-
VIDEO
Berisha: Rama takohet periodikisht me një pronar peshkarexhe për kontrabandë nafte
Në takimin me ekspertët, Sali Berisha akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se janë të përfshirë në kontrabandën e naftës. Sipas tij, Rama takohet vazhdimisht me një pronar peshkarexhe për kontrabandë nafte.
“Po ndalem këtu jo se mund të ndryshojë kursi i kësaj qeverie, por për tu thënë qytetarëve që potenciali i ndryshimeve drastike, të thella dhe të menjëhershme në këtë fushë është ekziston, është i plotë e i mundshëm. Këtë premtojmë ne, sepse jemi në një betejë me këtë qeveri. Mirë ju thonë qytetarët jeni në betejë, por çdo bëni kur të vini. Dje deklarova se do të përgjysmojmë barrën fiskale të naftës, do subvencionojmë 100 përqind biletat e udhëtimit inter-urbane dhe urbane. Nuk po shpikim e kanë bërë edhe të tjerë. A kemi mundësi ne ta bëjmë këtë? Plotësisht. Jemi vendi që prodhojmë 1 milion ton naftë.
-
VIDEO
Në maj, deputetët shpenzuan 14.3 mln lekë nga buxheti për qira, naftë, pasaporta! Ja kush mban vendin e parë
14, 259, 788 lekë (14.3 mln lekë) i kanë kushtuar buxhetit të shtetit, shpenzimet e deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë përgjatë muajit Maj të këtij viti. Referuar shifrave të bëra transparente në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë, mbi përfitimet e deputetëve për muajin maj 2022, këto janë shifrat e parave që kanë kaluar në llogaritë përkatëse bankare.
-
VIDEO
Berisha akuza Ramës për krizën energjitike: E përdor si mjet terrori! Qeveria blinte energji me 250 euro megavat, në bursë shitej me 82 euro
Kreu i PD-së Sali Berisha është në një takim me ekspertët e sektorit të energjisë, ku si zakonisht ka hedhur akuza ndaj qeverisë se blejnë çmimin më shtrenjtë dhe vjedhin energjinë elektrike ndërsa akuzon Ramën se e përdor krizën si mjet terrori. Më pas është ndalur që të japë disa premtime në rast se ia del që të marrë pushtetin.
-
VIDEO
Rama shkon në Konya të Turqisë, pritet të zhvillojë takimin e rëndësishëm për bashkëpunimin e vendeve në Ankara
Kryeministri Edi Rama ka shkuar në Konya të Turqisë ditën e sotme me ftesë të presidentit turk, Erdoga
-
VIDEO
Agjencia Kombëtare e Mjedisit 'godet' sërish, kësaj radhe në Bashkinë Vlorë! Gjobitet Dritan Leli: Nuk menaxhoi si duhet mbetjet urbane
Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka vijuar me gjobat ndaj të gjithë atyre kryebashkiakëve që nuk menaxhojnë si duhet mbetjet urbane
-
VIDEO
Keni besim në SPAK? Meta: Do tregojë reflektim nëse ndryshon akuzën në ‘grup kriminal’ për inceneratorët
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, teksa ka vijuar denoncimet e tij për inceneratorët është pyetur nëse ka besim te hetimet e SPAK. Sipas tij reflektimi nga drejtësia do të vijë kur akuzat për këtë aferë t’i bëjë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
-
VIDEO
Partia e Lirisë: Rama, kreu i grupit kriminal, ka lënë peng pronat publike për llogari të inceneratorëve! Vetëm kompania e Tiranës mori 16 mln euro kredi
Ilir Meta ka denoncuar sot se Qeveria shqiptare i ka dhënë mundësi kompanive të inceneratorëve që të marrin kredi në banka të ndryshme duke lënë kolateral pronat publike, duke përfshirë edhe rrugët dhe sheshet. Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, tha se kjo është bërë një grupi i strukturuar kriminal me në krye Ilir Metën.
-
VIDEO
Skeda/ Ja si të gjitha gjykatat rrëzuan Fatmir Mediun për t’i shpëtuar drejtësisë për Gërdecin! A po thellon SPAK hetimet drejt Berishës dhe Shkëlzenit?!
Ish ministri i Mbrojtjes 13 vite luftë për t’i shpëtuar përballjes më drejtësinë për rolin e tij në krimin dhe korrupsionin në Gërdec. Pozitat e ish ministrit ndryshuan pas ngritjes së drejtësisë së re. Tashmë mund të dërgohet për gjykim ose të thellohen hetimet drejt dyshes që e urdhëroi për të bërë letrat e biznesit të vdekjes.
-
VIDEO
Berisha paraqet dy kërkesat: PD kërkon subvencionim të plotë të biletave të transportit urban e ndërurban në Shqipëri, përgjysmoni çmimin e naftës
Ish kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për media ka folur rreth rritjes së vazhduar të çmimeve të cilat sipas tij janë të krijuara në mënyrë artificiale nga bordet e Edi Ramës.
-
VIDEO
Shpërblimi i fermerëve për mbjelljen e grurit, Braçe: Procesi burokratik, por gjithsesi duhet të aplikoni! Ja dokumentet që duhet të dorëzoni
TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe u ka bërë thirrje fermerëve ditën e sotme që të fillojnë të bëjnë gati dokumentet për të aplikuar në skemën mbështetëse të Ministrisë së Bujqësisë, që të përfitojnë para për grurin e mbjellë. Braçe sërish nuk ka kursyer kritikat ndaj ministrisë së Bujqësisë për udhëzimin e bërë, pais sipas tij është burokratik dhe mund të ishte bërë shumë herë më mirë dhe më i lehtë për fermerët. Deputeti shprehet se fermerët i kanë dorëzuar njëherë këto dokumente kur kanë aplikuar për rimbursimin e naftës dhe kështu ministria mund ta bënte më të lehtë aplikimin.
-
VIDEO
Vota e emigrantëve/ Haçkaj për Report Tv: Ulet vlera e diasporës me 3 ose 5 deputetë! Duhet të votojnë në vendin ku janë regjistruar
Florjan Haçkaj, përfaqësues i Diasporës për Shqipërinë e Lirë është shprehur për votën e emigrantëve duke thënë se procesi mund të jetë gati nëse zgjedhjet e ardhshme mbahen në vitin 2025. Sa i përket diskutimeve që të krijohet zonë e 13 zgjedhore ose vota e Diasporës t’i shkojë qarkut të tiranës dhe të shtohet Numri i deputetëve apo qytetarët të votojnë në zonën ku kanë qenë të regjistruar së fundmi, Haçkaj tregon se cila mund të jetë zgjidhja më e mirë.
-
VIDEO
Reforma territoriale, PD: Duhen 80 bashki, të ulet numri i qarqeve! Bashkia Leskovik duhet më vete, 100 km për në Kolonjë
Partia Demokratike është gati të propozojë rritjen e numrit të bashkive me rreth 80. Në një intervistë për “Report TV”, Çupi sqaron se rritja e numrit të bashkive, rrit efikasitetin, teksa shton se duhet rishikuar situate e qarqeve, në këtë rast ndostha me kthimin e konceptit të rajonalizimit.