-
VIDEO
Gazetari Bledian Koka te ‘5 Pyetjet’: Në PD-në zyrtare ka deputet që janë ‘erdoganistë’! Erdogan më shumë se partner është palë politike me Ramën
Kryefjalë e ditës së sotme ka qenë vizita e presidentit turk Erdogan, e në një kohë kur ai është kritikuar shumë për marrëdhënien që ka me kryeministrin Edi Rama, gazetari dhe analisti Bledian Koka bëri me dije se edhe në PD-ja ka deputetët që “janë erdoganistë”.
-
VIDEO
Erdogan lë Shqipërinë, përcillet nga kryeministri Rama, i dhurojnë sërish përqafim të ngrohtë njëri-tjetrit
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka lënë Shqipërinë, ndërsa është shoqëruar deri në aeroportin ndërkombëtar 'Nënë Tereza' nga kryeministri Edi Rama. Ka qenë vetë Rama, i cili ka ndarë pamjet e largimit të Erdogan teksa vihet re se nuk mund të mungonte sërish një përqafim i ngrohtë mes vëllezërve, ashtu siç ata e cilësojnë njëri-tjetrin.
-
VIDEO
Lleshaj në 'Kontrast': Berisha duhet t’i jetë mirënjohës Bashës që nuk vendosi snajpera mbi PD, siç e mësoi ai vetë në 21 Janar
Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka komentuar së fundmi përplasjet në selinë e Partisë Demokratike ne 8 Janar. Për emisionin ‘Kontrast’ në Report TV, Lleshaj u shpreh se Policia u soll në një mënyrë profesionale teksa pati një apel edhe për palët e përfshira në skenarin e dhunës.
-
VIDEO
'Do të vijmë në Kukës…', Vangjeli zbulon çfarë i tha Sulejman Demirel kryeministrit shqiptar për luftën e Kosovës
Analisti Lorenc Vangjeli solli në vëmendje një episod të thënë nën zë prej kohësh në Tiranë, por të pakonfirmuar deri më sot.
-
VIDEO
Erdogan në inaugurimin e xhamisë së Et'hem Beut: Brenda muajit të Ramazanit shpresoj të përfundojë ndërtimi i xhamisë së Namazgjasë
Në inaugurimin e xhamisë së Et'hem Beut presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan tha se deri në muajin e Ramazanit, që fillon më 2 prill dhe përfundon më 1 mars, shpreson që të ketë përfunduar ndërtimi i xhamisë së Namazgjasë.
-
VIDEO
Xhamia e Et’hem Beut i rikthehet funksionalitetit, Rama: Së shpejti nis puna për rilindjen e xhamisë së Plumbit në Shkodër
Në ceremoninë hapëse të xhamisë së Et’hem Beut, pas rikonstruksionit nga Turqia, kryeministri Edi Rama bëri me dije se së shpejti do të nisë puna edhe për rilindjen e xhamisë së Plumbit në Shkodër
-
VIDEO
Erdogan në Kuvend: Shqipëria të marrë masa kundër “FETO” që marrëdhëniet tona të mos errësohen
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka mbajtur fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë. Ai u shpreh se Turqia dhe Shqipëria ka ndërtuar një marrëdhënie që i ka rrënjët e thella dhe se Turqia e sheh vendin tonë si një partner strategjik e ndërsa sërish vuri theksin te organizata ‘FETO’.
-
VIDEO
Erdogan: Turqia është investitori më i madh në Shqipëri
Në fjalën e tij, presidenti turk Erdogan është shprehur se Turqia është investitori më i madh në Shqipëri, megjithatë shton se përtej saj, këto shifra do të rriten.
“Jemi investitori më i madh në Shqipëri, 3.5 mld dollarë investime, nuk i konsiderojmë këto shifra si të vazhdueshme, por besoj që këto shifra do të rriten më shumë me ndihmën e autoriteteve shqiptare”, tha Erdogan.
-
VIDEO
Erdogan: Të merren hapa më të shpejta kundër organizatës Fetos në Shqipëri
“Në takimet tona vlerësuam luftën tonë kundër organizatës terroriste Feto. Siç jeni në dijeni në dijeni në 2016 tentoi të bënte një grusht shteti të dështuar që kishte në shënjestër demokracinë tonë. Gjatë këtij akti terrorist që e mposhtëm falë rezistencës së popullit tonë fatkeqësisht 251 prej njerëzve tanë u martirizuan falë njerëzve të Fetos. Kjo strukturë që i ka duart e lyera me gjakun e të pafajshmëve përbën rrezik për çdo vend ku është i pranishëm. Fakti që Feto është ende në gjendje të gjejë fushëveprimi në vendin mik dhe vëlla Shqipëri e lëndon popullin tonë, bijtë e bijat e të cilit kanë rënë dëshmorë. Pritshmëria jonë më e sinqertë është që në periudhën që kemi më përpara të ndërmerren hapa më konkretë, vendimtarë dhe hapa më të shpejtë kundër strukturimit të Fetos në Shqipëri”, tha Erdogan.
-
VIDEO
Erdogan: Ju këshilloj të bashkoni 2 ministritë, atë të Turizmit dhe Kulturës!
Presidenti Turk Erdogan ka pasur një këshillë për kryeministrin Edi Rama, që ministria e Kulturës dhe ajo e Turizmit, të mos jenë të ndara.
“Turizmi dhe kulturën ne i kemi në një ministri të vetme, ndërsa ju i keni të ndara, por mund të shohim se çfarë çfarë mund të bëjmë për paketa turistike, sikur t’i ndani këto ministrinë. Ne turizmin dhe Kulturën e kemi në një çati të vetme dhe nuk mendojmë t’i ndajmë dhe kështu vazhdon situata. Nuk është një sinjal kjo për ju, nëse jeni të kënaqur nga kjo situatë vijoni me 2 ministri të ndara”, tha Erdogan
-
VIDEO
Rama në konferencë me Erdogan: Do forcojmë bashkëpunimin! Takimi i Ankarasë një vit më parë ishte çelja e një kapitulli të ri mes nesh
Turqia dhe Shqipëria kanë nënshkruar këtë pasdite 7 marrëveshje. Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për shtyp me Presidentin turk, Erdogan, theksoi se një vit më parë në Ankara kanë firmosur një deklaratë për të ndërtuar Këshillin e Bashkëpunimit të nivelit të lartë. Ndër të tjera, kreu i qeverisë, Edi Rama, theksoi se Turqia është një shembull dhe do të forcojnë më tej marrëdhëniet me njëri-tjetrin duke bashkëpunuar në shumë fusha.
-
VIDEO
Pas konferencës për mediat në kryeministri, Erdogan shkon në Kuvend, e pret Nikolla dhe Rama
Pas konferencës për mediat në kryeministri, presidenti turk Erdogan shkon në Kuvend. Ai pritet që të mbajë një fjalë përshëndetëse.