-
VIDEO
Debate në Kuvend/ Berisha: Viktimat e COVID, katastrofë e qeverisë! Spiropali: Je sovjetiku i fundit, Aksioni yt politik flet vetëm për kufoma
Debate të ashpra ka pasur në Kuvend mes Sali Berishës dhe Elisa Spiropalit. Berisha ka akuzuar qeverinë se ka fshehur viktimat nga COVID, teksa përgjigja e Spiropalit ka qenë me akuza të forta, por që është pasuar edhe më kundërpërgjigje.
-
VIDEO
Dorëheqja e kryedemokratit në tryezë, Agalliu: Nëse nuk ka reagim brenda afatit, do marrim masa! Salianji: Basha do largohet! Duma: PD të dalë nga cic-micet
Kriza brenda Partisë Demokratike sa vjen e thellohet ku deputetët e PD, të besuarit e Lulzim Basha deri pas humbjeve të zgjedhjeve më 6 mars, vijonë të këmbëngulin në dorëheqjen e tij. Deputetët e grupit të PD-së besojnë se dorëheqja e Lulzim Bashës nga drejtimi i partisë nuk do të jetë e largët. Ndërkohë, Sali Berisha shprehet i vendosur për të mos u tërhequr, siç grupi parlamentar i PD-së e kërkon.
-
VIDEO
Kryemadhi thirrje parlamentit: Të bashkohemi që të integrohemi sa më shpejt në BE dhe të largojmë kryeministrin nga Ballkani i Hapur
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i bëri thirrje të gjithëve në parlament të bashkohen për të bërë të mundur integrimin e Shqipërisë ne Bashkimin Evropian. Ajo tha sesa më pranë BE të jemi aq më shumë do të largohej
Shqipëria duhet të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian sa më shpejt, kjo pasi sipas saj do të largonte kryeministrin Edi Rama nga Ballkani i Hapur.
“Përafrimi i Shqipërisë me BE është një nga detyrat tona, e të gjithëve këtu brenda. Integrimi nuk është meritë e qeverisë, as e parlamentit, por e të gjithë shqiptarëve. Ajo që dua të shtojë është se hapja e negociatave, mund të bëhet edhe përmes një rezolute të përbashkët nga të gjithë ne këtu në parlament. Çështjen e integrimit do e shihja si thelbësore. Kërkoj që të hapen sa më shpejt negociatat, sepse sa më shumë të afrohemi me BE aq më larg kryeministri do të jetë me Ballkanin e Hapur. Sepse bukën e gojën shqiptari nuk e ka marrë serbi. Ky proces është një proces që nuk duhet kthyer qesharak, në një proces që bëhet sa për të kthyer rrallën. Procesi i integrimit duhet parë me seriozitet, edhe i shoqërisë civile dhe botës akademike. Këshilli Evropian të mos përdoret si fasadë, por të jetë si institucion. Nuk ka gjë të keqe që fermerët shqiptarë të thërriten. Projektet të mos shkojnë për kantina vere që nuk ekzistojnë, por të shkojnë për fermerët, qoftë për të ulur çmimet e naftës në mënyrë të tillë që produktet shqiptare të mbushin prodhimin dhe ajo që është më e rëndësishmja të ndihemi të pavarur, jo vetëm ekonomikisht, por edhe politikisht”, tha Kryemadhi.
-
VIDEO
Kuvend, Braçe interpelancë me Krifcën: Çmimet e imputeve bujqësore 3 herë më shtrenjtë, tregu i kapur! Nesër beteja do jetë për ujin! Ministrja: 3.4 miliardë të investuara në Divjakë
Seanca e sotme plenare nisi me debate, kjo për shkak të reagimeve të deputetëve të opozitës pasi Kuvendi nuk i regjistroi kërkesat për interpelancë dhe mocion me debat me kryeministrin Edi Rama. Në rend të ditës parashikohet edhe interpelancë me ministren e Bujqësisë Frida Krifca e thirrur nga deputeti Erion Braçe.
-
VIDEO
Situata në PD, Basha: Mbetem në dispozicion për gjithçka për të bashkuar PD
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, pasi doli nga selia e PD, tha se do të bëjë gjithçka për bashkimin e PD.
"Mbetem ne dispozicion për gjithçka për hir të demokratëve dhe për të bashkuar Partine Demokratike", tha ai.
-
VIDEO
Xhaçka: Të kërkojmë me ngulm anëtarësimin në BE! Ballkani Perëndimor teatri i dytë më i rëndësishëm i pasojave të luftës në Ukrainë
Ministrja e Jashtme, Olta Xhacka gjatë fjalës së saj në Kuvend tha se duhet të kërkojmë me forcë që politika e zgjerimit të kthehet në vëmendjen e Bashkimit Europian.
