• VIDEO

    “I them atyre që më shpallën non grata se…”/ Berisha zbulon: Refuzova ofertën përrallore nga kompania e gazit rus për të mirën e popullit!

    Sali Berisha ka thënë se ka refuzuar një ofertë marramendëse nga kompania ruse e gazit Gazprom në kohën që ka qenë kryeministër, duke preferuar të nënshkruaj marrëveshjen me TAP-in. Berisha thotë se ndihet krenar për këtë marrëveshje, që është në interes të shqiptarëve. Nga ana tjetër, teksa foli për situatën në PD ai tha se po punon për bashkimin e partisë.

  • VIDEO

    Dorëheqja e kryedemokratit në tryezë, Agalliu: Nëse nuk ka reagim brenda afatit, do marrim masa!

    "Grupi parlamentar i PD, nuk ka marrë asnjë vendim. Është proces duke u zhvilluar, kemi kërkuar reflektim. Basha ka vendosur të gjitha alternativat në tryezë, edhe atë të dorëheqjes. Nëse Basha nuk reagon brenda kohës së përcaktuar, atëherë do të marrim hapat që duhet sipas statutit dhe rregullores", tha Agalliu.

  • VIDEO

    Dorëheqja e kryedemokratit në tryezë/ Salianji: Basha do largohet

  • VIDEO

    Ukrainë-Rusi, palët drejt paqes? Ndikimi rus gjatë protestave në Tiranë

    - Pas luftës në Ukrainë, asgjë nuk do të jetë njësoj dhe ky është emëruesi i përbashkët i të gjithë analistëve të ftuar në emisionin 'Repolitix' në Report Tv. Analisti Ben Andoni, thotë se është momenti që Shqipëria dhe Kosova të bashkohen, pasi sipas tij Prishtina zyrtare tani është përpara një vështirësie të madhe dhe për këtë jep disa fakte. 

  • VIDEO

    Adriatik Doçi: Meta sulmoj SHBA dhe bëri fushatë por nuk pati pasoja

    Adriatik Doçi: Meta sulmoj SHBA dhe bëri fushatë por nuk pati pasoja

  • VIDEO

    Braçe: Paketa anti-krizë e drejtë, por të luftohet abuzimi me çmimet! Kundër uljes së taksave!

    Nga studio e Report Tv, socialisti Erion Braçe tha se protestat kundër rritjes së çmimeve organizohen nga Berisha e Meta, ndërsa vlerësoi paketën e rezistencës sociale të propozuar nga qeveria, por kërkoi të luftohen abuzimi me çmimet. Ai  cilësoi të vonuar Bordin për caktimin e çmimit të naftës dhe tha se është kundër uljes së taksave e tatimeve. Ndërkohë, për mandatin e 6-të të Armand Dukës në krye të FSHF-së, tha se është paligjshmëri e qartë.

    • VIDEO

      Braçe në 'Studio Live': Duka në krye të FSHF në mandatin e 6-të, paligjshmëri e qartë

      Deputeti socialist, Erion Braçe ironizoi zgjedhjen e Armand Dukës në krye të FSHF-së, ku tha se ky nuk është hall i madh për shqiptarët, ‘hall’ shtoi Braçe, është rritja e çmimit të vezëve në treg.

      ‘Ky është hall i madh, fiks pas kësaj të pulave, çmimi i vezës ka arritur në 25 lekë të reja. Kështu që mandati i 6 paska pasur kosto në pjesën tjetër të biznesit. Nuk kam asnjë lloj komenti, më vjen keq që një tufë burrash që kanë investuar për Futbollin në Shqipëri u bënë vartës të Armando Dukës. Paligjshmëria është shumë e qartë, zotëria do të fillojë që të ketë marrëdhënie me gjykatën dhe prokurorinë. Është histori banale! Qeveria nuk ka asnjë lloj interesi për sportin, kjo dhemb. Ai lloj futbolli që ka ndërtuar ky zotëria në Shqipëri, vazhdimisht do të humbin para.’- tha Braçe.

    • VIDEO

      Braçe: Paketa anti-krizë e drejtë, por të luftohet abuzimi me çmimet! Kundër uljes së taksave! Protestat, nga opozita, por ka edhe elementë qytetarie! Duka në krye të FSHF, paligjshmëri e qartë

      Nga studio e Report Tv, socialisti Erion Braçe tha se protestat kundër rritjes së çmimeve organizohen nga Berisha e Meta, ndërsa vlerësoi paketën e rezistencës sociale të propozuar nga qeveria, por kërkoi të luftohen abuzimi me çmimet. Ai  cilësoi të vonuar Bordin për caktimin e çmimit të naftës dhe tha se është kundër uljes së taksave e tatimeve. Ndërkohë, për mandatin e 6-të të Armand Dukës në krye të FSHF-së, tha se është paligjshmëri e qartë.

      • VIDEO

        Braçe: Paketa anti-krizë e drejtë, por të kombinohet me luftën kundër abuzimit me çmimet

        Deputeti socialist, Erion Braçe e ka cilësuar paketën e Rezistencës Sociale si të drejtë, por theksoi ajo duhet të kombinohet edhe me luftën kundër abuzimit të çmimeve, teksa theksoi se është kundër uljes së tatimeve dhe taksave dhe për këtë solli edhe argumente.

        "Të gjitha të drejta dhe qeveria ta mbajë deti në fund, jam kundër uljes së tatimeve dhe taksave. Të drejta por duhet të kombinohet me abuzimet në treg, se nëse çmimet rriten, edhe masa e efektivitet e parave që jepet për këto shtresa bëhet e vështirë, luftë kundër abuzimit. Nuk kemi një akcizë me % në raport më çmimin në faturë, kemi një akcizë fikse, që pavarësisht që sa është çmimi, ajo mbetet aq, kjo akcizë mbron çmimin nga mbivendosja e taksave që po të ishte me % do ishte më ë madhe, taksa e qarkullimit është fikse.  Hiqe nga nafta por do e paguash te DPRRTSH, te nafta është më e drejtë, kush qarkullon më shumë do paguajë edhe më shumë, kush lëvizë më pak, paguan më pak, në treg ka operator abuziv dhe një pjesë e çmimit është abuzim i drejtpërdrejtë i këtyre operatorëve, përgjegjësia sociale për çmimet e drejta e ka qeveria, nuk mund ta transferojë te tregtari", tha Braçe.

      • VIDEO

        Fitoi në Shkodër, Braçe për Bardh Spahinë: Nuk ka bërë një ditë punë në një institucion, më vjen keq për atë qytet

        Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka komentuar i ftuar në ‘Studio Live’ edhe zgjedhjet e 6 marsit. Duke u ndalur tek bashkia e Shkodrës, ku fitues u zgjodh Bardh Spahia, Braçe tha se i vjen keq për atë qytet, ndërsa u shpreh se kryetari i zgjedhur nuk ka asnjë ditë punë në ndonjë institucion.

        ‘Në Shkodër nuk prisja ndonjë rezultat që të më habiste. Me ata njerëz është abuzuar pafund. Janë parë ata njerëz deri në fyt në ujë në 2010 dhe përsëri thërrisnin PD dhe Sali Berisha. Ndihesh i keqardhur që zgjedhin përsëri të votojnë atë. Kanë zgjedhur një kryetar bashkie që nuk ka as ekspertizën për të drejtuar bashkinë e Shkodrës. Mund të jetë i mirë në profesionin e vet, por nuk ka një ditë punë administrative, që të ketë drejtuar një institucion të këtyre përmasave sa ç’është bashkia e Shkodrës. Më vjen keq për Shkodrën sepse zotëria nuk do të jetë për të bërë punë në harkun e këtij viti, por për të vijuar konfliktin me qeverinë qendrore. Për pjesën tjetër të Shqipërisë, jam i kënaqur që në Lushnje pjesëmarrja në votim nuk ka qenë ajo që thotë Basha.’- tha Braçe.

      • VIDEO

        Braçe në Report Tv: Tregu i plehrave kimike, kartel kriminal! Qeveria t'ua blejë mallin dhe t'ua shpërndajë bujqve

        Ish, zv.kryeministri Erion Braçe, në një intervistë në Report Tv, është shprehur se tregu i plehrave kimike është shndërruar në një kartel kriminal, që po ndikon negativisht te bujqit, e për këtë tha se e ka zgjidhjen. Në 'Studio Live' me gazetarët Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj, Braçe tha se qeveria duhet t'u blejë plehrat kimike këtyre kompanive që kontrollojnë tregun dhe t'ua shpërndajë bujqve. Ai tha se në kushtet ku jetojmë, çdo gramë grurë është jetik për vendin dhe çështje e sigurisë kombëtare.

        Tregun e DAP e kontrollojnë 3 kompani, tregun e urës 3 kompani, plehrat kimike 2 kompani të tjera, pra ky treg është jo vetëm i kapur, por edhe i mbyllur, oligopol dhe kur shkon nga shumica poshtë ka trajtën e një karteli që kushtëzon edhe çmimet e pakicës. Para 2 vitesh kemi prodhuar 640 mijë ton drithëra, dhe kemi prodhuar grurë në Myzeqe që nuk krahasohet me grurin që vijnë nga Serbia, është cenuar rëndë imazhi i produkteve tona, për nevoja ordinere të grumbulluesve tanë që duan të fitojnë më shumë nga produktet e bujkut, kemi prodhuar grurin, e kemi në parcela, por ka nevojë për ndihmë, qeveria do ishte e mirëpritur që sasinë e plehrave kimike që kanë t'ia blinte dhe t'ia jepte bujqve, cdo gram grurë është jetik për vendit, çështje e sigurisë kombëtare, do vijë mistri pastaj", tha Braçe.

      • VIDEO

        Braçe: Bujqësia në vend nuk ka vëmendje, situata gjeopolitike duhet të na shtyjë drejt prodhimit vendas! Të luftohet abuzimi me çmimet

        eputeti Erion Braçe tha se bujqësia në këtë vend ende nuk ka zë dhe vëmendje, ndërsa shtoi se situata gjepolitike në rajon duhet të na shtynte drejt prodhimit vendas. Braçe tha se do të zhvillojë një interpelancë me ministren e Bujqësisë në Kuvend, ku ndër të tjera tha se duhen burime shtesë për vaditje.

        'Bujqësia në këtë vend ende nuk ka zë, nuk ka vëmendje, ndërkohë që duhet të ishte krejtësisht e  kundërta. Kjo situatë na solli në vëmendje se sa të varur jemi nga tregtia dhe duhet të kishim kthyer vëmendjen nga bujqësia në vend. Bujqësia kombëtare e mbajti vendin gjatë pandemisë. Situata e përdorimit të ushqimit si gjeopolitikë nga Rusia apo Serbia duhet të na shtynte drejt prodhimit vendas. Kam një interpelancë nesër, një për burimet natyrore dhe ujin për vaditje, dhe e dyta për çështjen e masave mbështetëse buxhetore të cilat për mua janë të kufizuara. Ne na duhet çdo gram prodhim i çdo fermeri. Çdo gram që na del nga çdo dynym tokë e punuar.  Me ujin kemi një problematike shumë të madhe, kjo pasi ciklet e prodhimit kanë ndryshuar edhe ciklet e vaditjes kanë ndryshuar. Na duhen burime shtesë ujore për vaditje.'- tha Braçe.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv