• VIDEO

    Dorëheqja e Bashës, Skënderi në Report Tv: Ishte lëvizje taktike! Zgjidhja janë zgjedhjet brenda partisë! Dy ekipet e PD po luajnë në fushë vetëm me militantët

    Ish-anëtari i kryesisë së PD, Arben Skënderi i ftuar në Report TV e cilësoi dorëheqjen e Bashës nga kreu i Partisë Demokratike si një lëvizje taktike.

    Sipas tij lufta e brendshme në parti po bëhet për karrige dhe se nëse situata do të vijojë të jetë e tillë, pra e përçarë votuesit do t’i “ndëshkojnë” sërish duke mos i votuar.

  • VIDEO

    Meta s'komenton largimin e Bashës: Pranvera të na ftojë për më shumë optimizëm

    Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur që të mos komentojë dorëheqjen e shumëkërkuar të Lulzim Bashës.

    "Nuk kam përgjigje për pyetje që nuk kanë vend në oborrin e Kryegjyshatës, paqja dhe e mira të mbretëroj në zëmrën e çdo shqiptare që  po ndeshen me vështirësi më të mëdha edhe për shkak të çmimeve dhe krizave ekonomike dhe t'i bashkohem lutjeve për paqe në botë e sidomos në Ukrainë, ku po vuajnë kaq shumë njerëz të pafajshëm, le të na ftojë për më shumë optimizëm", tha Meta.

  • VIDEO

    Dorëheqja e Bashës, vjen reagimi i parë nga PS! Gjiknuri nga Elbasani: Akti i parë fisnik i një humbësi kronik, duhet të kishte ikur me kohë

    Nga  Elbasani Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, njëherazi drejtuesi politik i PS në Qarkun Elbasan, Damian Gjiknuri, ka uruar të gjithë besimtarët bektashinj për festën e Sulltan Novruzit.

    Ai është pyetur nga mediat edhe në lidhje me dorëheqjen e Lulzim Bashës si drejtues i Partisë Demokratike. Gjiknuri ka thënë se ky është akti i pari i një humbësi kronik dhe se kjo duhet të kishte ardhur me kohë. Ky është reagimi i parë i Partisë Socialiste për dorëheqjen e Bashës.

  • VIDEO

    Alibeaj: PD-në do ta bashkojë qëllimi i mirë, vlerat dhe respekti ndaj njëri-tjetrit

    Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka folur për mediat në lidhje me bashkimin e PD-së pas dorëheqjes së djeshme të Lulzim Bashës.

    "Dita e sotme kujton për këdo të gjitha ata që 30 vite më parë zgjodhëm lirinë dhe demokracinë. Bashkimi të vlerat është çelësi i të gjitha atyre që vuajnë peshën e diktaturës. Bashkimi të këto vlera, respekti te njëri-tjetri. Kjo është thirrja që sot më shumë sesa kurrë buron nga shpirti dhe zemra e çdo demokrati dhe e çdo shqiptari.  Bashkimi është ndërdemokratë. Bëhet fjalë për të gjithë demokratët e sakrificës, vuajtjes, e atyre që ndjejnë peshën e madhe. Sot është ditë festë. Do të kemi kohë për të biseduar për të gjitha procedurat. E rëndësishme është qëllimi i miri që të burojë nga ato vlerat që unë thashë", tha Alibeaj.

    •  
  • VIDEO

    Grupimi 'Dhjetor 90'/ Bislim Ahmetaj: Do t'i ulim në një tryezë 2 grupet në PD

    Një prej anëtarëve të grupit të '90, Bislim Ahmetaj ka folur sot para Selisë blu se grupimi që ai përfaqëson do të bëjë gjithçka që të mbledhë në një tryezë 2 grupet në PD.

    "Sot kujtojmë votën e lirë. Në Shqipëri institucioni i dorëheqjen është më pak i arriri deri më sot. Akti i djeshëm i kryetarit erdhi i stërvonuar kur ai mbeti një pakicë shumë e vogël. Sot jemi para jush për të thënë që jemi këtu, te Partia Demokratike edhe pse ende nuk janë hapur dyert. Ne do të hyjmë në PD kur Alibeaj të ulet në tryezë me grupin e rithemelimit. Ne do t'i ulim ata në tryezë. Këtë herë do ta bëjmë rolin e negociatorit për të mirë të Partisë Demokratike, që është një vlerë e shtuar për Shqipërinë. Palët të tërhiqen 2 hapa pas për të shkuar tek një bashkim i vërtetë ashtu sicc e meritojnë demokratët shqiptarë", tha Bislim Ahmetaj.

  • VIDEO

    Dorëheqja e Bashës, Baçi: Veprim hipokrit dhe i vonuar! Berisha, e vetmja zgjidhje që mund të bashkojë demokratët! Asnjë deputet nuk doli pro deklaratës së lexuar nga Alibeaj

    Zgjidhjen për bashkimin e demokratëve, Luan Baçi e gjen tek Sali Berisha. Baçi tha se beson se ish-kreu i PD-së, i vetmi që ka artikuluar rikandidimin për postin e kryetarit, do të bashkojë demokratët dhe PD më pas do të bëhet shpresë për shqiptarët. Baçi shtoi se për të garuar për kreun e PD-së të marrë pjesë edhe Berisha edhe Basha, edhe kushdo tjetër që merr votat e bazës

  • VIDEO

    Pas dorëheqjes, Lulzim Basha shkon sërish në zyrë

    Pas dorëheqjes, Lulzim Basha shkon sërish në zyrë. 

    •  
  • VIDEO

    Basha dha dorëheqjen, çfarë ndodh sot në selinë e PD

    Në selinë blu ka kapluar qetësia. Një ditë pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, në shtëpinë e demokratëve ka shumë pak lëvizje. Basha nuk është parë që të vijë në zyrën e tij, teksa siç raporton gazetarja Danjela Maloku, në seli është parë Enkelejd Alibeaj, kryetari i komanduar i PD-së.

  • VIDEO

    A iku vërtetë Basha, çfarë arriti protesta dhe çmimi i luftës

    Flamur Noka, i grupit të Berishës, foli për negociatat për zgjidhjen e krizës në PD teksa solli në vëmendjen vizitën e ish-eurodeputetit gjerman i CDU-së, Elmar Brook. Noka tha se Basha do jepte dorëheqjen me kushtin që të jetë bashkëkryetar i komisionit të integrimit me Taulant Ballën.

  • VIDEO

    Basha iku, tani radha e Berishës!

    Analisti Lorenc Vangjeli tha në emisionin ‘Kontrast’ se largimi i Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike duhet të kishte ndodhur që në 25 Prill.

    Ai shtoi se gjithësesi dorëheqja e kreut të PD është një akt për t’u vlerësuar, por nga ana tjetër fjala e tij ishte pa shije.

  • VIDEO

    Flamur Noka te '5 pyetjet': Basha luajti blofin me dorëheqjen, futi ish eurodeputetin gjerman për negociata, kërkoi të jetë bashkëkryetar me Ballën tek Integrimi

    Flamur Noka, i grupit të Berishës, foli për negociatat për zgjidhjen e krizës në PD teksa solli në vëmendjen vizitën e ish-eurodeputetit gjerman i CDU-së, Elmar Brook. Noka tha se Basha do jepte dorëheqjen me kushtin që të jetë bashkëkryetar i komisionit të integrimit me Taulant Ballën.

  • VIDEO

    Dorëheqja e Bashës, Salianji: S'do lejojmë truke! Duma: PD mund të ndërtojë projektin e fitores! Grupi i Rithemelimit: I shkarkuar që më 11 dhjetor

    Demokratët, ata që dikur mbështesnin Lulzim Bashës, sot kanë përshëndetur vendimin e tij për t'u larguar nga drejtimi i PD-së. Me një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Bashës me grupin parlamentar dhe krerët e degëve, Ervin Salianji tha se uron që ky vendim mos të jetë një 'truk', por një shpresë për ringritjen e partisë.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv