-
VIDEO
Pajtim mes tyre? Berisha: Jo më Lulzim brava, por nga sot deputeti Basha, mori përgjegjësinë e humbjes
Me marrjen e drejtimit nga komisioni i Rithemelimit, Sali Berisha ka zbutur tonet edhe me Lulzim Bashën, ku tha se për të nuk do të jetë më Lulzim Brava por deputeti Basha dhe se do i jap dorën sa herw ta takojë, pasi nuk refuzon asnjë demokrat.
Berisha: Zoti Basha dha dorëheqjen, mori përsipër të gjithë pasojat e kursit që zgjodhi në fakt dorëheqja e tij nuk lidhet vetëm me 9 shtatorin por ka dhe serialin e humbjeve të njëpasnjëshme. Nuk kam pse i them më deputeti Brava, por deputeti Basha.
Quhet pajtim?
Berisha: Ai është deputete dhe ju thash po të ishte në zyrë do shkoja t’i jepja dorën, unë kam komunikim me çdo demokrat. Ka shumë kohë që kam komunikuar për herë të fundit.
-
VIDEO
Berisha: Do jem në garë për kreun e PD! Do jetë gara më e hapur ndonjëherë, kushdo i interesuar të përcaktojë rregullat që do
Sali Berisha ka konfirmuar sot se do të jetë pjesë e garës për kreun e PD. Në një konferencë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se ai fton cilindo të interesuar t'i bashkohet garës, duke theksuar se ajo do të jetë më e hapura ndonjëherë.
"Unë do të jem në garë të hapur dhe ftoj cilindo koleg deputet jo deputet që dëshiron të garojë se është i mirëpritur në një garë të hapur e të ndershme. I ftoj ata që kanë ndërmend të garojnë të krijojnë ekipin dhe të përcaktojnë çfarë rregullash duan dhe i garantoj që do jetë gara më e hapur ndonjëherë. Por të themi që nuk vendos Sali Berisha për veten e tij, vendosi 6 marsi, vendosën një lëvizje që filloi unike në llojin e saj ku Anëtarësi merr në dorë fatin e partisë dhe anëtarësia ka në dorë dhe fatin tim", tha ai.
-
VIDEO
Të bërtitura dhe tensione në selinë blu gjatë konferencës së Alibeajt
Të bërtitura dhe tensione nga një grua janë dëgjuar gjatë kohës që Enkelejd Alibeaj po mbante konferencën. Gruaja ka tentuar të ndërpresë konferencën e Alibeajt sapo ai deklaroi se një non grata nuk mund të drejtojë partinë. Ajo është nxjerrë jashtë nga sigurimi, por ka vazhduar të bërtasë në korridorin e PD.
-
VIDEO
Xhaçka në takimin e nivelit të lartë të Ministrave të Jashtëm në New York: Shqipëria mbështet përpjekjet për të dokumentuar mizoritë e luftës në Ukrainë
Shqipëria është e gatshme që të mbështesë përpjekjet për të dokumentuar mizoritë e luftës në Ukrainë. Ky ishte qëndrimi i ministres Olta Xhaçka nga Nju Jorku ku mori pjesë në takimin e lartë të Ministrave të Jashtëm.
-
VIDEO
Gjyqtari (në konflikt interesi) regjistron ndryshimet e Berishës në statutin e Partisë Demokratike
Gjyqtari Agron Zhukri, që mori sot një vendim shumë të rëndësishëm për luftën edhe juridike brenda Partia Demokratike, e ka marrë këtë vendim sot në kushtet e konfliktit të interesit. Ka qenë vetë gjyqtari Zhukri i cili vetëm pak ditë pasi u përcaktua nga shorti që të shqyrtonte çështjen dha dorëheqjen nga çështja, me argumentin se nuk i takonte të merrej me këtë çështje.
-
VIDEO
Berisha flet për herë të parë pas vendimi të gjykatës: Mesazhi është vetëm një, bashkim, bashkim dhe vetëm bashkim
Sali Berisha ka reaguar për herë të parë pas vendimit të gjykatës së Tiranës, për të regjistruar ndryshimet e tij në statutin e Partisë Demokratike të bëra në Kuvendin e 11 dhjetorit 2021.
‘Vendimi i cili në vlerësimin e çdo shqiptari nuk mund të ishte ndryshe. Mesazhi është një dhe vetëm një për të gjithë demokratë, bashki, bashkim, bashkim.’- tha Berisha.
-
VIDEO
Gjykata regjistroi ndryshimet e Berishës në statut, avokati Beqiri: Gjyqtari Zhukri dha vendim të pavlefshëm, SPAK duhet ta marrë të pandehur! Duhet të pezullonte çështjen
Për avokatin Idajet Beqiri, vendimi i gjyqtarit Agron Zhukri për të regjistruar ndryshimet e Sali Berishës në statutin e PD-së, të bërë në kuvendin e 11 dhjetorit, janë të pavlefshme. I ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv, avokati Idajet Beqiri tha se SPAK duhet ta marrë të pandehur, pasi është haptas në kundërshtim me ligjin dhe se ka shpërdorur detyrën. Sipas Beqirit, Zhukri si fillim duhet të kishte thirrur palën e tretë që është PD. Më tej avokati sqaroi se ai duhet të kishte pezulluar çështjen pasi duhet të prisre deri sa të përfundonte çështja në apel.
-
VIDEO
Gjykata e Tiranës regjistroi statutin e Berishës, Alibeaj: Do e ankimojmë, vendim skandaloz
Kryetari i Komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, e ka përcaktuar skandaloz vendimin e gjyqtarit Zhukri për njohjen e statutit të Kuvendit të 11 dhjetorit.
"Jemi njohur për vendimin e Gjykatës së Tiranës. Njohuritë e mia juridike dhe besoj njohuritë e kujtdo që njeh nga media se si zhvillohen gjyqet, për mua është një vendim në nivelet e skandalit. Siç e dini ju edhe vetë gjyqtari ka deklaruar njohjet dhe anësinë e vet në lidhje me këtë çështje. Së dyti PD ka bërë ankim për regjistrimin e Kuvendit të datës 18 dhjetor, është i fundit që PD ka realizuar. Çështja është në apel bashkë me të gjithë dosjen, bashkë me të gjitha provat. Gjyqtari sot nuk ka pasur dosjen dhe ka marrë një vendim pa pasur prova, pa pasur dosje dhe mbi të gjitha pa pasur palë. Do të bëjmë kallëzim penal për gjyqtarin për 'Shpërdorim detyre'", tha Alibeaj.
Sipas Enkelejd Alibej vendimi i sotëm i cili nuk është zbardhur është një vendim ndaj të cilit do të ushtrohet ankim.
“Edhe kur nuk zbardhet brenda afatit 15 ditor ke te drejtë të paraqesësh ankim. Ne do të paraqesim një ankim. Një vendim gjykatë bëhet i ekzekutueshëm, ose kur nuk ankimohet, ose kur ankimohet dhe gjykata e Apelit e shqyrton. Kuvendi i datës 18 dhjetor, ne kemi paraqitur ankim në Gjykatën e Apelit të presim gjykatën e Apelit. Kjo pasi ne kërkuam një bashkim të dy Kuvendeve. Ne bëmë kërkesë për të qenë palë në proces, ato krijojnë vendime që janë nul. Çdokush ka të drejtë që të ankimoj. Sot flasim për një çështje juridike. Bashkimi është një akt politik, kemi ecur me hapa konkrete. Basha ka bërë aktin e vet edhe nga pala tjetër të bëhet në mënyrë simetrike edhe nga pala tjetër. Për një vendim që nuk e kemi parë ende, kemi të drejtën që të bëjmë ankim. Kemi të drejtë për të qenë palë, na e ka mohuar gjykata”, tha ai.
-
VIDEO
Kaso: Zyrtarisht Partia Demokratike do të drejtohet nga Grupi i Rithemelimit! S'ka asnjë kërkesë në Gjykatë për regjistrimin e statutit të ndryshuar nga Basha në 18 dhjetor
Juristi i komisioni të Rithemelimit, Ivi Kaso tha gjykata vendosi që tu ktheje demokratëve selinë dhe siglën. Kaso deklaroi se ankimi i paraqitur nga ish-drejtues të PD-së është paraqitur para afatit, pasi nuk kishte një vendim të gjykatës të zbardhur, dhe është i pavlefshëm. Ky vendim mund të ankimohej vetëm nga pala jonë, shtoi Kaso.
-
VIDEO
Kriza në PD, Baçi: Partia të bashkohet! Elezi: Kjo duhet bërë nga njerëz me kredibilitet për demokratët! Nesturi: Largimi i Bashës nuk solli zgjidhje, krisja mes palëve tepër e thellë
Bashkimi i demokratëve dhe kush do të vendoset në krye të PD janë fokusi i diskutimi dhe debateve mes demokratëve që pas largimit të Lulzim Bashës nga drejtimi i PD. Megjithatë demokratë të Bashës apo të Berishës të gjithë janë në një mendje, që PD duhet të bashkohet. Luan Baçi, deputeti i grupit të Berishës, tha në emisionin 'Repolitix' në Report TV se PD duhet të bashkohet dhe më pas do të bëhet një riformatim i të gjithë strukturës së partisë që nga baza dhe të përmbyllet me zgjedhjen e kryetarit të ri.
"Partia janë njerëzit dhe jo vula dhe më 6 mars Komisioni i Rithemelimit kishte strukturat e PD, ndërsa vetë grupi i PD mbeti vetëm dhe humbi. Grupi parlamentar duhet të bashkohet dhe do ketë një riformatim që nga baza, degët, seksionet dhe më pas të zgjidhet kryetari.
-
VIDEO
PD pas ikjes së Bashës, vjen rikthimi i Berishës?
Dorëheqja e Luzlim Bashës nga drejtimi i PD duket se ende nuk po e zgjidh krizën. Në një kohë kur të dyja palët bëjnë deklarata për bashkim, asnjëra nuk ka hedhur një hap të qartë se si kjo do të ndodh, por vijojnë me kërcënime me njëra-tjetrën. Megjithatë demokratë të Bashës apo të Berishës të gjithë janë në një mendje, që PD duhet të bashkohet.
-
VIDEO
'5 maji'/ Noka: Pas çdo projekti qeveritar fshihet një akt i thellë korruptiv! Ministrja e Infrastrukturës: janë projekte zhvillimi për ekonominë e vendit
Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku është thirrur në interpelancë për planin ndwrtimor te 5 Maji dhe Paskuqani, nga deputetët e Sali Berishës. Balluku tha se këto projekte do të sjellin zhvillim për Tiranë dhe ekonominë e vendit. Ndërsa deputeti Flamur Noka tha se pas çdo projekti qeveritar fshihet një akt i thellë korruptiv dhe se çdo projekt bëhet pa u konsultuar më parë më qytetarët.