-
VIDEO
A do të ketë zgjedhje në FSHF? Ngjela: Ja lëvizjet e Ramës dhe Bashës
Emisioni Repolitix trajtoi në pjesën e parë procesin e zgjedhjeve për kreun e FSHF. A do të mbahen zgjedhjet në 2 mars ndërsa janë rritur kontestimet për manipulime të procesit ? I ftuar në studio Eduard Prodani, kryetar i shoqatës Tirana. Në pjesën e dytë Repolitix analizoi aktualitetin politik ku i ftuar ishte avokat Spartak Ngjela.
-
VIDEO
Habit Spartak Ngjela: Rama i trembet Bashës se ka mbështetjen e SHBA, më 6 mars ndihmon Berishën! Shtëpia e Lirisë? Tre të korruptuar me damkë ndërkombëtare
Avokati Saprtak Ngjela thotë se më 6 mars, në zgjedhjet e pjesshme vendore, kryeministri Edi Rama do mbështesë Sali Berishën dhe jo Lulzim Bashën. Në një intervistë në Report TV, Ngjela thotë se Rama do të bëjë këtë zgjedhje pasi është i trembur nga mbështetja e amerikanëve për kryedemokratin Lulzim Basha.
-
VIDEO
Agjencia e Prokurimit Publik: S’u njoftuam për garën e inceneratorit të Elbasanit! Tabaku: U tenderuan para për inceneratorë që s’ekzistojnë! Denaj: Ishte situate emergjente
Në vazhdën e diskutimeve për çështjen e inceneratorëve, një tjetër problematikë doli në pah për kontratën e Elbasanit, për të cilën në Agjencinë e Prokurimit Publik nuk ka një shpallje të tenderit. Në cilësinë e ministrit përgjegjës për mjedisin Lefter Koka në vitin 2014 ka kërkuar nga APP, mendim për impiantin e inceneratorit, ku ky institucion i është përgjigjur që gara duhet të jetë me shpallje paraprake, dhe në përputhje me ligjin. Pas këtij komunikimi APP nuk ka asnjë njoftim për këtë procedurë koncesionare nëse u zhvilluar apo jo, fakt i zbuluar gjatë komisionit hetimor në kuvend.
-
VIDEO
Hajdarmataj në Report Tv: Basha bën takime të fshehta, logoja e PD peng i koalicionit të tij me Ramën! Sula: Priten arrestime nga aferat e inceneratorëve, këto ditë do kemi një lajm të madh
Dashnor Sula tha se priten arrestime të tjera në lidhje me aferat e inceneratorëve. Deputeti i selsië blu deklaroi se do marri fund pandëshkueshmëria në dy vitet e ardhshme ndërsa theksoi se një lajm i madh do të plasi nga kampi i mazhorancës.
-
VIDEO
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ndërkombëtarët: Të mos lihen në momentet e fundit, të zbatohen rekomandimet e OSBE
Kur na ndajnë më pak se 3 javë nga zgjedhjet e pjesëshme lokale, politika dhe shoqëria civile diskutuan për ndryshimet që duhet të bëhen në Kodin Zgjedhor. Balla e Alibeaj ranë dakord se për të realizuar një reformë që do mundësojë zgjedhje të lira e të ndershme duhet të ketë konsensus mes palëve politike.
-
VIDEO
Inceneratori i Elbasanit, Llatja: Gjëja më e mirë që i është bërë këtij qytetit! Më parë s'luheshin ndeshjet e futbollit prej tymit
Ndërtimin e inceneratorit, për kreun e Bashkisë së Elbasanit, Gledjan Llatja është gjëja më e mirë që i është bërë qytetit, duke thënë se ka pasur një përmirësim të situatës së mbetjeve në qytet, madje tha se ndryshimi është si nata me ditën.
-
VIDEO
Komisioni Hetimor për Inceneratin e Elbasanit, Gledian Llatja: Inceneratori ka punuar që ditën e parë, u fik pasi u vendos në sekuestro
Kreu i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja po raporton në Komisionin Hetimor për inceneratorin e Elbasanit. Ai ka deklaruar se inceneratori ka punuar që nga dita e parë që është vënë në punë, por është ndaluar që kur është vendosur në sekuestro inceneratori pas arrestimit të Lefter Kokës.
-
VIDEO
Kryemadhi sulmon Komisionin Hetimor për Inceneratorët: Skandal, morën vendim për të mos marrë në pyetje komisionin e dhënies me koncesion të inceneratorit të Elbasanit
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka sulmuar sot Komisionin Hetimor për Inceneratorët, ku tha se kanë marrë vendim 'skandaloz' për të mos marrë në pyetje komisionin që vendosi për dhënien me koncesion të inceneratorit të Elbasanit.
