-
VIDEO
Inceneratorët, PD padit Ramën dhe 49 persona të tjerë, Tabaku: Janë grup i strukturuar kriminal
Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në një konferencë për mediat ka njoftuar se ka depozituar në SPAK kallëzim për 50 persona, si grup i strukturuar kriminal, për inceneratorët. Mes të paditurve është edhe kryeministri Edi Rama
-
VIDEO
Kriza energjetike, Rama me përfaqësues të shoqatave të transportit: Nuk do ia dilnit edhe po të rrisnit biletën e autobusit, do të mbrojmë qytetarët
Kryeministri Edi Rama gjatë takimit që zhvilloi me përfaqësuesit e shoqatave të transportit tha se edhe nëse do të kishin rritur çmimin e biletës, nuk do ia kishin dalë të përballonin krizë. Ai theksoi faktin se qeveria ka dhënë fondin prej 5000 milionë lekësh pikërisht për të mbrojtur konsumatorin e thjesht.
"Nuk i prekim taksat e naftës dhe sigurisht i kemi studiuar të gjitha rrugët e mundshme për të adresuar këtë situatë. Duke qenë se më parë kemi marrë një vendim të prerë dhe pa na shkuar në asnjë formë mendja se mund të fillonte edhe një luftë me një nga prodhuesit kryesor të energjisë në botë, gazit në këtë rast, po janë të lidhur bashkë. Se nuk do ta prekim energjinë për familjet dhe bizneset e vogla. Do të mbrojmë ata që përdorin transportin publik. Duke dëgjuar edhe avokatin tuaj, Blendi Gonxhe, nuk dilte hesapi edhe nëse do të bënit rritje të çmimet të biletës që do të ishte e papërballueshme për njerëzit, prapë së prapë kapaciteti juaj për të rezistuar do të ishte i dobët. Ndaj vendosën 500 milionë lekë.", u shpreh kryeministri.
-
VIDEO
PD në krizë! Nuk ikën as Basha as Berisha!
Emisioni Repolitix trajtoi krizën në PD. Cfarë do të ndodhë me partinë më të madhe në opozitë ndërsa as Basha dhe as Berisha nuk pranojnë të tërhiqen ? Të ftuar Gent Malko, Edvin Kulluri, Luan Baçi dhe Përparim Çaça.
-
VIDEO
Ish-presidenti promovon librin 'Betejat e humbura të Tiranës'! Bamir Topi flet edhe për PD: Basha administron pronën politike të Berishës
Ish presidenti Bamir Topi prezantoi pasditen e sotme librin e tij të ri “Betejat e Humbura të Tiranës”, për të cilit siç tha ai sjell të vërtetat e tij nga këndvështrimi i si ish kryetar i shtetit. Në libër Topi flet edhe për situatën në PD duke theksuar se Basha nuk u bë asnjëherë kryetar, por vetëm administroi pronën politikë të Berishës.
-
VIDEO
‘Të miratojmë në Kuvend kërkesën për anëtarësim të shpejtë në BE’, Balla-opozitës: Të lëmë mënjanë agjendën politike dhe të flasim për integrimin
Kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla kërkoi në parlament që forcat politike të lënë mënjanë agjendën politike dhe të flasin për aspiratën më të rëndësishme historike, atë të anëtarësimit të Shqipërisë në BE
Balla ftoi opozitën që Kuvendi i Shqipërisë, duke marrë shkak dhe nga agresioni rus në Ukrainë, të kërkojë anëtarësimin e shpejtë të 6 vendeve të Bashkimit Evropian në BE.
-
VIDEO
Lufta në Ukrainë, mblidhet Këshilli i Sigurimit në OKB, ambasadori shqiptar Ferit Hoxha: Paqja e vonuar do të sjellë varfëri ekstreme në Ukrainë
Këshilli i Sigurimit në OKB-së po zhvillon një seancë të posaçme në Nju Jork mbrëmjen e sotme, teksa po diskuton për pushtimin rus të Ukrainës dhe krizën humanitare që ka prekur vendin. Përfaqësuesi i përhershëm i Shqipërisë në OKB, ambasadori Ferit Hoxha, në fjalimin e tij duke përshkruar agresionin rus mbi Ukrainë dhe humbjen e jetëve të njerëzve të pafajshëm, tha se çdo ditë paqeje e vonuar do të përshpejtojë një varfëri për Ukrainën.
-
VIDEO
I dërguari gjerman në Tiranë takime me ‘Foltoren’, por shmang Bashën! Pollo flet në emër të PD: Është pozitive që ai kontakton edhe opozitën
I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, në vizitën e tij të parë zyrtare në Tiranë, takoi kryeministrin Rama, por shmangu kreun e PD, Lulzim Basha. Në një kohë që nga PD-ja zyrtare pritet të takojë nënkryetarin e saj, Enkelejd Alibeaj, Sarrazi ka pasur një takim edhe me përfaqësuesin e grupimit të Sali Berishës, Genc Pollon.
-
VIDEO
I dërguari gjerman në Tiranë takime me ‘Foltoren’, por shmang Bashën! Pollo flet në emër të PD: Është pozitive që ai kontakton edhe opozitën
I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, në vizitën e tij të parë zyrtare në Tiranë, takoi kryeministrin Rama, por shmangu kreun e PD, Lulzim Basha. Në një kohë që nga PD-ja zyrtare pritet të takojë nënkryetarin e saj, Enkelejd Alibeaj, Sarrazi ka pasur një takim edhe me përfaqësuesin e grupimit të Sali Berishës, Genc Pollon.
-
VIDEO
Shtohen kërkesat në PD për dorëheqjen e Bashës
Lidhje direkte me gazetarin tonë, Ermal Qori
-
VIDEO
Arbi Agalliu për Report TV: -Basha e ka dorëheqjen në tavolinë.
Të njëjtin qëndrim mban edhe deputeti Arbi Agalliu, i cili thotë se Basha e ka dorëheqjen në tavolinë. Deputeti demokrat thekson se PD nuk mund të vijë në pushtet as me Sali Berishën dhe as me Lulzim Bashën.
-
VIDEO
Salianji për Report Tv: Basha s'ka zgjidhje tjetër përveç dorëheqjes, të qëndrojë si deputet për kontributin që ne kemi dhënë për të! Agalliu: As ai, as Berisha nuk e sjellin PD në pushtet
Pas humbjes së gjashtë, deputeti demokrat Ervin Salianji thotë për Report Tv se Lulzim Basha nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të japë dorëheqjen si kryetar i Partisë Demokratike. Të njëjtin qëndrim mban edhe deputeti Arbi Agalliu. Salianji u shpreh se Basha duhet të qëndrojë në PD si deputet për hir të investimit që ata kanë dhënë tek kryedemokrati.
-
VIDEO
Thirrja për dorëheqjen e Bashës, analisti Hasimja: Nëse largohet, humbje e dyfishtë për të! Do përpiqet të rezistojë
Nëse Lulzim Basha do japë dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Demokratike do jetë një humbje e dyfishtë për të. Kështu tha në Report Tv analisti Ermal Hasimja. Sipas tij, dorëheqja e Bashës do ishte një humbje politike pasi nuk do mund të rikthehet më si kryetar. Për Hasimjen, humbja e dytë është morale, pasi do të dështojë në përballjen me Sali Berishën.