• VIDEO

    Kulluri në Report TV: Do kandidoj për kreun e PD-së, 4 pikat për një garë transparente! Berisha s'duhet të marrë pjesë, nuk sjell alternativë

    Pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, Edvin Kulluri tha në Report Tv se ka shpallur kandidaturën e tij për kreun e ri të partisë. Kulluri ka prezantuar platformën e tij, ndërsa thekson se PD duhet reformuar pasi është drejt shpërbërjes. Sipas tij duhet të bëhen zgjedhje vetëm për kreun e ri, por edhe për anëtarët e Kryesisë, Këshillit, por edhe në degët e partisë.  

  • VIDEO

    Kuvend/ Rrëzohet projekt rezoluta e PD me 10 pika për rritjen e çmimeve, nuk votohet as nga deputetë e saj! PS: I kemi realizuar! Paketës tonë, paketa juaj i vjen te maja thembrës

    PD ka prezantuar në Kuvend Projekt rezolutën me 10 pika për rritjen e çmimeve, ku në fjalën e tij Alibeaj, tha se kjo është për shqiptarët dhe jo për luftë politike. Në përgjigje të kësaj projekt rezolute, ka dalë Balla, i cili tha se propozimet që ka bërë opozita, kjo qeveri i ka realizuar. Pas debateve të shumta Kuvendi e ka rrëzuar me 74 vota, ndërsa vetë 27 prej deputetëve votuar por saj, pra as vetë grupi parlamentar i PD-së që bëri propozimin.

    • VIDEO

      Debate/ Ministrja e Infrastrukturës-Vokshit: Vratë 4 veta më 21 janar! Noka: Fajin e ka shefi jot, i përdori mish për top

      Në Kuvend ka pasur debate mes deputetëve Flamur Noka e Albana Vokshi me ministren Belinda Balluku, ku kjo e fundit i ka kujtuar Vokshit vrasjen e 4 protestuesve në bulevard më 21 janar. Kjo ka nxitur përgjigjen e Nokës i cili ia ka hedhur fajin Edi Ramës për vrasjen e protestuesve.

      " 21 janari zonjë, ju se dini se s'keni qenë fare, është shefi jot, i përdori mish për top që i çoi njerëzit të shkelin kushtetutën dhe të uzurpojnë një institucion që e mbron ligji dhe kushtetuta. Pra, viktimat, duhet të dini një gjë, rënkojnë atje ku janë për shkak se i shiti dhe i bëri mish për top shefit jot zonja ministre, mbylle këtë histori", tha Noka.

      •  
    • VIDEO

      Debate/ Ministrja e Infrastrukturës-Vokshit: Vratë 4 veta më 21 janar! Noka: Fajin e ka shefi jot, i përdori mish për top

      Në Kuvend ka pasur debate mes deputetëve Flamur Noka e Albana Vokshi me ministren Belinda Balluku, ku kjo e fundit i ka kujtuar Vokshit vrasjen e 4 protestuesve në bulevard më 21 janar. Kjo ka nxitur përgjigjen e Nokës i cili ia ka hedhur fajin Edi Ramës për vrasjen e protestuesve.

      " 21 janari zonjë, ju se dini se s'keni qenë fare, është shefi jot, i përdori mish për top që i çoi njerëzit të shkelin kushtetutën dhe të uzurpojnë një institucion që e mbron ligji dhe kushtetuta. Pra, viktimat, duhet të dini një gjë, rënkojnë atje ku janë për shkak se i shiti dhe i bëri mish për top shefit jot zonja ministre, mbylle këtë histori", tha Noka.

      •  
    • VIDEO

      Lufta/ NATO: Aleanca në rrezikun më të madh prej dekadash! Putin të tërheqë trupat, të lejojë urgjent armëpushimin! Rrisim prezencën ushtarake në kufi me Ukrainën

      30 liderë të shteteve të NATO-s mes tyre dhe Kryeministri Edi Rama e presidenti i SHBA, Joe Biden janë mbledhur sot në Bruksel në një samit të jashtëzakonshëm ku po diskutohet për luftën në Ukrainë. 

      • VIDEO

        Kuvend/ Rritja e çmimeve, PD projekt rezolutë me 10 pika për krizën: Jo luftë politike! Balla: I kemi realizuar! Paketës tonë, paketa juaj i vjen te maja thembrës

        PD ka prezantuar në Kuvend Projekt rezolutën me 10 pika për rritjen e çmimeve, ku në fjalën e tij Alibeaj, tha se kjo është për shqiptarët dhe jo për luftë politike. Në përgjigje të kësaj projekt rezolute, ka dalë Balla, i cili tha se propozimet që ka bërë opozita, kjo qeveri i ka realizuar. 

