-
VIDEO
Merr fjalën në Kuvend, rrëzohet Sali Berisha
Merr fjalën në Kuevnd, rrëzohet Sali Berisha
-
VIDEO
Evi Kokalari: Soros është armik i Amerikës! Jam elektron i lirë, jo pjesë e karrigeve
Evi Kokalari ka folur në Kuvendin Kombëtar të PD duke thënë se Soros është armik i Amerikës ndërsa iu përgjigj akuzave. “Jam elektron i lirë”, tha Kokalari duke theksuar se nuk ka synim të bëhet pjesë e anëtarësisë së Këshillit.
-
VIDEO
Rithemelimi shkarkon Alibeajn, shpallin vakancën për kreun e Grupit Parlamentar të PD: Do ta zgjedhë Këshilli Kombëtar
Kuvendi Kombëtar i Rithemelimit ka shkarkuar Enkelejd ALibeaj si kreun e Grupit Parlamentar të PD, duke shpallur sot vakancën për pozicion. Belind Këlliçi u shpreh se kreu i Grupit Parlamentar të PD do të zgjidhet nga Këshilli Kombëtar.
-
VIDEO
Jozefina Topalli: Opozita jonë nuk hidhte gaz e nuk tërhiqej nga kërcënimet! Nuk jam dorëzuar, edhe pse kam provuar armën mbi kokë
Jozefina Topalli e ka nisur fjalën e saj me kritika për Lulzim Bashën duke bërë krahasim me kohën kur ajo ishte pjesë e PD duke thënë se nuk digjnin mandate apo hidhnin gaz ndaj njerëzve. Me këtë i referohet protestës së 8 janarit në selinë blu.
-
VIDEO
‘Analisti’ Artan Hoxha i bashkohet Berishës: Kapitull i ri për PD-në, me Berishën rruga e duhur
Një prej gazetarëve që shpesh e shohim në emisionet televizive si analist i është bashkuar sot Kuvendit të PD të thirrur nga Sali Berisha. Ai tha se nga sot nis kapitulli i ri i PD për 30 vitet e ardhshme.
“Jemi këtu për të hapur një kapitull të ri për Partinë Demokratike. Sot ju jeni në rrugën e mbarë, kam kënaqësinë t’ju konstatoj dhe të jem pjesë e juaja në 30 vitet e ardhshme. Përgatitje për betejat e ardhshme dhe fitore në vitin 2023 dhe 2025
-
VIDEO
Të gjithë ngrihen në këmbë për ta përshëndetur, rikthimi në Kuvendin Kombëtar përlot Topallin! Lotët e saj prekin dhe Berishën
Rikthimi në Kuvendin Kombëtar të PD e ka prekur jo pak Jozefina Topallin, e cila u përlot teksa të gjithë në sallën e Pallatit të Kongreseve u ngritën në Këmbë për ta përshëndetur atë. Përlotja e Topallit duket se preku jo pak edhe Berishën, si bashkëpunëtorë të vjetër në politikë.
-
VIDEO
Spahia: PD ishte kthyer në parti ku njëri vendoste për gjithkënd! Të punojmë për të fituar të gjithë qytetet e tjera si Shkodrën
Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia ka dhënë një mesazh për zgjedhjet lokale duke thënë se duhet të fitojnë edhe qytetet e tjera, ashtu siç ndodhi me Shkodrën në zgjedhjet e 6 marsit. Në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar, u shpreh se duhet të punojnë të gjithë bashkë pasi ia kanë borxh fëmijëve. Nuk mungoi edhe sulmi i tij për Bashën, për të cilin thotë se e kishte kthyer PD në parti ku vendoste ai për të gjithë.
-
VIDEO
Arben Imami: Në PD ndodhi krizë përfaqësimi! Basha me të tijtë manipuluan vendimmarrjen dhe spastruan partinë! E shitën opozitën te pushteti
Në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të Rithemelimit, Arben Imami, nuk ka hezituar të sulmojë Lulzim Bashën, i cili u anashkalua nga ai në zgjedhjet e 2013. Imami u shpreh se Basha dhe mbështetësit e tij manipuluan vendimmarrjen në PD dhe spastruan partinë.
-
VIDEO
‘Lufta sapo ka filluar’, Berisha e nis me tallje për Bashën! E bën pjesë të Kuvendit
Në nisje të punimeve të Kuvendit të PD të thirrur prej Berishës është transmetuar një video e shkurtër filmike për historikun se si erdhi PD deri këtu.
-
VIDEO
Mungojnë mbi 400 delegatë, të pranishëm 1425 nga 1838! Kuvendi i Berishës çel zyrtarisht punimet
1425 delegatë nga totali prej 1838 janë të pranishëm në Kuvendin e PD të thirrur nga Sali Berisha. Kuvendi ka çelur zyrtarisht punimet pasi në të janë më shumë se gjysma. Por numri i delegatëve që mungojnë është shumë i madh, më shumë se 400.
-
VIDEO
Belind Këlliçi mesazh demokratëve: Mund të keni humbur durimin, por gjetët forcën për të ecur para!
Belind Këlliçi ka hapur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar duke i dhënë mesazh bashkimi demokratëve, të cilët kanë marrë pjesë në votime gjatë këtyre muajve dhe thotë me bindje se do të arrijnë fitoren. Sipas tij, demokratët mund të kenë humbur durimin pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit, por e gjetën forcën për të ecur para.
-
VIDEO
Ndër të vetmet deputetë jo pjesë të ‘Rithemelimit’ që i bashkohet Kuyvendit, Ina Zhupa: Nuk është vendimi im final, ta lëmë sedrën personale
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, është nga të vetmet deputete që nuk është anëtare e Komisionit të Rithemelimit që i bashkohet Kuvendit të thirrur nga Berisha sot.
Zhupa tha për Report Tv se ky nuk është një vendim përfundimtar për t’iu bashkuar një prej palëve por është një hap për të shkuar drejt bashkimit të demokratëve.