• VIDEO

    Thoshte se financimi rus i PD ishte trillim i Ramës, Berisha: I besoja Bashës! Më informuan emigrantët shqiptarë për mashtrimin

    Sali Berisha është shprehur se i besonte Lulzim Bashës kur në një intervistë në vitin 2018, i cilësonte si trillime lobimet ruse. Berisha u shpreh se gjithçka ndryshoi kur po merrte informacione nga emigrantët shqiptarë se Lulzim Basha merrte financime nga Rusia.

    “I besoja asaj që më betohej Lulzim Basha, por nisën të më informonin emigrantët shqiptarë nga diaspora. Këtë e kam deklaruar në foltore. Besoj se duhet të ketë qenë fillimi i këtij viti ose pak më vonë. Më parë nuk e kam ditur. Më parë e kam quajtur peng se ishte nën hetim për larje parash. Dosja duhet të jetë hapur 2 vjet përpara. Pra, kur me erdhën njoftime se nuk janë paguar para nga diaspora, mendova që Mother Jones ka pasur të drejtë dhe më ka mashtruar sepse kishte dalë një zinxhir gënjeshtrash. Unë sapo e mora vesh, krijova fond informacioni të vazhdueshëm. E denoncova publikisht për fonde ruse 6 muaj më parë. Nuk kam folur për dosjen ruse derisa kam pasur informacione. Kam pasur dhe informacione të paverifikuara, por nuk mund të merrem me to”, tha Berisha.

  • VIDEO

    Berisha me 2 standarde për SHBA: Në rastin tim nuk kanë dokumente! Për Bashën kanë nxjerrë dosje me fonde 500 mijë dollarë nga Rusia

    Sali Berisha ka sqaruar përse mban qëndrime të ndryshme për SHBA pasi nuk merr parasysh shpalljen e tij non grata, por i beson faktit që PD është financuar me 500 mijë dollarë nga Rusia.

    “Në rastin tim, është deri tani një vendim si në materia, pa asnjë fakt apo dokument. Ju nuk keni parë qioftë dhe një fakt të vetëm dhe unë kam deklaruar se fakti i vetëm që paraqitet, unë marr vendime ndaj vetes time por dhe kam thënë, edhe 100 vite të kërkoj, nuk do të gjej një të vetëm. Kur e kam thënë, ka qenë vetëm Sali Berisha që e dinte dhe një mik i imi, jo në Shqipëri. Unë kam barazuar dhe fëmijët e mi. Deri sot nuk ke parë një dokument të vetëm.

    Në këtë rast flitet me emra për personazhe ruse, për kompani ruse në Skoci, për fonde 500 apo 600 mijë dollar, për një dosje të mbyllur nga Edi Rama me mashtrime. Janë kaq shumë dokumente, për të cilat nuk ka asnjë përgjigje. Ka vetëm mbylljen e një dosje pa hetim. Lulzim Basha deklaroi se fondet i kam në diasporë. Cili prokuror shkoi në diasporë për të bërë hetimin? Cili prokuror shkoi për të marrë në pyetje Nick Muzin? Nga dolën 500 mijë dollar? Këta nuk dinin gjë, nuk kishin asgjë, por kryetari e dinte. Kryetari u mor peng nga Edi Rama. E pyeta a ke zbatuar rregullat e transaksioneve? Plotësisht tha. Ato vërtetojnë larjen e parave. Në fakt nuk ka sqaruar asgjë. Në arkë nu ki ka kaluar, në banka jo. Nga mbijnë ato para? Nga qielli. Nuk ka asnjë krahasim mes tyre dhe i them që sa herë kam ftuar para jush SPAK të hetojë cdo gjë. Kam deklaruar se jam gati të votoj heqjen e parashkrimit dhe do ta heq sapo të vij në pushtet që cdo ministër ta dijë se s’ka parashkrim”, tha Berisha.  

