• VIDEO

    Demokrati nga Kukësi i shpreh dashurinë Berishës: Të kam në zemër, me ty deri në vdekje

    Gjatë takimit të Berishës në Kukës, njëri prej mbështetësve të tij i ka shprehur dashurinë. Ai i tha Berishës se atë e thërrasin Muharrem Berisha, pasi e ka në zemër ish-kryeministrin.

    “Pa ty nuk kemi për të ecur përpara. Kam dy thirrje për ty, të shkojë në parlamenti gjenocidi në Kosovë dhe gjenocidi në Lumë. Këta janë komunistë të betuar. Prandaj unë di shumë me fol, por kaq. Jemi shumë krenarë.  Edhe diçka, unë të thashë që jam Muharrem Nërguti, por shumica më thërrasin Muharrem Berisha. Të kam në zemër, prandaj na priftë e mbara dhe deri në vdekja jemi me ty Sali Berisha”, tha demokrati.

  • VIDEO

    Berisha nga Kukësi: Rama nuk kurseu asgjë për të mposhtur përfundimisht PD, rrëzoi rezolutën e Srebrenicës sepse është filoserb

    Sali Berisha ka vijuar fushatën e tij për zgjedhjet e kryetarit të ri të PD nga Kukësi, ku ka zhvilluar një takim me mbështetësit e tij.

    • VIDEO

      Dështon raundi i parë për presidentin e ri, në Kuvend nuk shkon asnjë emër! Rama: Nuk shoh vullnet nga pala tjetër, do e votojmë vetë në raundin e 4-të! Alibeaj: Propozimi të jetë i opozitës

      Dështon raundi i parë për presidentin e ri, në Kuvend nuk shkon asnjë emër! Kryeministri Edi Rama tha se  nuk sheh vullnet nga pala tjetër, teksa kreu i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj këmbënguli që propozimi të jetë i opozitës. Nesër mblidhet Konferenca e Kryetarëve për të caktuar raundin tjetër. 

      • VIDEO

        Presidenti i ri, Rama: Nuk negociojmë me Berishën, nëse palët e tjera nuk propozojnë emër e zgjedhim vetë në raundin e katërt

        Ndonëse opozita nuk ka propozuar asnjë emër për presidentin e ri, Kryeministri Edi Rama e ka të qartë se PS nuk do të negociojë me Sali Berishën për procesin e zgjedhjes së presidentit. Nëse nuk do të ketë asnjë propozim nga opozita, Rama thotë  se nuk iu mbetet gjë tjetër përveçse të presin dhe ta votojnë presidentin në raundin e katërt me votat e moxhronacës.

        S’kemi, megjithatë presim, nuk i ndajmë ne se kush është kush, dihet se kë ne refuzojmë ta marrim në konsideratë. Jemi të gatshëm të flasim me çdo palë pjesë që do donte të fliste me ne, nëse nuk duan të flasin nuk kemi mundësi tjetër përveçse të presim dhe kur të futemi në raundin e katërt për përdorim mandatin që na jep kushtetuta për të zgjedhur presidentit. Është një proces që mund të ishte më i kulturuar më i edukuar, më i harmonizuar në aspektin e ballafaqimit të shkëmbimeve të idesë, për më tepër një një kohë si sot kjo kur ne nuk kemi nevojë të shpikim hendegje ekstra se boll janë ato që ajnë të trashëguara.

      • VIDEO

        Opozita kërkon që presidenti të jetë propozim i saj, Rama: Nuk e dimë kë kemi përballë! Nuk shoh vullnet nga pala tjetër

        Kryeministri Edi Rama tha se nuk po sheh vullnet nga ana e opozitës për të zgjedhur presidentin e ri.

        "Pse PS duhet të dorëzojë të drejtën për të marrë pjesë në proces, dhe t’ia kalojë këtë të drejtë kujt, se nuk po dimë më kë kemi në anën tjetër se kemi lloj lloj copash. Nuk e shoh se ku qëndron logjika në këtë. Ne kemi kaluar në këtë proces kur kemi qenë në opozitë, dy herë, në kohën të drejtimit tim të PS.

        Një herë kur ne kishim numra të mjaftueshëm për të bllokuar 84-n, pavarësisht se si shkuan gjërat pas, dhe njëherë tjetër kur nuk i kishim numrat. PD i kishte numra për presidentin. Ne u ulëm në proces bëmë përpjekjen tonë dhe shkuam përpara, pavarësisht se shumica e asaj kohe ishte nga radhët e partisë së asaj kohe. Ku është roli që ka pakica të gjejë rrugë për konsensus dhe të jetë i hapur për dakordësi për një emër të propozuar nga shumica", tha Rama. 

