• VIDEO

    Kuvendi Kombëtar zgjedh 150 anëtarët e Këshillit Kombëtar, Sali Berisha voton

    Sali Berisha ka votuar pak minuta më parë në Kuvendin Kombëtar të PD. Ai ka votuar për 150 emrat që do të zgjidhen në Këshillin Kombëtar të PD.

  • VIDEO

    Miratohet Statuti i ri i PD, çfarë ndryshon! Deputetët dhe krerët e degëve do të jetë “ex oficcio” pjesë e Këshillit Kombëtar

    e ngritje dore nga salla e Pallatit të Kongreseve, 1425 delegatë miratuan datën 22 maj për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetarin e ri të Partisë Demokratike. 
    Të vetmin status që Rithemelimi i  njihte Enkeleid Alibeajt, atë të kreut të grupit parlamentar të PD-së, vendosën t’ia heqin duke e shkarkuar nga kjo detyrë. Kreun e ri të grupit do e zgjedhë Këshilli Kombëtar.

    Kuvendi i Berishës miratoi ndryshime staturore, duke i dhënë detyrën Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit të ketë drejtimin ekzekutiv të PD-së deri në zgjedhjen e kryesisë së re. Më tej, mandati i tij do të mbarojë.

    Delegatët e Berishës dhanë votën pro për të ndryshuar statutin sa i përket Këshillit Kombëtar që përbehet nga kryetari i partisë dhe 150 anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi i partisë. Por përtej këtij numri, Berisha përfshin si anëtarë shtesë në Këshill, pa iu nënshtruar procesit të votimit, deputetët e PD-së, kryetarët e degëve, kryetarët e bashkive, ndërsa statuti i vjetër përfshinte vetëm ish-presidentët, ish-kryeministrat, ish-kryetarët e Kuvendit dhe ish-kryetarët e Partisë Demokratike. Po ashtu, me ndryshimet nga Kuvendi i Berishës, anëtarë të këshillit Kombëtar, bëhen edhe një numër i barabartë me 10 % të anëtarëve të zgjedhur, të cilët vijnë si propozime nga diaspora dhe emigracioni. Lista emërore e  tyre miratohet me vendim të Kryesisë së PDSH. Janë automatikisht në Këshill, anëtarët e kryesisë dhe ministrat në detyrë të PD-së. 

    Kuvendi preku statutin në përbërjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë, duke saktësuar anëtarësinë e Lidhjes së Gruas dhe FRPD-së me nga 10% të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të tjerë të Kuvendit Kombëtar.

    Kryetarëve të Lidhjes Demokratike të Gruas dhe Forumit Rinor të Partisë, Berisha i jep më shumë fuqi duke i bërë anëtarë edhe të Kryesisë së partisë, që drejtohet nga kryetari. 

    Me ndryshimet e statutit, Kuvendi i Berishës i shton anëtarët kryesisë së degëve, nga 23 në 27. Anëtarë të kryesisë së Degës me të drejta të plota, përvec kryetarëve të Lidhjes Demokratike të Gruas, FRPD-së, deputetëve, kryetarëve të bashkive, i shtohen automatikisht edhe anëtarët e Këshillit Kobmëtar me banim në degën përkatëse. 

    Me votën pro, delegatët shtuan në statut një pikë për të ndërtuar me financat e partisë, një aparat qendror administrativ “i cili funksionon sipas një rregulloreje të brendshme për emërimet dhe shkarkimet e personelit.

  • VIDEO

    ''Rithemelimi', rezolutë të paprecedentë që dënon vendimet e Bashës që i diktoi Berisha, djegien e mandateve dhe bojktotin e zgjedhjeve! I kujton lobimin rus

    Kuvendi Kombëtar i 'Rithemelimit' të Sali Berishës dënon me rezolutë bojkotin e zgjedhjeve dhe djegien e mandateve. Të dy vendimet u mbështetën publikisht dhe iu diktuan Lulzim Bashës nga vetë Sali Berisha. Sot i dënon duke manipuluar demokratët.

  • VIDEO

    Burrat nuk sjellin të ardhura, gratë kërkojnë të ndahen! Çdo ditë në Durrës një çift i jep fund martesë! 147 kërkesa për divorc në 3 muaj

    Me argumentin se burrat nuk sjellin të ardhura të mjaftueshme në familje, shumë gra i kanë dhënë fund martesave në qytetin e Durrësit. Për fenomenin në rritje të divorceve flasin për Report TV, avokatja Merita Dakovelli dhe punonjësja sociale Afërdita Ibrahimi. 