Me një postim në Facebook, Kryemadhi shkruan se është qesharak arsyetimi për marrëveshjen me SPAK për ruajtjen e sekretit hetimor.
-
VIDEO
Dëshmitarja në Komisionin Hetimor ‘shpërthen’ në lot, Shalsi: S’mund t’i marrim dëshminë! Tabaku: Pse e përmende
Një prej dëshmitareve, Sabina Cenameri, Ish-anëtare e Komisionit të Prokurimit të Inceneratorit të Fierit ka shpërthyer duke qarë gjatë marrjes në pyetje. Kjo nuk u transmetua në kamera, pasi kryetarja Jorida Tabaku kërkoi 5 minuta pushim. Nisur nga kjo, Eduard Shalsi, kërkoi që ajo të mos thirrej për të dëshmuar.
Eduard Shalsi: Pas gjendje emocionale të papërshtatshme për të bërë të mundur një dëgjesë objektive, nuk e di c’ka ndodhur po pashë një reagim dhe vazhdoj që ta shoh dhe do thoja të jemi të kujdesshëm se në një gjendje emocionale të tillë, edhe pse është thirrur nga SPAK nuk do të jetë e vlefshme që të dëgjojmë një dëshmi të tillë. E kam të vështirë të dëgjojë dëshminë e një njeriu që është thirrur për të dëshmuar, nuk do i shërbejë Komisionit, mjafton ta shohësh.
Jorida Tabaku: Për etikë të zonjës nuk e përmenda. Unë thashë bëjmë një pushim dhe ju e thatë çfarë doni, zonja u emocionua të disa kolegëve të mazhorancës, po vini një presion të kotë mbi zonjën. Nuk u cenua nga asgjë që thamë ne, por ju komandojmë që të mos vazhdoni.
-
VIDEO
Batuta e Ramës: Lulzim Basha do i qëndrojë besnik profilit të vet, nuk fiton asgjë
Më 6 mars sipas Kryeministrit Rama Lulzim Basha nuk do të fitojë asgjë në 6 bashkitë e zgjedhjeve të pjesshme vendore. Madje me batutë Rama tha se kështu Basha do t'i qëndrojë besnim profilit të tij.
"Nuk fiton dot asgjë, asnjëherë, në asnjë rast. Sicc ka humbur gjithmonë, do t'i qëndrojë besnik profilit të vet", tha Kryeministri.
Ndërsa për aleancën Berisha-Meta, Rama tha se "Aleanca mes tyre të dyve nuk është potenciale, është reale, në vijim. Do të vazhdojë të intensifikohet sa më shumë që të ngjajnë në kuptimin e tyre për globin".
-
VIDEO
Rama: Po diskutojmë me SHBA-të për një Akademi rajonale ushtarake në Tiranë
Gjatë konferencës për shtyp me gazetarët shqiptarë që e kanë shoqëruar në vizitën e tij në Uashington, kryeministri Rama është shprehur se me SHBA është duke u diskutuar edhe për ngritjen e një akademie ushtarake rajonale në Tiranë.
"Me SHBA-të kemi 2 korsi bashkëpunimi, me të cilat ka një dakordësi të madhe në krahasim me vite më parë, korsi e mbrojtjes dhe ajo ekonomike. Jemi duke bashkëpunuar dhe kemi folur për ngritjen e akademisë rajonale të mbrojtjes në Tiranës mbi bazën e akademisë tonë ushtarake. Defender 21 do të përsëritet. Do të vijojë bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes. Korsia tjetër është ajo ekonomike. Ka një interes të shtuar nga ana e palës amerikane për të rritur prezencën ekonomike në Shqipëri. Këto kompani aktuale janë dallëndyshet e para", tha Rama.
-
VIDEO
Integrimi në BE, Rama: Nëse nuk mbahet konferenca e parë ndërqeveritare edhe pas presidencës franceze, do ndahemi nga Maqedonia e Veriut
Kryeministri Edi Rama bëri me dije se Shqipëria do të ndahet nga Maqedonia e Veriut në procesin e integrimit në BE nëse nuk realizohet mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare as pas presidencës franceze. Rama tha se nuk ka kuptim që Shqipëria të presë në pafundësi që Bullgaria të lirojë 'pengun', Maqedoninë e Veriut, në një kohë kur i ka kryer detyrat.