-
VIDEO
Presidenti i ri? PS: Opozita ftohet të mërkurën në orën 17:00 për bisedime!
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se takimi i parë me opozitën do të jetë të mërkurën, në orën 17:00.
"Nesër do të jetë hapi i parë i konsultimit me grupin parlamentar i PS, që e udhëheq këtë proces, pasnesër të mërkurën pasdite në orën 17:00 do të ftoja kryetarët e grupeve parlamentare opozitare që të ulemi në një prej sallave të Kuvendit, në një takim të parë, nuk ka pasur takime të tjera dhe ky nuk zëvendëson konferencën e Kryetarëve", tha Balla.
Ai tha se marrja e mendimit të qytetarëve për emrin e presidentit të ri nuk është referendum dhe për këtë dha edhe argumente.
"Nuk ka nevojë për referendum, presidenti nuk është një figurë kyçe në ndërveprimin mes 3 institucioneve, por Kushtetuta e ka paraparë që Kuvendi mund të zgjedhje presidentin, por atributet e tij janë të caktuara qartë. Propozimet unë mendoj që është hera e parë që në Shqipëri i kërkohen propozime konkrete qytetarëve. Ne kemi mësuar shumë nga Këshillimi Kombëtar, jam shumë i bindur se ajo që bëri qeveria me Këshillimit kombëtar është qasja e duhur, nuk mund t'ia heqim të drejtën të propozojë dhe mendoj që te ajo adresë e maili, të propozojë", u shpreh Balla.
Emrat që do propozojë? Balla zgjodhi që të mos i bëj publike.
-
VIDEO
Zgjedhjet e ‘Rithemelimit’, debati në Report Tv, Hoxha: Çdo demokrat i mirëpritur! Seferi: Ftesa informale, ky proces është fals! Platforma e Alibeajt zgjedhja e duhur
Në një kohë kur procesi i zgjedhjeve nga “Rithemelimi” po zhvillohen në 6 degë të tjera gjatë ditës së sotme, kundërshtimet dhe akuzat si antikushtetues vijojnë nga “pala” tjetër. Në Studion e Report Tv një debat është zhvilluar edhe mes anëtarit të “Rithemelimit” Indrit Hoxha, përgjegjësit për procesin e zgjedhjeve në degën Nr. 8 në Tiranë dhe kryetarit aktual të degës, Pllëmb Seferi.
-
VIDEO
‘Rithemelimi’ i Berishës vijon procesin e zgjedhjeve në PD, sot votohet për kryetarë në 6 degë!
Komisioni i Rithemelimit vijon procesin e zgjedhjeve për kryetarët e degëve dhe sot do të votohet për kryetarë në 6 degë. Procesi do të nisë në orën 08:00 dhe do të mbyllet në orën 18:00
-
VIDEO
Zgjedhja e Presidentit, PS nis nga nesër konsultimet për emrat e rinj! Çdo deputet socialist do të japë 3 emra, ftohen edhe qytetarët të japin propozime
Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla ka zhvilluar një bashkëbisedim me gazetarët, në një kohë kur së shpejti nis procesi për zgjedhjen e presidentit të ri
-
VIDEO
Këlliçi nga qendra e votimit në Berat: ‘Rithemelimi’ ka për qëllim bashkimin, asnjë demokrat nuk përjashtohet nga ky proces
Deputeti i PD Belind Këlliçi, tha se procesi i “Rithemelimit” ka për qëllim bashkimin e demokratëve dhe rivitalizimin e strukturave të saj.
