-
VIDEO
Rama: Shpallja 'non grata' e Berishës, meritë 100% e tij! Nëse SHBA do ndikoheshin nga të tretë, sot do ishin peng i diktaturave që kanë pasuri marramendëse
Farsë' i ka konsideruar kryeministri Edi Rama akuzat e Sali Berishës se ai ka ndikuar në vendimin e SHBA për shpallje e ish-kryeministrit 'non grata'. Sipas Ramës, nëse SHBA do të ndikoheshin nga palë të treta, atëherë sot do të ishin peng i diktaturave që kanë pasuri marramendëse.
"Shpallja non grata e Berishës është meritë 100% e Sali Berishës. SHBA thjeshtë e kanë konfirmuar me vendimin e tyre meritën e tij. Të thuash që qeveria e SHBA mund të influencohet nga faktorë të jashtëm për vendime të kësaj natyre, do të thotë të akuzosh SHBA se janë shtet pa seriozitet e integritet dhe se kanë një qeveri që korruptohet për qëllime të të tretëve, kjo është jashtë realitetit. Këto janë vendime që nuk kanë lidhje me faktorë të jashtëm. Nëse SHBA do influencoheshin kaq kollaj, atëherë ato o ishin sot peng i diktaturave që kanë pasuri marramendëse, por nuk ndodh sepse SHBA ka tjetër filozofi dhe është e gjitha një farsë për të ardhur keq", tha Rama.
-
VIDEO
‘Po më pengoni takimin e zyrtarët e huaj’, Komisioni Hetimor debate me tone të larta, Mimi Kodheli nga salla ngjitur kërkon qetësi! Tabaku 5 minuta pushim
Në Komisionin Hetimor ka pasur debate të zjarrta dhe me tone të larta, aq sa ka penguar edhe punën e personave të tjerë në Kuvend. Kjo ka bërë që deputetja Mimi Kodheli në sallën pranë Komisionit të kërkojë qetësi sepse po i pengojnë takimin me disa zyrtarë të huaj. Për shkak të debateve, Jorida Tabaku, kryetarja e këtij Komisioni vendosi 5 minuta pushim.
-
VIDEO
Administratori i Inceneratorit të Fierit dërgoi letër se ishte me COVID, Tabaku dyshon: Do ta marrim në pyetje përmes internetit! Mazhoranca: Nuk është sjellje normale
Administratori i inceneratorit të Fierit, Lorant Dusha përmes një letre ka njoftuar Komisionin Hetimor për Inceneratorët se është me COVID dhe nuk mund të paraqitet në komision.
Kryetarja e komisionit, Jorida Tabaku teksa hodhi dyshime tha se do të thirret online.
“Në orën 10:00 ne kishim thërritur për të dëshmuar zotin Lorant Dusha, administrator i inceneratorit të Fierit. Ai kishte dëgjuar që ishte dëshmitar, ne i kishim nisur një shkresë që e kishte sjellë mbrapsht. Na kishte sjellë përgjigje që është shumë i dëshiruar që të vijë në këtë komision, do patjetër që të dëshmojë, kishim rënë dakort që do të vinte ndërsa sot në mëngjes sjell një letër që është me Covid. Kështu sëmuren këta me Covid sa herë ndodh diçka. Ky Komision do të presi 24 orë, do t’i kërkoj Kuvendit që ta riskedulojmë takimin që të komunikojmë me të me një nga platformat e teknologjisë.” u shpreh Tabaku.
Ndërkohë që deputetët e mazhorancës e kundërshtimin e saj, duke i quajtur sjelljet jo normale.
-
VIDEO
Debate në Komisionin Hetimor për Inceneratorët! Spaho: Pse nuk u thirr për dëshmitar gazetari? Mazhoranca e vendosur që ky Komision të dështojë
Në komisionin e sotëm hetimor, ka pasur akuza nga opozita se mazhoranca po bëhen përpjekje për të cenuar punën e këtij komisioni.
-
VIDEO
Reforma Territoriale, anëtari i grupit të punës së PD në 'Repolitix': Harta e re ende në diskutim, nga 61 duam 90 bashki! Vendi të ndahet në 6 rajone
Përparim Çaça, pjesë e grupit të punës së PD për Reformën Territoriale, deklaroi në emisionin 'Repolitix' të gazetarit Denis Minga në Report Tv, se po projektohet që nga 61 bashki, të shkojnë në 90 të tilla. Sipas tij, duhet të kemi një përfaqësim më të madh dhe sa më të efektshëm në shërbim të qytetarëve.
-
VIDEO
Rama takon Blinken në SHBA/ Reforma PD, më shumë se 61 bashki?
Emisioni Repolitix trajtoi aktualitetin politik. Vizita e kryeministrit Rama në SHBA dhe takimi me sekretarin e Shtetit Blinken. Lideri i PD Basha nis diskutimin për reformën e re territoriale. Të ftuar në studio Përparim Çaça, Halit Valteri, Pano Soko dhe Flogert Muça.
-
VIDEO
Rama takim me Blinken në SHBA: Krenar që jemi aleatët tuaj! Sekretari i Shtetit: Të parët që na ndihmuat me afganët, në Këshillin e Sigurimit kemi çështje që do punojmë së bashku
Kryeministri Edi Rama, në vijim të vizitës në SHBA u takua në Departamentin e Shtetit me Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken.
Sekretari Blinken i uroi mirëseardhjen Kryeministrit Rama dhe shprehu kënaqësinë për anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB për periudhën 2022-2023. Ai vlerësoi angazhimin dhe kontributin e Shqipërisë ndër vite, në organizma të shumta të Kombeve të Bashkuara, në të mirë të paqes dhe mirëkuptimit mes vendeve.
-
VIDEO
Komisioni për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, Rama-opozitës: Nuk të jep fitoren në tavolinë! Jam për më pak njësi vendore
Kryeministri Edi Rama në një intervistë për 'Zërin e Amerikës' u pyet edhe në lidhje me ngritjen e dy komisioneve me propozim të opozitës, atij për Reformën Territoriale si dhe Reformës Zgjedhore. Kryeministri Edi Rama tha se mazhoranca është e hapur për çdo propozim të opozitës.
-
VIDEO
Hetimet për inceneratorët, Rama: I takon SPAK të evidentojnë faktet e provat, të mos merremi me llafe e spekulime
Kryeministri Edi Ram ka folur edhe për hetimet që ka nisur SPAK për inceneratorët, ku tha se i takon asaj për të evidentuar faktet dhe nuk mund të kihen parasysh llafet dhe spekulimet. Gazetari tha se pse nuk u parandalua më parë kjo aferë, ndërsa kryeministri theksoi se nuk mendon ashtu. Ai tha se inceneratorët janë një e mirë publike në dobi të njerëzve dhe kush është përfshirë në korrupsion, do të marrë përgjigjen e merituar nga organet e drejtësisë.
-
VIDEO
Korrupsioni, Rama: Lufta jonë përmes reformës në drejtësi dhe modernizimit të shërbimeve, raportet nuk i marr të mirëqena, i bazohemi fakteve
Kryeministri Edi Rama tha nga SHBA për Zërin e Amerikës se korrupsioni është një problem jo vetëm në Shqipëri dhe se qeveria e tij është e angazhuar në reformën në drejtësi dhe modernizimin e shërbimeve si mënyra për të luftuar këtë fenomen.
-
VIDEO
Pas takimit me Blinken në SHBA, Rama: Diskutuam lidhur me rajonin dhe ecurinë e Reformave në vend! Ministria e Jashtme ka marrë masa për shqiptarët në Ukrainë
Pas takimit mes Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken, kryeministri Edi Rama tha se u diskutua për shumë tematika dhe në lidhje me ecurinë e reformave në vend.
-
VIDEO
Inceneratorët/ Jorida Tabaku: Skemë e pastrimit të parave që kanë shkuar për kompani fiktive! Zoto e Gugallja boshatisën arkat dhe ikën
Në një deklaratë për mediat kryetarja e komisionit Jorida Tabaku tha se Komisioni Hetimor i Inceneratoreve faktoi sot se Stela Gugallja dhe Klodian Zoto kanë përfituar pa garë dhe në kundërshtim me ligjin edhe 25 vjet kontratën koncesionare te Inceneratorit të Elbasanit për shitjen e energjisë.