-
VIDEO
Sulmi kibernetike, Balluku: Ky agresion, luftë e mirëfilltë! Vigjilenca jonë maksimale, kemi lënë detyra me Microsoft dhe FBI
Zv. Ministrja Belinda Balluku në një konferencë të drejtpërdrejt ka dhënë informacionet e fundit sa i përket sulmit kibernetike që iu bë portaleve qeveritare.
-
VIDEO
Sulmi kibernetik, zv. Kryeministrja dhe drejtoresha e AKSHI-t: Gjithçka drejt normalitetit, 98% e shërbimeve funksionale! Zero humbje të dhënash! Krah tyre eksperti i Microsoft
Zv.Kryeministrja, Belinda Balluku, drejtorja e AKSHI-t Linda Karcanaj dhe përfaqësuesi i skuadrës speciale të Microsoft për sigurinë kibernetike, Kevin Chin, dhanë detaje lidhur me sulmin masiv ndaj sistemeve, punën e bërë për rikthimin në normalitet të shërbimeve, si edhe masat e marra për ditët në vijim.
-
VIDEO
Meta bashkëpunëtor i Sigurimit? PS dhe PD kërkojnë ndryshime ligjore! Bushka: Në 'filtër' edhe ata që janë verifikuar më parë! Çollaku: Të hapen të gjitha dosjet
Me pretendimet e Autoritetit të Dosjeve se ish-presidenti Ilir Meta është bashkëpunëtor i Ish-sigurimit të Shtetit, socialistët dhe demokratët ndërmarrin 2 nisma të ndryshme ligjore, me të përbashkët, hapjen e dosjeve. Mazhoranca kërkon të verifikohen politikanët e zyrtarët me certifikatë të vjetër të pastërtisë së figurës, ndërsa Partia Demokratike kërkon që dokumentet e ish-sigurimit të deklasifikohen dhe të aksesohen nga të gjithë qytetarët, e jo vetëm të prekurit.
-
VIDEO
‘Ka disa që e duan SHBA-në më shumë se ambasadorja’ Meta i përgjigjet Ramës: Mezi e dëgjova atë fjalim qesharak
lir Meta në një konferencë për mediat e cilësoi qesharak fjalimin e kryeministrit Edi Rama një ditë më parë në aktivitetin kushtuar 100 viteve marrëdhënie diplomatike me SHBA-në.
‘Në ftesën që kam pasur nga presidenti dhe ambasada kam qenë nga të dyja. Kam dëgjuar dhe një fjalim qesharak të një halldupi, kam qëndruar me shumë durim. Nuk mendoj se është momenti në këto situata varfërie për të harxhuar miliona euro për festa dhe gjëra të tilla.’- tha Meta.
Një ditë më parë kryeministri Rama tha se në vendin tonë nuk ka forca anti-amerikane, por ka nga ato që e duan më shumë SHBA-në se vetë ambasadorja e këtij shteti.
-
VIDEO
Spiun i ish-Sigurimit? Meta: Jam 1 milionë % i pastër, jam verifikuar që në kohën e të madhërishmit Berisha
Ilir Meta ka thënë sot se ai është verifikuar një herë për çështjen nëse ka qenë apo jo i përfshirë në Sigurimin e Shtetit. Meta tha se është verifikuar që nga koha ‘të madhërishmit Berisha’ siç e quajti ai vitin 1996.
“Do të mbajnë përgjegjësi ligjore. Jam 1 mln përqind i pastër. Jam verifikuar që në vitin 1996 kur ishte i madhërishmi Berisha. Unë e di shumë mirë kush e ka bërë këtë intrigë. Pikërisht sepse ka lindur një force e re politike, Partia e Lirisë. Tani nuk ka më opozitë që e shet ndeshjen por ka një opozitë të vërtetë. Dhe këtë opozitë të vërtetë do ta rrëzojmë përdhe shumë shpejt. Ata përdhe janë por deri tani nuk kishte kush t’i dilte si alternativë. Tani opozita është alternativë ndaj tani ata do të mbajnë përgjegjësi. Ta ndryshojnë ligjin si të duan. Të bëjnë një ligj të posaçëm për të hapur dokumentet për Ilir Metën që nga çerdhja. Ilir Meta ka qenë student i dhjetorit dhe në krye të këtyre proceseve”, tha ai.
