emigrantët shqiptarë! Më tha që nuk ka asnjë problem prej tyre
Në bashkëbisedimin me shqiptarët në Itali, Sali Berisha ka kujtuar takimin me Silvio Berlusconin në vitin 2015 duke i thënë se i bëri përshtypje pozitive kur folën fjalë të ngrohta për emigrantët.
“Në vitin 2005, pasi formuan qeverinë unë bëra një vizitë në Itali dhe aty takova mikun tonë të shquar, Silvio Berluconin dhe drejtues të tjerë të qendrës së djathtë. Ajo që më bëri përshtypjen më pozitive ishin fjalët shumë të ngrohta dhe të vërteta që Berlusconi, Fini dhe Casini folën për emigrantët shqiptarë.
-
VIDEO
Berisha në ‘foltore’ me shqiptarët Itali: Po të mos ishte antimafia italiane, Tahiri do të ishte zv.kryeministër
Në një bashkëbisedim online me shqiptarët në Itali, Sali Berisha ka shprehur vlerësimin e tij për antimafien italiane duke thënë se kanë kontribuar në betejën kundër mafies shqiptare. Duke iu referuar arrestimit të ish ministrit Saimir Tahiri, thotë se nëse nuk do të kishin bërë të mundur përfshirjen e tij me grupin Habilaj, do të ishte aktualisht zv.kryeministër.
-
VIDEO
Moti i keq me rrebeshe, Rithemelimi: Rama të shohë vendin nën ujë, mos të bëjë propagandë! Partia e Lirisë: Institucionet të reagojnë
Moti me shi dhe rrebeshe në gjithë vendin ka shkaktuar problematika në disa zona. Më kritike ka qenë situata në disa fshatra të Tropojës, për të cilën ka reaguar edhe Partia e Lirisë.
-
VIDEO
Veliaj informon Kongresin amerikan mbi sulmet kibernetike të Iranit: Shqipëria ka gjithë mbështetjen e SHBA në çështjet e sigurisë
Roli i Shqipërisë gjatë drejtimit të Këshillit të Sigurisë por dhe zhvillimet më të fundit të ndodhura në vendin tonë, sidomos sulmet kibernetike të Iranit, ishin temat kryesore të takimeve në ditën e tretë të vizitës së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në Shtetet e Bashkuara
-
VIDEO
Arsimi, deputetja e Partisë së Lirisë, Xhixho: Rama ka degraduar sistemin! 80 mijë euro dalin çdo ditë nga xhepat e shqiptarëve për Zoton
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ngriti alarmin për arsimin ku tha se është degraduar nga Edi Rama.
-
VIDEO
Rama: Tirana është sot një nga qytetet më të pastra, inceneratori projekt në vazhdim
Gjatë komunikimit me gazetarët dhe me qytetarët, Rama u pyet edhe për inceneratorët.
“Ne paguajmë çmimin për mbledhjen dhe trajtimin e mbetjeve në impiantin e Sharrës, ku procesi fillon që nga mbledhja, tek trajtimi, dhe pastaj në fund fare tek transferimi në energji, i cili është një proces që nuk ka filluar. Kjo është e vërtetë, por që nuk ka lidhje me atë që paguajmë ne zotëri. Çmimi për ton i Tiranës është çmimi absolutisht çmimi më i ulët i trajtimit të mbetjeve në Europë dhe në rajon, kjo është e vërteta. Dhe arsyeja e bërjes së një partneritet me afat të gjatë është pikërisht kjo. Mundësia për të balancuar nevojën që njerëzit të mos paguajnë koston reale. Atje është një projekt në vazhdim, nuk është një projekt i përfunduar. Por ndërkohë, në atë zonë mblidhen dhe përpunohen të gjitha mbetjet. Dhe nuk ka tym e nuk ka zjarre, e nuk ka helme, e nuk ka asgjë tjetër përveç përpunimit të mbetjeve. Kur të ndërtohet impianti i transformimit të mbetjeve në energji, do të jetë hallka përfundimtare. A ka mbledhje mbetjesh apo jo? A është Tirana sot një nga qytetet më të pastra? Në Shqipëri nuk diskutohet, por a e shikoni Tiranën për pastërtinë e saj, a ju kujtohet Tirana si ka qenë mes plehrave? Kombinati ishte i gjithi i zhytur në blozë mushkërish”, tha Rama.
-
VIDEO
Protesta e pedagogëve, Rama: Do vlerësojmë suksesin dhe çfarë japin universitetet në shoqëri! Po me forcë dhe ultimatume nuk merret gjë
Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për protestën e pedagogëve ndërsa u shpreh se pagat do të rriten por me forcë dhe ultimatum nuk do përfitojnë asgjë nga kjo qeveri.
‘Më vjen shumë keq po mbase është momenti që me forcë dhe ultimatume mua dhe kësaj qeverie nuk i merret gjë, aq më tepër në këtë kohë krizë, aq më për kur me të gjithë rektorët ne kemi tryezë të hapur, dialog pozitiv dhe konstruktiv. Kemi tryezën e shtatorit, për shkak të angazhimit tim në Kombet e Bashkuara që iki nesër dhe mendova që ta bëj në tetor. Kemi folur dhe për pagat e pedagogëve por jemi në tjetër kontekst, universiteti ka të tjera gjëra për të kapur. Universiteti me autonominë e tij duhet të jetë në gjendje të krijojë të ardhurat e veta. Sot në UT kemi të dhëna shumë interesante që flasin për rritje e të ardhurave të pedagogëve nga vëmendja nga programet ndërkombëtare. Kemi një nr më të lartë të pedagogëve të merituara. Ne nuk bëjmë rritje të përgjithshme për të gjithë njëlloj. E kanë politikën vetëm ne ua kemi lejuar. U kemi thënë patjetër, këtë mund ta bëni, por me buxhetin e shtetit me taksat ne do të shikojmë çfarë secili universitet çfarë u jep universiteti kontribut shoqërisë dhe do të vlerësojmë suksesin. Po përgatisim një sukses të ri, nuk diskutohet do shohim dhe pagat po këto kërcënimet po këto janë edhe se di sesi janë në këtë kohë krize, nuk dalin ata. Janë më mirëkuptues pensionistët po këta që bërtasin më shumë se të gjithë zakonisht janë pa meritë fare.’- tha Rama.
-
VIDEO
Rama: Financimet ruse në PD janë fakt, gjejini ata shqiptarët që u mblodhën për të shpëtuar vatanin në Amerikë dhe u kthen me 500 mijë $
Kryeministri Edi Rama u ka thënë sot mediave se financimet ruse në PD janë fakte dhe se është shumë e thjeshtë të investigohet për to.
‘A se mbani mend që u shkoi ambasadori i SHBA-ve me dosjen në dorë dhe e sulmuan nga të 4tërta anët. Dhe s’janë bërë nga person. Dhe të jeni të sigurt që do dëgjoni akoma gjëra të tjera.
Po s’kam ç’ti them unë sekretarit të shtetit? Që prokuroria shqiptare nuk ka bërë asgjë, financimi rus është fakt.
Ju keni dëgjuar me gojën hapur shpjegime për diasporën shqiptare që do shpëtonin vatanin dhe mblodhën lekët dhe i lanë pa emra. E kam shumë të qartë se çfarë ka mbajtur media e atij zotërisë më pëprara se kishte hallet e mos i iknin të rinjtë. Kshuqë, financimet ruse aty i keni, merrini investigimin gjejini ata shqiptarët që u mblodhën për të shpëtuar vatanin në Amerike dhe janë kthyer me 500 mijë dollarë në valixhe, gjejini.’- tha Rama.
-
VIDEO
Prapaskenat e shkarkimit të kryepolicit, Rama: Gledis Nano më tha se do ta jepte dorëheqjen! Zhvillime të papëlqyeshme lidhur me policinë
Zhvillime të papëlqyeshme në policinë e shtetit kanë bërë që Kryeministri Rama t’i kërkojë dorëheqjen ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano. Ka qenë vetë Rama që e ka konfirmuar sot duke thënë gjithashtu se Nano i ka thënë se do ta japë dorëheqjen, por që rezultoi që nuk e dha më pas, duke bërë që qeveria ta shkarkojë.
-
VIDEO
Rruga e Arbrit, Rama: S’u kërkoj falje dibranëve, se shkohet e vihet brenda ditës! Do ta përfundojmë se sesbën
Rruga e Arbrit, do të përfundojë shumë shpejt- kështu u shpreh kreu i qeverisë ndërsa shtoi se këto rrugë janë vonuar nga rrugët e lëna rrugëve nga Partia Demokratike.
‘Tani unë vetëm të shkoj dhe ta kap tunelin me grushte se gjë tjetër s’di çtë bëj, në tunelin e Murrizit ka problem gjeologjik, aty punohet përditë, s’është diçka që mund ta parashikonim. Situata në punët publike janë të mundura, në tunelin e Llogarasë para pak kohe ka dalë një shpellë, kjo e bën punën më të komplikuar.
Në tunelin e Murrizit ecet me shpejtësinë e breshkës, por ecet, unë s’u kërkoj falje dibranëve sepse sot shkohet e vihet lirisht. Por rrugë të lëna rrugëve si paraardhësi nuk ka me ne, nuk ka me mua, na kanë vonuar rrugët e lëna rrugëve me korrupsion. Ja ku jemi sot dhe do ta përfundojmë rrugën e Arbrit me sesbën .’- tha Rama.
-
VIDEO
Rinia shqiptare emigron në Britani? Rama: Si mund t’i japësh 30 mijë paund kriminelëve? Investoni në Shqipëri
Në lidhje me emigrimin e të rinjve shqiptarë në Britaninë e Madhe, Kryeministri Rama bëri thirrje që ato mijëra paund që i jepen kriminelëve duhet të investohen në Shqipëri. Vendi sipas tij ofron shumë mundësi.
“Dëshiroj t’ju them se sigurisht që Shqipëria nuk i ofron dhe nuk ka si se të ofrojë as kushtet e Gjermanisë dhe as kushtet e Britanisë së Madhe por Shqipëria i ofron gjithmonë e më shumë për atë që kërkon të bëjë mirë. Të harxhosh 20-30 paund për të paguar trafikantë ndërkohë që me 20-30 mijë paund dhe me mbështetjen e qeverisë mund të bësh një agro turizëm atje ku je në Kukës, në Has, ndërkohë që me agro turizëm mund të bësh më shumë para. Ne kemi gjithë dëshirën dhe këmbënguljen për ta bërë Shqipërinë gjithmonë e më të mirë. Shikoja shifrat e turizmit, janë shifra që vijnë nga Organizata Botërore e Turizmit, dhe është realisht një hapësirë e re që krijohet. Kjo është një Shqipëri që vërtet ka oportunitete”, tha Rama, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit të Report Tv, Ermal Qori.