  • VIDEO

    Berisha vetëm 17 deputetë të PD në Kuvendin e organizuar prej tij, mungojnë 35 (EMRAT)

    berisha vetëm 17 deputetë të PD në Kuvendin e organizuar prej tij, mungojnë 35

    Vetëm 17 janë deputetët e Partisë Demokratike që i janë përgjigjur ftesës së Sali Berishës për të marrë pjesë në Kuvendin e thirrur prej tij sot në Pallatin e Kongreseve. 35 të tjerë mungojnë dhe nuk janë dënjuar të shkojnë. Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Grida Duma, Ervin Salianji etj nuk janë sot në Pallatin e Kongrese,.

    Ina Zhupa dhe Kasem Mahmutaj janë bashkuar sot Kuvendit dhe 15 të tjerët që Berisha i kishte që prej Kuvendit të 11 dhjetorin.

    35 deputetët që nuk marrin pjesë: Agron Gjekmarkaj; Alfred Rushaj; Andia ulliri; Arbi Agalliu; Bledjon Nallbati; Dashnor Sula; Dhurata çupi; Emilja koliqi; Enkelejd Alibeaj; Eralda Bano (Tase); Fatjon Veizaj; Ferdinant Xhaferraj; Flamur Hoxha; Flutura Açka; Gazment Bardhi; Greta bardeli; Helidon Bushati; Ilda Dhori; Jorida Tabaku; Kastriot Piroli; Xhelal Mziu; Kreshnik Çollaku; Lefter Gështenja; Lindita Metaliaj; Lulzim Basha; Merita Bakiu; Orjola Pampuri; Ramadan Likaj; Saimir Korreshi; Seladin Jakupllari; Zef Hila; Zheni Gjergji; Ervin Salianji; Grida Duma; Tomor Alizoti.

    17 deputetët që marrin pjesë: Agron Shehaj; Albana Vokshi; Belind Këlliçi; Bujar Leskaj; Edi Paloka; Edmond Spaho; Flamur Noka; Isuf Çelaj;. Luan Baçi; Luçiano Boçi; Elda Hoti; Oerd Bylykbashi; Sali Berisha; Sorina Koti; Tritan Shehu; Ina Zhupa; Kasëm Mahmutaj.

  • VIDEO

    Kadilli prish 'statuskuonë' e Kuvendit, ia thotë të gjitha në sy Berishës: Hap rrugën për një brez tjetër në krye të PD-së, po izolon partinë! Je e shkuara

    Fatbardh Kadilli ishte sot i vetmi zë kritik ndaj Berishës, i cili ia tha të gjitha në sy, pas lavdeve që mori me radhë nga të gjithë mbështetësit e tij. Kadilli kishte një thirrje të hapur për Berishën. Ai i kërkoi që të hapë rrugën për brezin e ri, sepse tashmë është e kaluara dhe nuk se çfarë të ofrojë tjetër, përveçse një oferte të vjetër.

  • VIDEO

    Rudina Hajdari zbut tonet ndaj Berishës, thirrje demokratëve: Të marrë fund lufta, dhuna e balta mes nesh! PD duhet të bashkohet në çdo qelizë

    Asnjë prej deklaratave të fundit të Rudina Hajdarit , që Berisha i përket së shkuarës dhe se është e vjetra në PD, nuk ishin pjesë sot e fjalës së saj në Kuvendin Kombëtar të Rithemelimit. Ish-deputetja i drejtoi një thirrje demokratëve për t'u bashkuar dhe për t'i dhënë fund përçarjes e luftës mes tyre. Hajdari tha shqiptarët presin një opozitë të fortë 'për t'i dhënë fund regjimit të Ramës'.

    "Ndryshimet kushtetuese të 2008 kanë qenë të gabuara dhe prej atyre vendi është futur në një spirale autokracie dhe nuk po dalim dot. Ne demokratët e vuajtëm më shumë pasojën e kësaj. Kjo krizë i ka rrënjët pikërisht për të zëvendësuar demokracinë me autokracinë. Duhet të nisim rrugëtimin për ta shndërruar PD në një forcë të madhe opozitare sot dhe qeveri nesër. Sherret mes nesh duhet të marrin fund, balta mes nesh duhet të marrë fund, sherret mes nesh duhet të marrin fund. PD duhet të bashkohet në çdo qelizë të saj dhe të organizojë opozitën më të fuqishme që ka parë ky vend", tha ajo.  

  • VIDEO

    Berisha paralajmëron protesta: Garantoj diasporën dhe emigracionin se Shqipëria nuk voton kurrë pa ju!

    Sali Berisha ka paralajmëruar protesta për të drejtat e emigrantëve ndërsa me bindje tha se nuk do të ketë më kurrë proces zgjedhjesh pa votat e diasporës.

    "Çdo përpjekje për destabilizimin e Kosovës do të përballet me reagimin e kombit shqiptar si komb i vetëm. Unë garantoj diasporën dhe emigracionin se Shqipëria nuk do të votojë kurrë për ju. Do mbushim rrugët dhe sheshet e Tiranës për të drejtat e patjetërsueshme. Shqiptarët kudo që janë do të kenë shtetësi shqiptare, shqiptarët në Kosovë dhe një marrëveshje me qeverinë e Kosovës do të gëzojnë dy shtetësi njësoj si qytetarët shqiptarë këtu apo në Kosovë", tha Berisha.

  • VIDEO

    Berisha: Apatia e opozitës merr fund! Reforma në drejtësi e korruptuar, rikthejmë shtetin ligjor me institucionet më të mira europiane e amerikane

    Zgjedhjet për kreun e PD nuk janë zhvilluar ende, megjithatë Sali Berisha, në Kuvendin Kombëtar, foli si kryetari i kësaj partie. Ai tha se apatia e opozitës ka marrë fund dhe se PD do të mbrojë të drejtat e qytetarëve. Megjithëse institucionet europiane e ato amerikane kanë asistuar në ngritjen e reformës në drejtësi, Berisha tha se ajo është e korruptuar dhe se do ta vendosë shtetin ligjor "me institucionet më të mira europiane dhe amerikane'.

    "Ne u themeluam si parti e lirive dhe të drejtave njerëzore. Sollëm ato që mungonim në vitin 1990, mungonte dinjiteti njerëzor. Sot nga do e nisim? Do e nisim sërish nga liritë dhe të drejtat njerëzore sepse këto vite ato njohën trysnitë më të mëdha, dhunimet më të thella. Shqiptarët e gjetën veten në mbretërinë e frikës. Ne gjatë asaj kohe nuk i dolëm zot shqiptarëve, por kjo merr fund! Ne do jemi aty ku dhunohet çdo e drejtë e popullit shqiptar. Aty ku dhunohet e drejta, lind protesta. Apatia e opozitës merr fund. Ne zotohemi, nesër në pushtet me institucionet më të mira europiane e amerikane, do bëjmë gjithçka të zhdukim pasojat katastrofale të kësaj reforme të korruptuar, të rikthejmë ligjin, të vendosim shtetin ligjor", tha ai.

  • VIDEO

    VIDEOLAJM/ Rrëzohet Berisha, plasin memet! Vjen ‘reagimi’ i parë nga Basha, qesh me lot

    Ashtu siç edhe pritej rrëzimi i Sali Berishës në Kuvendin e PD në Pallatin e Kongreseve është bërë menjëherë objekt memesh.

  • VIDEO

    Berisha sulmon Bashën: Përfundoi i mbërthyer nga të gjitha anët! PD nuk vdes kurrë, drejtimi i ri është rruga e sigurt drejt fitores

    Sali Berisha e ka nisur fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar duke i falënderuar të gjithë për pjesëmarrjen ndërsa garantoi se me drejtimin e ri të PD do të shkojnë drejt fitores. Teksa fliste për partinë që nuk vdes kurrë dhe u rithemelua nga ata që duan të shpëtojnë nga Edi Rama, nuk munguan duartrokitjet dhe thirrjet ‘O Sali, o hero, gjithë Shqipëria ty të do’.

     
  • VIDEO

    Agron Shehaj: Të jemi të vërtetë, mos zgjedhim interesin personal! Të luftojmë korrupsionin, ndonjë nga oligarkët e qeverisë, na ndihmon dhe ne

    Me tone kritike ka folur deputeti Agron Shehaj në Kuvendin e Rithemelimit, ku kërkoi që të bëhet opozitë e vërtetë dhe interesi i qytetarëve të jetë mbi atë personal. Duke kërkuar që të luftohet korrupsioni, Shehaj u shpreh se ata që opozita i cilëson si 'oligarkët e qeverisë', të paktën ndonjëri prej tyre ndihmon edhe opozitën.

     

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv