• VIDEO

    Alibeaj: Rama hipokrit, do të shtyjë raundet që ta zgjedhë vetë presidentin! S’kemi asnjë instrument për ta ndaluar

    Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeaj tha se përfaqësimi i opozitës në procesin e zgjedhjes së presidentit, është dinjitoz. Aliebeaj i kërkoi mazhorancës që të zgjedhin një president mbi palët, por tha se Rama është hipokrit dhe se po kërkon që të shtyjë raundët që të shkojë tek raundi i 4.

    ‘Në një proces të tillë ne në PD kemi menduar që të hyjmë dinjitoz. Menduat se do të bëheshim fasadë. Deri tani besoj se kemi qenë dinjitoz. Duhet të jemi akoma dhe më dinjitozë. Në një situatë të tillë do të na duhet të ruajmë dinjitetin. Nuk kemi kërkuar asgjë, më shumë se sa për të nderuar procesin e zgjedhjes së presidentit dhe mazhornca nuk ka asnjë lloj reflektimi. Si një shenjë për të dalë nga loja e kulisave bëmë këtë hap.

    Ca kritere duhet të ishin përcaktuar, ca kritere janë ligjore, që figura presidencaiale duhet të ketë e për të cilat duhet të biem dakord. Jam dakord që duhet të biem dakord dhe ne të opozitës. Por për të qenë një proces dinjitoz që mos të shndërrohet në farsë e në një lojë, qëndrimi në rrafsh parimor besoj se është i duhuri.

    Duke marrë pjesë në proces, për të instauruar një proces i cili të dalë jashtë interesave politike që t’i japë këtë legjitimitet presidentit. Disa kërkesa elementare duhen. Duhet të ketë një shprehje për qëndrimin tonë nga ana e mazhorancës.

    Nuk emërohet presidenti nga ju dhe ne, nuk do të jetë president. Do të jetë president pallati. A duhet në të mundohemi gjithmonë e më shumë për t’ua bërë të ditur sesi po ecim ne për procesin e zgjedhjes së opozitës. Deri tani ka vetëm heshtje nga mazhoranca. Rama hipokrit do të shtyjë raundet dhe të shkojë tek raundi i 4. Nuk kemi asnjë lloj instrumenti për ta ndaluar, vetëm morali. Si shenjë për të dal nga loja e vjetër 30-vjeçare  e kulisave për përzgjedhjen  e presidentit, bëmë të hapur disa kritere që figura duhet të mbaj e të jemi dakord. Presidenti nuk duhet të jetë as i njërës palë, as i tjetrës. Vetëm kështu do të kishte virtytin të ishte mbi palët.’- tha Alibeaj.

  • VIDEO

    Raundi i parë për zgjedhjen e presidentit të ri dështoi, mblidhet Konferenca e Kryetarëve

    Ditën e sotme do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve për zgjedhjen e presidentit të ri për të përcaktuar datën për raundin e dytë, i cili duhet të jetë brenda 7 ditësh, pra deri më 24 maj.

  • VIDEO

    Blofi me zgjedhjen e presidentit

    .Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Aldo Bumçi në emisionin '5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv ka folur lidhur me ankimimin e Enkelejd Alibeaj në Gjykatën e Apelit, statutin e PD-së. Sipas tij, kjo nuk i shërben bashkimit të demokratëve, por mban "zgjuar" konfliktin. Deputetja e PS, Blerina Gjylamenti e ftuar në “5 pyetjet nga Babaramo” tha se opozita po krijon alibi për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri, ndërsa shtoi se mazhoranca po mundohet të bëjë një tryezë diskutimesh.

  • VIDEO

    Ankimimi i Alibeajt të statutit të Berishës, Bumçi te '5 Pyetjet': S'i shërben demokratëve, po mban ndezur konfliktin! Opozita të propozojë presidentin

    Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Aldo Bumçi në emisionin '5 pyetjet nga Babaramo'  në Report Tv ka folur lidhur me ankimimin e Enkelejd Alibeaj në Gjykatën e Apelit, statutin e PD-së. Sipas tij, kjo nuk i shërben bashkimit të demokratëve, por mban "zgjuar" konfliktin.  

  • VIDEO

    Raundi i parë i presidentit blof? Gjylameti në ‘5 pyetjet’: Opozita po krijon alibi për procesin, të lërë pas metodën e bojkoteve dhe të ulet për negociata

    Deputetja e PS, Blerina Gjylamenti e ftuar në “5 pyetjet nga Babaramo” tha se opozita po krijon alibi për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri, ndërsa shtoi se mazhoranca po mundohet të bëjë një tryezë diskutimesh.

  • VIDEO

    Borell pas takimit me ministrat e jashtëm të BE: Të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë! Situata aktuale jo e qëndrueshme, 'dhuratë' për Moskën

    Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell ka deklaruar se BE duhet të hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut para përfundimit të presidencës franceze. Sipas tij, ky vendim duhet të merret sepse nëse do të jetë një përgjigje negative, atëherë do të ishte një avantazh për Moskën.

