-
VIDEO
Në Këshillin Kombëtar të PD janë 28.5% e anëtarësisë nga Tropoja, 12.6% të afërmit e Berishës
Kryetari i Shoqatës së biznesit të vogël dhe të mesëm, Shpëtim Agolli thotë se pjesa më e madhe e të përzgjedhurve në Këshillin Kombëtar të Berishës janë nga Tropoja.
-
VIDEO
U zgjodh në Këshillin Kombëtar të PD, Bujar Kapexhiu në Report Tv: 35 deputetët s’erdhën prej presionit nga ndërkombëtarët! Berisha ‘non grata’? Le të mos shkojë në SHBA, do jetë kryetar
Kapexhiu ishte i ftuar sot në ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv për të folur mbi zgjedhjen e tij në organin e dytë më të rëndësishëm drejtues të PD. Ai tha se deputetët për interesa personale pas presionit të ndërkombëtarëve nuk mbështetën Berishën për të ruajtur karrigen e tyre.
-
VIDEO
Fitër Bajrami, Monika Kryemadhi uron besimtarët myslimanë: Mbarësi!
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ishte sot në komunitetin Mysliman, ku dha edhe një urim për të gjithë besimtarët që festojnë sot Fitër Bajramin.
"Kjo ditë është shumë e rëndësishme për të gjithë komunitetin mysliman, por dhe popullin shqiptare sepse jemi një ndër vendet me harmoninë më të madhe fetare. Unë ju uroj gëzuar dhe mbarësi!", tha Kryemadhi.
-
VIDEO
Vokshi: 75 anëtarë të Këshillit Kombëtar, nga Forumi i Gruas dhe Forumi i të Rinjve
Albana Vokshi anëtare e Komisionit të Rithemelimit, në një konferencë për mediat tha se 75 anëtare të Këshillit Kombëtar, janë pjesë e Forumit të Gruas dhe Forumit të të Rinjve.
‘Ishte një ditë historike për PD. Një tjetër dëshmi që në PD është kthyer vota e lirë. Çdo vendim e merr anëtarësia, të gjithë delegatët ishin zgjedhur me votën e anëtarësisë. U votuan në transparencë të plotë dhe po ashtu votat u numëruan në transparencë të plotë live deri sa ka përfunduar numërimi në orët e para të mëngjesit. 30% e Këshillit Kombëtar duhet të përbëhet nga zonjat dhe minimumi 15% nën moshën 30 vjeç. Pas një analize të listës fitues rezulton se janë 50% të Këshillit të ri Kombëtar të ardhur nga organizata partnere të PD, nga Forumi rinor dhe LDSH. 75 anëtarë të Këshillit Kombëtar vjen nga FRD dhe LDSH, hera parë në historinë e një partie politike. PD sot jo vetëm është më e fortë.’- tha Vokshi.
-
VIDEO
Ndërtohet në Tiranë zipline më i madhi në Ballkan, Veliaj: “Mundësi fantastike për të eksploruar rrethinat”
Tiranës i shtohet një tjetër destinacion që pritet të thithë jo vetëm turistë të huaj, që duan të eksplorojnë natyrën e bukur që ofron zona e Petrelës, por dhe shumë të apasionuar pas sportit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi të parin “Zipline” në Shqipëri, që është njëkohësisht edhe më i gjati në rajon. Veliaj u shpreh se ky investim është një arsye më shumë për të dalë nga qendra dhe për të shijuar zonat rurale
-
VIDEO
Përfundon numërimi për Këshillin e PD, priten emrat! Dje u votuan 150 anëtarë, deputetët ‘ex officio’ në këshill! Këshilli do të zgjedhë kryesinë e zëvendësuesin e Alibeajt
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Komisioni i Rithemelimit ka përfunduar procesin e numërimit për 150 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar. Emrat, Rithemelimi pritet t’i publikojë brenda së dielës, ndërsa pjesë e këshillit bëhen në mënyrë ex-officio deputetët dhe krerët e degëve të sapozgjedhur
-
VIDEO
'Rithemelimi' mbledh Kuvendin! Berisha rrëzohet teksa merr fjalën! Braktiset nga shumica e deputetëve të PD! Ndryshime statutore, më 22 maj zgjidhet kryetari i ri i partisë! Shkarkohet Alibeaj
Berisha mblodhi sot Kuvendin Kombëtar të PD duke vijuar me të tijën se drejton Partinë Demokratike edhe pse ende nuk kemi një vendim gjykate të formës së prerë. Në Kuvend u vendosën ndryshime të tjera në Statut, u shkarkua Alibeaj dhe u përcaktua data e zgjedhjes së kryetarit të ri. Munguan mbi 400 delegatë! Tallja me Bashën, lotët e Topallit dhe rikthimi i Imamit ishin disa prej momenteve pikante! Edhe pse Berisha i kishte ftuar të gjithë në Kuvend morën pjesë vetëm 17 deputetë të PD, teksa munguan 35.
-
VIDEO
Kuvendi i rrëzimit të ‘non gratave’, edhe Liri Berisha ra në mes të turmës
Kuvendi i 30 prillit, kuvendi i rrëzimit të ‘non gratave’. Protagoniste e parë në Kuvendin e thirrur nga Berisha, u bë bashkëshortja e ish-kryeministrit Sali Berisha. Liri Berisha teksa po përshëndetej me pjesën më të pranishmit në Kuvend, u pengua dhe u rrëzua në dysheme për pak momente.
Me ndërhyrjen e truprojave gjithçka u zgjidh brenda pak çastesh. Por kjo nuk ishte e vetmja, edhe ish-kreu demokrat, teksa ecte si triumfator për të hipur në podium, u pengua në shkallë dhe ra në një mënyrë të rëndë. Truproja e tij e ngriti peshë menjëherë.
Por Berisha, siç duket nga lodhja, nuk ka mundur që të rezistojë edhe në një moment tjetër. Sapo mbaroi votimin për anëtar të Këshillit Kombëtar, Berisha sërish shihet në një moment dobësia, teksa nuk e mbajnë dot këmbët.
-
VIDEO
Kapexhiu: Ndihem keq kur na thonë të vjetër, vendi ka një nevojë për doktor Berishën që të shërohet
Bujar Kapexhiu, ishte pjesë e Kuvendit të sotëm të Partisë Demokratike, ku dhe mbajti fjalën e tij. Aktori, u ndal me etiketimin që iu bëhet të moshuarve me termin i 'vjetër', ku tha se me të vërtetë janë të vjetër në moshë, por ama ata ecin në hapat e të rinjve dhe me energjitë e tyre.
-
VIDEO
Berisha: Alibeaj i shkarkuar, asnjë masë për deputetët që nuk morën pjesë! Treni i fitores nuk ndalet
Sali Berisha thotë se nuk do të marrin asnjë masë ndëshkuese për deputetët e PD-së që nuk morën pjesë në në Kuvendin Kombëtar. Berisha tha se Enkelejd Alibeaj është i shkarkuar nga posti i kreu të grupit parlamentar.
-
VIDEO
U braktis nga 35 deputetë, Berisha: Të bashkohen me shumicën, ato që zgjedhin veçimin e drejta e tyre
35 deputetët munguan në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha pavarësisht se ai u kishte bërë ftesë. Berisha tha se deputetët duhet të bashkoheshin me shumicën.
'Tani të garantoj që ky Kuvend ishte Kuvend i bashkimit. Sot në sallë ishim me qindra delegatë, aty në atë listë ka dhjetëra e dhjetëra të propozuar për anëtar të Këshillit Kombëtar nga ato demokratë që para 6 marsit qëndruan në një pozicion tjetër. Qëllimi i im total ka qenë bashkimi i bazës. Ju i shihni xhirot e ish-kryetarit për të kuptuar se dëshmojnë qartësisht se sa e bashkuar është PD në bazë. Një pjesë e mirë ishin këtu, një pjesë nuk ishin, ky tren nuk mund të ndalet kurrë. treni i PD-së së rithemeluar është treni shpëtimtar i Shqipërisë. Nuk ka më kohë as një orë as një ditë të shpenzohet me problemet e brendshme, cilido që do ti bashkohet trenit është i mirëseardhur. unë do ta respektoj zgjedhjen e tyre, që kanë vendosur të mos bashkohen. Mbetem i interesuar që deputetët ti bashkohen shumicës së PD-së. U shkëputën për disa muaj dhe 6 marsi e tregoi qartë se kush ishte shumicë. Deputetët duhet të dilnin qartas në anën e shumicës. Do zgjidhet një numë ri pamohueshëm në këshillin Kombëtar. PD është e bashkuar, ato që zgjedhin veçimin është e gabuar.'- u shpreh Berisha.
-
VIDEO
Berisha pasi voton në Kuvend: Këtu përfundon kryetarokracia! Zgjodhëm në piedestal një elitë të re përfaqësuese
Ish-Kryeministri Sali Berisha pasi votoi në Kuvendin Kombëtar të PD të thirrur prej tij foli për mediat për këtë Kuvend të cilin e quajti përfundimin e kryetarokracisë në PD.
“Në procesin e votimit të Këshillit Kombëtar, në përbërje të të cilit gjenden nga themeluesit tek anëtarët më të rinj të saj. Militantë dhe veprimtarë të pamposhtur të PD por edhe intelektualë të shquar, të bashkuar me PD, për të rikthyer partinë në forcë fitimtare. Ky proces shënon edhe përfundimin me sukses të plotë të Kuvendit të Partisë Demokratike. Ky Kuvend mund të quhet Kuvendi i përfundimit të kryetarokracisë. Vendosi në piedestal një elitë të re përfaqësuese në PD, e tëra e zgjedhur me ‘një anëtar, një votë’, që të gjithë të propozuar nga anëtarësia ose të vetëdeklaruar.
Çdo votë do të tregohet para kamerave tuaja. Ndiqeni se ju garantoj se e gjithë kjo rrokullisje e madhe e demokracisë në Shqipëri e ka origjinën te përjashtimi i votës së lirë. Model që e përshtati dhe ish kryetari i Partisë Demokratike. Çdo fletë votimi do të dalë para jush. Të gjithë kandidatët të ndjekin votë për votë rezultatin e tyre. Përmbysja e modelit të mëparshëm të përfaqësimit ka një rëndësi të jashtëzakonshme për vlerësimin e demokratëve. Nesër në pushtet është garancia më e madhe kundër autokracisë dhe sundimit të saj”, tha Berisha.