-
VIDEO
Meta në 'Kontrast': Nëse do shkarkohesha nga 'Kushtetuesja', do i drejtohesha Gjykatës Europiane
Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se nëse do të ishte shkarkuar nga Gjykata Kushtetuese, atëherë ai do t'i drejtohej Gjykatës Europiane.
"Nuk jam shprehur se ende nuk kemi një vendim të zbardhur, me vulë me numër protokolli , me argumentimet, për thelbin nuk kam nxitim për t'u shprehur se tjetër gjë jepet në media, diçka në të vërtetë. prisja që të jepet në 9 shtator në Kuvendin e kaluar, ne kemi qenë korrekt në këtë proces dhe jemi përgatitur që fundin e këtij procesi ta kishim në gjykatë Europiane. Nuk ka materie dhe as procedura të rregullta për shkarkimin e presidentit. Një Kuvend që mbron vendimin e një Kuvendi që nuk është më", tha Meta.
-
VIDEO
Si e priti Meta vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe cila do të jetë e ardhmja e tij politike?
Presidenti Ilir Meta sonte në emisionin “Kontrast”.
-
VIDEO
Shkarkimi i Ilir Metës/ Si e parashikoi Lorenc Vangjeli tre vite më parë (nxjerr blof Mark Markun)
Analisti Lorenc Vangjeli kishte parashikuar të gjithë procesin për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta. Gjatë një debati me ish-deputetin demokrat Mark Marku në emisionin ‘Opinion’ rreth tre vite më parë Vangjeli është shprehur se shkarkimit të Presidentit, Ilir Meta nuk do ti shkohej deri në fund duke nxjerr kështu blof edhe Mark Markun i cili i quajti argumentat e Vangjelit, idiotizma.
-
VIDEO
Kandidate për ambasadore të Shqipërisë në OSBE, Gjermeni: Jemi vend i vogël, por i veçantë
E propozuar nga kryeministri Rama për të qenë ambasadore e Shqipërisë pranë misionit të OSBE-së në Vjenë, Englantina Gjermeni gjeti mbështetje nga të gjithë deputetët anëtarë të Komisionit të Jashtëm, ku listoi edhe vizionin e saj në krye të kësaj detyre.
-
VIDEO
Aferat e familjes Berisha, PS kërkon llogari nga Prokuroria e Përgjithshme për skandalin 415 mln euro për shitjen e OSSH te CEZ-DIA! Letër SPAK-ut edhe për privatizimin e Kompleksit Partizani
Çfarë është bërë me hetimet për 2 prej aferave më të mëdha korruptive të Sali Berishës kur ai qeveriste vendin? Kjo është pyetja që i është drejtuar sot Prokurorisë së Përgjithshme për shitjen e OSSH te CEZ-DIA që i kushtoi vendit 415 milionë euro nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Në një tjetër letër ai kërkon llogari nga SPAK se ccfarë është bërë me hetimet pas padisë së tij në vitin 2020 për privatizimin e kompleksit Partizani nga Familja Berisha.
-
VIDEO
Ekskluzive/ Hetimi për inceneratorët, kreu i Bashkisë Fier, Armando Subashi në SPAK! Ka më shumë se 2 orë e 30 minuta që jep dëshminë
Në zyrat e SPAK prej më shumë se 2 orë e 30 miknutash po jep dëshminë kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi. Report Tv mëson ekskluzivisht se prej 2 orë e 30 minutash Subashi po pyetet në SPAK për veprimet e tij ne lidhje me inceneratorin e Fierit.
-
VIDEO
Reforma territoriale, eksperti në Report Tv: Ajo e 2014 ishte bashkëkohore, por jo funksionale, nuk arriti misionin! Shqipëria mos të ndahet në më shumë se 90 njësi vendore
Për ekspertin e qeverisjes vendore, Agron Haxhimali, reforma territoriale e 2014 ishte bashkëkohore, por jo përfaqësuese për interesant e qytetarëve dhe nuk përmbushi misionin.
-
VIDEO
'Rrota e madhe do lëvizë mirë', Basha: SPAK dhe faktori ndërkombëtar janë në dijeni për 25 prillin! Po përpiqen që të mos përfundojë si '339' dhe '184'
Kreu i PD, Lulzim Basha tha nga Durrësi se të gjithë e dinë se çfarë ka ndodhur në zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa theksoi se edhe SPAK, edhe faktori ndërkombëtar po bën përpjekjet që të mos përfundojë si dosja 339 dhe 184.
“Ata punojnë me kulturën e vjetër të konspiracionit. Jemi kundër 3D-ve që na shiten si zhvillim. Jemi pro zhvillimit që vjen si pjesë e një procesi gjithëpërfshirës të të gjithë faktorëve të kësaj dhome të tregtisë dhe industrisë. Ajo që ndodh në Durrës afekton edhe kolegët tuaj. Na jepni variantet dhe studimet dhe qytetarët të vendosin.
Kjo është rruga për të ecur përpara. Ka 30 vjet që e shesin tallashin për ushqim. Njerëzit nuk hanë tallash por as nuk kanë pse të largohen. Është në dorën tonë të kërkojmë llogari. Të ballafaqohemi. E dimë të gjithë çfarë ka ndodhur më 25 prill.
Edhe SPAK, edhe faktori ndërkombëtar që kësaj radhe po bën përpjekjet që të mos përfundojë si 339 dhe 184. Rrota është e madhe dhe kësaj radhe do lëvizë mirë. Ndoshta nuk do lëvizë deri në 6 mars. Por pavarësisht se çfarë bëjnë ata, shumica janë qytetarët. Edhe zhvillimin ekonomik të Durrësit e kanë në dorë. Nuk do e ketë të lehtë qeveria e Tiranës të bëjë numra. Jam i bindur që zhvillimet do jenë të shpejta”, tha Basha.
-
VIDEO
'I përfshirë në aferën e Portit të Durrësit', Basha i përgjigjet Berishës: Mashtrime! S'jemi kundër investimeve
Kreu i PD Lulzim Basha, dhe kandidati i PD për Bashkinë Durrës, Luan Hoti, kanë zhvilluar një takim të organizuar nga Dhoma e tregtisë Durrës, me përfaqësues të biznesit. Kreu i selisë blu deklaroi se shqetësim mbetet largimi i fuqisë punëotre, duke mos përjashtuar goditjen e tërmetit dhe pandemisë.
Ndër të tjera Lulzim Basha iu përgjigj edhe akuzave të Berishës se kreu i PD me kryeministrin Edi Ram janë të përfshirë në aferën e Portit të Durrësit. Basha, teksa i quajti këto akuza një gënjeshtër të pastër, tha se PD nuk është kundra investimeve, por kërkon transparencë dhe konsultime me të gjithë qytetarët.
"Politika ka humbur fytyrën njerëzore dhe ka uzurpuar institucionet, institucione e uzurpuara nga politika nuk mund t'i shërbejnë ekonomisë. Një nga arsyet kryesore pse sharlatanët ecin përpara në politikë jo vetëm në Shqipëri, është se përdorin një politikë që i bëjnë njerëzit të mos mendojnë, mos të logjikojnë, i ushqejnë si fëmija në çerdhe. Nuk logjikojnë.
Është ngritur një gënjeshtër sikur PD dhe PS, në veçanti unë dhe i pari i qeverisë kemi pakt për Portin e Durrësit. Kjo është një gënjeshtër e pastër. Kemi qëndruar fuqimisht për transparencë dhe e konsiderojmë një aferë.
Thonë se do investojnë 3 miliardë, ne duam të shohim 6 apo 8 të investohen, nuk jemi kundra investimeve. PD është pro zhvillimit por kërkon transparencë. Kjo punë s'bëhet duke sjellë një sheik."-tha Basha.
-
VIDEO
Si e priti Meta vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe cila do të jetë e ardhmja e tij politike? Presidenti flet gjithçka sonte në ‘Kontrast’
Presidenti Ilir Meta sonte në emisionin “Kontrast”. Si e priti presidenti Meta vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mos shkarkimin e tij? Cila do të jetë e ardhmja politike e Ilir Metës pas 24 korrikut? A do të kthehet Ilir Meta në krye të LSI apo do të krijojë një parti tjetër politike me popullin e 2 marsit? A ndikon vendimi I Gjykatës Kushtetuese në marrëdhëniet e Ilir Metës me Ramën, Bashën dhe Berishën? Cili do të jetë qëndrimi i Ilir Metës për zgjedhjet lokale të 6 marsit ? Pse e mblodhi presidenti Meta këshillin e sigurisë kombëtarë për krizën në Ukrainë?
-
VIDEO
Basha dhe kandidati i PD për Durrësin takim me Dhomën e Tregtisë: Institucionet e uzurpuara nga politika s'i shërbejnë ekonomisë! PD po tejkalon pjesë të së shkuarës! S'i ikim përgjegjësive
Kreu i PD tha se gojët e politikanëve janë të mbushura me mjaltë kur vjen fushata, por gjërat janë të vështira për t’u bërë. Basha theksoi se Durrësi iu nënshtrua interesave afatshkurtra politike ndërsa theksoi se PD po tejkalon pjesë të së shkuarës dhe nuk do t'i ikin përgjegjësive.
-
VIDEO
Debate në Komisionin për Inceneratorët! Tabaku-Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Energjisë: A mbani përgjegjësi për 20 milionë euro shpenzime për punime të pakryera
Debate në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, ku merret në pyetje , Sekretarja e Përgjithshme e ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Viola Haxhiademi. Kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku, i ka drejtuar asaj disa pyetje në lidhje me disa shkelje, sipas saj, të evidentuara në Inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit. Sipas Tabakut, në Inceneratorin e Fierit janë kryer 20 milionë euro shpenzime për punime të pakryera.