Gjatë fjalës së saj Xhaçka e cilësoi Ballkanin Perëndimor si teatrin e dytë më të rëndësishëm të pasojave të luftës në Ukrainë.
-
VIDEO
Sula: Jo përjashtim, por bashkim të PD, nuk është koha për zgjedhje të brendshme në parti
Ndryshe nga deputetët e tjerë, Dashnor Sula nuk e sheh kohën e duhur politikisht për të mbajtur zgjedhje brenda PD-së. Ai tha se partia duhet të bashkohet për të kaluar provën e radhës me elektoratin, në zgjedhjet lokale të 2023-shit, duke qartësuar se nuk do të votojë as për përjashtimin e Berishës dhe as të Bashës, pasi vetë vota e demokratëve do zgjedhë kryetarin e ri.
"Të bësh zgjedhje brenda PD do ishte nonsens, kemi një shumicë brenda pakicës, foltorja është shumicë. Do ishte e udhës që të shkonim me një komision të përkohshëm për bashkim për zgjedhjet e 2023 për bashkitë, dhe pas kësaj zgjedhje brenda partisë. Kam deklaruar se nuk do të votoj kurrë për largimin e asnjërit nga PD, nuk është zgjidhje për përjashtim, nëse nuk e kupton as Basha dhe as Berisha, ne po flasim kot', tha Sula
-
VIDEO
Rama: Bord për çmimet e shportës, ku luan me çmimin i konfiskohet malli
Kryeministri Edi Rama tha se do të ngrihet një bord për administrimin e çmimit të shportës ku nuk do të lejohen abuzimet dhe se kush nuk respekton çmimin e vendosur humbet mallin.
"Bord për çmimin e shportës, do të bëhet nga përfaqësues të qeverisë dhe të bizneseve furnizuese. Çmimet e ushqimeve do të vendosen aty dhe askush nuk do të tolerohet që të abuzojë me to. Nëse kjo ndodh do të konfiskohet prodhimi i tyre. Kjo do të ndodhë me ligj përmes një akti normativ. Kush do të lozë me çmimet jashtë asaj që vendoset do të humbasë mallin. Sigurisht që do të keni dhe ju fitimin tuaj, por jo si e keni pasur pasi nuk ka sens në një kohë krize", tha Rama.
-
VIDEO
Rama me furnizuesit e ushqimeve: Nuk besoj tek ndërhyrja në treg, por kushtet e jashtëzakonshme! Harroni fitimin për pak, vendosni kapacitetet tuaja në funksion të sfidës së krizës
Kryeministri Edi Rama gjatë paradites së sotme ka zhvilluar një takim me përfaqësues të bizneseve furnizuese të ushqimeve për masat që po ndërmarrim nëpërmjet Paketës së Rezistencës Sociale, ku edhe i tha se pavarësisht se nuk beson tek ndërhyrja në treg, tani jemi në kushte të jashtëzakonshme dhe një gjë e tillë është e domosdoshme. Rama i tha furnizuesve të harrojnë fitimin dhe përdorim dhe vendosin kapacitetet e tyre në përballimin e kësaj sfide që duhet të mpishtim së bashku.
"Nuk besoj tek ndërhyrjet në treg, por kjo vlen për një kohë normale dhe krizat organike të një kohe normale, siç ishte ajo e inflacionit në të gjithë botën me një rritje të lehtë jo të pandjeshme të çmimeve hap pas hapi në periudhën e fundit. Sot nuk jemi në këto kushte, jemi në kushte të tjera, kriza nuk është organike. Është e imponuar nga një agresion ushtarak.
Në i dimë vështirësitë tuaja, ku kryesoja dhe ajo që mund të rëndohet më tutje është gjetja e tregjeve, zëvendësimi i tyre, por tani është momenti për të harruar fitimin. Tan është momenti për të vendosur kapacitetet tuaja në funksion të përballimit të kësaj sfide shumë të madhe që nuk e kemi zgjedhur ne. Janë disa produkte bazë të shportës, ai më domethënës është vaj që kanë kërcyer në çmim jo pa arsye, por ku ne besojmë se ka hapësirë për të manovruar me një ulje të çmimit për to. Ka vend për të ndërhyrë dhe jo pak në këtë moment. Unë besoj që kanë të drejtë ekspertët tanë të cilët mendojnë se ky moment i parë alarmi që u krijua ishte i paevitueshëm, tani nuk mund të vazhdohet sikur asgjë s’ka ndodhur.", tha ai.
-
VIDEO
Duma: PD të dalë nga cic-micet, Basha të jap dorëheqjen
Deputetja Grida Duma tha jashtë Kuvendit se Basha duhet të jap dorëheqjen dhe të lexojë qartë rezultatin e 6 marsit. Për një PD të madhe dhe të fortë, Duma tha se duhet t'i jepet fund cic-miceve.
"Sa më shumë të zvarritet kjo situatë, aq më shumë agravon ndjesitë. Besoj se do të ketë reflektim dhe zgjidhje. Besoj se ka një solidaritet me kohën që ka kërkuar. Ka njerëz që kanë bashkëpunuar dhe e shohin normale që të presin disa ditë. A ka kuptim të pritet?Grupi parlamentar gëzon legjitimitetin më të lartë për të drejtuar këtë proces në PD. Nuk është mirë të zvarritet procesi. Nuk kam bindjen që është Kolegji i Kryetarëve që e mbështet. Kryetarët zgjidhen me votë, dhe në disa raste kur janë të emëruar, nuk përfaqësojnë shumicën, për këtë arsye Kolegji i Kryetarëve duhet të jetë Kolegji i të zgjedhurve me votë. PD që të jetë e madhe duhet të dalë nga këto konflikte dhe cic-mice, është një dakordësi që vjen nga rezultati i humbjes së 6 marsit, nëse nuk lexon 6 marsin Lulzim Basha do të thotë që nuk do ta lexojë për PD, por mbetet logjikisht ta lexoj për vete", tha Duma
-
VIDEO
Ministrja Krifca i përgjigjet Braçes: Janë 3.4 miliardë lekë të investuara në Divjakë!
Në përgjigjen e saj Ministrja e Bujqësisë i ktheu përgjigje për kanalet vaditëse dhe investimet e bëra nga qeveria në këtë fushë, ku tha se vetëm në Divjakë janë investuar 3.4 miliardë lekë. Ajo shtoi se po ashtu janë rritur edhe sipërfaqet e ujitura
“Raportet ndërkombëtrae tregojnë se deri në vitin 2035 temperatura mesatare si pasojë e ndryshimeve klimaterike do të rritet me 1 gradë celcius dhe parashikohet se shirat do të ulen me 10 deri në 20%/. Në këto kushte duhet të diskutojmë dhe rreth masave parandaluese të përmbytjeve dhe investimeve të nevojshme për të ulur kostot e këtyre fenomeneve negative.
Përpjekjet në këtë drejtim duhet të jenë të vazhdueshme. Së dyti kulturat tona kanë nevojë për ujitje. Procesi i mbulimit të ujitjes është mbështetur në mënyrë të fuqishme nga partnerët tanë dhe investimet e qeverisë”, tha ministrja.
-
VIDEO
Shehu: Turp për konferencën e kryetarëve që refuzoi rezolutën tonë për dënimin e agresionin rus ndaj Ukrainës! Ky është qëndrimi anti-perëndimor
Deputeti i PD, Tritan Shehu e cilësoi si një turp vendimin e konferencës së kryetarëve për refuzimin e diskutimit në seancës e sotme, lidhur me një rezolutë të propozuar nga 7 deputet për agresionin rus ndaj Ukrainës.
“Shpresoj që me votën tuaj do të nderoni veten nga turpi që hodhi konferenca e kryetarëve që në mënyrën më absurde nuk la të diskutohet një rezolutë për Ukrainë të paraqiture nga një grup deputetësh. Dua të vlerësoj sakrificat e popullit të Ukrainës për të mbrojtur dinjitet dhe lirinë e tyre. Në konferencës e kryetarëve ndodhi një ngjarje e tmerrshme Një qëndrim anti-perendimor. Balla duke përdorur pushteti tuaj me kontrollin e konferencën, sabotoi futjen e rezolutës sonë. Nuk u lejua të votohej dhe diskutohej ky debat kaq i rëndësishëm duke dashur të shurdhohet zëri i deputetëve. Unë akuzoi ju, mazhorancën dhe ndonjë vasal tuajin që bëri mos të futej më diskutim kjo rezolutë. Edhe në nëpërkëmbjen e Kosovës, kur çështjet e rajonit dhe Ballkanit të hapur zënë një vend të veçantë turp që nuk i hapët rrugën kësaj rezolute. Kjo rezolutë duhet miratuar edhe ky debat duhet bërë që të pasurohet ajo, sepse pikat e saj dënojnë agresion rus. Kjo është në sinkron me rezolutën e BE. Duam të paralajmërojmë rajonin për rreziqet që e kanosin. Ne votuam për rezolutën tuaj të zbehtë, ndërsa ju ca bëtë? Bllokuat tonën sepse keni frikë nga kjo rezolutë. Vendet e tjera votojnë cdo ditë për rezoluta. Dje senati i SHAB miratoi një tjetër rezolutë, ku e cilësonin Putin si kriminel lufte. Ftoj deputet të paraqesin edhe amendamente ndaj kësaj.”, u shpreh ai.