-
VIDEO
Negociatat për presidentin, Mediu: Ramë dakord që kalendari të shtyhet
Pas takimi, i cili zgjati rreth 45 minuta, Fatmir Mediu, kreu i grupit parlamentar "Aleanca për Ndryshim", në një deklaratë për mediet u shpreh se zgjedhja e Presidentit duhet të jetë konsensuale teksa tha se u ra dakord shtyrja e kalendarit.
-
VIDEO
Presidenti i ri/ Nisin konsultimet me shoqërinë civile, Balla: Nuk duam një president për PS-në, por një figurë që të gëzojë autoritet
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka zhvilluar një takime me Organizata të Shoqërisë Civile në kuadër të procesit të konsultimeve për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës.
-
VIDEO
Presidenti i ri, nga të gjitha propozimet e deputetëve socialistë, grupi negociator seleksionon 67 emra
Nga të gjithë emrat e propozuar nga deputetët e Partisë Socialiste për Presidentin e ri, vetëm 67 prej tyre janë seleksionuar nga grupi negociator për t'u diskutuar më tej mes vetë maxhorancës, grupeve të tjera parlamentar dhe shoqërisë civile.
-
VIDEO
Berisha akuza qeverisë: Merr zarfe nga kompanitë e gazit dhe nuk bën asnjë përpjekje për gazifikimin e vendit, impiante Bitcoini janë ngritur pranë HEC-ve private
Masat e marra nga qeveria për përballimin e krizës në sektorin e energjitikës u kritikuan sot nga Sali Berisha që zhvilloi në selinë blu një takim me ekspertë të fushës. Ai tha se impiantet e bitcoin dhe serat e kanabisit po gllabërojnë pa fatura energjinë elektrike me bekimin e qeverisë.
-
VIDEO
Berisha: Qeveria ka listuar një listë parqesh voltaike, por nuk ka filluar punë asnjëri prej tyre! Përjashtuan kompanisë suedeze sepse nuk praktikon zarfet
Ish-kryeministri Sali Berisha në tryezën e Partisë Demokratike për menaxhimin e krizës energjetike, tha në themel të kësaj krize qëndron papërgjegjshmëria e qeverisë.
‘Në themel të kësaj krize qëndron pa përgjegjshmëri të kësaj qeveria. Në 9 vite nuk ka siguruar një burim të vetëm energjie përveç burimeve ujore të kontraktuar amë parë në një kohë kur potencialet i kishte të jashtëzakonshme. Trashëgoi në hidro 170 kontrata për ndërtimin e 432 hidroventraleve në mbarë vendin. Përparësi duhet të ishte diversifikimi i burimeve energjetike.
Ky është një vend që ka terren të përshtatshëm për panele, ka listuar një listë parqesh voltaike por s’ka filluar punë më asnjërin prej tyre. Ka përjashtuar kompani gjigande, të cilat kishin çdo potencial për të fituar kontratën. Fituesja u skualifikuar sepse Starcrafti nuk praktikon zarfe. Është një kompani lider në Suedi.
Parashikimi ka qenë që rajoni gazin do ta merret nga TAP. Shqipëria në këtë gazsjellës ka fatin të jetë vendi i depozitave ndër më të mëdha të gazit. Është parashikuar qartësisht që këto depo gjigande do të jenë në Dumre e studiuar gjerësisht për shpellat saj gjigande me kupol kripe. Ne nuk kemi përdorime të gazit në familje.’- tha Berisha.
-
VIDEO
Lisandër Hoxha kundër bordit të çmimeve: Ndodh vetëm në Korenë e Veriut, na largon nga BE
Lisandër Hoxha teksa ka komentuar krizën energjetike ku për të kjo vjen si pasojë e vjedhjes dhe keqmenaxhimit, u shpreh kundër bordit të transparencës që të vendosin çmimet. Ai tha se kjo gjë ndodh vetëm në Koren e veriut dhe se kjo largon vendin nga aspiratat për në BE.
-
VIDEO
Berisha: Janë ngritur impiante Bitcoini pranë HEC-ve private
Sali Berisha deklaroi se impiantet e prodhimit të Bitcoinit kanë ndikuar në tharjen e hidrocentraleve, pasi ato janë ngritur pranë HEC-ve private
“Impiantete e Bitcoinit të vendosur në afërsi të hidrocentraleve janë kuçedrat e energjisë elektrike. Ata që janë kapur ishin miniaturë në lidhje me ata që janë në afërsi të hidrocentraleve. Ata janë kryekëput të lidhur me qeverinë. Askush tjetër nuk mund ta kthej Shqipërinë në një vend të prodhimit të Bitcoinit përveç qeveritarëve. Ti mund të bësh biznesh për prodhimin e Bitcoinit, por duhet ta bësh në mënyrë legale, të regjistrohesh dhe të paguash energji. Nuk jam kundër Bitcoinit, por duhet të jetë çdo gjë legale. Do të prodhosh shko dhe regjistrohu”, tha Berisha.
-
VIDEO
Berisha akuza qeverisë: Merr zarfe nga kompanitë e gazit dhe nuk bën asnjë përpjekje për gazifikimin e vendit
Sali Berisha ka akuzuar qeverinë se merr sipas ryshfet nga kompanitë importuese të gazit dhe nuk bën përpjekje për diverzifikimin e prodhimit të energjisë.
“Kjo qeveri nuk bëri asnjë progres në gazifikimin e vendit, në shtrirjen e rrjetit, kishte disa oferta, se kompanitë importuese të gazit diktojnë me zarfa, gazin e marrin nga Rusia me tren. Qeveria në vend se të mendonte që ky gaz që vjen me tren nga gazprom, tani po na vjen nga TAP, hajdeni të përgatitemi për përdorimin e tij, do ishte një gjë shumë e madhe, do kurseje miliarda kilovat energji elektrik që shpenzohet për gatim e ngrohje etj. Zarfat e kompanive të gazit nuk të lejonin. Ne jemi vend pranë gazit pa gaz. Se kështu do qeveria, e kështu i leverdis asaj”, tha Berisha
-
VIDEO
Shpalli kandidaturën për kryetar të PD-së në Durrës, Igli Cara: Nuk duam përçarje që të fitojmë zgjedhjet e 2023! Bashkimi të jetë real, jo me slogane
Kandidati për kryetar dege në bashkinë e Durrësit, zgjedhje këto të cilat po zhvillohen nga Komisioni i Rithemelimit në PD, Igli Cara tha se çdo demokrat se PD gjenden në një situatë të vështirë ndërsa theksoi se është detyrim moral që çdo demokrat të investoi brenda familjes së tyre të përbashkët.
-
VIDEO
Ps kërkon presidentin ''Anti-Meta''
Jo vetëm klasa politike, por i gjithë opinioni publik është nën ethet e emrit për presidentin e ri. Në emisionin ‘Repolitix’ në Report TV të ftuarit diskutuan për negociatat mes partive politike, por kishin edhe ata propozimet e tyre.
-
VIDEO
Të gjithë në kërkim të një emri, ja propozimet për presidentin e ri në ‘Repolitix’
Jo vetëm klasa politike, por i gjithë opinioni publik është nën ethet e emrit për presidentin e ri. Në emisionin ‘Repolitix’ në Report TV të ftuarit diskutuan për negociatat mes partive politike, por kishin edhe ata propozimet e tyre.
-
VIDEO
PD do negociojë me Alibeajn për presidentin e ri, Hoxha në Report Tv: Kjo tregon që i shërbejnë Ramës! Bashkimi i demokratëve në bazë ka nisur
Partia Socialiste përjashtoi Sali Berishën dhe Komisionin e Rithemelimit nga negociatat për zgjedhjen e Presidentit të Ri, por për mbështetësin e ‘Foltores’ Lisandër Hoxhën, kjo tregon se Enkelejd Alibeaj dhe grupi i deputetëve që e mbështet atë i shërbejnë Edi Ramës.