-
VIDEO
Hetimi për për inceneratorët, Jorida Tabaku takon Arben Krajën në SPAK
Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku po zhvillon një takim me kreun e SPAK, Arben Krajën. Takimi vjen vetëm një ditë pasi, kreu i PD-së, Lulzim Basha i kërkoi SPAK që të përshpejtojnë ritmin e të proceduarve penal për aferën e inceneratorëve
-
VIDEO
Berisha kujton rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës, provokon nga Qyteti Studenti me simbolin serb me tre gishta
Në 31-vjetorin e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha, ish-kryeministri Sali Berisha ka provokuar nga Qyteti Studenti me simbolin serb. Në banerin e vendosur për aktivitetin e Berishës, duket qartë simboli serb me tre gishta, që përdorej nga ata gjatë gjenocidit në Ballkan, ku vrisnin dhe shfarosnin shqiptarët e Kosovës dhe qytetarët në Bosnje-Hercegovinë.
-
VIDEO
Basha ultimatum Nanos: Deri të hënën ke afat për të dhënë përgjigje në Komision për sistemin TIMS
Kreu i PD-së Lulzim Basha i ka dhënë afat drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nanos që të kthejnë përgjigje në Komisonin Hetimor për lëvizjet që kanë bërë jashtë vendit personat e përfshirë në aferën e inceneratorëve. Basha thotë se ndalimi për të çuar këto të dhëna tek Komisoni Hetimor është bërë me urdhër të Ramës.
-
VIDEO
Basha: SPAK të përshpejtojë ritmin e procedimit penal për inceneratorët, ka mbështetjen time! Për shkak të presioneve mund të dështojë
Luzlim Basha tha se PSKA ka mbështetjen e plotë të PD dhe të tijën për të vijuar deri në fund hetimet për inceneratorët. Bash u shpreh se e di që hetimi mund të dështojë nga presionet politike, ndërsa shtoi se SPAK po ecën me ritme tepër të ngadalta për këto hetime duke i lejuar të përfshirët të arratisen nga vendi.
-
VIDEO
A do bashkëpunojë PD me LSI për provat e inceneratorëve? Tabaku: Kush ka prova t’i çojë në SPAK nuk jemi në garë kush denoncon më shumë
Gazetarja e Report Tv Danjela Maloku ka pyetur kryetaren e Komisionit hetimor për inceneratorët, Jorida Tabaku nëse do të bashkëpunoj me LSI lidhur me denoncim e inceneratorëve, pasi edhe kjo e fundit ka bërë publike sipas saj të provave të kësaj afere. Tabaku tha se SPAK është i hapur për të gjitha denoncimet e partive dhe se nuk janë në një garë se kush denoncon më shumë. Megjithatë shtoi se i ka bërë një kërkesë Petrit Vasilit nëse ka dashur të shtojë prova e denoncime në komision, por nuk ka marrë përgjigje
-
VIDEO
Tabaku: Skemë piramidale që rrezikoi financat e shtetit
Kryetarja e Komisionit hetimor për inceneratorët, Jorida Tabaku e ka cilësuar të gjithë skemën e inceneratorëve dhe krijimin e kompanive të ndryshme nga të njëjtin persona që janë në kërkim Klodian Zoto, Stela Gugallja dhe Mirel Mërtiri si skemë piramidale që rrezikon financat e shtetit.
-
VIDEO
Inceneratorët, Basha: Askush nuk ngjyen gishtin pas shpinës së Ramës, aktet ndodhin para syve të tij! I bëj thirrje të mos presionojë SPAK dhe ta lejojë të hetojë këtë aferë
Basha foli për deklarata e Ramës i cili tha se kush ka punuar pas shpinës së qeverisë duhet të dalë para drejtësisë. Për Bashën këto janë deklarata të pabesueshëm pasi të gjitha aferat kryen në sy dhe me vendim të Ramës. Basha i bëri thirrje Ramës që të lejojë SPAK të hetojë dhe të mos u bëjë presion.
-
VIDEO
Rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës, Basha kujton momentin: Shumë vonë e kuptova që në shesh ishim e gjithë familja
Lulzim Basha ka firmosur ditën e sotme një peticion për dekomunistizimin në 31 vjetorin e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës. Teksa ka kujtuar për të rinjtë atë moment, Basha ka ndarë një histori personale ku tha se gjatë rrëzimit të bustit ishte e gjithë familja e tij në shesh, por nuk e dinin pasi kishin ardhur nga anë të ndryshme në atë grumbull të madh shqiptarët që rrëzuan simbolin e diktaturës.
-
VIDEO
Veliaj ftesë demokratëve nga Rrogozhina: Lëreni Saliun dhe Lulin, se ata duan sherr, por votoni PS për zhvillimin e qytetit
Në çelje të fushatës për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, u kërkoi qytetarëve të Rrogozhinës të mbështesin kandidatin socialist Edison Memolla, si mënyra për të vijuar punët dhe projektet e mira në qytet. Ai tha se sot në Rrogozhinë po bëhen punë me cilësi njësoj si në Tiranë.
-
VIDEO
31 vjet nga rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës, Basha firmos peticionin e Dekomunistizimit: Do e çojë këtë iniciativë në Kuvend! PD u kërkon ndjesë ish të përndjekurve për proceset e papërmbushura
Lulzim Basha u ka kërkuar ndjesë në emër të PD ish të përndjekurve për shkak të proceseve të papërmbushura ndaj tyre deri më tani që nga mungesa e gjetjes së eshtrave të familjarëve të tyre të vrarë gjatë komunizmit e deri tek mungesa e dëmshpërblimit. Teksa firmosi peticionin e dekomunistizimit, Basha tha se do të dërgojë këtë iniciativë ligjore në kuvend.
-
VIDEO
PD publikon videon: Administratori i Inceneratorit të Fierit i punësuar në kompaninë e Arben Ahmetajt! Ja si gënjeu në Komisionin Hetimor
Sipas PD, administratori i kompanisë së Inceneratorit të Fierit ka qenë punonjës dhe përfaqësues ligjor i Kompanisë “Hermes Communication”, në pronësi të Arben Ahmetaj edhe pse ai u mundua ta mohojë në komision.
-
VIDEO
Berisha me kandidatin e 'Shtëpisë së Lirisë' për Durrësin: Më 6 mars, mos ngatërroni logon tonë me atë të rrëmbyer nga Rama
Ish-kryeministri teksa i bëri thirrje qytetarëve të votojnë për koalicionin ‘Shtëpia e Lirisë’ dhe të mos ngatërrohen me logon që ka konfiskuar e rrëmbyer Edi Rama, duke ju referuar PD-së. Berisha sulmoi kandidatin e PD për Durrësin, Luan Hakën, duke thënë se ai ka firmosur me qeverinë e Ramës për monopolin e shërbimeve të porteve, nga Saranda në Shëngjin.