-
VIDEO
Kriza prej luftës, Qeveria vendos: Kush kultivon mbi 1 hektar grurë përfiton 300 mijë lekë subvencion! 1.2 mld lekë më shumë në skemën kombëtare të bujqësisë
Qeveria ka vendosur të mbështesë prodhimin e grurit në këtë periudhë të vështirë për shkak të luftës në Ukrainë. Ministrja Krifca ka bërë me dije se kush kultivon mbi 1 hektar grurë përfiton 300 mijë lekë subvencion.
-
VIDEO
Lidhja me Sigurimin e Shtetit? Meta: Jam 1 mln% i pastër, jam verifikuar që në kohën e të madhërishmit Berisha! Fabrikuesit e intrigës do mbajnë përgjegjësi
Ilir Meta ka reaguar sërish në lidhje me daljen e emrit të tij si ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, ndërsa tha se Autoriteti i Dosjeve do të mbaj përgjegjësi penale. Meta tha se kjo tregon se sa kriminale është banda në pushtet.
-
VIDEO
Sulmi kibernetik, Ministri i Mbrojtjes: Asnjë nga sistemet tona dhe Forcave të Armatosura, nuk është prekur
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se asnjë nga sistemet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura, nuk është prekur dhe nuk ka ndaluar së funksionuari nga sulmi kibernetik ndaj portalave qeveritare.
-
VIDEO
Ilir Meta spiun i ish Sigurimit të Shtetit? Sali Berisha e merr në mbrojtje: Lojë e turpshme e Ramës, ja kush është I.M që del në dosje
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka marrë në mbrojtje Ilir Metën për përfshirjen e tij si informator i ish-Sigurimit të Shtetit. Berisha tha se kjo është një lojë e turpshme e Ramës. Berisha tha se ka lexuar dosjen dhe I.M nuk është Ilir Meta por Ilir Murataj nga Librazhdi.
-
VIDEO
Nuk ishte i pranishëm në festimet për 100-vjetorin e marrëdhënieve me SHBA, Berisha: I nderuar që s’më ftoi zonja Kim
Sali Berisha, i cili nuk ishte i pranishëm në aktivitetin festiv të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike me SHBA-në tha se u ndje i nderuar që nuk e ftoi Zonja Kim.
‘Zonja Kim duke mos më ftuar më nderoi. U ndjeva i privilegjuar që nderova ngjarjen midis Mirditorëve shqiptarëve më tradicional të të gjitha trojeve. Shprehëm urimet më të mira në 100-vejtorin të cilin PD dhe Sali Berisha kanë kontributet më të pakrahasueshëm historike. Në këtë kontekst turpërojnë marrëdhëniet me SHBA, figura si Ed Rama, Taulant Balla apo të tjerë. Asgjë nuk më lëkund mua. Besimi tek SHBA, si vendi i madh i lirisë si partneri më strategjik.’- tha Berisha.
-
VIDEO
Xhaferraj në Report Tv: Basha ka fituar lirinë, u mor peng dhe u tërhoq zvarrë nga Berisha e Meta! S'kanë asnjë shans që ta sjellin opozitën në pushtet
Me largimin nga drejtim i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka fituar lirinë, pasi ishte marrë peng më së shumti nga Sali Berisha e më pak nga Ilir Meta. Kështu tha deputeti i PD-së Ferdinand Xhaferraj, duke u përgjigjur në lidhje me rikthimin e Ilir Metës në jetën aktive politike, i cili ka sulmuar vazhdimisht Lulzim Bashën
-
VIDEO
Report TV - Sesioni parlamentar, opozita hyri e bashkuar doli e përçarë