  • VIDEO

    Berisha-Bashës: More pjesë në skenarin e shpalljes time 'non grata' për të shpëtuar lëkurën tënde! Kudo të shkosh, dosjet e tua shkojnë para

    Në konferencën për shtyp, Sali Berisha e cilëson sërish Bashën si “peng” të Edi Ramës dhe thotë se firmosi për skenarin e shpalljes non grata duke menduar se do shpëtonte lëkurën e tij.

    Megjithatë tregon se në një bisedë i kishte thënë se kudo të shkojë Lulzim Basha, para tij do të shkonin dosjet e tij.

    “Ai ishte peng i Edi Ramës, së dyti i kam deklaruar më herët se si ai firmosi për të larguar Berishën nga PD dhe morri pjesë në skenarin e të shpalljes sime non-grata për qëllimet e tij. Paska qenë keqësisht i kapur dhe mendoi se në atë mënyre do shpëtonte lëkurën e tij. Por unë i thashë, e vërteta vonon por nuk harron. I kisha deklaruar atij: Lulzim, kudo që të shkosh, para teje shkojnë dosjet e tua. Nuk dua të bëj profetin, por këto ja kam thënë. Këto janë akte që nuk janë kompetence e Bashës apo e Ramës, por të sigurisë madhore kombëtare, tjetër punë se i ka në dorë Rama dhe bën si do. Bëhet agresion i madh ndaj vendit, dhe nuk mblidhet as këshilli i mbrojtjes kombëtare, as komiteti. Ai çfarëdo gënjen e mashtron, sillet sikur është nën çifligun e tij në Surrel”, tha Berisha.

  • VIDEO

    Berisha: Basha ishte pengu i Ramës, kur iku mori çdo gjë me vete! Deputetët që më mbështetën mua atëherë bënë veprim historik

    Fondacionet ruse dhe skandali i lobimit të PD-së, e kanë bërë Berishën edhe njëherë të nxjerrë brirët e tij ndaj Lulzim Bashës. Edhe pse ishte vetë ai që e solli në kryesinë e partisë Demokratike pas dorëheqjes së tij, ish kryeministri u shpreh se në momentin që u përça partia demokratike direkt pas shpalljes së tij Non Grata, deputetët demokratë bënë zgjedhjen e duhur që kaluan nga ana e tij. Madje Berisha këtë vendim të deputetëve e cilësoi si historik dhe se këta të fundit duhet të ndihen krenar.

    ‘Tani, do jem i hapur me ju, kërkesa për një audit do merret dhe është shumë i drejtë. Por Basha ka marrë çdo gjë me vete, nga hardisqet, gjithçka, kjo është e vërteta por partia do ta krijojë atë. Mbi bazën e hetimit mendoj unë të dënueshëm ka marrë Rama me mbylljen e dosjeve. Unë e kam quajtur Bashën peng para jush, demokratët që mbështetën Berishën duhet të ndihen krenar se bën një veprim historik.’- tha Berisha.  

  • VIDEO

    Afera 500 mijë dollarë, Berisha e pranon më në fund por 'lan duart' nga faji: PD u financua nga rusët, Basha më mashtroi, ai është fajtor! Komision auditi

    Edhe pse Berisha e ka marrë gjithmonë në mbrojtje ish-kryetarin e PD për dosjen e financimit rus, Ish-Kryeministri ka dalë sot duke ‘larë duart’ nga kjo akuzë shumë e fortë që rëndon mbi partinë më të madhe opozitare në vendi. Berisha ka pranuar se ekziston skandali i dosjes së financimit rus dhe ka nënvizuar se Basha është fajtor i madh. 

    • VIDEO

      Sulmet kibernetike të Iranit, Berisha: Akt zuzar! Rama e nisi lojën kriminale! SHBA dhe NATO të ndihmojnë Shqipërinë

      Sulmet kibernetike iraniane në Shqipëri, skandali i publikimit të të dhënave personale ishin kryefjala e konferencës të përjavshme për shtyp të Sali Berishës. Ish kryeministri i cilëson sulmet si akt zuzar ndërsa edhe në këtë rast gjen fajtor Edi Ramën. Sipas Berishës, loja kriminale nisi prej kryeministrit me publikimin e të dhënave të qytetarëve.

      Një thirrje e kishte dhe për SHBA e NATO, duke i kërkuar që të ndërhyjnë në mënyrë emergjente për të ndihmuar Shqipërinë në përballjen me sulmet kibernetike.

    • VIDEO

      PD kërkon heqjen e mandatit të Xhaçkës, shtyhet me 2 javë mbledhja! Alibeaj: T’i shkohet cështjes në fund, jo të nxjerrim sebep

      'Kërkohen dy javë kohë për të bashkërenduar dy kërkesat e PD. Kjo edhe për efektë të natyrës së ccështjes dhe për efektë të punës së ngarkuar të kuvendit. 
      Alibeaj: Që kërkoni ccdo sebep për ta shtyrë mbledhjen kjo dihet. Që janë dy kërkesa kjo është e vërtetë. Ju kërkuat edhe më herët kohë për tu njohur me proceudrat. Rëndësi ka ti shkohet deri në fund, sduhet të nxjerrim sebep. Dy javë, por dy javë të jenë, jo më shumë dhe jo të vimë këtu pas dy javësh dhe të themi se duhet të njihemi dhe me disa materiale të tjera.'- tha Bushka

    • VIDEO

      Programi i IPA, ministrja e Jashtme: Do mbështesë vlerat e përbashkëta evropiane, i përafrueshëm me standardet e BE-së

      Ministrja për Punët e Jashtme dhe Evropës Olta Xhaçka ka pohuar se programi i IPA-s është një program që sjell përafrimin me standardet e BE-së. Sipas saj tabela e paraqitur nga Tabaku është shenjë transparencë.

       
    • VIDEO

      PD 500 mijë dollarë nga Rusia, Spaho në ‘Kontrast’: SPAK të nisë hetimet, Basha pro-rus! ‘Rithemelimi’ do ngrejë grup pune për të gjetur më shumë prova

      Deputeti Edmond Spaho, pjesë e Komisionit të Rithemelimit, i qëndron deklaratave të Berishës se hetimet për financimin e PD-së nga Rusia në 2017 duhet të nisin sërish. Spaho tha në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv se Luzlim Basha, i cili drejtonte partinë në atë kohë, duhet të mbajë përgjegjësi. Spaho bëri me dije se Rithemelimi do të ngrejë një grup pune, për të zbuluar më shumë detaje sa i përket lobimit rus.

    • VIDEO

      Zgjedhjet vendore, Meta: Nisim ristrukturimin e partisë! Lobimi rus? U bë shkak që Basha të digjte mandatet dhe t'i japë Ramës të gjitha pushtet

      Kryetari i Partisë Së Lirisë Ilir Meta ka reaguar në lidhje me skandalin e financimit të PD-së në 2017 nga rusët. Meta tha se nuk ka rëndësi se kujt ishin paratë, por problemi është se kjo aferë u përdor të krijuar modelin rus të qeverisë dhe kapjes së shtetit, siç është sot modeli i Edi Ramës

    • VIDEO

      Partia e Lirisë: Nuk do ta falim shpopullimin, do të riorganizohemi në çdo bashki

      Endrit Brahimllari, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë gjatë takimit me strukturat e kësaj partie në kryeqytet njoftoi një riorganizim të strukturave drejtuese teksa  tha se qytetarët e  Tiranës po përballen më një masakër urbane.

       
    • VIDEO

      Kryemadhi në takimin e Partisë së Lirisë me strukturat në Tiranë: Do ristrukturojmë çdo degë, të bëhemi gati për zgjedhjet e ardhshme.

      Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka hapur ditën e sotme takimin me strukturat e Tiranës.

       

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv