-
VIDEO
Meta: Beteja në 'Kushtetuese' në tentativë për t'i mbyllur gojën presidentit
Presidenti Ilir Meta e ka quajtur betejën në 'Kushtetuese', jo si një betejë e tij personale me Ramën, por si një mënyrë për të mbrojtur kreun e shtetit.
"Nuk e kam parë si një betejë Meta-Rama, e ka parë një pjesë e opinionit që është manipuluar nga propaganda si një betejë personale, por ka qenë një betejë për të mbrojtur Kushtetutën dhe integritetin e institucionit të Presidentit Ilir Meta. Nuk ka qenë mbrojtje për Ilir Metën, por të institucionit të Presidentit, thelbi ka qenë që t'u mbyllim gojën presidentit të Republikës. Pasi bën ligjet për t'i mbyllur gojën qytetarëve, ne do të nisim shkarkimin e presidentit, jo t'i mbyllin gojën Metës, por për të vendosur një precedent të rrezikshëm që presidentët që vijnë pas Metës të kenë kujdes kur të flasin se mund të shkarkohen se në këtë mënyrë do të instalohet njëherë e përgjithmonë që do të kontrollojë edhe fjalën e lirë, metaforat dhe kulturën letrare", tha Meta.
-
VIDEO
Subashi e Bllako në SPAK për inceneratorët, Basha: Janë aty ku e meritojnë, do kërcasin prangat! S'i kanë ngjyer gishtat pa dijeni në Ramës
Kreu i PD, Lulzim Basha ishte pasditen e sotme në Rogozhinë ku prezantoi e kandidatit për kryetar bashkie, Ferdinand, Saraçin.
-
VIDEO
Zgjedhjet e 6 marsit, Tritan Shehu në Report Tv: Kandidatët e Bashës s’janë të PD, por ‘stekë’ e Bravës! Janë kthyer në patericë të Ramës për ta mbajtur në pushtet
Komisioni i Rithemelimit nuk e njeh Partinë Demokratike në zgjedhjet e 6 marsit dhe për pasojë as kandidatët e saj. Tritan Shehu në Report Tv thotë se kandidatët janë një shtojcë e Lulzim Bashës, duke i konsideruar ata si një stekë të kryedemokratit.
-
VIDEO
Meta: Basha-Rama pakt që në 2015! PD nuk dha asnjë propozim për Territorialen
Presidenti Ilir Meta tha në Kontrast se bashkëpunimi pas kuintave të Ramës dhe Bashës ka nisur që në 2015, kur PD nuk bëri asnjë propozim për reformën territoriale, edhe pse unë e garantova që do merreshin parasysh.
-
VIDEO
Meta në Report TV: Rama dhe në gjumë mendon të përçajë dikë! Vitet e fundit s'ka pasur kundërshtar serioz dhe ndeshjet kanë qenë të shitura
Presidenti Ilir Meta ka hedhur akuza në drejtim të Lulzim Bashës e ka shitur votat në 25 prill, e ndërsa minimizoi fitoren e Edi Ramës duke thënë se vitet e fundit nuk ka pasur asnjëherë një kundërshtar të fortë.
-
VIDEO
Meta: Në 30 vite e ardhshme do jem fuqishëm në politikë, do forcojë opozitën
Presidenti Ilir Meta tha në "Kontrast" në Report Tv se pas mbarimit të mandatit do të futet fuqishëm në politikë duke forcuar opozitën.
"E ardhmja ime politike do i përgjigjet interesave që ka vendi dhe do të jem në lartësinë e këtyre kërkesave. Unë do jem jashtëzakonisht aktiv në politikë dhe vendi ka nevojë për fuqizimin e opozitës. Mendoj se problemi i kryesor është rikthimi i sovranitet të popullit ndaj politikës dhe institucioneve. Deri tani prioriteti im kryesor ishte integrimi në BE, tani 30 vitet e ardhshme do forcojë opozitën", tha Meta
-
VIDEO
Meta: Më 6 mars s'kam asnjë interes, subjekte të garantojë proces të rregullt! Më 25 prill mbrojta zgjedhjet nga revanshi i pushtetit
Ndryshe nga 25 prilli ku u bë pjesë e fushatës, Presidenti Ilir Meta thotë se e bëri për të mbrojtur zgjedhjet nga revanshi i pushtetit. Ndërsa të njëjtin interes Meta nuk e ka për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.
-
VIDEO
Meta: Nëse opozita fitonte më 25 prill do kisha kërkuar mandat të dytë si President! Do punoja për të forcuar rolin e tij në Kushtetutë
Ilir Meta tha në "Kontrast" se nëse opozita do të fitonte më 25 prill do të vijonte të mbante një mandat të dytë për të forcuar pozitat dhe rolin e Presidentit në Kushtetutë për të mbrojtur shtetin nga babëzitë e pushtetit.
-
VIDEO
Meta: S'do e pranoja kurrë një mandat të dytë si president! Sot problemi është te opozita e çoroditur
Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se nuk do të marrë kurrë një mandat të dytë në krye të shtetit. Ai tha se e pranoi këtë post atëherë kur vendi kishte nevojë, e ndërsa tani sipas tij problemi qëndron te opozita, duke lënë të nënkuptuar se do rikthehet në rolin e tij kundër qeverisë.
-
VIDEO
Meta në Report TV: Unë kam qenë presidenti më bashkëpunues me qeverinë
Ulja e toneve mes presidencës dhe mazhorancës, presidenti Ilir Meta tha se kjo ka ardhur për shkak se nuk pasur sulme nga ana e qeverisë. Ai e cilësoi veten si presidentin më bashkëpunues me qeverinë që ka pasur vendi.
-
VIDEO
‘Meta, boksier që e kanë lënë të luajë muzikë klasike’, Vangjeli: Loja fillon pas pushimeve të verës…
Përballë Presidentit, që ishte i ftuar në ‘Kontrast’ në Report TV, analisti Lorenc Vangjeli komentoi vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese dhe pasojat e saj.
-
VIDEO
'Kushtetuesja' nuk shkarkoi Presidentin, Meta: Edhe pas këtij vendimi i qëndroj padisë ndaj Kuvendit për falsifikim, nuk zhvilloi një proces i drejtë ndaj meje
Presidenti Ilir Meta i ftuar në "Kontrast" në Report Tv tha se do i qëndrojë padisë që ka bërë ndaj Kuvendit për falsifikim të dokumenteve për procedurat e nisura për shkarkimin e tij edhe pse gjykata Kushtuese vendosi të mos e shkarkojë. meta tha se falsifikimi është vepër penal pasi ky ishte një rast skandaloz. Ai tha se edhe një qytetari të thjeshtë i sigurohet një proces i rregullt, ndërsa presidentit jo.