      • VIDEO

        Raundi i parë për presidentin, Alibeaj: Propozimi duhet të jetë i opozitës, kjo mazhorancë nuk ka legjitimitetin për ta zgjedhur

        Pas përfundimit të raundit të parë për zgjedhjen e presidentit i cili zgjati vetëm disa minuta, kryetari i Grupit Parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj deklaroi se kandidati duhet të jetë një emër i propozuar nga opozita.

         
      • VIDEO

        Xhaçka në takimin me ministrat e Jashtëm në Bruksel: Caktimi i konferencës së parë ndërqeveritare për Shqipërinë e Maqedoninë, e vetmja rrugë për të ruajtur fuqinë e BE-së në rajon

        Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, mori pjesë në takimin informal të Këshillit të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian me Ministrat e Punëve të Jashtme te Ballkanit Perëndimor, në Bruksel, me ftesë të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell  në Bruksel.

        Në fjalën e saj Ministrja Xhacka evidentoi progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit Evropian, si edhe përkushtimin e qeverisë shqiptare në zbatimin e mëtejshëm të reformave të lidhura me agjendën evropiane. Shqipëria, theksoi ajo, është një aleate dhe partner i besueshëm i Bashkimit Evropian përsa i përket politikës së jashtme dhe të sigurisë, duke u linjëzuar plotësisht me vendimet dhe deklaratat e Bashkimit Evropian në këtë fushë.

        Gjatë ndërhyrjes së saj Kryediplomatja theksoi gjithashtu se mënyra se si Shqipëria ka reaguar ndaj situatës aktuale gjeopolitike i ka ngritur edhe më tej vlerat vendit tonë në sytë e partnerëve euro-atlantikë.

        “Rajoni i Ballkanit Perëndimor nuk duhet lejuar të shndërrohet në një dëm kolateral të krizës në Ukrainë, por duhet të përfshihet në iniciativat e përbashkëta evropiane për zgjidhjen e sfidave që dalin përpara.”

        Ndërkohë, vendimi për caktimin e datës së konferencës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së, sipas Ministres Xhaçka, do të ishte e vetmja rrugë për të ruajtur fuqinë transformuese të BE-së në rajon, për të mbajtur lart mbështetjen qytetare ndaj procesit të integrimit, si dhe për të rritur aftësitë për t’u përballur me ndikimin e aktorëve të tretë.

      • VIDEO

        100 vite marrëdhënie SHBA-Shqipëri, Balla: Rëndësi parësore në nivelin strategjik, përbëjnë themelin e politikës së jashtme

        Në 100-vjetorin e marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Shqipërisë, Taulant Balla ka folur për rëndësinë e mbështetjes amerikane në vendin tonë. Ndër të tjera citoi ish-presidentin Woodrow Wilson dhe qëndrimin që mbante një shekull më parë për të mbrojtur ekzistencën e shtetit shqiptar.

        “… Mendimi i përbashkët i yni ka qenë se nuk është as e drejtë e as zgjidhje që të aneksohen si plaçkë lufte territore të banuara nga një komb tjetër. Qeveria amerikane nuk është e gatshme të njohë asnjë zgjidhje të padrejtë, të bazuar në një traktat të fshehtë, kushtet e të cilit janë të papajtueshme me situatën e re në botë. Shtrohet çështja nëse Qeveria amerikane ka mundësi të bashkëpunojë apo jo me fuqitë mike të Europës për këtë vepër të madhe: ruajtja e paqes në botë nëpërmjet zhdukjes së shkaqeve kryesore të luftës…", ishin fjalët e Wilson që citoi Balla.

        Ndër të tjera theksoi se SHBA është partneri strategjik i Shqipërisë që përbën themelin e politikës së jashtme.

        "Unë mendoj se sot pas 1 shekulli marrëdhëniesh diplomatike,  SHBA janë aleati dhe partneri ynë strategjik. Për ne marrëdhëniet me SHBA janë të rëndësisë parësore në nivelin e partneritetit strategjik dhe përbëjnë themelin e politikës sonë të jashtme. Ndërsa sot bëjmë bilancin e një shekulli, mund ta themi se pavarësisht nga cila prej dy partive vjen Presidenti i SHBA, ne jemi gjithmonë mirënjohës për mbështetjen që SHBA kanë dhënë ndaj Shqipërisë dhe çështjeve shqiptare. SHBA mbështesin forcimin e demokracisë dhe shtetit ligjor në Shqipëri dhe ne i jemi mirënjohjes.  Një falenderim të merituar për të gjithë ambasadorët amerikanë në Shqipëri për punën e shkëlqyer si përfaqësues direkt të Presidentit të SHBA", tha Balla.

      • VIDEO

        100 vite marrëdhënie SHBA-Shqipëri, Alibeaj mesazh Berishës: Mbetje të mentalitetit komunist rrezikojnë sot këtë marrëdhënie, kanë humbur busullën

        Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, i cili zyrtarisht është drejtuesi i kësaj force politike, e ka pasur një mesazh për Sali Berishën që ka marrë godinën e partitë, edhe pse ende nuk ka një qëndrim të formës së prerë të gjykatës.

        Duke folur në takimin e organizuar për 100 vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, Alibeaj tha se ka njerëz që duan t’i tregojnë rrugën Amerikës edhe pse vetë kanë humbur busullën dhe janë mbetje të mentalitetit komunist.

      • VIDEO

        Presidenti i ri/ Bylybashi-mazhorancës: Nëse po përpiqni të ndërtoni matematikë të thatë numrash, do shtyni vendin drejt krizës

        Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve për presidentin e ri, Oerd Bylykbashi tha se kreu i ri i shtetit duhet të përdoret për rikthimin e balancave në vend. Një mesazh të prerë e kishte edhe për mazhorancën duke i thënë se nëse po përpiqen të ndërtojnë matematikë të thatë numrash, nuk do bëjnë gjë tjetër vecse të shtyjnë vendin drejt krizës.

        "Sot është një seancë e rëndësishme për ne. Pa i hequr asgjë asaj që tha Mediu, rëndësia e presidentit të republikës është ajo që të gjithë ne e lexojmë shpejt. Presidenti pavarësisht se në 2016 u zhvesh nga tagra të rëndësishme kushtetuese, u zhvesh nga roli i tij duke u hequr nga kreu i KLSH, duke u hequr nga kompetencat e tij për emërimin dhe shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, propozimin e 9 gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Atëherë u bë presidenti edhe më i dobët, megjithatë rolin e madh e ka si kreu i shtetit dhe duhet të shërbejë si mekanizëm që ta përdorim në kuadër të rikthimit të balancave në vend.

        Duhet të reflektojë vullnete politike që vijnë nga vota. Nëse do të përpiqeni si mazhorancë që ta ndërtoni si matematikë e thatë numrash për të arritur tek 84 ose 71, kjo do t'i kontribuojë krizës, kështu që të përpiqemi që të gjejmë jo thjesht emra dhe kritere, por të shkojmë drejt një figure që përfaqëson popullin. Përndryshe veprimet tuaja shtyjnë drejt një krize të zgjatur në këtë vend", tha Bylykbashi.

      • VIDEO

        Palët pa emër për presidentin, ‘digjet’ raundi i parë i votimit! Bushka: Nuk ka asnjë kandidaturë! Alibeaj: Dështimi qëndron mbi supet e socialistëve

        Ashtu siç ishte parashikuar, Komisioni i Ligjeve për shqyrtimin e kandidaturave për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, ka konstuar që nuk ka kandidatë për president dhe raundi i parë do të konsiderohet i bërë

      • VIDEO

        Nuk ka kandidaturë për president, Alibeaj: Ky është dështim që qëndron mbi supet e socialistëve! Procesi farsë dhe hipokrit

        Dështimin e seancës së parë për zgjedhjen e presidentit të vendit, kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ja ka faturuar mazhorancës, për të cilën tha se qëndron mbi supet e saj. Procesi sipas Alibeajt është farsë dhe hipokrit.

        ‘Nga ana jonë i është bërë me dije mazhorancës që ky proces do të duhet të përmbushë dhe të ketë disa kritere në mënyrë që ty japë shqiptarëve njeriun e popullit dhe që përfaqëson unitetin e popullit. Para se të arrihet në një produkt të tillë ne si parlament kemi ca detyrime dhe detyrimi i parë është ai i një procesi të sinqertë. Duhet një president i gjithëpranuar. Ky proces duhet të zhvillohet në bazë konsensuale. Opozita duhet të ketë një rol substancial, pasi mazhoranca nuk ka numrit të vazhdojë e patrazuar për zgjedhjen e njëanshme të presidentit. Tre raundet e para të jenë të tilla. Jeni ju për zgjedhjen e presidentit sipas frymës së kushtetutës. Por që të tregojë që po keni dëshirën për ti dhënë shqiptarëve qytetarin e parë. Ky dështim i këtij raundi të parë, ky dështim qëndron mbi supet tuaja. Një orë e më parë duhet të mbani një qëndrim. Procesi ka qenë farsë, jo i sinqertë dhe hipokrit.’- tha Alibeaj.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv