• VIDEO

    ‘S’na japin vendimin”, PD paralajmëron kallëzim penal! Garo: Pse gjyqtarja pranoi ankimimin e Alibeajt?

    Shefja e Komunikimit në PD, Floriana Garon denoncoi sipas saj praktikat abuzive të Gjykatës së Tiranës, duke thënë se ka pasur ndërhyrje të paligjshme në procesin e konfirmimit të organeve drejtuese të PD-së

  • VIDEO

    Presidenti i ri? Balla: Një kandidat i kundërt me Ilir Metën

    Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka folur sot për zgjedhjen e presidentit. Ai garantoi se në 24 korrik, presidenti ose presidentja e re do të jetë në zyrë. Taulant Balla: Në 24 korrik, presidenti ose presidentja e re që do të bëj betimin do të jetë në zyrë. Kuvendi i Shqipërisë po merr kohën e duhur sipas afateve kushtetuese për të zgjedhur presidentin ose presidenten e republikës. Balla tha se PS kërkon një kryetar shteti që të tërheqë sa të ketë mundësi dëmin e madh që i ka shkaktuar zyrës së presidentit presidenti në largim.Taulant Balla: Nuk shoh asnjë vështirësi në këtë aspekt. Ajo që kemi thënë që në ditën e parë është që ne duam të kemi një kryetar shteti i cili të plotësoj atë që thotë kushtetuta, të jetë një personalitet i gjithëpranuar dhe të tërheqi sa të ketë mundësi dëmin e madh që i ka shkaktuar zyrës së presidentit presidenti në largim. Kandidati që do të marr shumicën e votave duhet të jetë tërësisht i ndryshëm nga Ilir Meta.

  • VIDEO

    Nis fushatën nga qyteti i tij Kukësi, Ibsen Elezi: Pse i shmanget Berisha debateve? Rruga e tij është qorre

    Kandidati për kreun e Partisë Demokratike Ibsen Elezi, e ka nisur fushatën e tij nga qyteti i tij i lindjes, Kukësi. Elezi tha se ka kërkuar debat me kundërshtarin e tij Sali Berisha, gjë e cila është kundërshtuar.

  • VIDEO

    Riorganizimi i Partisë Socialiste, Balla nga Fieri: Në të 6 degët e qarkut do të ketë bashkëdrejtim, një burrë dhe një grua

    Partia Socialiste ka startuar ristrukturimin e brendshëm. Drejtues politik i PS në këtë qark, Taulant Balla tha për mediat se të 6 degët e partisë do të kenë bashkëdrejtim, një burrë dhe një grua.

  • VIDEO

    A është Spak nën presionin e politikës?

    11 vite nga 21 janari 2011, gazetari Fatos Mahmutaj, i cili mbeti i plagosur atë ditë, thotë se nuk ka besim se do të bëhet drejtësi për ngjarjen e rëndë ku mbetën të vdekur 4 persona, e që sipas tij ishte ish-kryeministri Sali Berisha ai që dha urdhrin. I ftuar në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv, Mahmutaj tha se nuk beson në drejtësinë e re pasi sipas tij është krijuar nga kryeministri Edi Rama me njerëz të Sali Berishës, dhe që SPAK po godet më shumë majtas.

  • VIDEO

    U qëllua me 1 plumb më ’21 janar’, gazetari Mahmutaj: S’kam besim se do të bëhet drejtësi! Rama e krijoi SPAK me njerëzit e Berishës, është institucion qokash

    Mahmutaj tha se nuk beson në drejtësinë e re pasi sipas tij është krijuar nga kryeministri Edi Rama me njerëz të Sali Berishës, dhe që SPAK po godet më shumë majtas

  • VIDEO

    Berisha: Basha më tha se Shqipëria dhe PD do kenë pasoja nga shpallja ime "non grata"! Unë i thashë punë e madhe, për mua dhe fëmijët e mi përçmimi është më i rëndë

    Gjatë një takimi sot në Elbasan, Sali Berisha tregoi një episod me ish-kreun e PD Lulzim Basha, pas shpalljes së tij non grata nga SHBA. Berisha u shpreh se Basha i ka thënë se fëmijët e tij, PD dhe Shqipëria do të kenë pasoja nga kjo gjë.  Ai tha se fëmijët dhe vendi i tij më të keqen kanë përçmimin dhe këtë gjë nuk mund ta pranojë kurrë.

    “E ka shpjeguar Lulzim Basha njëherë këtë gjë. Në një bisedë me të më tha se i kanë thënë se fëmijët e tij do kenë këto e këto pasoja.  Pastaj, i them unë? Pastaj nëse nuk të përjashtoj PD do të ketë këto e këto pasoja. Pastaj? Edhe Shqipëria do të ketë. 

    Unë i them që të gjitha këto le të bëhen, se fëmijët e mi dhe vendi im më të keqen kanë përçmimin. Dhe atë nuk mund ta pranoj kurrë. Një anti shqiptar si Soros i faktuar me të gjitha projektet e tij për ndarje dhe çarje të Kosovës. Për ideologjinë e tij që nuk pajtohet me vlerat dhe interesat e pa që kishte pengesë në këtë rrugë. 

    Shfrytëzoi Edi Ramën duke bërë raporte mbi të cilat firmos sekretari i shtetit. Unë jam njeri pa.. nuk njoh asgjë para interesit tim kombëtar. Ai nuk ka arsye të jetë anti shqiptar. Por George Soros po. Edi Rama po”, u shpreh Berisha.

  • VIDEO

    Mediu në 'Kontrast': Të hënën s’ka kandidaturë! Kushtetuta kërkon një President konsensual, si u zgjodhën Topi e Nishani në krye të shtetit

    Kryerepublikani Fatmir Mediu ishte sot në tryezën e negociatave me mazhorancës për Presidentin e ri. Për emisionin ‘Kontrats’ në Report TV, ai u shpreh se qëllimi i grupit parlamentar ‘Aleanca për Ndryshim’ është që kreu i ri i shtetit të jetë një figurë konsensuale.

    • VIDEO

      Zgjedhja e Presidentit të ri, Mediu: Në raundin e parë nuk priten emra kandidatësh

      Kryerepublikani Fatmir Mediu tha të premten se opozita duhet të gjejë njëherë emra konsensualë brenda saj sa i përket presidentit të ri. Ai shtoi për ‘Kontrast’ në Report TV se edhe nëse PD nuk do të propozojë një emër, deputetët e saj të mbështesin propozimet e partive të tjera opozitare.

      “Nëse ne si opozitë duam të propozojmë figura që kanë mundësi reale të zgjidhen. Duhet të dalim me emra që kanë një impakt në shoqëri dhe kjo do ta vendosë në pozitë Ramën dhe mazhorancën. Ne e kemi propozuar zotin Ismail Kadare në 2007, por nuk ka pranuar. Procesi ka qenë nga më korrektët. Megjithatë unë them që opozita jo në kafe, por të ulet në mënyrë formale dhe të përcaktojë kandidaturat. Edhe nëse nuk mundet PD, mundemi ne partitë e tjera të sigurojmë kandidaturat dhe të marrin mbështetjen e deputetëve” – tha kreu i PR.

    • VIDEO

      Presidenti i ri, Duka në Report Tv: Negociatat kanë ngecur, përçarja e PD-së vështirëson gjetjen e kandidaturave! Ja zgjidhja që propozon

      Të hënën pritet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve që opozita të dorëzojë kandidaturat për presidentin e ri të vendit, por kreu i partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka thotë se opozita nuk do të dalë dot me propozime të përbashkëta. I ftuar në Report Tv, Duka thotë se nuk do ketë një emër të hënën për shkak të ngërçit në të cilat ndodhen negociatat për zgjedhjen e kreut të shtetit.

      • VIDEO

        Fatmir Mediu: Opozitës i duhet një lidership i ri, marrëdhëniet me SHBA-të janë delikate

        Nga emisioni ‘Kontrast’ në Report TV, kryerepublikani Fatmir Mediu apeloi që opozita të ulet në tryezë mes vetes për të zgjidhur situatën ku ndodhet. Ai deklaroi në studio se çdo lëvizje e njëanshme krijon vetëm konfuzion dhe nuk jep produktin opozitar që duhet të japë. Mediu shtoi se për momentin është shumë i rëndësishëm një rivitalizim i opozitës.

      • VIDEO

        Nis me një incident fushata e Berishës në Elbasan, i dehuri i ndërpret fjalën

        Hapja e fushatës së Sali Berishës në Elbasan për kreun e PD-së, ka nisur me incident, pasi një i pranishëm mesa duket i dehur, ka nisur të bërtasë, dhe disa persona të tjerë kanë tentuar ta largojnë. Megjithatë Berisha e priti me sportivitet, ndërsa i dehuri bërtiste ‘Jam Besnik i Sali Berishës’.

        •  

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv