-
VIDEO
Mblidhet komisioni i ligjeve, Bushka: Nuk ka asnjë kandidaturë për president
Komisioni i Ligjeve ka konstatuar se nuk ka asnjë kandidaturë për president.
‘Komisioni i Ligjeve mblidhet për të shqyrtuar kriteret kushtetuese pas paraqitjes së emrave. Sipas njoftimit nga drejtoria përkatëse Kuvendit deri dje nuk është paraqitur asnjë kandidaturë për president të Republikës. Raundi i parë konsiderohet i kryer pa votim. Për efekt të rregullores ne do të na duhet që ta konstatojmë këtë fakt, për t’ja paraqitur më par Kuvendit.’- tha Bushka.
-
VIDEO
Berisha nga Shkodra: PD u shndërrua në freskore për qeverinë, PS po kontrollon drejtësinë për të goditur ‘Rithemelimin’! Kërkoj votën për një luftë të re
Sali Berisha nuk humb kohë për të vijuar fushatën për kreun e PD. Pas Lezhës shkoi në Shkodër për të takuar mbështetësit e tij, të cilët votuan “Rithemelimin” më 6 mars, në zgjedhjet e pjesshme vendore.
-
VIDEO
Berisha kërkon votën për kreun e PD: Ëndrrat e të rinjve të jenë projektet e Shqipërisë së nesërme! Dua të bëj gjithçka për interesin kombëtar
Nga Shkodra, Sali Berisha bëri thirrje që ta votojnë për kreun e PD-së duke thënë se do të punojë për Shqipërinë në mënyrë që të bëhen realitet ëndrrat e të rinjve dhe të mos ikin jashtë vendit.
“Dua të bëj gjithçka për interesin kombëtar. Lufta ime e re ka të bëjë me një përpjekje të madhe që ëndrrat e këtyre të rinjve të jenë projektet e Shqipërisë së nesërme dhe unë kam besim. Nuk kërkoj votë për asgjë që është bërë deri më sot. Votën e kërkoj për këto që thashë. Nuk u ndalua ndonjëherë procesi i integrimit, nuk po them se eci rrufeshëm, por në NATO u anëtarësuam, arritën në rekomandimin e statusit kandidat, ju siguroj që negociatat do ishin hapur. Pse? Për asgjë tjetër, sepse ne do zbatonim ato kërkesa që nuk kanë asgjë tjetër veç mirësinë e qytetarëve shqiptarëve”, tha Berisha.
-
VIDEO
Rezoluta për Srebrenicën, Berisha: Turp i madh për ne, e rrëzoi Rama pas urdhrit të Vuçiç
Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama si përgjegjësin kryesor të rrëzimit të rezolutës për dënimin e gjenocidit të Srebrenicës, pasi sipas tij e urdhëroi Vuçiç.
-
VIDEO
Rrëzimi në Kuvendin e PD, demokrati 'shkrin së qeshuri' Berishën dhe Floriana Garon: Fajet i ka shoqëruesi! Të mos e bëjë më atë gafë
Një demokrat ka kujtuar momentin e rrëzimit të Sali Berishës në Kuvendin e PD duke i lënë fajin shoqëruesit të ish kryeministrit. Komenti i tij shkaktoi të qeshura mes demokratëve në Lezhë dhe vetë Sali Berishës e Floriana Garos.
“Atë ditë, më je dhimbtur që je rrëzuar por i ka fajet shoqëruesi. Edhe me qenë 30 vjec, i ka fajet shoqëruesi. Të mos e bëjë më atë gafë, të përshëndes”, tha mbështetësi i ish kryeministrit.
-
VIDEO
Demokrati-Berishës: Të dua më shumë se fëmijët e mi! Bashën dhe Bardhin i hamë me dhëmbë, i shqyejmë si lepujt
“Fatkeqësisht të dua më shumë se fëmijët e mi”. Kështu i tha ish oficeri i gardës Sali Berishës gjatë takimit me mbështetësit në Lezhë. Ai nuk hezitoi të komentonte Gazment Bardhin dhe Lulzim Bashën, për të cilët tha se janë “lepuj që i hamë me dhëmbë”.
“I nderuar doktor, jam oficer i gardës së republikës, ish i juaji personalisht. Vij nga Fani, jam mbështetësi juaji deri në vdekje, jo më shumë. Të përshëndes, ju dhe grupin nismëtar. Por kam një keqardhje, për ata lepujt, Lul Basha, Gaz Bardhi dhe ato qelbësirat që ne i hamë me dhëmbë, i shqyejmë lepujt.
Dr. Berisha të njoh nga afër, të kam shoqëruar ku ke shkel me këmbë, në 1997 padiskutim, Skënderbeu i madh je padiskutim. Të dua fort, fatkeqësisht të dua më shumë se fëmijët e mi. Zoti ta priftë mbarë dhe ne na ke me vete”, tha demokrati.
-
VIDEO
Berisha paralajmëron Ramën: Mos gabo të lëvizësh vendin as një milimetër nga rruga europiane! Nuk mund ta spostosh as drejt Beogradit, as Stambollit
Në betejën e tij për të rimarrë drejtimin e PD, Berisha i dha një mesazh të prerë qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Duke iu referuar intervistës së tij në Bruksel, për të cilin opozita ka kërkuar mocion për debat në parlament dhe marrëdhënies së tij me Aleksandër Vuçiç dhe Recep Tayip Erdogan, Berisha tha:
“ Tani del e thotë në Bruksel se nëse nuk ua japin sepse do ndryshojnë drejtimin. Mos gabo ta lëvizësh qoftë një milimetër se drejtimi ynë është vetëm Europa e bashkuar, vetëm BE. Nuk mund ta spostosh as drejt Beogradit, as drejt Stambollit. Shqiptari do të jetë shqiptar në të gjitha kohërat.”
-
VIDEO
Berisha para demokratëve në Lezhë: Arritëm në një betejë epike demokratike! Kishim kundër mafien e Sorosit dhe pseudo-opozitën, dështuan deklaratat e guvernatores
Takimi i radhës i Sali Berishës, në kuadër të fushatës për kreun e PD është me mbështetësit dhe simpatizantët e tij në qytetin e Lezhës. Fjalimin e tij e nisi me falënderimet për të gjithë të pranishmit dhe kujtoi misionet e tij në politikë duke përmendur se si PD u bë forca më e madhe opozitare në vend ndërsa vijoi me sulmet ndaj George Soros, ambasadores amerikane Yuri Kim dhe mazhorancës.
-
VIDEO
Zgjedhja e presidentit, përfundon afati për të dorëzuar propozimet për emrin e kreut të ri të shtetit! Raundi i parë ezaurohet me zero kandidatë
Sot ishte afati i fundit për të dorëzuar propozimet zyrtare të deputetëve, ndërsa më datën 16 maj ora 10:00, mblidhet Komisioni i Ligjeve për vlerësimin e kandidaturave për president, por nuk ka asnjë emër.
-
VIDEO
'Nuk merremi me botën e përtejme', Berisha dorëzohet para socialistëve! Heq firmën nga kërkesa për mocion me debat
Mazhoranca njoftoi se nuk do të pranojë për shqyrtim asnjë dokument që mban firmën e deputetit Sali Berisha, për shkak se sipas tij ai është shpallur non-grata nga SHBA për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë.
-
VIDEO
Elezi nga Laçi: Kishte axhendë tjetër! Në 2018 kuksianët janë tradhëtuar nga Flamur Noka! Bëri fushatë me Berishën 'mbi kokë'
Takimi i radhës i kandidatit për kryetar të PD-së Ibsen Elezi ishte në Kurbin, ku përpara bazës së partisë tha se Berisha kishte refuzuar debatin me të sepse kishte agjendë tjetër
-
VIDEO
Së shpejti bazë për NATO-n, mbushen 67-vjet nga krijimi i Regjimentit të Parë të Aviacionit Ushtarak Shqiptar në Kuçovë
Sot mbushen 67 vjet nga krijimi i Regjimentit të parë të Aviacionit Ushtarak Shqiptar që në vitin 1995 do të emërtohej Baza Ajrore e Kuçovës, ndërsa së shpejti përmes investimeve që kanë nisur të kryhen ajo do të jetë një nga bazat e Aleancës së NATO-s