-
VIDEO
Durrës/ Kandidati i 'Shtëpisë së Lirisë' për 6 marsin, Ardian Muka: Pas 22 vitesh bashkinë do ja kthejmë qytetarëve! Do bëjmë punë, por jo si ato të Vangjushit
Kandidati i koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’ për Durrësin, Ardian Muka deklaroi se më 6 mars do ja kthejnë Bashkinë e Durrësit qytetarëve ndërsa theksoi se për 22 vite ky qytet humbi origjinën e tij. Muka deklaroi se do të bëjnë punë konkrete dhe jo si ato të Vangjush Dakos.
-
VIDEO
PS hap fushatën në Durrës, kandidatja Sako: Puna është e vetmja forcë e imja! Gjiknuri thirrje demokratëve: Votoni PS-në që të bashkoni PD, asnjë votë për përçarësit
Partia Socialiste ka hapur fushatën elektorale sot në Durrës, ku në një takim me gratë dhe vajzat atje është prezantuar kandidatja për kryebashkiake në zgjedhjet e 6 marsit, Emirjana Sako.
-
VIDEO
6 marsi/ PS çel zyrtarisht fushatën, Balla i kujton Berishës 1997: Masakrat në Lushnjë mizore!
Socialistët e nisën fushatën për 6 marsin nga qyteti i Lushnjës ku Taulant Balla prezantoi kandidaten Eriselda Sefa. Balla tha se përballë PS është modeli i përgjumur i Bashës dhe Berisha i masakrave të 1997-ës.
-
VIDEO
Nis fushata zgjedhore, Celibashi thirrje partive dhe kandidatëve: Zhvilloni një garë të qetë dhe në përputhje me të gjitha parashikimet e Kodit Zgjedhor
Kreu i KQZ-së, Ilirja Celibashi i ka bërë sot thirrje partive politike dhe kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki që të zhvillojnë një garë elektorale të qetë dhe në përputhje me parashikimet e Kodit Zgjedhor. Po ashtu Celibashi i rikujtoi qytetarëve që të verifikojnë vlefshmërinë e mjeteve të identifikimit, pasi në të kundërt nuk do të mund të votojnë nëse nuk kanë një mjet identifikimi të vlefshëm.
-
VIDEO
Zgjedhjet e 6 marsit/ Basha nis fushatën elektorale nga Shkodra, thumb Berishës: Askush nuk i rren shkodranët me asnjë marifet!
Kryedemokrati Lulzim Basha e ka nisur fushatën elektorale nga Skodra, historikisht një bastion i djathtë. Ai ka prezantuar kandidatin Xhemal Bushatin, e ndërsa nuk i kurseu thumbat për Sali Berishën.
-
VIDEO
Zgjedhjet e 6 marsit/ Nis sot zyrtarisht fushata elektorale! Berisha dhe Basha ‘në luftë’ me njëri-tjetrin! Rama i bindur për fitoren në 6 bashki
Sot, 19 shkurt hapet zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e pjesshme. Në 6 Mars do të zgjidhen kryebashkiakët e Shkodrës, Durrësit, Rrogozhinës, Lushnjes, Vorës dhe Vaut të Dejës, teksa tashmë kandidaturat janë bërë publike nga kryetarët e partive.
-
VIDEO
Kushtetuesja rrëzon Ramën, mban Metën
-
VIDEO
Meta nuk u shkarkua, Ristani: Nëse do ndodhte institucioni i Presidencës do shkonte në kolaps! Hitaj: Presidenti nuk ishte mbi palët, e bëri për interesin e LSI-së
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të mos shkarkuar Ilir Metën ishte i pritshëm për Arben Ristanin. I ftuar në Report Tv në emisionin ‘Pa Protokoll’, anëtari i Komisionit të Rithemelimit thotë se nëse gjykata do ta shkarkonte metën institucioni i Presidencës do shkonte në kolaps.
-
VIDEO
A duhet certifikatë vaksinimi në ambientet publike, Rama ndan mendimet e qytatarëve: Mbi 345 mijë qytetarë deri tani kanë plotësuar pyetësorin e Këshillimit Kombëtar
Qytetarët janë të ndarë në dysh sa i përket vendimit nëse certifikata e vaksinimit duhet të jetë një domosdoshmëri për t’u treguar në hapësirat publike.
-
VIDEO
Meta në 'Kontrast': Basha-Rama pakt që në 2015! Padisë për Kuvendin i shkoj deri në fund! Nëse opozita do fitonte në 25 prill do kërkoja mandat të dytë si President
Presidenti Ilir Meta ka deklaruar në emisionin 'Kontrast' në Report Tv se bashkëpunimi Basha-Rama ka nisur që në 2015. Gjithashtu ai tha se nëse opozita do të kishte fituar në 25 prill, atëherë ai do të kishte kërkuar një mandat të dytë. Mirëpo, në një kohë kur kjo nuk ndodhi, kreu i shtetit tha se pas përfundimit të mandatit do angazhohet në politikën aktive që të forcojë opozitën.
-
VIDEO
Rama dhe Meta, teater me shkarkimin
Presidenti Ilir Meta ka deklaruar në emisionin 'Kontrast' në Report Tv se bashkëpunimi Basha-Rama ka nisur që në 2015. Gjithashtu ai tha se nëse opozita do të kishte fituar në 25 prill, atëherë ai do të kishte kërkuar një mandat të dytë. Mirëpo, në një kohë kur kjo nuk ndodhi, kreu i shtetit tha se pas përfundimit të mandatit do angazhohet në politikën aktive që të forcojë opozitën.
-
VIDEO
Meta: Opozita duhet t'i kërkonte 'llogari' Kuvendit pse falsifikoi dokumentet për shkarkimin tim
Presidenti Ilir Meta këmbëngul që opozita nuk po kryen rolin e saj. Akuzave që opozita është e blerë nga mazhoranca, Meta thotë se bashkëpunimi është i qartë kjo për faktin se sot Lulzim Basha nuk i ka kërkuar llogari Kuvendit për veprimet e tyre për falsifikimin e dokumenteve në procesin gjyqësor për shkarkimin e tij.