• VIDEO

    Gomonia goditi për vdekjen 7-vjeçaren, Meta: Këto ngjarje tregojnë që shteti ka rënë, kjo nuk është policia që duam

    Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë në një konferencë për shtyp pas ngjarjes tragjike në Himarë, ku gomonia goditi për vdekje 7-vjeçaren. Meta thotë se këto ngjarje tregojnë se shteti ka rënë, ndërsa thotë se kjo nuk është policia që i duhet popullit. Sipas Metës, policia përdoret nga pushtetarët për të vjedhur zgjedhjet dhe lejuar trafikun e drogës. Ai shprehet se duhet të merren masa të menjëhershme që të vihet besimi mes policisë dhe qytetarëve.

     
  • VIDEO

    Tragjedia në Potam, Meta: Ku shkojnë milionat e eurove për sigurinë në plazhe? Autori i dënuar më parë por i ’riintegruar’ nga qeveria

    Për kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Himarë ka ardhur si rezultat i arrogancës së Qeverisë dhe Kryeministrit Rama.  Meta ka thënë se autori ka qenë i dënuar më parë por Qeveria e ka riintegruar në polici.

  • VIDEO

    Gara për kreun e FRPD, 6 kandidatë për të zëvendësuar Belind Këlliçin!

    Dy muaj janë në dispozicion për të rinjtë e Rithemelimit për të zhvilluar fushatën për kreun e ri të FRPD. Të 6 kandidatët shprehen optimist për garën, ndërsa prioritet konsiderojnë kontributin dhe ndryshimet në PD. Drejtuesi i forumit rinor do të zgjidhet në fillim të muajit Tetor, në të gjitha strukturat vendore.

  • VIDEO

    Denoncon Partia e Lirisë: Punonjësi i thjeshtë i inceneratorit të Elbasanit u bë pronar kompanish në Malin e Zi! SPAK të nisë hetimet

    Në një konferencë për mediat, Partia e Lirisë, ka nxjerrë sipas saj fakte të tjera në lidhje me aferën e inceneratorëve, ndërsa ka kërkuar hetim të menjëhershëm nga SPAK

  • VIDEO

    PD propozon një tjetër projektligj për dekomunistizimin: Ti jepet fund përpjekjeve politike për të falsifikuar historinë e regjimit komunist

    Sipas Oriola Pamupurit, kjo nismë synon që t’i japë fund një herë e mirë përpjekjeve politike për të falsifikuar historinë e regjimit komunist dhe përpjekjeve për ta propaganduar këtë të keqe kombëtare.

  • VIDEO

    Meta: Partia e Lirisë do t'i shërbejë dekorruptimit të shtetit dhe opozitës që shiti mandatet

    Presidenti Ilir Meta ka kërkuar dekorruptimin e qeverisë por edhe të vetë opozitës që shiti mandatet. Në konferencën për shtyp theksoi se këto do të jenë prioriteti i Partisë së Lirisë.

    “Partia e Lirisë çdo ditë dhe sekond do t'i shërbejë dekorruptimit. Situata në Shqipëri arriti në këtë nivel të kapjes së shtetit por çdo gjë është kapur nga një njeri. Dekorruptimit të shtetit dhe gjithçka që i shërben transparencës gëzon respektin e Partisë së Lirisë. Dekorruptimi i vetë opozitës. Të opozitës që shiti mandatet.

    Dekorruptimi i qeverisjes, shoqërisë, shtetit është prioriteti hynë kryesorë përmes revolucionit antikorrupsion. Korrupsioni ka instaluar frikën, varfërinë, ka cënuar rëndë dinjitetin e shumë familjeve shqiptare, varësinë e grupeve kriminale. Sa më të varfër të jenë shqiptarët dhe sa më e korruptuar të jetë banda në pushtet, aq më kollaj e ka të vërë dorë në zgjedhje dhe për të blerë votat e shqiptarëve. Ky është prioriteti ynë kryesor dhe referendumi. Vetëm referendumi e zgjidh këtë çështje dhe kjo do të thotë se populli shqiptar do të marrë fuqinë që ia kanë rrëmbyer në mënyrën më të padrejtë”, tha Ilir Meta.

    Meta prezantoi dhe Brisida Shehajn, si Koordinatore Kombetare e Luftes kundër Korrupsionit ne Partine e Lirise.

  • VIDEO

    Meta: Qeveria mos të bëjë avokatin e politikave destruktive të Serbisë

    Ilir Meta, në fjalën e tij tha s’e nuk qeveria shqiptare nuk duhet të bëjë politikën destruktive të Serbisë. I pyetur nëse mbështet projekt-rezolutën e PD-së për të denoncuar gjenocidin serb në Kosovë. Meta tha se është e rëndësishme, që të jemi në koordinim me qeverinë e Kosovës në çdo hap që hedhim edhe me këtë gjithë qeveritë e Rajonit tonë.

    ‘Ne kemi qenë të qartë me të gjitha çështjet, kudo që ai është shfaqur kundër urrejtjes etnike. Është interesi ynë që të vazhdojmë këtë ligj. Më e rëndësishme është që të jemi në koordinim me qeverinë e Kosovës në çdo hap që hedhim edhe me këtë gjithë qeveritë e Rajonit tonë. Duhet të bëjmë të qartë dhe mos të bëjmë avokatinë e politikave destruktive.

    Ky vend duhet të tregojë se është një vend që është ndarë nga e kaluara. Kemi marrëdhënie partneriteti me të gjitha vendet e tjera. Nëse është vërtetë që kjo deklaratë që është bërë se këto çështje zgjidhen përmes Ballkanit të Hapur tregon se vasaliteti vazhdon dhe thellohet deri sa ta zgjidhë populli i Shqipërisë. Serbia të bëjë më shumë përpjekje për të respektuar dhe jo për të cenuar të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.’- tha Meta.

    •  
  • VIDEO

    Tensionet në veri të Kosovës, Meta: Beogradi të heqë dorë nga nxitja e grupeve kriminale, politikë destruktive dhe destabilizuese

    Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë thirrje që Beogradi të heqë dorë nga nxitja e grupeve kriminale që krijojnë situata si ato të djeshmet në veri të kosovës. Në një reagim, Meta thotë Serbia bën politike destruktive dhe destabilizuese.

    • VIDEO

      Sanchez: Pushtimi i Putinit në Ukrainë nuk mund të shtyjë zgjidhjen e konflikteve

      Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka folur për pushtimin e Rusisë duke thënë se të gjithë duhet të jenë të ndërgjegjshëm se kjo nuk mund të ndikojë në zgjidhjen e konfliktit. Ndaj thekson se mund të bëjnë punë të mirë për të reduktuar mundësitë e presidentit rus në pushtimin e tij. 

       
    • VIDEO

      Tensionet në Veri, Rama thirrje autoriteteve në Beograd dhe Vuçiç: Mos ushqeni grupet për kundërshtimin e zbatimit të marrëveshjes

    • VIDEO

      Balluku: Pista e aeroportit të Rinasit do të zgjatet në anën jugore! Do të nisë puna edhe për ndërtimin e 4 vendqëndrimeve të reja

      Pjesë e investimeve për Aeroportin “Nënë Tereza” të Tiranës janë edhe 4 vendqëndrimet e reja të avionëve. Kryeministri Edi Rama së bashku me Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku inspektuan në terren, këto investime. Balluku tha se ka nisur puna për zgjatjen e pistës.

       
    • VIDEO

      Mesazhi i Ramës: Të mos përsëriten gabimet e këtij viti, në disa zona bregdetare ka rënie e fluksit të turistëve prej çmimeve absurde

      Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për turizmin duke dhënë një mesazh të qartë që të mos përsëriten gabimet e këtij viti që kanë ulur fluksin e turistëve. Rama thotë se duhet të ecin me mencuri për të reaguar ndaj gabimeve në planifikm.

      “Industria jonë e turizmit ka hyrë në një fazë tjetër që kërkon rritje të domosdoshme të nivelit të kuptimit të pozicionit të operatorëve tanë në tregun ku ndodhemi. Jemi në mes faktorësh konkurrues që kanë eksperiencë të gjatë dhe ofertë turistike spektakolare që nga Kroacia, Greqia e Italia, por nëse do të dimë të ecim me mencuri dhe të reagojmë edhe ndaj gabimeve në planifikim e qasje sic ka ndodhur këtë vit në ndonjë zonë të bregdetit ku për shkak të cmimeve absurd, fluksi i turistëve ka qenë shumë më i ulët sesa do të duhej të ishte, me siguri që Shqipëria 2030 do të jetë përtej objektivave tona.

      Shpresoj që shumë shpejt të firmosim kontraktën më të madhe për portin turistik të Durrësit e ta kemi Shqipërinë kampione të Ballkanit në turizëm pa as më të voglin diskutim. Shpresoj që brenda këtij mandate do të shohim aeroportin e Vlorës të bëhet operacional, të Kukësit të fuqizohet dhe të Rinasit të zhvillohet”, tha Rama.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv