-
VIDEO
Dorëheqja e Bashës, Hajdari për Report Tv: Shpresoj të mos jetë hile, Berisha të tërhiqet nga kandidimi! E gatshme t’i bashkohem ekipit për reformimin e PD-së
Ish deputetja demokrate Rudina Hajdari shpreson që dorëheqja e Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike të mos jetë një hile. Në një intervistë për Report Tv, Hajdari thotë se është e gatshme të kthehet nga SHBA dhe t’i bashkohet ekipit për reformimin e PD-së, por ajo thekson se nuk pranon nëse bëhet fjalë që në krye të partisë të rikthehet Sali Berisha.
-
VIDEO
Pas dorëheqjes së Bashës, Alibeaj mbledh kryesinë e PD-së! Bushati: Të zhveshim godinën nga fortifikimi
Për herë të parë. pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj ka mbldhur kryesinë e Partisë Demokratike . Në mbledhje pritet që të diskutohet mbi situatën e brendshme në parti, ndërsa njoftimin e ka bërë me dije sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi
-
VIDEO
Dorëheqja e Bashës, Lefter Gështenja: Të gjithë duhet të bëjmë një hap pas! Bashkimi s'vjen duke i treguar muskujt njëri-tjetrit! PD ka nevojë të hapet realisht
Dorëheqja Bashës duhet të pasohet nga 'hapa pas' nga të gjithë aktorët në PD. Kështu deklaroi deputeti Lefter Gështenja në "Sot Live në Shqipëri" me gazetarin Andi Kapxhiu. Ai theksoi se këto veprime nevojiten për hir të bashkimit të demokratëve, duke vënë theksin te nevoja e një tryeze të përbashkët bisedimesh me Grupin e Rithemelimit.
-
VIDEO
Reforma zgjedhore? Balla: Ne jemi gati, presim PD-në për anëtarët e Komisionit
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka thënë se janë të gatshëm për të diskutuar dy çështjet e kërkuara nga opozita, reformën zgjedhore dhe atë territoriale.
“Unë jam gati, i kam miratuar në mbledhjen e grupit parlamentar, nëse PD i ka gati emrat nesër, do i keni gati nesër. Unë s’fas dot në emër të tyre. Pati një ndërprerje për shkak të zgjedhjeve të 6 marsit, tashmë kjo është ezauruar. Nëse PD i sjell nesër emrat do të kalojmë në seancë dhe brenda 48 orësh mblidhen procedurat përkatëse. Historikisht për PS, edhe pse vij pas një takimi me shqiptarë që jetojnë në Athinë që me të drejtë insistojnë për votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit. Kjo ka qenë kërkesa e vetme kur është bërë fjalë për reforma zgjedhore. I takon KQZ për të ecur përpara për votën e diasporës. Flasim për një koncept të ri. Shqiptarët janë pjesë integrale e shoqërisë dhe kanë vlerën për t’u shprehur me votë. Në 2025 besoj që shqiptarët që jetojnë jashtë territorit të votohet me votë. Kemi ngritur dy komisione të posaçme, një për reformën zgjedhore dhe një për atë territoriale. Unë nuk kam asnjë koment për dorëheqjen e Bashës. Për ne më shumë rëndësi ka paketa e rezistencës sociale dhe implementimi i saj”, tha Balla.
-
VIDEO
Gjykata mbylli çështjen, PS: Kallëzim të ri penal për CEZ-DIA, ka prova të reja
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u shpreh se se PS po shikon mundësinë të bëjë një tjetër kallëzim për çështjen e CEZ-DIA.
"Do bëjmë kallëzim pebanal të ri për skandalin e CEZ-DIA, kanë dalë gjëra të reja. Askush nuk mund të mbesë i padënuar për krimet që ka bërë. Ne kemi vetëm një aleat në këtë mandatin tonë të tretë, që është populli i thjeshtë dhe i zakonshëm i këtij vendi, për të cilin kemi plot detyrime", tha Balla.
-
VIDEO
Kriza e çmimeve, Grupi i Partisë Socialiste zbret në terren, do të kontrollojnë sa respektohen masat
Deputetët e PS do i bashkohen ministrave për kontrollin e situatës së rritjes së çmimeve. Kryetari i grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla tha se masat e parashikuara në Paketën e Asistencës Sociale, respektimi i tyre do të kontrollohet në terren nga deputetët e PD.
"Aktet Normative kanë hyrë tashmë në fuqi dhe po zbatohen. Deputetët do t';i bashkohen ministrave për të certifikua masave të marra nga qeveria për të kontrolluar respektimin e çmimeve, qoftë ato të karburanteve dhe qoftë ato ushqimore. Edhe grupi parlame4ntar nuk mund të jetë i përjashtuar nga një axhendë intensive kontrolli në më shumë 300 njësi administrative në të gjitha bashkitë në mënyrë që këto masat e marra.
Nesër do të kemi në Kuvendin e Shqipërisë një mocion me debat, të iniciuar nga grupi Parlamentar të Partisë Demokratike. Debati do të zgjasë 3 orë ku secili nga grupet do të ketë peshën që i takon. Me të mbaruar seanca nesër të gjithë deputetët e grupit parlamentar të PS do të jenë në territori", tha Balla.
-
VIDEO
Betejat e humbura të Tiranës-Bamir Topit
Emisionin "Repolitix" me moderator Denis Mingën mund ta ndiqni çdo të martë, të mërkurë dhe të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv Bamir Topi ka rrëfyer një nga betejat e tij brenda PD lidhur me zgjedhjen në Bashkinë Tiranë në vitin 2000, ku tregon një nga lapsuset më të rënda të kryera nga Berisha. Lidhur me situatën aktuale të PD, Topi shprehet se drejtimin e saj do e marrë sërish Berisha.
-
VIDEO
Bamir Topi në Repolitix: Lapsusi i rëndë i Berishës kur garova me Mustafajn për Bashkinë e Tiranës në 2000! Largimin e Bashës pa asnjë trofe e parashikova 10 vite më parë! Në krye të PD sërish Berisha
Bamir Topi ka rrëfyer një nga betejat e tij brenda PD lidhur me zgjedhjen në Bashkinë Tiranë në vitin 2000, ku tregon një nga lapsuset më të rënda të kryera nga Berisha. Lidhur me situatën aktuale të PD, Topi shprehet se drejtimin e saj do e marrë sërish Berisha.
-
VIDEO
Një ditë pas dorëheqjes së Bashës, Berisha mbledh ‘Rithemelimin’: Po punohet nga të dyja palët për bashkimin e PD-së! Në fletushkën e Alibeajt, Luli u kthye në një ‘plaçkë tregu’
Një ditë pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, Sali Berisha ka mbajtur një takim me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit. Në një deklaratë për mediat Berisha thotë se Partia Demokratike do të bashkohet dhe po punohet intensivisht për këtë qëllim. Berisha ka komentuar edhe kushtin që vuri grupi parlamentar i PD-së ku i kërkuan atij të bëjë një hap pas. Ish-kryeministri tha se ajo letër e kishte kthyer Bashën në ‘plaçkë tregu’.
-
VIDEO
Dorëheqja e Bashës, Duma në Report Tv: Nëse nuk bashkohemi, PD do ndahet në copëza! Kryetari i ri të zgjidhet para zgjedhjeve lokale! Dudushi: Ka bërë thjesht një hap pas, është ende aty
Një ditë pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, ish-nënkryetarja Grida Duma thotë në Report Tv se Basha nuk arriti të krijonte kurrë një identikit lideri, pasi i mungonte fryma e grupit dhe përgjegjësitë i delegonte. SIpas saj, zgjedhjet brenda partisë duhen bërë para atyre vendore dhe jo siç është parashikuar në planin me 4 pika të PD. Për analistin Alban Dudushi, ikja e Bashës është dorëheqje me kusht.
-
VIDEO
Dorëheqja e Bashës, Kadilli në Report Tv: Ishte tërheqje taktike, do krijojë dhe ai 'Foltoret' e tij për të kandiduar sërish për kreun e PD pas zgjedhjeve të 2023
Dorëheqja e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD-së, për Fatbardh Kadillin është vetëm një tërheqje taktike e tij për të shfryrë situatën e krijuar dhe sulmet ndaj tij dhe për të kandiduar sërish për kreun e partisë pas zgjedhjeve lokale të 2023.
-
VIDEO
Pas dorëheqjes, Basha shkon në seli! S'ka ende emra për grupin e negociatorëve me deputetët e Berishës! Alibeaj si kryetar i komanduar i PD: Do na bashkojë qëllimi i mirë
Në selinë blu ka kapluar qetësia. Një ditë pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, në shtëpinë e demokratëve ka shumë pak lëvizje. Basha ka zgjedhur që të shkojë sot në seli, teksa më herët ka shkuar Enkelejd Alibeaj, tashmë kryetari i komanduar i PD-së. Deri më tani, nga selia blu thuhet se Alibeaj do të qëndrojë si kryetar i PD-së deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, proces ky që synohet të ndodhë pas zgjedhjeve lokale të 2023.