• VIDEO

    Rritja e çmimeve të hidrokarbureve/ Braçe: Tregoi se tregu s'ka transparencë e konkurrencë! Institucionet s'kanë bërë detyrën

    Deputeti Socialist Erion Braçe ka komentuar tregun e hidrokarbureve, ku sipas tij ngritja e çmimit brenda pak orëve në unison me njëra-tjetrën e të gjitha kompanive, është tregues i qartë se tregu nuk ka transparencë dhe konkurrencë. Në këtë rast, Braçe tha se institucionet nuk e kanë kryer detyrën që të nisin hetimet.

    "Ka çaluar funksionimi i lirë dhe në konkurrencë i tregjeve. simbol i mungesës ë transparencës dhe i konkurrencës.  Tregu i karburanteve përbëhet nga 2 tipologji të ndryshme, një të kompanive të mëdha dhe ato të pikave të bardha që kanë emra të ndryshëm që janë jashtë ndikimi të drejtpërdrejtë të shitjeve me shumicë, por që për shkak të normave të fitimit, apo të shpenzimeve operacionale, kanë pasur çmim më të lirë se kompanitë e brenduara, atë ditë kanë qenë të gjithë në një nivel, duhet të ishin bërë pjesë e hetimit, të Tatimeve edhe nga Autoriteti i Konkurrencës . Pra në këtë aspekt institucionet nuk e kanë bërë detyrën, ka një abuzim të madh me marzhin e fitimit. Bursat kanë krijuar një mundësi më të madhe për të reflektuar uljen e çmimit të karburanteve, do ishte mirë që Bordi të analizonte me detaje edhe çmimin e gazit", tha Braçe në 'Studio Live', me gazetarët Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj.

    •  
  • VIDEO

    Braçe në Report Tv: Protesta e opozitës, por ka elemente qytetare! Rritja e çmimeve edhe si pasojë e abuzimeve të kompanive, jo vetëm luftës

    Deputeti socialist, Erion Braçe e ka cilësuar protestën kundër rritjes së çmimeve, si e organizuar nga Seli Berisha dhe Ilir Meta, ndonëse nuk i përmendi ekzaktësisht me emër, por shtoi se ka elementë qytetare. Megjithatë, ai tha në treg ka raste të abuzimit me çmime që tek ne ka qenë e përhershme.

    "Rritja e çmimeve është ekonomike, bashkë me abuzime, por edhe nga kriza në ekonomi nga lufta në Ukrainë, ka edhe një dozë abuzimi që në tregjet shqiptare është thuajse permanente, e përhershme, në çdo çmim ka masën e abuzimit, të operatorëve, të operatorëve, mungesës së kontrollove, në proteste ka kërkesa politike, heqja e taksës, ndryshimi janë politike, nuk mund të bëhet në rrugë, ndryshimi i buxhetit nuk bëhet në rrugë, ato që dalin si organizator të protestës, dhe jo ato që më tepër u flet padija se dija, le të dalin publikisht, të formojnë një organizatë politike dhe të mos fshehin dy partitë kryesore që janë të interesuara për pushtetin dhe jo për njerëzit.  Ka element të protestës qytetare, ato që udhëheqin kanë interesa politike, që fshehin partitë politike", tha Braçe në Report Tv në emisionin 'Studio Live'.

  • VIDEO

    Brenda shkollës në Pogradec u lejua legalizimi i paligjshëm i një objekti, në Sarandë i dy ndërtesave! Hetim penal për 20 zyrtarë dhe ish zyrtarë, 75 në procedim disiplinor

     Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja denoncoi dy raste të legalizimeve të paligjshme në vend ku njëri ishte në Pogradec dhe një në Sarandë. Manja tha se 20 zyrtarë dhe ish zyrtarë janë në hetim dhe 75 të tjerë në procedim disiplinor.

  • VIDEO

    Këlliçi për Report Tv: Bashkimi i PD-së të bëhet përmes votës, jo me kushte! Largimi i Berishës kërkesë absurde, Basha të rrijë si fraksion

    Për deputetin e Rithemelimit, Belind Këlliçi bashkimi i së djathtës nuk mund të vijë përmes kushteve, por përmes një procesi që në thelb ka votën e demokratëve. Sipas tij kushti për largimin e Berishës është absurd, ndërsa Bashës i sugjeron të qëndrojë si fraksion në PD.

  • VIDEO

    Ferdinand Xhaferraj në Report Tv: Kolegë të 'Foltores' janë dakord që Berisha s'është zgjidhja, edhe ai humbi ndaj Ramës! Nuk gjej dot arsye pse Basha të rrijë

    Deputeti demokrat, Ferdinand Xhaferraj bëri të qartë se si Basha dhe Berisha janë problemi i PD-së dhe se asnjëri nuk mund të jetë zgjidhja. Pas humbjes së thellë të PD më 6 mars, Xhaferraj tha se Basha nuk mund të jetë dot kurrë një fitues dhe se qëndrimi i tij në krye të PD i shërben vetëm Ramës.

  • VIDEO

    Rama: Nuk mund të kthejmë 20% TVSH dhe 10% taksën mbi fitimin për biznesin e vogël për të ulur çmim e naftës, goditja do të ishte marramendëse

    Ai tha se nëse do të ulet taksa e naftës do të duhet të rivendoset taksa e biznesit të vogël me 20% TVSH, siç ka qenë më përpara, dhe do të vendoset taksa mbi fitimin 10%.

    “Nëse ne do të ulnim edhe taksat e naftës me çfarë do t’i financonim këto nevoja? Ka dhe një mënyrë tjetër të rrisim taksën e biznesit të vogël dhe t’ia vëmë 20% TVSH siç e kishte, përpara sesa ne të vinim, me këtë masë të re. Apo t’ia bëjmë 10 % taksën mbi fitimi? Apo dhe ata që kanë rrogat t’ja u vëmë 10% siç e kishim, patjetër që kompesojmë”, tha Rama.

    Kryeministri shtoi se biznesit të madh ne ja kemi rritur taksat, se e kishin njësoj si të tjerët, ja kemi bërë 15%. Por, ne nuk mund të rrisim çmimin e energjisë për të ulur çmimin e naftës. Nëse e bëjmë këtë goditja do të ishte marramendëse.

  • VIDEO

    Duma nga Elbasani: Basha ka kohë deri nesër të largohet nga drejtimi i PD! Të gjendet një zgjidhje, personat që dëmtojnë partinë të ikin

    Deputetja demokrate Grida Duma tha se Lulzim Basha ka kohë deri nesër që të tërhiqet. Nga Elbasani, Duma tha se persona që i bëjnë dëm partisë të tërhiqen dhe se duhet të ngrihet  një komision PD-Foltore, që të çojë partinë në zgjedhje të brendshme.

     “PD nuk duhet të zvogëlohet. E dale force e trete , personat qe i bën dem PD duhet te tërhiqen pas. I  kemi lëmë kohe diten e neserme per te bere hapat pas sikunder dhe ai e ka kerkuar. Nuk ka rruge tjeter vecse te terhiqet. Ka nje strategji e vetmja ndertimi i nje komisioni nga  deputetet e grupit parlamentar dhe ata te foltores te cilet duhet ta cojne PD te procesi i zgjedhjeve”, tha Duma.

  • VIDEO

    Qeveria mbron biznesin e vogël, Rama sjell shembullin: I kemi paguar subjektit 33 mijë lekë, duhet të paguante faturën e energjisë me 53 mijë lekë, por dha vetëm 20

    Kryeministri Edi Rama ka marrë për shembull një faturë energjie të një biznesi të vogël prej 20 mijë lekësh. Ai tha se çmimi real i saj është 53 mijë lekë, por është shteti ai që e paguan diferencën mes dy shifrave në mënyrë që mos të rëndohet ekonomikisht gjatë kësaj periudhe të kizës.

    “Dyqani i vogël 20 mijë lekë, ndërkohë që realja është 53 mijë lekë, është dyqan shumë i vogël. I hiqet këtij personi mbi një faturë energjie me 53 mijë lekë? Ajo as nuk ka Mercedes, as Audi. Nëse merr autobusin urban për të shkuar në varreza i vihet asaj 2-fish? Është rritur nafta dhe për autobusët, por atë pjesë do e paguajmë ne. Kësaj zonjës këtu do ia paguajmë ne edhe këtë 33 mijë lekëshin e faturës së energjisë edhe autobusin. Kësaj zonjës këtu ne do t’i japim dhe paratë në dorë 30 mijë lekëshin në dorë, që atë çmimin e rritur të produkteve të shportës të mos e ndjej ta ketë mbi të ardhurat e veta dhe mos ta ndjej. Dhe si kësaj do t’i japim edhe mbi gjysmë milioni shqiptarë, dhe asnjë prej të cilëve nuk ka Audi.”, u shpreh Rama.

  • VIDEO

    Kryetari i Komitetit për Çështjet Europiane në Bundestag: BE të hap negociatat për Shqipërinë, t’i tregojë Ballkanit se Europa ka interes për rajonin

    Duke e cilësuar shqiptarët si popullin më pro-europain në botë dhe me ndikimin që Rusia dhe Kina duna të kenë në Ballkanin Perëndimor, deputeti gjerman tha se BE duhet t’u tregojë njerëzve që është aty dhe se ky rajon i intereson. Ai tha se lufta në Ukrainë nuk ka pse ndikon në procesin e negociatave për Tiranë dhe Shkupin.

  • VIDEO

    Kriza e integrimit dhe kriza e çmimeve

    Kriza energjetike ka bërë që qeveria të shfrytëzojë në maksimum burimet për prodhimin e energjisë në mënyrë që të mos rrisë kostot e importit për energjinë. Kështu ka deklaruar juristi Plarent Ndreca në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, teksa ka publikuar foto të hidrocentralit të Fierzës i cili duket pothuajse i tharë.

  • VIDEO

    Humbja e thellë e PD më 6 mars, Patozi: Përgjegjës Basha e Berisha, e katandisën partinë në shifra minimale! Nuk kanë ndërmend të largohen, demokratët t'i bëjnë presion

    Teksa shumë demokratë i kanë kërkuar Bashës dhe Berishës të bëjnë një hap pas, për Patozin ka pak gjasa që kjo të ndodhë. Duke analizuar atë po ndodh brenda PD dhe Foltores, Patozi thotë se as Basha e as Berisha nuk kanë ndërmend të largohen, duke theksuar se nevojitet që demokratët t'i bëjnë presion.

  • VIDEO

    Vendimi i arsyetuar/ 'Kushtetuesja' për mos shkarkimin e Metës: Presidenti jo në lartësinë e duhur, gjuhë agresive dhe jetë aktive politike! Por veprimet nuk sollën pasoja

    Gjykata Kushtetuese zbardhi vendimin e argumentuar për mos shkarkimin e Presidentit pas vendimin të Kuvendit duke theksuar se ndonëse Meta bëri fushatë e përdori gjuhë agresive edhe ndaj SHBA, nuk prodhoi pasoja që të përbëjnë shkelje të rëndë të Kushtetutës.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv