• VIDEO

    Albana Vokshi në ‘Kontrast’: Komisioni për Inceneratorët i shërbeu Ramës

    Deputetja demokrate, Albana Vokshi, u shpreh mbrëmjen e së hënës se Lulzim Basha dhe Edi Rama ndajnë të njëjtën zyrë shtypi. Deklarata u bë në studion e ‘Kontrast’ në Report Tv teksa Vokshi u pyet nëse ‘Shtëpia e Lirisë’ ishte organizatore e protestave për çmimet, sikundër ka akuzuar kryeministri.

  • VIDEO

    Rama: Në Tiranë protesta më e turpshme në këto 30 vite, nga Brukseli më shkruan të shqetësuar e më thanë se Rusia ka shpresë të madhe te protestat ekonomike në vendet e NATO-s

     Një protestë të 'turpshme' që nuk ka ndodhur asnjëherë në Shqipëri dhe as nuk do të ndodhë e ka konsideruar kryeministri Edi Rama reagimin e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve.

  • VIDEO

    A do sakrifikohesh për ideal të PD? Berisha: Po stisin një përballje, por do t’u lëmë blofin në dorë

    Kërkesës së grupit parlamentar të PD të cilët janë shprehur se zgjidhja e krizës në parti është tërheqja e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës për t’i hapur rrugën bashkimit të demokratëve, pas liderit aktual të partisë, i është përgjigjur dhe ish lideri i saj. Nga Elbasani ish-kryeministri Berisha i pyetur nëse është gati të sakrifikohet për ideal të PD, ai e quajti këtë një përpjekje për të stisur një përballje sipas tij mes votës së lirë dhe blofit, por si përgjigje tha se do t’u lënë blofin në dorë. Kjo ishte përgjigjia e Berishës, i cili nuk dha asnjë sqarim më tej për këtë deklaratë.

    “S’po mbroj gjë tjetër veç votës së lirë. Ka një përpjekje për të stisur një përballje mes votës së lirë dhe blofit por atyre që e bëjnë këtë do t’u lëmë blofin në dorë”, tha Berisha.

    Mesazhi i vetëm që kishte ishte bashkimi i demokratëve. “Kjo do jetë pranverë e përpjekjeve të mëdha të demokracisë dhe mesazhi më i shkëlqyer është bashkimi i demokratëve dhe votës së lirë”, shtoi ish-kryeministri.

  • VIDEO

    Protestat për rritjen e çmimeve, Rama: Vetëm Rusisë mund t’i pëlqejnë në këtë kohë lufte

    Kryeministri Edi Rama tha se në një kohë kur bota proteston kundër agresionit rus në Ukrainë, shqiptarët dalin nëpër protesta që mund t’i pëlqenin Rusisë.

    Kjo pasi sipas tij sfida me të cilën po përballet Shqipëria dhe që qeveria shqiptare po punon çdo ditë për minimizimin e pasojave të saj, është më pak e rëndë se ajo me të cilën po përballem Ukraina.

    “Ca do bëjmë nëse kjo vazhdon me muaj dhe vite? Do dalim të hamë njeri-tjetrin në rrugë? Si mund të jemi i vetmi vend që protestojmë për rritjen e çmimeve, kur e njëjta situatë është në të gjithë botës si pasojë e luftës? Bota del proteston kundër Rusisë, ndërsa këtu bëhet një protestë që mund t’i pëlqej Rusisë.  Si mund të jemi ne kaq pa dinjitet, pa karakter, pa moral që ndërkohë që qeveria e kësaj republike ka muaj të tërë që po financon nga buxheti i vet faturën e energjisë dhe sapo shfaqen shenjat dhe unë dalë dhe them brenda javës që do kemi paketë mbështetëse këta dalin prapë. Kjo protestë po fyen kombin shqiptar. Shqiptarët nuk janë kaq të lidhur me zorrët, ndërkohë që të tjerët po lënë jetën dhe po shkatërrohen totalisht. Ne jemi vend i NATO-s, ne nuk e kemi nisur këtë luftë, nuk e kemi zgjedhur, por jemi vend i NATO-s . Ky është minimumi i sakrificës që mund të bëjmë, ndërkohë që qeveria do bëjë gjithçka për të mbështetur njerëzit me transparencë. Ca kërkojnë që protestojnë me makina x5? Po kush i paguan taksat? Pensionistët? Jo pensionistët paguajnë vetëm faturën e energjisë. Zgjidhja është shumë  thjeshtë nëse ulet taksa e karburantin do të rritet ajo e energjisë. Ose do t’iu paguajmë ne diferencën e biletës ose do të heqim taksën e naftës për ata që dalin atje me mikrofon.”, tha Rama.  

