• VIDEO

    Zgjedhja e presidentit, Rama: Në raundin e parë mund të dalin edhe me më shumë se 1 kandidaturë

    Kryeministri Edi Rama tha se në raundin e parë të zgjedhjes së presidentit, mund të ketë më shumë se një kandidaturë, nëse do të ketë disa figura që i plotësojnë tërësisht kushtet.

    "Siç thotë populli i vjetër kinez një mendje është hiç mendje, dy mendje gjysmë mendje, 3 mendje 1 mendje. Nxjerrja e një kandidature nuk mund të jetë e suksesshme nëse është një mendje, ose dy. Por duke mbledhur të gjitha mendjet dhe të shohim ku na çon ky procesi. Ky proces duhet të jete kofidencial dhe siç mund ta përmasimin po të jetë nevoja në kryesinë e partisë. Ne e dimë që nëse këtu flasim qoftë edhe pa kamera, fjalët marrin venë përderisa flasim për emra.  Dua t’i sigurojë të gjithë që absolutisht ky proces është 100% real dhe serioz. Të gjitha bashkë dhe unë nën krye, kemi një përgjegjësi shumë të madhe. Askush nuk mund ta mbajë këtë përgjegjësi vetëm.

    Të shohim mundësinë që në raundin e parë të kemi më shumë se një kandidaturë, nëse gjendemi në ato kushte.

    Na duhet një president për Shqipërinë, jo PS. Por PS ka detyrimin që edhe ata që nuk e kanë votuar të ndihen minimalisht të qetë. Është e rëndësishme, presidenti gjëja e parë që duhet të plotësojë është të jetë njeri normal. Me këtë tani kemi thyer rekordet e anormalitetit.", tha ai. 

  • VIDEO

    Rama: Këshillimin Kombëtar të ardhshëm do ta bëjmë në fund të vitit, ka shumë kërkesa! Në maj ministra, deputetë e kryebashkiakë do zbresin në terren

    "Fundviti nis Këshillimi Kombëtar, në tema do të jenë tema që janë realisht me interes për ta. Në vijim, në periudhën maj-qershor do të organizojmë një Lëvizje në të gjithë Shqipërinë me pjesëmarrjen e të gjithë ministrave, deputetëve, kryetarëve të Bashkive për të trajtuar qoftë tema të këtij këshillimi kombëtar, qoftë ato që shqetësojnë komunitete të ndryshe, si edhe problematika që hasim në nivelin e qeverisjes vendore dhe qendrore, do na duhet të ulemi përsëri dhe është mirë që të gjithë të jenë të përgatitur për këtë që të diskutojmë për të dyja aspektet, e para lidhur me cilat janë temat që do të trajtojë Këshillimi i ardhshëm kombëtar dhe cilat do të jenë problematikat e zonave", tha Rama.

    •  
  • VIDEO

    Presidenti i ri/ Luljeta Bozo konfuze për 3 emra, pyet Ballën: Nuk jua di atësinë, a quhet?

    Në fletën që iu është shpërndarë deputetëve socialist u kërkohen 3 emra. "Emri, atësia, mbiemri", shkruhet në fletë, teksa deputetja Luljeta Bozo ishte e paqartë.

    Luljeta Bozo: Zoti Balla nëse nuk dimë atësinë quhet e pavlefshme fleta?

    Taulant Balla: Mjaft që të jetë një emër publik që ta njohim

  • VIDEO

    Zgjedhja e presidentit, PS: Shpresojmë ta zgjedhim në raundin e parë, mund të kandidojë kush ka mbështetjen e jo më pak se 20 deputetëve! Pjesëmarrja e publikut risi me fryte

    Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka bërë të ditur se mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve presin që ta zhvillojnë më 29 prill, ndërsa shtoi se shpreson që presidenti të zgjidhet që në raundin e parë.

    Një risi në procesin e zgjedhjes së presidentit që sic e silëzoi Balla udhëhiqet ekskluzivisht nga PS, është pjesëmarrja e publiku. Kushdo që ka dëshirë mund të dërgojë një email, duke propozuar një emër së bashku me një argument.

  • VIDEO

    Rama: Meta e bëri Shqipërinë qesharake, jemi i vetmi vend që dekoron të vdekurit! Gati ligji i ri për sistemin e titujve

    Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se mazhoranca e ka gati ligjin e ri për presidentin.

    "Sistemi i titujve të medaljeve është sistem i njohur, nuk ka 100 sisteme dhe është o njëri o tjetri, Shqipëria bën një përjashtim flagrant dhe është i vetmi vend në botë ku falë Metës dekorohen të vdekurit dhe u jepen titujt dëshmorëve të Ilir Metës. Meta e ka bërë Shqipërinë qesharake me dekret presidencial dhe kjo do të ndryshojë, është e rëndësishme për shtetin, për seriozitetin e një shteti dhe do kemi një shtet më serioz duke pasur një figurë më serioze, një ligj për institucionin e presidentit, një sistem titujsh e medaljesh serioz, siç e ka gjithë planeti", tha Rama.

  • VIDEO

    Presidenti i ri, Rama: Nuk duam një figurë të ngjyrosur tërësisht politikisht

    Kryeministri Edi Rama tha se presidenti i ri i vendit nuk duhet të jetë një figurë e ngjyrosur politikisht.

    ‘Sot jemi përballë një sfide shumë të madhe. Nuk duam një figurë të ngjyrosur tërësisht politikisht. Ajo që duhet të bëjmë është të bëjmë një sforoco të përbashkët duke i hapur rrugë të gjitha detyrimeve të gjithsecilit këtu. Ne nuk mund të hedhim emra që pastaj bëhen mish përtop për mediat. Ne kemi detyrimin t’ja japim njerëzve mundësinë që të shprehen për këtë temë dhe natyrisht duke përcaktuar disa piketa.’- tha Rama.

  • VIDEO

    Rama: Meta ishte një zgjedhje me detyrim, si president ishte shëmbëlltyra më e keqe e opozitës më të keqe që ka pasur ky vend

    Kryeministri Edi Rama tha se zgjedhje e presidentit Ilir Meta ishte një zgjedhje me detyrim, ndërsa u shpreh se ai është shëmbëlltyra më e keqe e opozitës më të keqe që ky vend ka pasur.

    ‘Presidenti më i paparsërishtëm në llojin vet që Shqipëria ka pasur taksiratin të ketë mbi krye. Zgjedhja e Ilir Metës president ishte një zgjedhje me detyrim përcaktim për ne pasi nuk i kishim votat dhe njëkohësisht gjendeshim në një kontekst politik të jashtëzakonshëm, po të kesh parasysh se mungonte opozita zyrtare në sallë dhe vullneti dhe dëshira jonë ishte që zgjedhja jonë të binte mbi dikë që të përfaqësonte edhe opozitën. Në ato kushte në zgjodhëm një president për opozitën por duke menduar se do të ishte dhe një president për Shqipërinë. Rrjedha e ngjarjeve tregoi krejt të kundërtën për Shqipërinë dhe për shqiptarët i dha vendin një president shëmbëlltyra më e keqe e opozitës më të keqe që ky vend ka pasur.’- tha Rama.

    •  
  • VIDEO

    Rama krijon identitikin e presidentit të ri

    Kryeministri Edi Rama krijon identitikin e presidentit të ri.

    " Do zgjedhim një figurë për 5 vitet e ardhme rolin e kreut të shtetit që të rrezatojë normalitet, që të ketë integritet, që të garantojë respekt të ndërsjellët mes institucionet të presidentit dhe aleatëve strategjikë, miqve të vendit, që të sigurojë gjithashtu një nivel profesionalizmi në adresimin e të gjithë gamës së çështjeve që lidhen me presidentin e Republikës dhe të përçojë një frymë pwrbashkuese për të gjithë qytetarët, përtej bindjeve politike dhe këtu sfida vështirësohet dhe përzgjedhja është shumë më e ngushte se çdo të ishte në sy të parë përzgjedhja e një pasuesi të presidentit më skandaloz që ka njohur historia e atij institucioni", tha Rama.

  • VIDEO

    PS mbledh grupin parlamentar, propozojnë emrat për presidentin e ri! Nesër nisin negociatat me opozitën

    Shumë shpejt socialistët do të kenë emrat për presidentin/en e ri të vendit! Sot, Partia Socialiste do të mbledhë Grupin Parlamentar ku do të bëhet dorëzimi i emrave të propozuara nga deputetët socialist për presidentin/en e re.

  • VIDEO

    Rama takon në Tiranë ish-kryeministrin britanik Tony Blair, 'merr këshilla' për aksionet politike në arenën ndërkombëtare

    Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me ish kryeministër Britanik, njëherazi dhe këshilltar i tij besnik, Tony Blair.

    Gazetari i Report Tv, Ermal Qori raporton se takimi ka ndodhur në vilën 30 në kryeqytet, ku fokus kanë qënë aksionet politike kryesisht të natyrës ndërkombëtare.

  • VIDEO

    Këshillimi Kombëtar, situata në PD, konventa e LSI dhe lufta në Ukrainë

    Deputeti i Partisë Socialiste Arben Pëllumbi i ftuar në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv ka folur për Këshillimin Kombëtar. 69% e qytetarëve janë shprehur pro lejimit të amnistisë fiskale për emigrantët, ndërsa Pëllumbi shpjegoi se do të përjashtohen nga amnistia trafikantët dhe zyrtarët. Xhelal Mziu tha se 3 janë pikat që do të sjellin bashkimin e demokratëve dhe se përkrahën nga pjesa më e madhe e grupit parlamentar, ku në thelb kanë pranimin e Berishës në grupin parlamentar dhe heqjen dorë nga Apeli i vendimit të shkallës së parë për regjistrimin e statutit të Berishës. I ftuar në '5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv, Braimllari nuk sqaroi nëse 25 korriku do të jetë edhe dita që do të rikthejë Ilir Metën në krye të LSI-së. Aiu shpreh se Meta e ka dorëzuar teserën e partisë pasi u zgjodh President, por shtoi se qëllimet e tij, për të qenë në krye të një aksioni opozitar, ai i ka bërë tashmë publike.

  • VIDEO

    Nga karburanti, telefoni dhe qiraja, dietat e deputetëve i kushtojnë buxhetit të shtetit rreth 120 mijë euro! Ja deputetët që hoqën dorë nga përfitimet

    Rreth 120 mijë euro ose 14 774 306 lekë i ka kushtuar buxhetit të shtetit dietat e 127 deputetëve gjatë muajit shkurt në bazë të ligjit, ndërsa 13 të tjerë kanë hequr dorë nga ata duke mos pranuar përfitimet.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv