-
VIDEO
Kreu i Këshillit Shqiptar në Malin e Zi: Shqiptarët përballen me probleme të mëdha, preferojnë të mos e deklarojnë etninë! Abazoviç ka ende punë për të bërë, po cenohet trashëgimia
Për herë të parë Mali i Zi do të drejtohet nga një shqiptar, por si do të ndikojë kjo në përfaqësimin e komunitetit shqiptar? Në një intervistë për Report Tv, Kreu i Këshillit Kombëtar të shqiptarëve në Mal të Zi, Faik Nika foli për problematikat me të cilat përballet komuniteti ynë atje.
-
VIDEO
Nga ish-ministri i dënuar për korrupsion te Bleona Qereti, zbardhen emrat e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Kombëtar në Kuvendin e Berishës
Zbardhen emrat e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Kombëtarë të PD në Kuvendin e Sali Berishës
-
VIDEO
Nesër Kuvendi Kombëtar i PD, zëdhënësja e Rithemelimit jep detaje: Do të ketë kontributorë të PD, por dhe prurje të reja
Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratite, i organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha do të mblidhet nesër në orën 10:00 në Pallatin e Kongreseve.
Zëdhënësja e Komisionit të Rithemelimit, Floriana Garo tha se do të ketë shumë diskutantë, përfshirë kontributorë të PD, themelues, por edhe prurje të reja. Garo tha gjithashtu se verifikimi i delegatëve do të bëhet në mënyrë elektronike si në atë të 11 Dhjetorit.
-
VIDEO
EKSKLUZIVE/ Pas akuzave të Berishës, DASH nuk tërhiqet: Kemi informacione të besueshme, korrupsioni i tij jehonë në të gjithë rajonin edhe sot! Të korruptuarit duhet të dalin para drejtësisë
DASH konfirmon për Report Tv se të dërguarit e SHBA-së në Shqipëri do të këmbëngulin që zyrtarët e lartë në vend që kryejnë shkelje dhe abuzime të dalin përpara drejtësisë dhe të mos i shpëtojnë pandëshkueshmërisë.
-
VIDEO
Takimi Alibeaj- Donfried, Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD: SHBA kundër Berishës dhe Bashës, mbështet PD zyrtare! S’ka bashkim, demokratët drejt 2 partive
Fakti që zyrtarja e lartë e DASH zgjodhi të takonte kreun e Grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeja, është një tregues që SHBA nuk njeh as Berishën dhe as Bashën, por vetëm PD zyrtare. Ky ishte qëndrimi që mbajti anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Redi Varaku i ftuar në “Sot live në Shqipëri” me gazetarin Andi Kapxhiu.
-
VIDEO
Rama: Donfried, konsiderata mbresëlënëse për rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit
Kryeministri Rama përmes një postimi në Facebook ka dhënë detaje pas takimit me Ndihmës/Sekretaren Amerikane të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Karen Donfried.
-
VIDEO
Kalimi i shërbimeve online, reduktohen zyrat e gjendjes civile, vetëm 150 të hapura në të gjithë vendin
Kalimi i shërbimeve publike online ka reduktuar numrin e zyrave të gjendjes civile. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi tha sot se në vend do të jenë të hapura vetëm 150 sportele, nga nga 390 që ishin.
“Sot miratuam reduktimin e zyrave të gjendjes civile, do ketë vetëm 150 zyra si pasojë e revolucionit digital për dhënien e shërbimeve publike, shërbimet do ofrohen vetëm onlinë. Do ketë 150 sportele për të marrë vetëm ato shërbime që duhet të jetë i pranishëm qytetari, të tjerat online", tha ai.
-
VIDEO
Ministrja e Bujqësisë i përgjigjet Braçes për 'grurin': Kriza i ka goditur të gjithë, kemi bërë investime! Më vjen mirë që çmimi i fermerëve është rritur, nuk kam dijeni për fabrikat në rrezik
Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca bëri me dije se në Këshillin e Ministrave se kanë marrë vendim për sektorin e peshkimit në mënyrë që të shmangen zëniet e padëshirueshme. Krifca sqaroi se ka dalë dhe një urdhër si çdo vit nga Ministria e Bujqësisë për të mos lejuar peshkimin në liqene këtë periudhë pasi krapi ka periudhën e shumimit.
"Sot bujqësia ka miratuar një vendim për sektorin e peshkimit për të ruajtur nivelet peshkore të të gjithë liqeneve dhe detërave tona në mënyrë që flota e peshkimit të respektojë dhe masat biologjike të peshkimit. Ky është vendim në përputhje me politikën europiane të peshkimit sa i përket ruajtjes dhe vënies në dispozicion të niveleve të rendimentit të qëndrueshëm për të zvogëluar zëniet e padëshiruara. Jemi në një sektor që ka pasur rritje të vazhdueshme, i rëndësishëm për nivelin e punësimit, për rritjen e eksporteve, kështu që do ta mbështesim dhe me një kuadër ligjor të nevojshëm që përafron nevojat e sektorit me BE por ruan mjedisin, ekologjinë dhe sistemet biologjike që të kemi mundësinë të shfrytëzojmë pasurinë tonë natyrore në përputhje me zhvillimit.
Dua të përmend dhe një urdhër të dalë nga Ministria e Bujqësisë për ruajtjen e niveleve për zënien e krapit që është përmendur dhe në media. Është urdhër normal i çdo viti për të mos peshkuar në liqenet ku krapi ka tani periudhën e shumimit, kjo bëhet për të ruajtur ekosistemin tonë detar", tha Krifca.
-
VIDEO
Alibeaj pas takimit me zyrtaren e DASH: SHBA kërkon një opozitë të fortë, pro amerikane dhe që sheh nga e ardhmja
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Aliebaj në një prononcim për mediat pas takimit të tij me Donfried, tha se SHBA kërkon një opozitë të fortë, pro amerikane dhe që sheh nga e ardhmja.
“Pata kënaqësinë që të prisja zyrtaren e DASH. Diskutuam dhe folën për çështje të rëndësishme që Shqipëria është duke përballur. Çështje që lidhen me zgjedhjet, krimin e organizuar, shtetin e së drejtës. Po kështu edhe çështje të rëndësishme si ajo e luftës kundër korrupsionit. Nuk mund të lija pa diskutuar marrëdhënien që PD ka pasur me SHBA. Me kënaqësi vura re dhe pashë mbështetjen që SHBA kanë me PD. Mora mbështetjen e zonjës dhe të DASH për mbështetjen e një opozitë të fortë dhe të qëndrueshëm, një opozite pro amerikane që sheh nga e ardhmja. Sfidat prekin të gjithë Shqipërinë. Ky është preokupimi i PD.”, tha Aliebeaj.
-
VIDEO
Drejtori i Sekretariatit të Energjisë në Tiranë: Shqipëria progres në sektorin energjetik, ky vetëm fillimi
Drejtorin e Sekretariatit të Energjisë, Artur Lorkowski në deklaratën e përbashkët me ministren e Energjisë Belinda Balluku, përgëzoi vendin tonë për politikat energjetike dhe progresin që kemi bërë vitet e fundit në këtë sektor.
-
VIDEO
Vendimet e Qeverisë/ Gati projektligji që do i japë mundësi spitaleve të bëhen autonomë
Këshilli i Ministrave ka miratuar sot projektligjin për autonominë spitalore. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se kjo autonomi do të vijë përmes kartës së performancës, pra do ta marrin spitalet që do të plotësojnë kriteret e vendosura.
-
VIDEO
Takim me drejtorin e Sekretariatit të Energjisë, ministrja: Në 3 muajt e fundit të vitit 2022, do të hapim tregun e lirë të energjisë
Ministrja e Energjisë Belinda Balluku ka pritur në një takim Drejtorin e Sekretariatit të Energjisë, Artur Lorkowski. Në deklaratën e përbashkët për mediat, Balluku tha se në 3 muajt e fundit të vitit 2022, Shqipëria do të hapë tregun e lirë të energjisë ndërsa është rreshtuar si vendi i parë që ka plotësuar planin kombëtar për energjinë dhe klimën.