• VIDEO

    Berisha: Qeveria është gati të vërë lot fals që për të treguar se po qajnë për ju, por pasurohen natën mbi mjerimin e shqiptarëve

    Deputeti demokrat Sali Berisha ka akuzuar qeverinë se po përdor këtë pasojat e luftës për t'u pasuruar, e ndërsa tha se nuk bëjnë asgjë tjetër veçse e përdorin këtë fatkeqësi për t'i treguar popullit se janë me ta, por një gjë e tillë, nuk ka ndodhur. Paketën e rezistencës sociale, Berisha e ka konsideruar një tallje me qytetarët.

     
  • VIDEO

    Sula në Kuvend: Duhet të jesh pensionist qorr ose sakat që të përfitosh nga paketa anti-krizë e kësaj qeverie

    Deputeti i PD-së, Dash Sula është shprehur se paketa e Rezistencës Sociale është e pamjaftueshme për qytetarët. Ai tha se kjo paketë nuk i vjen në ndihmë qytetarit, teksa propozoi edhe disa pika, që sipas tij mund të ishin një zgjidhje.

    " Duhet të jesh pensionist sakat ose qorr që të përfitosh nga kjo paketë e qeverisë. Mos u shqetësoni për termin, meraku më i madh është që t;i japim lekë, pse vendet e rajonit bëjnë një paketë rezistence më të fortë, në Maqedoni u ul akciza nga 18% në 10%, e uli TVSH nga 18% në 10%, e bëri zero TVSH për produktet e shportës, ne e kemi 20$, për çdo riska bukë që  hanë shqiptarë, 1 taksohet. 30 mijë lekë të vjetra, ka kaluar 1 muaj fiks, a ka marrë ndonjë qytetar? Ju thoni e nisim me 1 prill, lufta ka nisur në 24 shkurt, numri i tokës së punuar do jetë më i vogël, 95 mijë lekë blihet kuintali i miellit, pse s'e ulni TVSH të paktën në një periudhë 3 mujore, hiqni financimin nga PPP dhe pastaj të dalin lekët për pensionistët, shteti pasurohet individi varfërohet", tha Sula.

  • VIDEO

    PD denoncon: Simpatizanti i PS-së Gazmend Paja ka marrë 133 mijë m2 tokë në Dhërmi, SPAK të verfikojë nëse mbush kushtet për investitor strategjik

    Aktori Gazmend Paja do të jetë investitor strategjik në Dhërmi, pasi do të investojë në 133 metra katror tokë për ngritjen e një resorti turistik.  Deputeti i Partisë Demokratike Arbi Agalliu në një dalje për mediat para kuvendit, thotë se SPAK duhet të nise hetimet nëse aktori Gazment Paja është me të vërtetë një strategjik apo qeveria e ka favorizuar për faktin se është mbështetës i Partisë Socialiste

  • VIDEO

    Bashkimi i PD? Berisha: Ka vetëm 1 parti, gjithçka të diskutohet në grup parlamentar! Po takoj edhe krerët e degëve (mbështesin Bashën), e kanë kuptuar që 6 marsi është mesazh bashkimi

    Sali Berisha tha para gazetarëve se nuk i njeh qëndrimet e kryesisë, pasi sipas tij janë të shkarkuar nga kuvendi i 11 dhjetorit, por ai shtoi se është i hapur për tu diskutuar.

    '‘Dua të garantoj demokratët në të gjitha nivelet nga anëtari i thjeshtë tek deputet e me radhë se PD është e hapur dhe vullnetplotë për të diskutuar për të debatuar me cdo anëtar të saj cilidoqoftë ai jemi të hapur të bëjmë gjithcka për garantimin e votës së lirë dhe bashkimin rreth votës së votës. Nuk bëhet fjalë më për një kryesi, mbasi ajo është shkarkuar me vendimin e kongresit historik të 11 dhjetorit, kjo nuk do të thotë se fjala e demokratëve, cilidoqoftë ai nuk dëgjohet dhe nuk përfillet. Natyrisht fola për 11 dhjetorit, por sanksonimin më të plotë 11 dhjetori e mori me datën 6 mars, kështu që në këtë kontekst ajo që dua të theksoj se siguroj, se PD ka institucionin e saj tashmë operativ dhe të plotë dhe ky është grupi parlamentar, PD ka institucionin e saj të plotë të dalë nga kuvendi i 11 dhjetorit, komisioni i rithemelimit. Por gjykoj se debati brenda grupit parlamentar të PD, mund të diskutohet për cdo gjë që parlamentarët e gjykojnë të arsyeshme, sikundër dua të theksoj se edhe ftoj miqtë e mi, të mos harrojmë bashizmi ishte doktrinë e dhunimit të statutit, institucioneve, parimeve të partisë. Ai u arkivua së bashku me dorëheqjen e Lulzim Bashës. Askush nuk mund të mendojë të paraqesë sikur ekzistojnë 2 PD, 2 formacione politike, ekziston vetëm 1 PD, unë po takoj njëri mbas tjetrit kryetarët që deri dje, madje edhe në radhën e fundit kanë qenë në takimin që patën me Lulzim Bashën, por që janë haptaz të qartë, se 6 marsi ka vetëm një mesazh, bashkimin. Ja kam thënë Lulzim Bashës në sy se anëtarësia dhe të gjitha janë me 6 marsin dhe nuk duhet të bëjmë spekulime me fjalë. Në grupin parlamentar janë të gjithë anëtarë, përfshi Lulzim Bashën.’- tha Berisha.

     

  • VIDEO

    Bashkimi i PD, Duma: S'mund të nisin negociatat me kushte dhe përjashtime

    Deputetja e PD-së, Grida Duma është shprehur se në qëllimin për bashkimin e PD nuk duhet të vihen as kushte paraprake dhe as përjashtime, duke iu referuar këtu edhe Sali Berishës. Ajo ka hedhur akuza në drejtim të kryetarit të Komanduar, Enkelejd Alibeaj, i cili sipas saj, doli në një deklaratë me 3 pika, por që nuk ishte e dakordësuar me të gjithë pjesën e grupit të deputetëve.

    "Nuk ka pasur një dakordësi të grupit të PD, ne kemi qenë shumë luajal edhe ditën që kemi bërë takimin, kur Basha nuk ishte dorëhequr,vendimi i grupit duhet të ishte i dakordësuar, vendim grupi kur nuk është gjysma e grupit nuk ka, nuk kërkojmë kushte kur kërkojmë bashkim, negociata prodhon rrethana të reja dhe këto duhet të prodhojnë bashkimi.

    Duhet bërë një bisedë e thellë dhe aty le të diskutohen të gjitha, mund të jetë edhe Berisha, po s;ka arsye të kemi frikë nga asgjë që askush. Nuk do të thotë që duhet të kthehem pas nga 9 shtatori, arti i negociatës nuk nis as me kushte",  tha Duma.

    Ditën e djeshme, Kryesia e Partisë Demokratike, doli me një deklaratë të rëndësishme ku shpreheshin të hapur për të bërë negocime, mirëpo duhet t'i jepet fund gjuhës së urrejtjes mes demokratëve, mos mbajtjen e Kuvendit të 30 prillit, si edhe i qëndronin vendimit për përjashtimin e  Sali Berishës, i shpallur 'Non Grata' nga SHBA.

  • VIDEO

    Ironia e deputetit Bushati: Për 10 minuta mbledhje e rritët me 13 metra nivelin e Fierzës, kështu do përmbytni Prizrenin! Ministrja: Nuk i kupton shifrat

    Deputeti i PD-së, Helidon Bushati, akuzoi Ministrinë e Energjisë se ka gënjyer me rritjen e metrave të kaskadës së Fierzës. Madje ai duke bëri ironi tha se për 10 minuta e shtuan me 13 metra dhe me këtë ritëm një ditë do të përmbytin Fierzën.

    "Keni keqpërdorur kaskadën e Fierzës, që është 6 metra nga pika zero, aty ku nuk prodhon më energji. Kuota është 258 metra, del ministrja thotë po e menaxhojmë në mënyrë perfekti. Del tjetri dhe thotë se është 271 metra. Për 10 minuta mbledhje e rritën me 13 metra. Ju lutem zonja ministre mblidheni më pak Komitetin se me këtë nivel rritje po e përmbytni Prizrenin", tha Bushati.

    Për këtë akuzë iu përgjigj ministrja Balluku.  

    "E nisët dhe e bitisët fjalën duke thënë gënjeshtra në emrin tim. Nuk i kemi shtuar metrat e kaskadës. 259 metra është por bëri të tjetra llogari drejtori. Mos u emociononi nga shifra që nuk i kuptoni", tha ministrja", tha Balluku.

  • VIDEO

    Arbër Agalliu: Ulni akcizën për karburantet, hiqni TVSH-në për produktet e shportës

    Deputeti i PD, Arbër Agalliu, në fjalën e tij në debatin në Kuvend për çmimet tha se qeveria nuk ka marrë asnjë masë për t'i gjendur pranë familjeve.

    "Shqipëria renditet e dyta në Evropë për azilkërkues. Sot çmimi i karburantit është 233 lekë. Çfarë masash po merr qeveria ndërkohë që në Maqedoni është ulur TVSH-ja dhe akciza për karburantet. Ndërkohë që është hequr TVSH për prodhimet e shportës. Hiqni taksat, boll u paguan inceneratorët. Ka deputetë këtu që paguajnë 800 euro në muaj për shkollën e fëmijëve. Shqiptarët janë të varfër, nuk kanë çfarë të hanë", tha Agalliu.

  • VIDEO

    2 palët e PD nuk e nisin bashkimin nga Kuvendi/ Spaho kërkon që interpelanca e grupit të Berishës të bëhet para mocionit me debat të PD! Alibeaj: Këtu ka prioritete

    Edhe pse kanë bërë thirrje për bashkim dhe për respekt të ndërsjelltë mes tyre, të dyja palët në Partinë Demokratike nuk e kanë nisur nga sot bashkimin, përkundrazi. Në nisje të seancës plenare deputeti i grupit të Berishës Edmond Spaho kërkoi që interpelenca e kërkuar nga grupi i tyre me Kryeministrin të jetë pikë e parë e rendit të ditës.

  • VIDEO

    Alibeaj mbledh kryesinë e PD-së, debate për Berishën

    Kryesia e Partisë Demokratike, ka ftuar zyrtarisht për bisedime grupin e Sali Berishës, në kuadër të bashkimit të partisë, ndërsa ka ngritur edhe një grup pune me pjesëmarrjen e anëtarëve të kryesisë, Grupit Parlamentar dhe Kolegjit të Kryetarëve

    • VIDEO

      PD nuk tërhiqet për kushtin mbi Berishën, Alibeaj: I qëndrojmë vendimeve statutore

      Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, në një komunikim për gazetarët tha se prej kohësh duhet bashkimin për të mirën e demokratëve dhe pse jo për të hequr dorë nga gjuha e urrejtjes si mënyra e vetme për të bashkuar demokratët. Duke u ndalur tek Berisha, Alibeaj u shpreh se nuk do të tërhiqet nga vendimet statutore, pra nga përjashtimi i Sali Berishës.

      'Kjo është një shenjë tjetër e ngritjes në nivelin e përgjegjësisë. Pse jo, me këtë lloj sensi përgjegjësia, është një nga synimet e kërkuara, prej kaq kohësh, bashkimin për të mirën e demokratëve dhe pse jo për të hequr dorë nga gjuha e urrejtjes si mënyra e vetme për të bashkuar demokratët. Duhet që me mirëkuptim që të ecim para. Vendimi i sotëm tregon gjithçka dhe vlerat statutore. Është një hap i parë drejt negociatës. Duhet një grup pune i përbërë nga të gjitha instancat e partisë.'- tha Alibeaj.

    • VIDEO

      Mbledhja e kryesisë Salianji: S'ka bashkim ndërmjet demokratëve me ultimatume, në PD të gjithë kemi përjashtuar njëri-tjetrin

      Deputeti Ervin Salianji tha se nuk mund të ketë negociata me ultimatume, ndërsa u shpreh duhet të ulen dhe të diskutojnë për tu bashkuar.

      'Është momenti për të reflektuar, dhe kushdo që ka ambicie të bëjë një hap pas. Besoj se do të arrihet në konkluzion për ti hapur rrugë negociatave për të bashkuar PD-në. Nuk duhet të vendosim ultimatume. Nuk pati propozime për emra konkretë dhe as vendosje për emra. Këtu të gjithë e kanë përjashtuar njëri tjetrin, të ulemi dhe të diskutojmë. Ne na bashkojnë shumë më shumë gjëra se na ndajnë.'- tha Salianji.

    • VIDEO

      Tomorr Alizoti kërkon rikthimin e Berishës në PD: Të shfuqizohen aktet e përjashtimit për demokratët dhe të ç'blindohet selia e partisë, kjo na çon në bashkim

      Tomorr Alizoti kërkon rikthimin  e Sali Berishës në Partinë Demokratike. Ai kërkon shfuqizimin e përjashtimeve dhe pezullimeve të demokratëve dhe ç'blindimin e PD.

      "PD të shkojë në bashkim nuk duhet të shkojë me fjalë  por me akte politike, por shfuqizimi i akteve të përjashtimit të të gjithë demokratëve dhe ç'blindimi  i PD. Këto janë disa simbolike që afrojnë demokratë dhe të unifikohemi si parti, ne nuk shmangim dot asnjë kandidat nëpërmjet deklaratave. Duhet një garë e brendshme në PD", tha Alizoti.

      •  

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv