-
VIDEO
Rama u dorëzon çelësat e shtëpive të rindërtuara 105 familjeve: Për demokratët e Kamzës paska qenë kjo botë
Pas më shumë se dy muajsh, 105 familjet e para në Valias morën sot çelësin e shtëpive të rindërtuara të cilat u shkatërruan nga tërmeti tragjik i nëntorit 2019. Rama inspektoi banesat e reja, ndërsa theksoi se së shpejti edhe familjet e tjera do të marrin shtëpitë e reja pasi procesi i ndërtimit po vijon.
-
VIDEO
Zgjedhja e Presidentit, deputeti Metaj në Report Tv: Nëse negociatat dështojnë PS i jep shqiptarëve emrin që meritojnë! Tërheqje veshi nga Rama? Disiplina në grup, e rëndësishme
Partia Socialiste synon që t’i japë vendit një President të ri që i plotëson tyë gjitha kriteret e kreut të shtetit që meritojnë shqiptarët. Qëndrimin e ka ripërsëritur në Report Tv edhe një herë deputeti socialist i Qarkut Vlorë, Ilir Metaj.
-
VIDEO
Rama ‘ngushëllon’ demokratët në Kamzë: Rroftë PD-ja se tani që na la kemi nostalgji
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar situatën në Partinë Demokratike gjatë takimit me demokratët në Valias të Kamzës.
“Rroftë PD se tani që na la kemi nostalgji për PD s’kemi ca bëjmë”, tha Rama.
-
VIDEO
Rama në Valias: Këtu nuk ka pasur rrugë, natën nuk gjenit shtëpinë
Kryeministri Edi Rama tha se Kamzë kanë ndërtuar 21 kopshte dhe shkolla të reja.
“21 gropa kemi gjet, 21 shkolla e kopshte janë ndërtuar. Një nga kopshte fitoi çmimin ndërkombëtar si kopshti më i bukur i ndërtuar në vitin 2020 në Europë. Në Kamzës llogarite se edhe shtëpinë e gjenit me te pyetme se s’kishte rrugë dhe natën e humbnit rrugën me shku te shtëpia juaj”, tha Rama
-
VIDEO
Sazan Guri tregon si mori vendimin për të kandiduar për President: Isha vetëm me ndihmësin në zyrë, s'ka ndonjë shkollë të madhe, por më rri afër
Ambientalisti Sazan Guri ka thënë se ai i plotëson të gjitha kriteret për t'u zgjedhur President i vendit, teksa u kujdes të theksonte se ai nuk ka asnjë porosi nga partitë apo bizneset. Madje ai sqaroi se vendimin për të vetëshpallur kandidaturën për President e kishte marrë duke u konsultuar vetëm më një person ndihmës që kishte në zyrë, për të cilin u shpreh se nuk as arsimim të lartë.
-
VIDEO
Presidenti i ri, Sazan Guri kandidat i vetëshpallur: Nuk kam një të çarë në biografi! S'kam bërë kurrë një sherr me komshiun, jam tolerant, vij nga mali i Tomorit
I ftuar në “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj, Guri tha se ai e mori vendimin për të garuar për President, pikërisht nisur nga kërkesat nga shoqëria civile, teksa thekson me bindje se i përmbush kriteret për të qenë në krye të shtetit.
-
VIDEO
105 familje marrin shtëpitë e rindërtuara në Valias, Rama: Për demokratët e Kamzës paska qenë kjo botë, ju vu kundër, ne vu investime
Pas gati dy vitesh, 105 familjet e para kanë hyrë në shtëpitë e rindërtuara në Valias.
-
VIDEO
Braçe kundër marzheve të fitimit të karburanteve: Një biznes me shpenzim maksimal 830 mijë lekë, ju i jepni 1.5 mln leke
Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka folur në Komisionin e Ekonomisë për faturat nga doganat dhe llogaritje të shpenzimeve të kompanive, ku akuzon qeverinë se i njeh më shumë shpenzime bizneseve nga sa kanë në të vërtetë. Braçe kundërshton marzhet e fitimit dhe shpenzimet që njihen nga qeveria për kompanitë e karburanteve.
-
VIDEO
Debate tek ‘Ekonomia’, Opozita kundër bordit për monitorimit të karburantit: Cenon konkurrencën! Braçe: Si është përcaktuar çmimi naftës deri tani nga shoqata kartel?
Komisioni i Ekonomisë është shoqëruar me debate të forta teksa diskutoheshin 2 aktet normative për ngritjen e bordit të transparencës për monitorimin e tregut të karburanteve dhe përcaktimit të çmimeve.
-
VIDEO
Emri i presidentit të ri, Alibeaj: Do konsultohemi me grupin parlament të PD, mazhoranca të mos e zgjedh me shumicë të thjeshtë
Enkelejd Alibeaj tha se do të konsultohet me grupin parlamentar të PD lidhur me qëndrimin që do të mbajë për procesin e zgjedhjes së presidentit, ku PS e ka ftuar për konsultime dhe Media kërkoi që opozita të dalë me qëndrim të unifikuar. Aliebja gjithashtu tha se mazhoranca nuk duhet ta zgjedhë presidentin me shumicë të thjeshtë.
-
VIDEO
Duka: Rama i ka votat ta zgjedhë i vetëm, por ta marrë seriozisht presidentin e ri! Opozita të zgjedhë përfaqësi të vetme për negociatat me PS
Agron Duka, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, ka deklaruar se opozita duhet të çojë një përfaqësi të vetme për të diskutuar me socialistët për presidentin e ri. Ai i bën thirrje PS-së që të lërë "tallavanë" dhe ta marrë seriozisht këtë proces.
"Grupi parlamentar i yni, ne 4 aleatët kemi diskutuar për rreth 1 orë dhe vendosëm që të bëjmë një thirrje publike që të zgjedhim një përfaqësues, nëse oferta nga Rama është serioze, nëse kjo vjen thjesht një ide sikur do marrim mendim, se në fund do vendosim ne, atëherë e panevojshme që të bëhjen takime të tilla, duhet ta marrë fund kjo tallava se këto i kanë votat vetë, nëse i marrin seriozisht që presidenti duhet të jetë konsensual duhet një takim me përfaqësuesit e opozitës", u shpreh Duka.
-
VIDEO
Balla e ftoi në negociata për emrin e ri të presidentit, Mediu: Duhet të zgjidhet me konsensus dhe jo me ndarje politike! Opozita të negociojë si një trupë e vetme
Deputeti Fatmir Mediu, kryetar i grupit Parlamentar ‘Aleanca për ndryshim’ tha nga selia e Kuvendit se zgjedhja e presidentit të ri duhet të bëhet me konsesnus dhe jo me ndarje politike.