Duke folur nga një prej qendrave të votimit në Berat, ai siguroi se çdo demokrat me teserë do të ketë të drejtën abosolute për të votuar në procesin e sotëm, duke shtuar se nuk do ketë asnjë përjashtim
-
VIDEO
U tërhoq nga gara për kandidat për degën e Kukësit, Elezi: ‘Rithemelimi’ shtoi në listën e zgjedhjeve 200 emra të rinj pa verifikim! Gara brenda PD-së duhet të ishte e ndershme
Elezi tha se 200 anëtarë të rinj u shtuan në lista, ndërkohë që u larguan anëtarë të vjetër. Sipas tij nuk kishte asnjë mundësi që të bëhej verifikimi i anëtarëve të rinj, duke konostatuar në këtë mënyrë manipulimin në listat e anëtarëve.\
-
VIDEO
Nesër nis procesi i zgjedhjes së presidentit, PS: Do e drejtojmë me transparencë dhe standard
Kryetari i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla në një prononcim për mediat nga Ballshi tha se procesi për zgjedhjen e presidentit do të jetë për herë të parë shumë transparent dhe një proces qe do te këtë një standard.
-
VIDEO
Luan Baçi: Alibeaj gënjen, nuk i ka mbledhur firmat e deputetëve për platformën e bashkimit, e ka diskutuar në parim
Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Luan Baçi ka deklaruar se Enkelejd Alibeaj nuk ka mbledhur asnjë firmë të deputetëve për platformën e propozuar për bashkimin e demokratëve. Sipas tij, Alibeaj vetëm ka biseduar në parim me grupin parlamentar. Baçi sjell shembullin e deputetes, Ilda Dhori, ku thotë që Alibeaj ia ka lexuar emrin sikur ka firmosur platformën e bashkimit, por sipas tij nuk është e vërtetë.
-
VIDEO
Zgjedhjet në PD-në e Kukësit, tërhiqet njëri prej kandidatëve: Procesi i manipuluar, në listën e votuesve janë hequr dhe shtuar anëtarë
Një prej kandidatëve për kryetar të degës së Partisë Demokratike në degën e Kukësit, në procesin që po zhvillohet nga Komisioni i Rithemelimit, Irel Elezi, është tërhequr nga gara. Në një prononcim për mediat ai është shprehur se procesi është i manipuluar pasi janë manipuluar listat e anëtarësisë, që kanë të drejtë vote.
-
VIDEO
Rithemelimi mban sot zgjedhjet për kreun e degës Pogradec dhe Patos
Prej mëngjesit të kësaj të dielë deri në orën 18:00 partia demokratike dega Pogradec do te zgjedhë kreun e ri të kësaj dege mes dy kandidatëve.
-
VIDEO
Salianji kundër platformës së Alibeajt: Ky propozim e ndan PD në 2 parti
Deputeti Ervin Salianji ka dalë kundër platformës së ka propozuar Enkelejd Alibeaj për bashkimin e demokratëve. Ai thotë se kjo platformë i mbyll rrugën çdo diskutimi dhe çdo zëri racional për të bashkuar demokratët si dhe ndan PD në 2 parti. Salianji i cilësoi deklarata e Alibeajt si të njëanshme dhe po të tilla, për të ishin edhe zgjedhjet që po zhvillon Berisha.
-
VIDEO
Noka kundër Alibeajt: Procesi i zgjedhjeve nga Rithemelimi nuk do të ndërpritet, kush të dojë është i lirë të na bashkohet
Flamur Noka, anëtar i Komisionit të Rithemelimit, tha se procesi i zgjedhjeve që ka nisur që pas kuvendit të 11 dhjetorit nuk do të ndërpritet.
'Koha e përjashtimeve ka përfunduar dhe bashkë me të edhe koha kur vullneti i shumicës injorohej. Në asnjë rast dhe asnjë rrethane procesi i nisur prej muajsh nga kuvendi i 11 dhjetorit, nuk do të ndalojë. Mirëpresim të gjitha ata që janë bërë apo do të bëhet pjesë e këtij procesi, por nuk do të lejojmë askënd që ta ndalojë ato. Bashkimi i demokratëve vjen vetëm përmes votës së lirë. Kush dëshiron të lidhë fatin e tij me Edi Ramën është i lirë ta bëjë, por koha e pengmarrjes së PD-së ka marrë fund. Kuvendi është forumi më i lartë i PD-së dhe akush nuk ka tagër ta kundërshtojë.'- tha Noka.