-
VIDEO
Pas takimit me Ramën, e dërguara e DASH takohet me Alibeajn në Kryesinë e Kuvendit, pritet në hyrje nga Jorida Tabaku
Pas takimit me kryeministrin Edi Rama, zyrtarja e lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit, Karen Donfried, ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit për tu takuar me Enkelejd Alibeajn, të cilin Shtetet e Bashkuara e njohin si kryetar të Partisë Demokratike.
Donfried ishte e shoqëruar nga ambasadorja amerikane Yuri Kim, të cilat u pritën në hyrje nga Jorida Tabaku. Në mbledhje do të marrin pjesë edhe deputetë të tjerë demokratë, të cilët nuk janë pjesë e Rithemelimit.
-
VIDEO
E dërguara e DASH në Tiranë, takim me dyer të mbyllura me kryeministrin Rama
Donfried po zhvillon një takim me dyer të mbyllura me kryeministrin Edi Rama. Takimi ka nisur në orën 08:50 në kryeministri. Nuk dihet nëse pas takimit do të ketë deklarata për mediat. Pas Takimit me Ramën, Donfried do të takohet në orën 10:00 në Kryesinë e Kuvendit me Enkelejd Alibeajn të cilin Shtetet e Bashkuara e njohin si kryetar të Partisë Demokratike.
-
VIDEO
Braçe: Gruri është në pikën kritike! Fermerëve i duhet nafta për vaditje me pompa, kanë edhe ankthin e tmerrshëm të çmimit
Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar sërish për skemën e karburantit për bujqësinë duke thënë se është e domosdoshme për fermerët pasi gruri ka arritur në pikën kritike.
-
VIDEO
Peticioni kundër Kim, Bejko: Marrëzi, histori të trashëguara nga Enver Hoxha! Berisha manipuloi votimet, ja ftesa për ish-figurat e PD-së
Sali Berisha ka manipuluar votimin në zgjedhjet që bëri në bazën e Partisë Demokratike. Kështu shprehet në Report Tv ish-anëtari i kryesisë së PD-së, Roland Bejko i cili thotë se Berisha ‘de facto’ po ushtron rolin e kryetarit, ndonëse ende nuk ka një vendin të formës së prerë nga apeli.
-
VIDEO
Komunizimi ngjall debat në Kuvend, Alibeaj: Ke qëndrim për Havzi Nelën? Manja: I kam bërë të qarta që kur kam hyrë në politikë
Seanca e sotme është shoqëruar me debate mes ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja si edhe kreut të grupit parlamemtar të PD-së, Enkelejd Alibeaj.
Ulsi Manja: Ka të përndjekur politikë që ende nuk e kanë marrë dëshshpërblimin që iu takon. Edhe si kompensim moral, se rininë nuk ua kthejmë dot. Kurrë nuk e kemi harruar për shtresë. Ndoshta ua kemi vonuar por kjo nuk do të thotë që nuk do marrin atë që takojnë. E kisha me merak ta them këtë. Ta votojmë ligjin për rritjen e aksesit për dokumentat zyrtare.
Alibeaj: Ulsi, të falenderoj që i përmend të përndjekurit. E di që nuk e ndjen, por i përmend. Por kërkoj dhe dy gjëra. Për Havzi Nelën, ke një qëndrim ti? Për kolegun tuaj që i bënte elozhe Enver Hoxhës ti nuk mbajte ndonjë qëndrim. Ligji i dekomunistizimit, ke ti këllqe, kurajo politike për ta mbështetur. Kjo tregon sa të pikon në zemër deri në fund. Je i vetmi që e merr guximin për ta thënë formalisht, çoje deri në fund.
Ulsi Manja: Kam qëndrime për të gjitha çështjet e debatueshme në opininin publik. I kam bërë të qarta që kur kam hyrë në politikë. Nuk besoj se është salla për të treguar se kush anti-komunist. Ka rëndësi qëndrimi me të kaluarën. Jam krenar që kjo maxhorancë ka votuar ligjin për autoritetin e dosjeve. I dhamë mundësi shqiptarëve që të njihen me të kaluarën. Për të zhdukurit, kemi ndryshuar ligjin dhe sot në bashkëpunim me OKB kemi nisur punën që të pagjeturit, t’u japim një varr. Lidhur me qëndrimet e mia, qëndrimi im është i qartë. Jam distancuar me kohë nga komunizimi. Ftoj ta bëni dhe ju se keni komunistin më të egër. Një njëri që po minon demokracinë, merrni njëherë qëndrimin për anti-amerikanin e fundit. Unë jam i qartë tek puna që bëj. Kam mbështetje ta sjell atë ndryshimin e ligjit këtu.
-
VIDEO
Tha Bora Buzhaqi dhe jo Muzhaqi, Balla i del në mbrojtje ministres, Kryemadhi: Qeveria e Skënderbeut tonë, nuk ka nevojë për dado
Kryetarja e LSI e thirri në Kuvend ministren, Bora Buzhaqi dhe jo Muzhaqi. Edhe pse kërkoi falje, ky gabim i saj me ose pa dashje, solli edhe reagimin e kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
"E dashur Monikë, jemi kolegë të vjetër, Muzhaqi është mbiemër shumë i madh dhe i uroj Borës si vajzë e re që ta justifikojë mbiemrin që mban dhe do ju kërkoja që askush në këtë sallë të mos keqinterpretojë mbiemrat, loja me mbiemrat nuk i shkon askujt, vijnë nga Muzaka, një fis që ka luftuar për këtë vend, fisi nga vjen e Bora e kanë vuajtur shumë diktaturën", tha Balla.
Megjithatë, e menjëhershme ka qenë edhe përgjigja e Kryemadhit.
"Qeveria e Skënderbeut tonë, nuk ka nevojë për dado, kush është ministër e çon punën e vet deri në fund, se prandaj janë ministër", tha Kryemadhi.
-
VIDEO
Kryemadhi përplaset me ministret në Kuvend: Mos e mbyll karrierën me ligën e inceneratorëve! Elisa ti ke Skënderbeun! Ministrja: Kujdes Hamzain se po vjen në politikë
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për integrim është përplasur në Kuvend me ministret socialiste Elisa Spiropali dhe Bora Muzhaqi.
Kryemadhi tha se Muzhaqi nuk duhet të mbyllë karrierën e saj me ligën e Inceneratorëve duke zhvlerësuar arsimin që ka marrë jashtë vendit. Në atë moment ndërhyri edhe Spiropali, e cila u përplas me kryetaren e LSI-së.
Bora Muzhaqi: Shqiptarët kudo ku shkojnë rezultojnë të jenë të parët në një fushë apo në një tjetër. Shpresë për të rinjtë shqiptarë ka plot. Nëse shkoni dhe i takoni nga qyteti në qytet hasni me të rinj shqiptar që janë plot shpresë.
Monika Kryemadhi: Në respekt të procedurës i kërkoj falje që i ngatërrova mbiemrin. Shifrat kanë vlerë por edhe optimizmi është i rëndësishëm. Të rinjtë shqiptarë kanë shpresë se kanë Bora Muzhaqin në qeveri dhe shumë të tjera. Por nuk kanë shpresë studentët. Po të ishte për t’u marrë me ty do ishte shumë e thjeshtë për t’u marrë me ty. Ti mos u përdor. Mos e zhvlerëso shkollën që ke bërë sepse ka me qindra të tjerë që shohin diçka tjetër te ty. Mos e mbyll karrierën tënde politike me ligën e vjetër të Inceneratorëve.
Monika Kryemadhi: Elisa ti ke Skënderbeun. Mos u shqetëso fare. Të të rrojë Skëndërbeu. Në fund të fundit ky ishte shpërblimi që ti more. Thjesht je aty rojtare.
Elisa Spiropali: Kujdes Hamzain, po vjen në politikë
Monika Kryemadhi: Keni marrë peng Shqipërinë dhe shqiptarët
-
VIDEO
Rama: Vëmendja e BE-së në rajon si asnjëherë më parë, investime që s’kanë ndodhur kurrë
Gjatë konferencës për shtyp, kryeministri Edi Rama tha se vëmendja e BE-së në rajon është si asnjëherë më parë. Ai theksoi se investimet e BE-së në bashkëpunim me qeverinë shqiptare janë diçka “e pandodhur” më parë.
“Nuk është e drejtë që SHBA kanë më shumë vëmendje sesa BE, janë vëmendje të natyrave të ndryshme. Këtu nuk është e po them diçka diplomatike, por diçka të vërtet. Falë politikës së re nga komisioneri Varhely, i cili është personi që BE ka besuar për t’u kujdesur për këtë rajon, ka rritur vëmendjen si asnjëherë më parë. Plani ekonomik është diçka e pandodhur ndonjëherë me parë dhe nuk bëhet fjalë për investime për pak më të mëdha se ato që bëjmë vetë, por shumë më të mëdha se ato qe vende në Ballkan mund të bëjnë vetë. Ishte në territor për të parë disa investime të BE. Ne kemi vendosur një volum të madh të të ardhurash për rindërtimin, por edhe BE ka vendosur gjithashtu.
BE bashkë me Shqipërinë është angazhuar shumë seriozisht për një projekt shumë të rëndësishëm strategjik për ne si Shqipëri dhe rajonin, gazsjellësi Jonianoadriatik. Nis nga Fieri, për të shkuar në Bosnjë dhe Mal të Zi. Fondet për ndërtimin e këtij do t’i japë BE.
Sot kemi një sinërgji të plotë mes SHBA dhe BE! Nuk ka qenë gjithmonë kështu. Edhe SHBA nëpërmjet figurave të tyre, janë një proces për të shtyrë përpara çeljen e negociatave për Shqipërinë.
Unë mendoj që ajo që po ndodh në Ukrainë nuk është një arsye më shumë për të menduar qe do të kemi një Ukrainë të dytë në Ballkan, por është një mundësi për të intensifikuar përpjekjet për një paqe përfundimtare në Ballkan. Paqja nuk bëhet me mikun.
Do citoi fjalën e një miku tonë edhe të Serbisë, Orban i cili ka thënë se “ky proces kërkon durim strategjik’ nuk është një virtyt ballkanik c’është e vërteta, por duhet ta zbatojmë.”, tha Rama.
-
VIDEO
Integrimi në BE, komisioneri Varhelyi: Objektivi ynë që negociatat të hapen brenda qershorit, Shqipëria të bëjë pak durim
Komisioneri i Bashkimi Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi tha se objektivi i BE-së është që brenda qershorit të hapen negociatat.
‘Tema tjetër është kur do të mbahet konferenca ndërqeveritare. Ne duhet, duhet të përdorim gjithçka që kemi në dorë, nuk mund të kemi një luftë dhe Evropa të mos përdorë të gjitha mundësitë e saj për Ballkanin Perëndimor. Në këtë proces kjo vetëm shikojmë stabilitet por mund të krijojmë dhe vendosim stabilitet afatgjatë në Ballkanin Perëndimor. Nuk mund tu jap aspak kohë atyre që të bëjnë atë që nuk duhet bërë. Nëse nuk marrim ato vendime që duhet të marrim i bie që ne të heqim dorë. E vlerësoj shumë durimin e Shqipërisë, kërkoj pak më shumë durim nga ana jua, objektivi ynë që kjo punë të mbarohet gjatë Presidencës Franceze. Çështja e vërtetë ka të bëjë me anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe duhet të punojmë për integrimin e vërtetë në terren. Ka të bëjë me mënyrën sesi ne do të ndryshojmë realitetin në terren. Nuk duhet t’i largojmë sytë nga ky angazhim i përbashkët. Duhet ta mbyllim këtë punë tani.’- tha Varhelyi.
-
VIDEO
Varhelyi: BE mbështet idenë e Korridorit numër 8, të ndërlidhim shtetet
Komsioneri Oliver Varhelyi tha se BE mbështet projektin e korridorit numër 8 që kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor të lidhen me autostrada e hekurudha.
‘Po në fakt nëse do të duhet të më bindur duhet të lidhen të gjitha qytetet e Ballkanit Perëndimor, mendoj se shumë nga kjo punë bindëse është bërë. Jam i kënaqur që tu them se kjo është arsye se pse ne menduam 290 km në 5 orë, thamë çfarë është kjo. Duhet ta shkruajmë këtë kohë. Vizita ime në Tiranë më dha një mesazh shumë të fortë se plani i investimeve ekonomike nuk është vetëm një plan por ka filluar që të zbatohet. Ishim në QS dhe panë projektet e para. Rikonstruktimi i këtyre ambienteve është gati. Por ne nuk mund të fillojmë nga festimet. Kjo është arsyeja se pse ne e mbështesim idenë e Korridorit numër 8. Komisioni është i bindur që pa këtë nuk do të ketë ndërlidhje të Ballkanit Perëndimor. Kjo do të krijojë edhe rrugë të reja për tregtinë.’- tha komisoneri.
-
VIDEO
Rama: Njoftova Komisionerin për Këshillimin Kombëtar! Për momentin nuk ndahemi nga Maqedonia e Veriut, pas qershorit do ta kërkojmë
Kryeministri Rama e ka njoftuar Komisionerin për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Olivér Varhelyi, se Shqipëria nëse nuk hapen negociatat në qershor do të kërkojë ndarje nga Maqedonia e Veriut.
“Pasoja e saj mbi ekonominë e vendeve tona. Dhe patjetër që folëm edhe për stacionin e ardhshëm të afërt,. Mbledhjen e Këshillit Evropian ku do të diskutohet përsëri çështja e hapjes së negociatave. Nuk ka asnjë rezervë ndaj nesh por gjithçka lidhet me ngërçin e krijuar nga veto e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut. Ne jemi në një kurs që e ka përcaktuar pozicionin tonë si konstruktiv dhe të lidhur me Maqedoninë dhe për mos ndarjen. Ky është pozicioni ynë aktual. E njoftova Komisionerin që ne e kemi kryer një proces këshillimi kombëtar dhe mbetet aktivizimi si qasje për ndarje pas mbledhjes së takimit të Këshillit Evropian”, tha Rama.
-
VIDEO
Lufta/ Putin: Mos ndërhyni, ndryshe gati të përdorim armë që s'i ka askush! Bundestagu vendos, armë të rënda në Ukrainë! NATO: Gati të presim Suedinë dhe Finlandën
Lufta në Ukrainë ka arritur në ditën e saj të 64-të, dhe kërcënimet verbale të Putinit janë rritur sërish. Ai paralajmëroi se "nëse vendet e treta ndërhyjnë, do të ketë një reagim të menjëhershëm dhe ngjall edhe një herë spektrin e konfliktit bërthamor.