Kreshnik Çollaku: Rama rrëzohet me anti-modelin e tij, që është pastërtia politike

18 Prill 2022, 20:02

Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku tha të hënën për ‘Kontrast’ se zgjedhjet që ‘Rithemelimi’ po zhvillon nëpër degë nuk janë gjithëpërfshirëse. Ai u shpreh se kjo vihet re fare qartë nga pjesëmarrja që nuk i kalon 30%. Duke u ndalur tek lufta opozitare e PD-së, deputeti u shpreh se ajo duhet të fokusohet tek gjetja e një anti-modeli të Ramës.