-
VIDEO
Në Kuvendin e Berishës, Voltana Ademi: Duhet më shumë hapje! Braktisja nga deputetët e Shkodrës? Duhet të pyesni ata
Ish-kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, foli për Report Tv nga Pallati i Kongreseve ku është e pranishme për të marrë pjesë ne Kuvendin e PD që ka thirrur Sali Berisha. Ademi tha se procesi i deritanishëm është pozitiv por duhet më shumë hapje e partisë.
-
VIDEO
Deputetë e braktisën, Berisha nuk i përgjigjet pyetjes së 'Report Tv'
Sali Berisha ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve, ku pritet të nisin punimet e Kuvendit Kombëtar të Rithemelimit. I shoqëruar nga bashkëshortja, Liri Berisha, ish-kryeministri e konsideroi 30 prillin si 'ditë të një rëndësie të madhe', por megjithatë refuzoi t'i përgjigjej pyetjes së gazetares së Report Tv për braktisjen nga pjesa më e madhe e deputetëve të PD.
-
VIDEO
Myslim Murrizi në Kuvendin e Berishës: Shpresoj që e gjithë opozita të bashkohet
Ish-deputeti i PD Myslym Murrizi është i pranishëm sot në Kuvendin e Kombëtarë të Rithemelimit, ku teksa pranoi situatën e vështirë ku është sot PD, tha se shpreson që e gjithë opozita të bashkohet
"Isha viktimë e Lulit, koha më dha të drejtë. Pjesa më e rëndësishme e një partie janë militantët jo deputetë dhe këtu shoh plotë militantë. Nuk është surprizë ardhja ime këtu se jam në shtëpinë time. Nga 9 shtatori nuk ka patur opozitë sepse debati ka qenë i përqendruar brenda PD. Unë besoj te fuqia e votës së qytetarëve shqiptarë. Në zgjedhjet e ardhshme do votojnë dhe emigrantët dhe shpresoj që opozitarët shqiptarë do bashkohen rreth PD", tha ai.
-
VIDEO
Topalli në Kuvendin e 'Rithemelimit', flet për Report Tv: Bashkimi të bëhet në vlera, jo më opozitë farsë! A do e votoj Berishën për kryetar? Ai ka bërë gjëra të mira
Ish-nënkryetarja e PD, e larguar nga kjo forcë politike nga Lulzim Basha, Jozefina Topalli, i është bashkuar sot Kuvendit të PD, të thirrur nga Sali Berisha. Topalli tha se në një intervistë për Report Tv para Kuvendit është koha për opozitë të vërtetë dhe jo farsë.
-
VIDEO
Pak para nisjes së Kuvendit të Berishës, mbërrijnë Rudina Hajdari, deputetë e delegatë të tjerë
Teksa duhen edhe pak minuta për nisjen e punimeve të Kuvendit të Rithemelimit, në Pallatin e Kongreseve kanë mbërritur delegatë e deputetë të PD. Po ashtu e pranishme është edhe Rudina Hajdari, e cila do të mbajë edhe fjalën e saj në Kuvend.
-
VIDEO
Sot Kuvendi Kombëtar i Rithemelimit, Berisha mbledh ish-bashkëpunëtorët e tij, fton edhe besnikët e Bashës! Çfarë pritet të vendoset
Sali Berisha do të mbajë sot Kuvendin Kombëtar në Pallatin e Kongreseve dhe ka ftuar ish-bashkëpunëtorët e besnikët e Lulzim Bashës me shpresën që të japë sinjale bashkimi, pavarësisht mesazheve nga ndërkombëtarët se nuk e njohin Rithemelimin si organin drejtues të PD dhe përballë grupit të Enkelejd Alibeajt që vijon ta konsiderojë proces përçarës.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 30 Prill 2022
Titujt e gazetave për sot, nga Ilda Bejleri shtatzënë për herë të parë te shuplakat amerikane në Tiranë për Berishën e deri tek zyrtarja e DASH thotë se Shqipëria është me fat që ka ambasadore Yuri Kim.
-
VIDEO
Amerikanët shmangin Berishën e Metën
-
VIDEO
Nesër Kuvendi, Anëtarja e Rithemelimit në ‘Pa Protokoll’: Janë të ftuar të gjithë, edhe ata kundër Berishës! Indrit Vokshi: Duhej pritur vendimi i Apelit
Sali Berisha do të mbajë nesër Kuvendin Kombëtar në një kohë kur grupi i Enkelejd Alibeajt e kundërshton këtë proces, por edhe Gjykata e Apelit nuk ka dhënë një vendim për kontrollin e PD-së. Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit, Ledina Mandija thotë në Report Tv se nesër janë të ftuar të gjithë demokratët edhe ata që nuk janë dakord me Sali Berishën
-
VIDEO
Nesër Kuvendi i Berishës, Mërtiri për Report Tv: Do përçajë përfundimisht PD-në! Peticioni kundër Kim, përpjekje e dështuar për të prodhuar zhurmë
Kuvendi i thirrur ditën e nesërme nga Sali Berisha do të sjellë goditjen përfundimtare për ekzistencën e Partisë Demokratike. Kështu shprehet analisti Ergys Mërtiri për Report Tv, i cili thekson se Kuvendi do të përçajë përfundimisht dy kampet në PD.
-
VIDEO
Lorenc Vangjeli: Paratë në Francë, halli i Berishës nesër, si i Bashës me SHBA! Nesër mblidhet PD-ja që do t’i mungojë së ardhmes
Për analistin Lorenc Vangjeli, tashmë që Sali Berisha tregoi forcën e tij në politikë, mbetet e pakuptimtë përse ai kërkon edhe drejtimin e saj. Teksa Departamenti i Shtetit nuk heq dorë nga akzuat për Berishën, ky i fundit po ndiqe në betejën e tij personale nga një numër i madh demokratësh.
-
VIDEO
Në të njëjtën ditë me Ramën në Vlorë, Basha: S'e dija që është këtu sot
Lulzim Basha është ditën e sotme në Vlorë, ku do të takojë demokratët. Kjo vizitë e tij rastisi që të përkonte që të ishin në të njëjtën ditë e në të njëjtin vend me kryeministrin Edi Rama. Pyetur për këtë Lulzim Basha tha se nuk kishte dijeni.