-
VIDEO
‘Ik largohu, ik nga politika’, qytetari 'përzë' Berishën teksa shkonte në protestë
Ish kryeministri Sali Berisha ka shkuar në protestën për 7-vjeçaren e cila humbi jetën në Himarë.
-
VIDEO
Meta mbërrin në protestë, shoqërohet nga djali: Vrasje e paralajmëruar, të dorëhiqen ministrat ose të shkarkohen urgjentisht
Kreu i Partisë së Lirisë ka mbërritur në protestën që po organizohet para ministrisë së Brendshme, për vrasjen e 7-vjeçares nga gomonia. Meta tha se ministri i Brendshëm dhe ministrja e Turizmit duhet të dorëhiqen.
-
VIDEO
Berisha në protestë, i kujtojnë 21 janarin: Ajo ishte tjetër gjë, donin të më merrnin pushtetin
Teksa gazetarët i krahasuan situatën me 21 janarin, Berisha tha se është komplet gjë tjetër pasi në atë kohë ishte një axhendë për të marrë pushtetin.
-
VIDEO
Si do vepronit po të ishit në vend të Ramës? Berisha: Nëse Çuçi nuk do dorëhiqej për 3 minuta, do e kisha shkarkuar në të katërtën
Po të ishit në vendin e Ramës si do vepronit, u pyet Berisha pasi iu bashkua protestës për vogëlushen 7-vjeçare. Pyetjes së gazetarëve Berisha iu përgjigj se do të kërkonte dorëheqjen e Çuçit.
-
VIDEO
Berisha mbërrin në protestë, shoqërohet nga besnikët e tij, pritet edhe Meta
Në protestën e organizuar pas ngjarjes tragjike në Himarë, ka mbërritur edhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Berisha shoqërohet nga Flamur Noka, Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Luan Baçi, Albana Vokshi. Ndërkohë, protestës pritet t’i bashkohet edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
-
VIDEO
“Dy standarde për inceneratorin e Fierit”, Partia e Lirisë: Fakte të reja për shkeljet me inceneratorët
Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë vijojnë denoncimet mbi inceneratorët, atë që opozita e cilëson si një aferë korruptive. Partia Demokartike akuzon qeverinë se po paguan për një proces që nuk është vënë në funksion, ndërsa Partia Lirisë shigjeton Ministren Balluku dhe Kryebashkiakun Veliaj se nuk kanë kryer monitorimin sipas ligjit të punës së inceneratorëve.
-
VIDEO
Ngjarja e Himarës, Berisha: Vampirë! Kanë humbur ndjeshmëritë njerëzore
Nga Vlora, Berisha ka reaguar edhe për ngjarjen e Himarës ku i ka cilësuar si vampirë mazhorancën madje shtoi se këta të fundit kanë humbur ndjeshmëritë njerëzore.
'Ndodhin ngjarje ndër më tragjiket. Buzë uji, se 7-vjeçarja nuk mund të shkojë thellë e bluan, skafi i komisarit. Nuk ndodh në botë kjo. Komisari skafin të paregjistruar. E thoshte sot një qytetar shumë bukur: Ky kryeministër na thotë të dënohet ai që e kreu. Jo, ai të dënohet, por të dënohet edhe ai që e merr nga trafikant dhe e bën polic, nga polic e bën skafist, nga skafist e bën vrasës. A është kështu apo jo? Pastaj, për të larë duart, thotë vampirët politikë dhe mediatikë. Bën fjalë për vampirë politikë dhe mediatikë që reagojnë. Si të mos reagojmë kur secili nga ne mund të kishte fëmijën, vajzën, djalin, mbesën në breg. Si mund t’ia bluash fëmijën? Vampirë janë njerëzit pranë tij që ai i mbron, i mbështet. A nuk i mori jetën ambulanca Samuel Ndojit, 10-vjeçar, në Gjirokastër? Si na thanë për të? Na thanë se ajo po transportonte një grua shtatzënë me urgjencë. Një gazetar trim doli aty dhe tha është gënjeshtër. Por merrte dhe çonte pasagjerë me lekë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë na mashtroi, ai mbulonte krimin. Kurse gazetari u bë dëshmitar i të vërtetës. Ardit Gjoklaj, e murosën në plehra, ndërmarrje qeverie. Gazetari e nxori. Kush ishte vampir ai që po e fshihte apo ai që po thoshte të vërtetën? Klodian Rashën e vranë tek dera e shtëpisë. Çfarë na thanë vampirët e Edi Ramës? A nuk na thanë që u gjet revolja në pellg? Doli që s’kishte asnjë lidhje. Media dhe qytetarët reaguan. Por ai habitet, si ka mundësi një reagim i tillë. Këta kanë humbur çdo ndjeshmëri. Kanë humbur ndjeshmëritë njerëzore. Kur Samuelit i merrte jetën Samuelit me 100 km shpejtësi, Olta Xhaçka shprehte pikëllimin nga hotelet në Himarë, edhe pse ajo ishte një krizë nga më të mëdhatë që kishte vendi. Ky ngrihet dhe thotë janë vampirë. Kjo është një goditje e madhe ndaj turizmit, ndaj asaj familje, ndaj vendit. Turizmi këtë vit për fatin më të keq dëshmoi një rënie të madhe me pasoja shumë serioze.'- tha Berisha.
-
VIDEO
Inceneratorët, Këlliçi ngre 5 pyetje: Mega aferë ku Edi Rama është kapur duke ndarë paratë
Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi në një deklaratë për mediat ka publikuar një pyetësor për inceneratorët, të cilat i cilëson si mega aferë. Këlliçi thotë se Rama ështe kapur duke ndarë paratë me Ahmetajn, Veliajn, Zoton dhe Gugallen e zyrtarë të tjerë
-
VIDEO
Zbardhet propozimi i KQZ-së/ Ja hapat që duhet të ndjekë një emigrant që do të votojë! Gabimi që do i ‘kushtonte’
Çdo emigrant që ka më shumë se 3 muajsh jashtë Shqipërisë do të ketë të drejtën që të votojë atje ku e ka vendbanimin , por për të gëzuar këtë mundësi duhet që të paraqesë paraprakisht një kërkesë.
-
VIDEO
Ilir Meta i përgjigjet Ramës: Je autor i vrasjes, kërkon të bësh viktimën si me Klodian Rashën
Kreu i Partisë së Lirë, Ilir Meta iu përgjigj kryeministrit Edi Rama për ngjarjen tragjike në Himarë duke thënë se kërkon të bëjë viktimën si me rastin e Klodian Rashës por është “autori i vrasjeve me arrogancën e tij”. Ndër të tjera tha pretendon se Rama nuk ka lënë njeri në Shqipëri pa gjobitur për ti mbajtur nën presion dhe shantazh. Reagimi i Metës erdhi pasi në një reagim në Twitter, Rama tha se e gjithë revoltat është nxitur nga nongratat dhe nga ata me identitet të dyfishtë.
-
VIDEO
Gomonia përplasi për vdekje 7-vjeçaren, Meta: Duhet të ketë zona të caktuara në plazhe për mjetet e lundrimit, të monitorohen gjithë kohës
Nisur nga ngjarja në Himarë, ku gomonia përplasi për vdekje 7-vjeçaren, Ilir Meta thotë se duhet të ketë zona të caktuara në plazhe vetëm për mjetet lundruese dhe të mos afrohen të pushuesit. Meta thotë se këto zona duhet të jetë në monitorim gjatë gjithë kohës.
-
VIDEO
Ngjarja tragjike në Himarë, Meta: Duhet të merren masa të menjëhershme, po dëmtohet imazhi i sezonit turistik, mjaftojnë çmimet e larta
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se ngjarja në Himarë është shumë e rëndë, ndërsa shprehet se policia duhet të marrë masa të menjëhershme për këtë ngjarje. Sipas Metës, përveçse është një ngjarje tragjike, po dëmtohet edhe imazhi i sezonit turistik