-
VIDEO
Serbia do të na furnizojë me grurë, Rama me biznesin e vogël: Ballkani i Hapur funksionon! Pas bordit për naftën, do krijojmë Komiteti Teknik për çmimet bazë
Kryeministri Edi Rama u ka prezantuar ditën e sotme pikat e Paketës së Rezistencës Sociale përfaqësuesve të biznesit të vogël, se si qeveria do t'i mbrojë ata përballë pasojave që po sjell lufta. Ai tha se biznesi i vogël është aleati më i madh i qeverisë, prandaj kanë zero taksa, si asnjë biznes tjetër në rajon apo Europë.
Fjalimi i plotë i Ramës
-
VIDEO
Borrell: Sot më shumë se kurrë Ballkani duhet të jenë në BE! Rama: S'ka krushk që anulon dasmën se jemi në dashni të madhe me Europën
Integrimi i Shqipërisë në BE ishte pjesë e diskutimit të kryeministrit Rama me Përfaqësuesin e Jashtëm të BE, Borrell.
Borrel tha se Shqipëria i ka përmbushur kushtet dhe se në Bruksel po punojnë fort që ajo të hap negociatat brenda presidencës franceze, ndërsa shtoi se lufta në Ukrainë e bën edhe më emergjente integrimin e Ballkanit në BE.
"Shqipëria i ka përmbushur kushtet për çeljen e negociatave dhe me zë të fortë mbështes punën që bëhet dhe çeljen e negociatave gjatë presidencës franceze. Nuk është një datë por është koha dhe ajo që po them për Shqipërinë është e vërtetët edhe për Maqedoninë e Veriut. Jemi të gjithë të përkushtuar më stabilitetin rajonal dhe politikën e jashtme. Sot me shumë se kurrë Ballkani duhet të jetë në BE dhe të ketë vendimet konkrete brenda presidencën franceze", tha Borrell.
Ndërsa nga ana tjetër Rama,e cilëson këtë proces integrimi si dasmë ku BE nuk është ende gati, duke thënë se në Shqipëri "nuk ka krushk që anulon dasmën se jemi në dashni të madhe me Europën". Ai tha se vendi ynë do të jetë në pritje deri kur BE të jap dritën jeshile për negociatat.
"Po ti shkoj këtu nuk ka krushk që anulon dasmën se jemi në dashni të madhe me Europën, kjo forcë na bën që ne të jemi gati për tu martuar dhe kur BE të thotë jam dhe unë gati dhe nuk do të mjaftohet vetëm me "ne ju duam shumë por s'kemi kohë të flasim bashkë". Flitet për bisedime për martesë dhe mendoj se shqiptarët janë për t'u dashur", tha Rama.
-
VIDEO
Borrell: Shqipëria një nga aleatet më të besueshme të BE!
Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell tha se Shqipëria është një nga aleatet më të mira të BE.
Gjatë fjalës së tij ai ka përshëndetur rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB dhe “grushtin” e fortë që i dha Rusisë lidhur me agresionin ndaj Ukrainës.
"Shqipëria e ka treguar qartë që është një nga partnerët më të besueshëm të BE, politikat e Shqipërisë janë 100% në përputhej me politikën e BE, në këtë kohë sprove Shqipëria ka konfirmuar angazhimin e saj për rendin dhe sigurinë ndërkombëtare. Shqipëria është anëtare e NATO, por përtej kësaj Shqipëria është ofruese e sigurisë dhe ju jam mirënjohës për kontributin tuaj në operacionet e ndryshme në botë. Është shumë i rëndësishëm dhe ka ndodhur shumë përpara luftës
Duhet rritur siguria kibernetike për të luftuar kundër dezinfomimi, burime të reja për të rritur sigurinë dhe mbrojtjen në rajon Të qenit bashkë është më e rëndësishme", u shpreh ai.
-
VIDEO
Integrimi, Rama: BE po na vonon, por s’do e humbasim gjumin sepse puna do të vijojë! Shqipëria gati për anëtarësim
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët për shtyp me Josep Borell tha se Shqipëria është gati për fillimin e bisedimeve, por BE po vazhdon të mos mbajë premtimet, duke theksuar faktin se puna po çalon tek vetoja e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut.
-
VIDEO
Rama: Nëse BE do ketë plan për përballimin e pasojave të luftës të mos e lërë Ballkanin jashtë siç e la për shpërndarjen e vaksinave anti-COVID
Rama tha se Ballkani nuk duhet të mbetet jashtë planit për të mbështetur vendet që mund të ketë BE siç u bë me shpërndarjen e vaksinave anti-COVID.
"Nëse do të ketë një plan për të mbështetur vendet qoftë për përballimin e energjisë elektrike apo pasojave të tjera të luftës të mos e lërë Ballkanin jashtë siç e lanë kur bënë skemën e shpërndarjes së parë të vaksinave . Nga ana tjetër të nxitohet mundësisht edhe projekti i korridorit të 8-të i cili është një projekt prej disa kohësh në tryezë me planin ekonomik të investimeve dhe sot bëhet edhe më emergjente si korridor sigurie", tha Rama.
-
VIDEO
Integrimi/ Roth: Shqipëria është gati! BE të mos vonojë ose boshllëkun e saj do e plotësojnë vendet autoritare, si Rusia
Kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme, Michael Roth është shprehur se Shqipëria për të nisur negociatat me Bashkimin Europian dhe është i mendimit se Unioni nuk duhet të vonojë, ose në të kundërtën boshllëkun e saj, do e plotësojnë vendet të tjera si Rusia, Kina, Serbia apo Turqia.
-
VIDEO
Tomorr Alizoti në ‘5 Pyetjet’: PD në krizën e saj më të thellë, Basha do e fundosë më keq! Të hapë garën për kryetar
Pas humbjes së gjashtë radhazi Lulzim Basha duhet të hapë garën për kryetarin e ri të Partisë Demokratike. Kështu ka deklaruar deputeti demokrat Tomorr Alizoti në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report TV. Alizoti thotë se ‘rezultati i PD-së më 6 mars është tmerrues’.
“Më duket një fatkeqësi që i ndodhi kësaj partie. Një parti me histori të madhe të përfundojë në këtë derexhe në këtë lloj psikoze. (...) Opozita u asgjësua, situata që ka dal PD është e tmerrshme. Unë e prisja. Isha i bindur që në fillim të betejës që Berisha do merrte më shumë se Basha, po qytetarëve u intereson opozita. Kjo zgjidhej shumë shpejt, hapej gara”, tha Alizoti në Report Tv.
-
VIDEO
Protestat, Rama lexon mesazhin nga Brukseli: Po ndjekim me shqetësim situatën, Rusia ka shpresë të madhe te protestat ekonomike nëpër vendet e NATO-s
Kryeministri Edi Rama ka lexuar një mesazh nga Brukseli në lidhje me protestat e qytetarëve në vend kundër rritjes së çmimeve në vend. Sipas Ramës, nga Brukseli i kishte shkuar mesazhi se po ndiqnin me shqetësim situatën në Tiranë dhe se pikërisht këto lloj protestash nëpër vendet e NATO-s janë ato që po shpreson Rusia.
"Më ka ardhur një mesazh nga Brukseli ku thotë: po ndjekim me shqetësim zhvillimet në Tiranë, a keni informacion kush po qëndron pas këtyre protestave, është legjitime t'i bëhet presion qeverisë që të veprojë në ndihmë të njerëzve, Shqipëria është pjesë e NATO-s, ndërkaq NATO është gati defakto në luftë me Rusinë. Kjo ka sjelë telashe ,vështirësi. Kjo që po ndodh me çmimet mund të ketë vetëm fillimi dhe Rusia ka shpresë të madhe te protestat ekonomike nëpër vendet e NATO-s", tha Rama
-
VIDEO
Protesta për çmimet , agonia e PD dhe rezistenca ukrainase
Pas humbjes së gjashtë radhazi Lulzim Basha duhet të hapë garën për kryetarin e ri të Partisë Demokratike. Kështu ka deklaruar deputeti demokrat Tomorr Alizoti në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report TV..
-
VIDEO
Rama-protestuesve: 300-fish më e madhe të jetë protesta, nuk lëviz asnjë taksë karburanti
I prerë është treguar kryeministri Edi Rama me protestuesit sot, ku tha prerë se sado i madh të jetë numri i atyre që protestojnë, nuk do të lëvizë asnjë taksë karburanti. Rama sqaroi se kjo nuk ndodh pasi nuk është e mundur, duke shtuar se Shqipëria është vendi me taksat më të ulëta.
-
VIDEO
Këngëtari për koncert në Tiranë, Rama: S'e njihja këtë Malumen, por më shkruanit ju se i dhatë lekë! Zero para publike
Në bashkëbisedimin me qytetarët në Facebook për rritjen e çmimeve, Rama po dëgjonte në sfond edhe këngëtarin Maluma që po performon në sheshin 'Nënë Tereza'. Rama tha se shumë i kishin shkruar se i ishin dhënë lekë këngëtarit por ai tha se zero para publike i janë dhënë.
“Ne kemi taksat më të ulëta në Europë edhe pse rrogat e ulëta i ka edhe vende të tjera të rajonit. Ne do të rrisim rrogat që kemi thënë me 1 qershor. Kam parë aq shumë në këtë vend saqë askush nuk mund të më japë mua leksione. Mos më thoni ul çmimet o njeri, për atë rritje çmimesh te shporta do i japim paratë në dorë për gjysmë milioni. Se po dëgoj një muzikë këtu jashtë nuk e di çfarë është po është Malumja që unë as e dija ca ishte sot e mora vesh se më shkruanin që keni lekë për Malumen. Lekët për Malumen janë njësoj si florii i këtij abazhuri/ S’është paguar asnjë lekë për koncertin e Malumes nga asnjë buxhet publik as i qeverisë as bashkisë se pyeta ca është kjo malume. E ka sjellë këtu një kompani private e këta që dalin në protestë flasin për Malumen e ju thonë ky ka sjellë Malumen unë as e dija kush ishte Malumja”, tha Rama.
-
VIDEO
6 marsi/ Bejko në Report TV: Humbja përgjegjësi e Bashës, të japë dorëheqjen! Në PD duhet ekip i ri drejtues pa Berishën
Partia Demokratike pësoi një disfatë në zgjedhjet e 6 marsit duke u renditur edhe forca e tretë politike në vend. ‘Përgjegjësia për këtë rezultat bie vetëm mbi kryetarin Lulzim Basha’. Kështu ka deklaruar në Report TV, Roland Bejko, sekretari i Pushtetit Vendor në PD.