-
VIDEO
Komisioni Hetimor për Inceneratorët, Tabaku: Administratorja e Inceneratorit të Tiranës ka thënë të pavërteta! Nëse nuk vjen të dëshmojë deri në drekë, do i kërkojmë policisë ta sjellë me forcë
Kryetarja e këtij Komisioni, Jorida Tabaku tha se është thirrur sërish për të dëshmuar sot Administratorja e Inceneratorit të Tiranës, Ariola Kodra, teksa theksoi se në dëshminë e kaluar, më 14 mars, ka thënë të pavërteta. Tabaku u tregua e prerë teksa u shpreh se Kodra ka kohë deri në drekë të paraqitet, në të kundërt do t'i kërkohet Policisë që ta ccojë me forcë.
-
VIDEO
Kushtetuesja nuk shkarkoi Presidentin Meta, pse heshtën Rama dhe Basha?
Emisioni Repolitix trajtoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të mos shkarkuar presidentin Ilir Meta. Reagimet pro dhe kundër vendimit dhe pse heshtën Rama dhe Basha? Të ftuar në studio Myslim Murrizi, Azgan Haklaj, Plator Nesturi dhe Arsen Rusta.
-
VIDEO
Meta nuk shkarkohet, Murrizi: Deklarata e SHBA-së? Janë të mërzitur por nuk heqin dorë
Duke dashur që të mos komentojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të ftuarit në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, janë të mendimit që presidenti Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën, por nuk e specifikojnë si “të drejtë” apo “të gabuar” vendimin.
-
VIDEO
Vendimi i Kushtetueses, debati në Report Tv! Ngjela: Betejën e vërtetë Meta e ka me drejtësinë penale! Andoni: Politikisht është defaktorizuar! Çupi: U kthyem te drejtësia e 'Plepave'!
Për avokatin Spartak Ngjela beteja e vërtetë e presdientit Ilir Meta me drejtësinë do të fillojë pas mbarimit të mandatit më 24 korrik. Duke komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mosshkarkimin e Metës në "Report Tv", ai tha se shkelja e rëndë do të ketë pasojë.
"Shkelja e rëndë do të pasojë. Kur ndërroi datën e zgjedhjeve lokale kërkonte destabilizim, por palët nuk e pëfillën. Gjykata Kushtetuese nuk gjykohet. Me nuk e kishim përcaktuar juridikisht se çfarë është shkelja e rëndë, do t'i takonte Gjykatës Kushtetuese të bënte interpretimin dhe të mbetej si ligj. Shkeljen e kishte, por nuk ishte e rëndë sipas Gjyaktës. Beteja e tij nuk ka filluar. Më 24 korrik i fillon procedura për korrupsion, sapo të mbarojë mandatin. Atëherë mund t'i filloi një proces, është në listën e të korruptuarve.", u shpreh ai.
-
VIDEO
Vendimi i Kushtetueses për Metën, mazhoranca: S'ka shqiptar që s'e di që duhet shkarkuar! SPAK t'i hapë ato dosjet e vjetra si CEZ-DIA! LSI: Mbrojti demokracinë! Basha: Nuk komentoj
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mos shkarkimin e Presidenti Meta, kanë ardhur reagimet e para nga mazhoranca. Kryetari i Grupit Parlamentar Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka thënë se Gjykata Kushtetuese në vendimin e djeshëm për Ilir Metën tha se Presidenti e ka shkelur Kushtetutën por butë e jo rëndë.
-
VIDEO
Inceneratorët përplasin PD-PS në Kuvend! Basha: Rama s’i lan dot duart duke bërë kurban ministrat! Spiropali: Do përgjigjesh para drejtësisë për ç'ke bërë! Berisha: Kjo aferë zgjidhet me protesta
Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur në seancë plenare ditën e sotme ku diskutimet janë fokusuar te inceneratorët, ku kanë sjellë përplasje mes PD dhe PS.
-
VIDEO
Balla-Berishës: Ramës ti s'i shkon as tek fundbarku i kalit të Skëndërbeut! E merr në mbrojtje Xhaferraj: Ai bëri një grup çupëlinash ministre, e ty të la aty ku je! Nikolla i mbyll fjalën
Një sërë përplasjesh kanë ndodhur në seancën plenare mes Taulant Ballës, Ferdinand Xhaferrajt dhe Sali Berishës. Gjithçka nisi nga krahasimi që Balla bëri për Berishën, të cilit i tha se Ramës ai nuk i shkon as deri tek 'fundbarku i kalit të Skëndërbeut'! Ky krahasim ju duk i padenjë deputetit të PD-së, Ferdinand Xhaferraj, por nuk zgjati shumë dhe përdori edhe vetë një gjuhë të papërshtatshme për gratë ministre, duke i cilësuar 'çupëlina'. Fjalën ja mbylli kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla e cila i tha të kërkojnë ndjesë për gjuhën seksiste.
-
VIDEO
Kryemadhi si Berisha: Komisioni për inceneratorët është për të mbuluar çështjen
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ashtu si Sali Berisha, mendon se komisioni hetimor për inceneratorët, është bërë për të mbuluar çështjen.
‘Ne kemi kërkuar për të qenë pjesë e komisionit hetimor, kemi kërkuar të shkojë Vasilit, por është vendosur veto nga PD. Unë kam kërkuar që të jem. Çështja e inceneratorëve është një skemë piramidale. Këtu përgjegjësitë janë të kryeministrit dhe të qeverisë shqiptare. Çështja e komisionit hetimor, është nëse do të mbulosh një çështje, ngri një komision hetimor. Për të mos çeduar punën e SPAK, duke krijuar raporte të dyfishta.’- tha Kryemadhi.
-
VIDEO
Basha: Për inceneratorët jemi përballë PS-së dhe Sali Berishës, të parët duan ta zhbëjnë ndërsa i dyti ta minimizojë, është patericë e regjimit
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit akuzoi Sali Berishën se është bërë bashkë me Ramën për ccështjen e inceneratorëve, pasi sipas tij duket qartë se Partia Socialiste kërkon ta zhbëjë si ccështje ndërsa grupi i Berishës ta minimizojnë.
-
VIDEO
Berisha paralajmëron: Do dalin përgjime të komunikimeve të fshehta të qeveritarëve me bandat! Ka emra ministrash, drejtorësh e prokurorësh
Në një deklaratë për mediat jashtë Kuvendit, Berisha u shpreh se përgjimet janë kryer nga disa shtete të huaja, ndërsa komunikimet janë kryer nëpërmjet aplikacionit SKY ECC. Sipas Berishës, të përfshirë janë ministra të niveleve të larta, por shtoi se nuk i kishte emrat.
-
VIDEO
Vendimi për Metën, Berisha e sulmon gjithsesi Kushtetuesen: Ka varësi nga politika, duhet ta kishte thënë qartë që Kuvendi shkeli ligjin
Edhe pse Gjykata Kushtetuese mori vendim pro aleatit të tij, Ilir Meta, ish-pKryeministri Sali Berisha sërish nuk është i kënaqur. Në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit, Berisha tha se Gjykata ka treguar varësi të tmerrshme nga politika.
-
VIDEO
Balla i kthehet Berishës: Ti dhe familja jote vodhët mjediset e klubit sportiv Partizani! SPAK të përgjigjet në ç'pikë janë hetimet
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla i ka kthyer përgjigje Berishës i cili hodhi dyshime mbi drejtësinë në vend se kontrollohet nga maxhoranca. Balla i kujtoi Berishës privatizimin e mjediseve të klubit sportiv Partizani, ku i bëri thirrje SPAK të tregojë se në ç'pikë janë hetimet dhe nëse ish-kryeministri është thirrur për t'u marrë në pyetje.