  • VIDEO

    Protesta për rritjen e çmimeve, Rama: Kush i paguan autobusët me naftë për të sjellë qytetarët të protestojnë për rritjen e naftës? Ata me dy gishta?

    Kryeministri Edi Rama vijon ta cilësojë protestën e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve si turp dhe thekson se pas tyre fshihen 'ata njerëz që nuk njohin turpin'. Rama madje ka hedhur akuza se janë pikërisht këto njerëz, duke lënë të kuptohen se po organizohen nga Berisha, që paguajnë autobusët me naftë për të sjellë qytetarët nga e gjithë Shqipëria pikërisht për të protestuar për çmimin e naftës.

    "Protesta më të çartuar që mund të bëjë një parti politike nuk i kemi trajtuar me mungesë respekti, por kjo është turp. Kjo është një turp i pashoqë i të gjitha tyre që nxisin që nuk kanë turp dhe ju i njihni mirë që kush janë dhe keqardhje për ata që i sjellin nga të katër anët e Shqipërisë me autobusë të paguar nga kush? Kush i paguan autobusët e naftës për njerëzit që protestojnë për naftën, i paguajnë ata që vijnë me dy gishta këtu? Kush  janë ata ne i dimë shumë mirë kush janë, turp edhe për ata që e mbështesin atë protestë. Kjo protestë është një protestë që shëmton Shqipërinë", tha Rama.

  • VIDEO

    Basha mbledh të besuarit e tij në selinë blu, diskutime rreth krizës së thellë brenda PD

    Krerët e degëve të Partisë Demokratike janë mbledhur mesditën e kësaj të diele në selinë blu.

    Ishte kryedemokrati Lulzim Basha ai që i ka thirrur të besuarit e tij për të diskutuar gjithçka rreth krizës brenda Partisë Demokratike dhe humbjen e thellë në zgjedhjet e pjesshme vendore të zhvilluara më 6 mars.

  • VIDEO

    PS-PD bien dakord: Çmimet nisën të rriten që në shtator! Agalliu: Masat e qeverisë të vonuara! Resulaj: Jemi në kohë, s'ka kohë për panik

    Rritja e çmimit të produkteve të shportës nuk ka nisur pas fillimit të sulmit rus ndaj Ukrainës, por që në muajin shtator. Këtë e pohojnë anëtarët e komisionit të ekonomisë, socialistja Pranvera Resulaj dhe. demokrati Arbi Agalliu. Deputetja Pranvera Resulaj u shpreh se vendimi për kontrollin e çmimit të karburantit është marrë në kohën e duhur, ndërsa Arbi Agalliu e quan një vendim të vonuar, por të duhur.  Agalliu u shpreh se me ndryshimin e çmimit të naftës, rritja e çmimeve të produkteve të tjera është e natyrshme. Nga ana tjetër Resulaj kërkon mirëkuptim mes palëve dhe premton se qeveria do të jetë krah qytetarit. Vetë konsumatorët shqiptarë u shprehën se çmimet janë të papërballueshme dhe se do të vijojnë me protesta deri sa të ketë situate të normalizuar.

    "Nuk i përballojmë dot, çmimet janë të shtrenjta".

  • VIDEO

    Rama: Nuk ulim çmimin naftës për ata që duan të furnizojnë ‘X5’-at për të bllokuar rrugët dhe për ato që protestojnë me Iphone në kohë lufte

    Kryeministri Edi Rama tha se nuk jemi këtu për të ulur çmimin e naftës për ato që duan të furnizojnë Furostradat dhe x5 për të bllokuar rrugët e atje dhe për t’i mbajtur njerëzit në rrugë në këtë kohë lufte. Kreu i qeverisë tha se Shqipëria është i vetmi vend në botë që po proteston, jo për tu solidarizuar me Ukrainën, por për rritjen e çmimeve nga lufta.

    ‘Ne nuk jemi këtu të ulim naftën për ata që duan të furnizojnë të Furostradat dhe x5 për të bllokuar rrugët e atje dhe për t’i mbajtur njerëzit në rrugë në këtë kohë lufte, për turpin e dheut, ndërkohë që e gjithë bota del në protesta për tu solidarizuar me ato të shkretët që i kanë bombat mbi kokë. Këtu janë disa që dalin me makina x5 dhe bëjnë protesta me drita Iphonësh. Nuk kanë pensionistët drita Iphone dhe nuk kanë x5. Ato që kanë mundësi më shumë do të paguajnë më shumë. Në këtë kohë është koha për tu ndjerë mirë, që paguan më shumë kur ke më shumë. I vetmi vend i NATO-së që del në protestë për rritjen e çmimeve nga lufta në Ukrainë.’- tha Rama.

  • VIDEO

    Rama: Një kilovat energji shkon në treg 61 lekë, familjet shqiptare e paguajnë me 9%

    Në takimin me një grup punonjësish në një biznes në Tiranë, Kryeministri Rama nënvizoi se një kilovat energji shkon në treg aktualisht 61 lekë, ndërsa familjet shqiptare e paguajnë me 9%.

    "Kur të shkoni në shtëpi hidhni një sy faturës së energjisë dhe shumëzojeni me 7. Aq është çmimi real sot. Qëllimi ynë është ruajtja e  një situatë normale. Nuk ka ndodhur kurrë që një krizë të rrisë çmimet në këtë situatë. 61 lekë të jetë vlera e kilovatit dhe ju të paguani 9 lekë", tha Rama.

  • VIDEO

    Rama: Gati gjysma e të punësuarve në Shqipëri janë me pagë më të lartë se paga minimale, deri në fund të mandatit e çojmë 40 mijë lekë

    Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me bizneset për të prezantuar Paketën e Rezistencës Sociale. Kreu i qeverisë tha se paga minimale do të bëhet që nga muaji prill 32 mijë lekë, ndërsa shtoi se gati gjysma e të punësuarve në Shqipëri janë me një pagë më të lartë se paga minimale.

    ‘Në këtë situatë absurde të krijuar nga një luftë që zhvillohet vetëm 2 orë larg në vijë ajrore nga ne, shikojmë edhe pasojat e rritjes së çmimeve. Kemi vendosur heqjen e taksës me pagën mbi 40 mijë lekë. Keni dhe në të ardhur plus, që është një 7% i ndarë mes punëdhënësit dhe punëmarrësit. Pagat minimale në Shqipëri janë 30 mijë lekë dhe nga fillimi i muajit prill do të reflektohet rritja e pagës minimale e cila do të shkojë 32 mijë lekë. Deri në fund të mandatit, paga minimale do të shkojë deri në 40 mijë lekë. Gati gjysma e të punësuarve në Shqipëri janë me një pagë më të lartë se paga minimale.’- tha Rama.

  • VIDEO

    Deputetët i kërkuan dorëheqjen, flet Basha: Jam në dispozicion të zgjidhjes së krizës në PD me të gjitha format

    Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar, tha për gazetarët se është në dispozicion të zgjidhjes në të gjitha format dhe mënyrat e mundshme.

    'Kemi pasur një diskutim të gjatë për gjendjen ku ndodhet PD. Na përbashkim, vendosmëria për të bërë gjithçka për të përbashkuar PD-në. si kryetar i PD përgjegjësia bie mbi mua. Ndava vënien time në dispozicion të zgjidhjes në të gjitha format dhe mënyrat e mundshme. Sot grupi parlamentar ka bërë një analizë të gjendjes dhe mundësitë e përbashkimit të demokratëve, nuk ka kërkuar as koka turku as justifikime. Për mua gjëja më e rëndësishme është bashkimi i demokratëve. Unë jam në dispozicion të zgjidhjes.'- tha Basha.

  • VIDEO

    Pas përfundimit të mbledhjes, Bardhi: Basha dhe Berisha duhet të tërhiqen, të dy janë një problem për PD-në

    Sekretari i Përgjithshëm i partisë Demokratike Gazment Bardhi tha se Basha dhe Berisha duhet të tërhiqen, pasi të dy janë kthyer në një problem për PD-në.

    'Kam gjykuar se situata e rëndë në të cilën ndodhet PD kërkon zgjidhje dhe zgjidhja duhet të vijë nëpërmjet bashkimit. I kam kërkuar që të tërhiqet së bashki me shkaktarin tjetër, Berishën. Një rrugë do të ishte për të gjetur bashkimin e demokratëve. I kam kërkuar dorëheqjen. Duhet të gjejmë një zgjidhje përtej dy individëve që e kanë shkaktuar këtë problem. Sado ka një problematikë të shkaktuar nga dy individë duhet të dy të tërhiqen. Vetëm të bashkuar mund të fitojmë, nëse vijojmë luftën të përçarë do jetë e pamundur që të jemi fitues. U shpreh i gatshëm për të bërë hap pas dhe për tu bërë pjesë e zgjidhjes.  Interesi i PD-së duhet të prevalojë mbi interesin personal. Sa kohë ka një krizë në PD të shkaktuar nga një vendimarrje e Bashës mbi fatin e Berishës, të dy janë kthyer në problem.'- tha Bardhi.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv