-
VIDEO
Konventa e LSI për rikthimin e Metës? Braimllari: E ka dorëzuar teserën e partisë kur u zgjodh President! 25 korriku, bashkimi i jashtëzakonshëm i një aksioni opozitar
I ftuar në '5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv, Braimllari nuk sqaroi nëse 25 korriku do të jetë edhe dita që do të rikthejë Ilir Metën në krye të LSI-së. Aiu shpreh se Meta e ka dorëzuar teserën e partisë pasi u zgjodh President, por shtoi se qëllimet e tij, për të qenë në krye të një aksioni opozitar, ai i ka bërë tashmë publike.
-
VIDEO
Xhelal Mziu te ‘5 pyetjet’: Berisha të mos jetë më i përjashtuar dhe të heqim dorë nga ankimimi në Apel, kjo do sjellë bashkimin e PD
Xhelal Mziu tha se 3 janë pikat që do të sjellin bashkimin e demokratëve dhe se përkrahën nga pjesa më e madhe e grupit parlamentar, ku në thelb kanë pranimin e Berishës në grupin parlamentar dhe heqjen dorë nga Apeli i vendimit të shkallës së parë për regjistrimin e statutit të Berishës.
-
VIDEO
Amnistia për të ardhurat e emigrantëve, Pëllumbi në ‘5 pyetjet’: Nuk përfshihen trafikantët dhe zyrtarët! Debati me Braçen në Kongres? Doja t'i kufizoja kohën që të flisnin fermerët
Deputeti i Partisë Socialiste Arben Pëllumbi i ftuar në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv ka folur për Këshillimin Kombëtar. 69% e qytetarëve janë shprehur pro lejimit të amnistisë fiskale, ndërsa Pëllumbi shpjegoi se do të përjashtohen nga amnistia trafikantët dhe zyrtarët.
-
VIDEO
Kreshnik Çollaku: Rama rrëzohet me anti-modelin e tij, që është pastërtia politike
Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku tha të hënën për ‘Kontrast’ se zgjedhjet që ‘Rithemelimi’ po zhvillon nëpër degë nuk janë gjithëpërfshirëse. Ai u shpreh se kjo vihet re fare qartë nga pjesëmarrja që nuk i kalon 30%. Duke u ndalur tek lufta opozitare e PD-së, deputeti u shpreh se ajo duhet të fokusohet tek gjetja e një anti-modeli të Ramës.
-
VIDEO
Vangjeli: LSI nuk do ta votonte Bashën për kryeministër! Nëse shkon në SHBA, do ta presë Prokurori apo Protokolli?!
Analisti Lorenc Vangjeli tha të hënën për ‘Kontrast’ se fati i Lulzim Bashës ishte i paracaktuar para zgjedhjeve të 25 Prillit. Sipas tij, edhe sikur PD të bënte shumicën me LSI, kjo e fundit s’do ta jepte votën që ai të bëhej kryeministër.
Vangeli tha se ka ende një dilemë të hapur, që lidhet me Lulzim Bashën. Ai u shpreh se nuk dihet nëse ish-kreu i PD shkon në Uashington, do të pritej nga Prokuroria amerikane apo nga Protokolli.
“Nëse do të kërkohej qoftë edhe një votë e vetme nga LSI, që para se të lexohej vullneti i zgjedhësve, e sigurt ishte që Lulzim Basha nuk do të merrte mandatin si Kryeministër. Mund të ishte kushdo brenda PD-së përveç Lulzim Bashës. Qoftë edhe për një arsye sepse preken kushtet që nuk kushtëzohen dot. Nëse zoti Basha shkon në Uashington do ta presë Prokurori apo Protokolli? Këtë dilemë do ta zgjidhte pushteti, nëse zgjidhej kryeministër do ta priste Protokolli. Por kjo dilemë ende nuk është zgjidhur. Në politikë kjo që po ndodh është luftë personale e Sali Berishës, ndërsa lufta e Ramës dhe Bashës janë ambalazhe” – tha analisti Vangjeli.
-
VIDEO
Lorenc Vangjeli paralajmëron: Apeli me gjasë do ta rrëzojë vendimin që i dha ‘Rithemelimit’ vulën e PD
https://youtu.be/6T_AjsrGy9U
-
VIDEO
Presidente grua? Historiania Elena Kocaqi: I plotësoj kriteret, mazhoraca të marrë parasysh sugjerimin e emrit tim nga qytetarët në rrjete sociale
Historiania Kocaqi rendit 3 arsye pse ajo është një kandidate e vlefshme dhe e mundshme për t’u zgjedhur presidentja e Shqipërisë për 5 vitet e ardhshme. Arsimi, pastërtia e figurës dhe qëndrimi i saj bipartiak janë pikat e saj të forta, për të cilat Kocaqi shprehet se ka fituar edhe pëlqimin e pjesës më të madhe të popullit në rrjetet sociale dhe se duhet të merren parasysh nga mazhoranca.
-
VIDEO
Rudina Hajdari rikthehet pas gati 3 vitesh në selinë blu, zbut tonet ndaj Berishës: Të rrijë në PD, por jo të jetë kryetar! Problemi i tij me SHBA, është personal
Rudina Hajdari është rikthyer pas më shumë se 3 vitesh në selinë e Partisë Demokratike, që pas përjashtimit të saj nga Lulzim Basha në 2019, nga ku ka folur për zhvillimet më të fundit në kapin blu.
-
VIDEO
Një ditë pasi Meta lë presidencën, LSI nuk humbet asnjë ditë kohë, thërret Konventën Kombëtare më 25 korrik
Një ditë pasi Ilir Meta do të lërë presidencën, Lëvizja Socialiste për Integrim ka thërritur Konventën Kombëtare më 25 korrik. Braimllari paralajmëron se në Konventë do të merren vendime shumë të rëndësishme politiko-organizative, që lidhen me aksionin politik të zgjedhjeve vendore të vitit 2023
-
VIDEO
Balla: Shqipërisë nuk i duhet një president nga opozita aktuale
Kreu i grupit parlamentar socialit, Taulant Balla ka përjashtuar mundësinë që presidenti i ri të jetë një emër nga radhët e opozitës aktuale.
"Shqipërisë nuk i duhet një president nga opozita aktuale", tha Balla.
Nga ana tjetër, Elisa Spiropali, bëri me dije PS ende nuk e ka krijuar një identikit për presidentin e rij, ku ajo që është e sigurt është se nuk do të jetë si Ilir Meta.
"Çfarë natyre duhet të kate kandidati, ne do të dëgjojmë me vëmendje dhe pasi të kemi përcaktuar edhe identikitin e presidentit, brenda kësaj liste do i shohim se cilat këto kandidatura përmbush këto cilësi. Nuk ka një identitik, se nuk e kemi përcaktuar portretin e presidentit dhe as kushte, jemi të hapur në këtë proces, çdo gjë në kohën e vetë. Sepse kandidaturat mund të prodhojnë identikitin apo profilin e presidentit, ka njerëz dinjitoz në akademi, politik, apo çdo fushe që mund t'i plotësojnë pritshmëritë e publikut dhe parlamentit, e rëndësishme është të mos kthehemi në të kaluarën për përdorimin e presidencën për t'u bërë palë e palëve, të përfaqësoj", iu përgjigj Spiropali pyetjes së gazetarit të Report Tv, Ermal Qori.
-
VIDEO
Babai i tij u shpall ‘non grata’, Balla: Nesër do të marrim vendim për Orlando Rakipin
Partia Socialiste do të shprehet nesër zyrtarisht se çfarë vendimi do të merret për deputetin Orlando Rakipi, babai i të cilit, ish-deputeti Aqif Rakipi u shpall ‘non grata’ nga SHBA.
-
VIDEO
Zgjedhja e presidentit të ri, Balla injoron Komisionin e Rithemelimit: S’i njohim, s’kanë grup parlamentar
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla tha se nuk njeh brenda Kuvendit të Shqipërisë një grupi parlamentar si ‘Komisioni i Rithemelimit’
‘Historikisht në Kuvendin e Shqipërisë, konsultimet janë zhvilluar brenda kuvendit. Kandidatët për president propozohen me 20 emra të kandidatëve për deputet. Nuk kanë një grup parlamentar me këtë emër dhe do të ishte grupi i pestë. S’e njoh.’- tha Balla.