-
VIDEO
Rama kujton grabitjen e 4.6 milionë eurove në Rinas: Sot jemi më të sigurtë, është shtuar numri i punonjësve të sigurisë
Kryeministri Edi Rama ka kujtuar grabitjen e 4.6 milionë eurove në aeroportin e Rinasit, ngjarje e ndodhur më 9 prill 2019. Nga Rinasi thotë se ishte skandaloze dhe erdhi si rezultat i mosplotësimit të standardeve të sigurisë. Kështu njoftohen se është rritur numri i punonjësve të sigurisë në aeroportin e Rinasit që garanton edhe cilësi shërbimi për pasagjerët.
“Edhe siguria e mbajmë mend të gjithë me shqetësim e revolt skandalin e futjes deri në pistë të një bande e cila u vu prapa hekurave si rezultat i mosplotësimit të standardeve të sigurisë nga kompania që operonte aeroportin më parë. Kështu ndodh në të gjitha vendet. Policia bën simulimet e nevojshme, jep sugjerimet, identifikon pikat kritike dhe asiston operatorët në marrjen e masave të sigurisë. Sot jemi shumë më tepër të sigurt në mënyrë se si operohet ashtu sikundër falë një plani pozitiv dhe gatishmërisë së operatorit për ta zbatuar, është shtuar numri i punonjësve të sigurisë këtu. Kjo bëhet për rritje të cilësisë së shërbimit për pasagjerë”, tha Rama.
-
VIDEO
Rama: Nga nesër, qytetarët shqiptarë nuk do të kenë kontakt me policin që i sheh në sy kur kalojnë pasaportën! Procesi i ri zgjat më pak se 30 sekonda
Kryeministri Edi Rama ndodhet në aeroportin e Rinasit, ku do të shtohen 8 porta të reja me terminalin e ri dhe do të hyjë teknologji e re në leximin e pasaportave.
-
VIDEO
Grupi Parlamentar i PD-së 'nuk dorëzohet' çon në Kushtetuese rrëzimin e kërkesës e Komisionit Hetimor për Investimet Strategjike
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk është dorëzuar edhe pasi ka dërguar për të tretën herë radhazi ngritjen e Komisionit Hetimor për Investimet Strategjike kësaj radhe i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese. PD, ka kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese rrëzimin e kërkesës për ngritjen e komisionit hetimor për investimet strategjike
-
VIDEO
Ish-presidenti spiun i Sigurimit? Rama: Ilir Meta apo Metaj po shantazhon Autoritetin e Dosjeve, ndryshimi i ligjit i hap rrugë hetimit të plotë
Kryeministri Edi Rama ka thyer heshtjen mbi verifikimin e Autoritetit të Dosjeve pasi rezulton se Ilir Meta ka qenë bashkëpunëtor i ish Sigurimit të Shtetit. Në reagimin e tij, Rama tregoi qëndrim të qartë pro kërkesës së Autoritetit të Dosjes duke thënë se politika duhet të votojë në Kuvend ndryshimet ligjore që t'i hapet rrugë hetimit të plotë. Gjithashtu tha se Kuvendi duhet të diskutojë mbi idenë e hedhur që spiunët e Sigurimit të kthehen në subjekte të Ligjit të Dekriminalizimit.
-
VIDEO
Rama me grupin negociator të Shqipërisë me BE-në: T’i tregojmë Brukselit seriozitetin dhe cilësinë e punës sonë
Kryeministri Rama ka dalë sot në një konferencë për mediat me ekipin e negociatave me Bashkimin Evropian. Në takim merrte pjesë edhe Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka, si dhe Ministrja e Shtetit, njëkohësisht Kryenegociatore Majlinda Dhuka. Rama tha se tashmë misioni është që vendi të fitojë respektin në aspektin teknik, pas respektit politik që mori.
-
VIDEO
EKSKLUZIVE/ Pse Britania e shpalli ‘non grata' Berishën? Analisti i BBC, Partos për Report Tv: Është forcë përçarëse në Shqipëri e rajon, kërcënim për Ballkanin
“Berisha është një forcë përçarëse në politikën Shqiptare dhe në kontekstin më të gjerë rajonal. Retorika nacionaliste e zotit Berisha, që kërkon të minojë përpjekjet e kryeministrit Rama për të rritur bashkpunimin rajonal përmes nismës së ballkanit të hapur, konsiderohet në Londër si një kërcënim për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.”
-
VIDEO
Sekuestrimi i pasurive të Anton Gjinaj, PD e Berishës: Të hetohen 13 tenderat që ka marrë nga bashkitë socialiste
Partia Demokratike e Berishës ka kërkuar që pas sekuestrimit të pasurive të Anton Gjinajt prokuroria të hetojë të gjitha tenderat që ai ka marrë nga bashkitë. Sekretarja për Transparencën dhe Luftën kundër Korrupsioni, Ledina Mandia, tha se ai ishte i parapëlqyeri i bashkive socialiste.
-
VIDEO
Rama me grupin negociator të Shqipërisë me BE-në: T’i tregojmë Brukselit seriozitetin dhe cilësinë e punës sonë
Kryeministri Rama ka dalë sot në një konferencë për mediat me ekipin e negociatave me Bashkimin Evropian. Rama tha se tashmë misioni është që vendi të fitojë respektin në aspektin teknik, pas respektit politik që mori.
-
VIDEO
Rama nga kantieri i portit të Ri të Vlorës: Do të sistemohet e gjithë flota e peshkimit! Brenda gushtit instalohen 2 anije prodhuese të energjisë elektrike
Kryeministri Edi Rama ishte këtë të premte në Vlorë për të parë nga afër kantierin e portit të Ri të Vlorës ku do të ankorohen anijet e peshkimit, tragetet e udhëtarëve dhe anijet e mallrave. Ndër të tjera Rma theksoi se do të instalohen brenda gushtit edhe dy anije prodhuese të energjisë elektrike. Prej kohësh flitet për krizë të energjisë elektrike dhe më parë ka paralajmëruar se qeveria ka gati planin e emergjencës që energjia të shpërndahet me orar. Ndërsa sot theksoi se kanë arritur në kushtet që jo vetëm çmimi është i lartë, por ka rënë volumi i mundshëm për tu blerë.
-
VIDEO
Kriza energjetike, Rama: Do jetë vështirë të blejmë energji, çmimi ka shkuar në stratosferë! Detaje nga biseda me princin e Kurorës në Greqi
Prej kohësh flitet për krizë të energjisë eletrike, ndaj kryeministri Edi Rama theksoi se kanë arritur në kushtet që jo vetëm çmimi është i lartë, por ka rënë volumi i mundshëm për tu blerë. Megjithatë Rama është optimist se do të vijë momenti që Shqipëria nuk do të ketë më nevojë për import pasi do të jetë vetë eksportuese e energjisë elektrike.
-
VIDEO
Rama nga kantieri i portit të Ri të Vlorës: Do të sistemohet e gjithë flota e peshkimit! Brenda gushtit instalohen 2 anije prodhuese të energjisë elektrike
Kryeministri Edi Rama ishte këtë të premte në Vlorë për të parë nga afër kantierin e portit të Ri të Vlorës ku do të ankorohen anijet e peshkimit, tragetet e udhëtarëve dhe anijet e mallrave. Ndër të tjera Rma theksoi se do të instalohen brenda gushtit edhe dy anije prodhuese të energjisë elektrike.
-
VIDEO
Sulmi kibernetik, drejtoresha e AKSHI-t: Nuk pati humbje të dhënash! Mbi 98% e shërbimeve online janë funksionale, ja me cilat po punohet ende
Drejtoresha e AKSHI-t, Linda Karcanaj ka bërë me dije se 98% e shërbimeve online janë funksionale pas sulmit kibernetik që zgjati për 14 ditë. Karcanaj shtoi se është kthyer në funksion edhe e-albania, por po punohet ende për njehsimin e diplomave dhe lëshimin e certifikatave, listës së notave dhe vërtetimin e diplomës, kryerjen e pagesës së ujit dhe energjisë elektrike.