        • VIDEO

          Ministrja e Ekonomisë: Sistemi i taksave nuk funksionon me mocione! Kemi rritur subvencionet që të mos shkatërrojmë sistemin fiskal

          Duke ju përgjigjur opozitës për propozimin për uljen e taksave, ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, tha se sistemi i taksave nuk funksionon me mocione. Ibrahimaj tha se janë rritur subvencionet, në mënyrë që mos të shkatërrohet sistemi fiskal.

          ‘Ne vendosëm që në fund të vitit të kaluar se nuk do të ndryshojë çmimi i energjisë për konsumatorët. Konsumi i energjisë elektrike në familjet shqiptare do të vazhdojë të ketë koston 5%. Nëse ne nuk do të mbronim konsumatorët kjo peshë do të shkonte deri ne 20%. Shoh propozime për uljet taksash dhe rritje përfitimesh. Sistemi i taksave nuk funksionon me mocione. Kemi marrë masa për të rritur subvencionet që të mos shkatërrojmë sistemi fiskal. Për pjesën më të madhe të qytetarëve dhe bizneseve taksat janë ulur. 60% e konsumit të familjeve shqiptare shkon në subjekt që nuk paguajnë TVSH. Kjo qeveri ka treguar se nuk pret propozimet e opozitës për të reaguar.’- tha Ibrahimaj.

        • VIDEO

          Projekt-rezoluta e PD-së për çmimet, Balla: Koha e politikave të sheshta ka mbaruar, keni ardhur me një paketë që i varfri dhe i pasuri ta përballojnë njëlloj

          Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla tha se projektrezoluta e PD-së për qeverinë për rritjen e  çmimeve, është një paketë e politikave të sheshta, por sipas Ballës ka ikur kjo kohë.

          ‘Sa i përket ndihmës ekonomike. Ju nuk e keni pasur mendjen, por buxheti është shumë më i mirë se ajo që keni propozuar ju. Kemi rritur ndihmën ekonomike. Kemi rritur 3 herë skemën e ndihmës ekonomike. Gjatë pandemisë paketa e solidaritetit përfshiu mbështetjen duke e dyfishuar. Qeveria paguan sot 80% të faturës së energjisë. S’ka qeveri sot në Evropë që të subvencionojë 80% të energjisë për familjet. Kompensimi me 30 mijë lekë, që disa prej jush u tallën ndihmon qytetarët mos të ndjejnë rritjen e çmimeve. Ju keni ardhur këtu me një paketë e politikave të sheshta, por kësaj i ka ikur koha. Keni ardhur këtu me një paketë që duhet ta përballojnë si të pasurit si të varfërit njësoj.’- tha Balla.

        • VIDEO

          Rritja e çmimeve/ Alibeaj propozon 10 pikat për zgjidhjen e krizës

          Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka prezantuan 10 pika që propozon opozita për zgjidhjen e krizës.

          1. Uljen në 6% të TVSH për mallrat e shportës bazë, propozim konsistent i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike;
          2. Pezullimin e menjëhershëm të taksës së qarkullimit dhe kthimin e saj në nivelet e 8 viteve më parë, në masën 7 lekë për litër nga 27 lekë/litër aktualisht, duke eleminuar taksën Rama mbi karburantin;
          3. Shkurtimin e menjëhershëm të shpenzimeve operative të qeverisjes qëndrore me të paktën 25% të buxhetit të planifikuar për këtë zë për vitin buxhetor 2022;
          4. Dyfishimin e menjëhershëm të ndihmës ekonomike për të gjitha familjet në nevojë dhe jo thjesht trajtimin financiar të tyre për një periudhë afatshkurtër 3-mujore;
          5. Rritjen e menjëhershme të pensioneve me dyfishin e indeksimit të parashikuar nga vetë qeveria, duke filluar nga 1 Prill 2022;
          6. Rritjen e pagës minimale në masën 36,000 (tridhjetë e gjashtë mijë) lekë në muaj duke filluar nga 1 Prill 2022;
          7. Pezullimin e menjëhershëm të pagesave buxhetore për PPP-të dhe koncesionet, vecanërisht ato të cilat janë nën hetim nga Prokuroria e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për veprimtari korruptive;
          8. Rritjen e subvencionimit ndaj fermerëve në masën 100 milion euro/vit me qëllim rritjen e prodhimit dhe uljen e kostove të tyre, për t’i bërë produktet shqiptare konkurruese në rajon;
          9. Kryerjen e një hetimi të thelluar dhe gjithëpërfshirës nga Autoriteti i Konkurrencës, si dhe marrjen e masave urgjente në përputhje me ligjin nr. 9121, datë 28.7.2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”;
          10. Raportimin nga Autoriteti i Konkurrencës përpara Kuvendit të Shqipërisë brenda një afati 30-ditor nga data e miratimit të kësaj rezolute, lidhur me konkluzionet e hetimit, masat e marra dhe zbatimin e tyre në praktikë.

        • VIDEO

          Kriza e çmimeve, Dash Shehi: Çfarë presim ne, të marrin bujqit kredi në banka? Të subvencionohen inputet

          Deputeti Dashamir Shehi tha se Qeveria është shumë pas me kohën kur bëhet fjalë për masat për të parandaluar rritjen e çmimeve të produkteve bujqësore.

          "Kriza ka muaj që është. Ishte në tregjet ndërkombëtare, ishte prej pandemisë. Kjo qeveri duhet ta kishte parashikuar këtë lloj situate. Duhet mbyllur politika hajt t'ju japim një copë bukë. Një qeveri e përgjegjshme mendon 2-3 vite përpara se ccfarë do të ndodhë. Të gjithë e dinin se çmimet e inputeve janë disafishuar.

          Unë them prapë nuk është vonë se nesër mund të jetë edhe më keq. Ne duhet ta presim zinxhirin e rritjes që në doganë, që në kufi. Hajd të subvencionojmë inputet për këtë punë. Bujqit të kenë mundësi të punojnë pak më shumë. T'i japim një stimul tani. Presim ne që bujqit tanë të marrin kredi nëpër banka? Sigurisht që kjo s'ka për të ndodhur.

          Vjet është shitur energji dhe është keqmenaxhu kaskada me shpresën që do bien shirat në vjeshtë dhe do të ulet çmime në tregje. Ndodhi krejtësisht e kundërta", tha Shehi.  

        • VIDEO

          Berisha bllokon foltoren e Kuvendit dhe i kërkon megafon Nokës

          Deputeti Sali Berisha për disa minuta ka bllokuar foltoren e Kuvendit, pasi kërkonte fjalën. Berisha kërkoi që të replikonte pas akuzave të deputetit të PS-së Damian Gjiknuri për sistemin e energjitikës në kohën e qeverisjes së PD-së, ndërsa Berisha tha se qeveria e ka shitur energjinë në shtator me 42 euro. Ai madje i kërkoi një megafon Flamur Nokës, që të fliste në sallën e Kuvendit me megafon.

           
        • VIDEO

          Gjiknuri: Kemi blerë 500 mln euro mbështetje për energjinë elektrike, këtë se ka bërë askush! I drejtohet Berishës: Tregove se je furnitori politik i protestës

          Deputeti Damian Gjiknuri tha se qeveria ka blerë 500 mln euro energji vetëm për mbështetjen e konsumatorëve. Gjiknuri duke ju drejtuar Berishës, tha se kërkoni që të vini në pushtet me politikën e korbave.

          ‘Vazhdon me politikën e vdekjes. Nxori që ka qenë furnitori politik i njerëzve në protesta. Kur njerëzit injektohet politikisht, duke mos njohur shkaqet e vërteta të krizës, kjo do të thotë që mos ta duash këtë vend, ti vësh flakën këtij vendi. Mos bëjmë naivin këtu. E dimë shumë mirë që efekti do të ishte në të gjithë botën. Qeveria po bën atë që ka mundësi! Po përdorim financat publike për të zbutur krizën. Ju e latë sektorin energjetik, ti vet le një kufomë energjetike. Janë bërë shumë vite që nuk mungon furnizimi me energjinë elektrike. Unë kam qenë promotor që tregu të liberalizohet. Qeveria ka marrë një risk të madhe dhe këto taksa që thoni ju, ka dhe borxhe që i keni lënë, ju. Ne kemi ndjekur interesin publik kundër parimeve të tregut, kemi arritur të mbrojmë edhe biznesin e madh. Të harxhosh 500 mln euro për energji mbështetje, kush e ka bërë këtë? Ne e kemi bërë. Kjo qeveri ka bërë gjithçka që ka në dorë. Mund të ketë edhe rritje të tjera çmimesh, mund të kemi edhe potencialisht pakësim të vendeve të punës. Me politikën e korbave do të vini në pushtet. Kjo është papërgjegjshmëri. Njerëzit janë të lodhur, por ne do tu vijmë në ndihmë qytetarëve, pa prishur elementët bazë që mban ky shtet.’- tha Gjiknuri.

        Për lajme të tjera kërkoni në arkiv