    • VIDEO

      VIDEO/ Ja si Berisha shtrembëron deklaratat e Ramës dhe mashtron qytetarët për negociatat me BE

      Çështja e anëtarësimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian ka nxjerrë sërish blof Sali Berishën. Një video që po qarkullon në rrjet e tregon qëndrimin e kryeministrit Rama dhe mashtrimeve e spekulimet e Berishës i cili përpiqet të bëjë lojë politke.

    • VIDEO

      Zgjedhjet për kreun e partisë/ Elezi në Berat: Drejtues të PD të lidhur me oligarkët, po i shërbejnë Ramës

      Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi zhvilloi mbrëmjen e kësaj të hëne një takim me demokratët e qarkut të Beratit, ku edhe shpalosi platformën e tij për drejtimin e selisë blu.

    • VIDEO

      PS starton zgjedhjet në Tiranë, Gjiknuri ironizon garën në PD: Nuk duam të bëjmë zgjedhje si ato që ai bërtiste nga 300 bëje 500

      Partia Socialiste ka startuar zgjedhjet edhe në qarkun e Tiranës. Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri inkurajoi çdokënd që mendon se ka aftësitë dhe vullnetin të bëhet pjesë e kësaj gare.

      “PS po hyn në një fazë shumë të rëndësishme, faza e ripërtëritjes së saj sa i përket nivelit të drejtimit dhe të organizimit, pikërisht në një moment të rëndësishëm të Shqipërisë. Unë e kam thënë edhe më parë, jemi mandati i tretë, jemi shumë të avantazhuar, kemi shumë suksese por patjetër, partia ka nevojë për ripërtëritje dhe për vëmendje të shtuar.

      Betejat që na presin nuk janë të lehta, përpara do kemi zgjedhjet vendore, por mbi të gjitha partia duhet të jetë platforma e shëndoshë edhe për përmirësimin e qeverisjes, edhe për përmirësimin e jetës politike shqiptare, sepse PS ka treguar veten që është në themel të demokracisë së këtij vendi dhe ne do vazhdojmë të jemi të tillë.

      Pikërisht ky proces i filluar, një risi për sa i përket të drejtës që ka çdo anëtar për të vetëkonkuruar nuk është më si më parë kur asambletë e mbyllura apo grupime të caktuara që natyrshëm formohen në çdo forcë politike diktonin një apo dy kandidatë të caktuar, duke u hequr mundësinë shumë talenteve, njerëz që kanë kurajo, që duan të drejtojnë, që kanë eksperiencë për t’u bërë pjesë e lidershipit të PS”, tha Gjiknuri.

    • VIDEO

      Veliaj: Strategjia fituese e PS, jo mbi llogaritë e një opozite të përçarë, por mbi punën e strukturave tona

      Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në fjalën e mbajtur sot në takimin e Këshillit Koordinues të qarkut Tiranë, tha se falë mirëorganizimit dhe koordinimit në çdo degë të saj, sot Partia Socialiste është forca më e pathyeshme e më solide në Republikën e Shqipërisë.

      “Të gjithë presin që Shqipëria të performojë më mirë, Shqipëria të ngrihet më lart, Shqipëria të transformohet, por koncepti i kombit është një koncept abstrakt. Kombi ka një qeveri, qeveria vendoset nga zgjedhjet, zgjedhjet janë një garë mes partish dhe e thënë më shkurt: fati i këtij kombi, varet nga fati i kësaj partie, mënyra si qeveris, si organizohet, si i fiton betejat dhe si i bashkon njerëzit Partia Socialiste e Shqipërisë. Ndaj, edhe sot në këtë takim të parë, ku secili prej nesh do të duhet që të marrë pjesën e vet të përgjegjësisë, formula është shumë e qartë. Aty ku secili prej nesh e bën me këtë përgjegjësi pjesën e vet, atëherë e gjithë panorama e madhe e një Partie Socialiste fitimtare dhe të vendosur është kartolina jonë e fitores,” u shpreh Veliaj.

    • VIDEO

      Gara për kryetarët e rinj të degëve në PS, Rama: S’duhet të jenë 'një' me kryebashkiakët, por as në konflikt! Zgjedhjet vendore? Duhet t’i fitojmë

      Sot ka nisur procesi për zgjedhjet e kryetarëve të degëve në Partinë Socialiste. Kryeministri Edi Rama deklaroi se procesi duhet të jetë transparent dhe se kryetarët rinj nuk duhet të jenë as njësh me kryebahskiakët dhe as në konflikt me ta.

    • VIDEO

      Çupi në 'Kontrast': I kërkuam Berishës t’i shtyjë zgjedhjet e 22 majit, por s'pranoi! Rama hileqar, po përdor përçarjen e opozitës për ta zgjedhur vetë Presidentin

      Për Dhurata Çupin, posti i Presidentit të ri i takon opozitës, ndaje dhe mazhoranca duhet të zgjedhë një nga emrat e propozuar prej PD-së dhe aleatët. 

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv