-
VIDEO
Balla: Meta na tha se zgjedhjet të bëhen me 6 mars! Besoj e ka kuptuar që deri tani ka shkelur Kushtetutën
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha se Meta ka propozuar që data e zgjedhjeve të jetë 6 marsi.
"Zgjedhjet duhet të ishin zhvilluar në secilën prej bashkive brenda afatit 45 ditor. Për ne nuk ka asnjë datë, data është e përcaktuar nga ligji dhe Kushtetuta. Nga ana e Presidentit të Republikës jemi informuar me institucionet për zgjedhjet e pjesshme 6 mars, duke marrë në konsideratë këto afate. Shkeljet kushtetuese të konstatuara këto 2 vite nuk duhet të kishin ndodhur dhe zgjedhjet të ishin mbajtur. Ne kemi qenë në anën e duhur të historisë dhe të respektimit të Kushtetutës. Besoj se edhe Meta e ka kuptuar se deri tani ka shkelur Kushtetutën", tha Balla.
I pyetur nga gazetarët pse nuk ka asnjë të ftuar nga opozita për konsultim, Balla tha se
" Pyesni presidentit dhe ai duhet të ketë një përgjigje për këtë, nuk më takon mua. Kandidatët gati? Tani kemi ardhur për këtë çështje, PS ka qenë gjithmonë gati, për ne Kushtetuta dhe Ligji janë mbi të gjitha".
Sipas tij nëse do të ketë zgjedhje në 6 Bashki apo vetëm 3 siç njofton KQZ kjo është një çështje që është në juridiksionin e leximit nga ana e presidentit.
"Zgjedhjet në Shkodër duhet të ishin zhvilluar në shtator të 2019. Kemi kthyer përgjigje Metës për bashkitë që s'kanë kryetar? Pyesni institucionet përgjegjëse", tha Balla.
-
VIDEO
Zgjedhjet në 6 bashki, anëtari i Këshillit Kombëtar: Me krizën në PD, Basha do mund të fitonte vetëm dy! Malko: Pas Berishës, kryedemokrati do ketë makthe të tjera
Përparim Çaça e konsideroi situatë absurde sulmin e mbështetësve të Berishës ndaj Bashës, në kushtet kur ai po zhvillon takime me demokratët. Mbështetësit e Berishës ai i krahasoi me 'vullnetarët e Enverit'. Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar, Gent Malko u shpreh se Berisha nuk do të jetë 'makthi' i fundit i Bashës dhe se të tjerë e presin atë. Nga ana tjetër, për Aulon Kalanë, anëtar i Këshillit Kombëtar, shqetësim mbetet fakti se Bsha lëviz i shoqëruar me polici.
-
VIDEO
Polemikat për vizitën e Erdogan/ Kriza në PD,Basha goditet me vezë
Emisioni Repolitix trajtoi dy tema, :-Polemikat që pasuan vizitën e presidentit turk Erdogan në Tiranë dhe “ Kriza në PD, Basha goditet me vezë nga mbështetësit e Berishës”. Të ftuar Gent Malko, Përparim Çaça, Fatos Klosi dhe Aulon Kalaja.
-
VIDEO
Vizita e Erdogan në përvjetorin e vdekjes së Skënderbeut, analistët në ‘Repolitix’: Nuk ishte provokim! Të jemi mirënjohës për investimet! Partneriteti mes dy vendeve nuk shihet si rrezik
Vizita e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan në të njëjtën ditë me përvjetorin e vdekjes së Skënderbeut solli shumë reagime se ishte një provokim edhe pse kryeministri Edi Rama i hodhi poshtë duke thënë se ishte një rastësi. Ky debat ishte fokusi i diskutimin në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv.
-
VIDEO
Këshillimi Kombëtar, publikohet anketa! Nga vaksinimi i detyrueshëm te legalizimi i kanabisit, 12 pyetjet që kryeministri Rama u drejton qytetarëve
Disa javë pasi kryeministri Rama lancoi nismën e Këshillimit Kombëtar është publikuar anketa me 12 pyetje drejtuar qytetarëve. Në anketë përfshihen pyetje për legalizimin e kanabisit, certifikatën e vaksinimit me detyrim apo integrimin në BE.
-
VIDEO
Mbështetësit e Berishës sulmojnë Bashën me gurë, dhëndri i ish-kryeministrit: Lul Brava meriton gazin helmues
Ditën e sotme Lulzim Basha është pritur me protesta nga mbështetësit e Berishës, gjatë takimit të tij me gratë demokrate. Mbështetësit e kanë qëlluar madje edhe me vezë makinën e kryedemokratit. Ky moment është shpërndarë me krenari nga Albana Vokshi e cila thotë se demokratët do e ndjekin kudo Bashën me protesta.
-
VIDEO
Protesta e 8 janarit, Kadilli në Report Tv: Turp e trishtim për të ardhmen! Basha dhe Berisha, luftë kush do marrë peng opozitën! S'kanë moral, s'janë shpresë për asnjë demokrat
Për Fatbardh Kadillin, Basha dhe Berisha janë njerëz pa moral politik. Sipas ij, kjo betejë mes tyre është 'tradhtia' më e madhe që ata po i kanë bërë demokratëve
-
VIDEO
Mbështetësit e Berishës nuk i ndahen Bashës, protestojnë sërish kundër kreut të PD-së
Mbështetësit e Sali Berishës, i janë shfaqur sërish Lulzim Bashës pasditen e sotme, teksa po zhvillon një takim tjetër me demokratët në Tiranë.
Pas protestave, teksa zhvillonte një takim me gratë mesditën e sotme, edhe në mbrëmje mbështetësit e Sali Berishës kanë protestuar kundër Lulzim Bashës me parulla në duar.
-
VIDEO
Vizita e Erdogan në Shqipëri, Rama: Rastësi që përkoi me përvjetorin e vdekjes së Skëndërbeut! Mos ia nxirrni inatin tim Turqisë mike, na është gjendur pranë në sfidat më të vështira
Shumëkush e quajti ardhjen e presidentit turk në Shqipëri, Erdogan në ditën e vdekjes së heroit tonë kombëtar, Skënderbeut si një provokim, por për kryeministrin Edi Rama ishte thjesht një rastësi.
-
VIDEO
Ministrja e Jashtme mban fjalën e parë në Këshillin e Sigurimit: Gratë ende dhunohen dhe luftojnë për barazi! 4 pikat që Shqipëria propozon për mbrojtjen dhe përfqësimin e tyre
Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka mbajtur fjalën e parë në Këshillin e Sigurimit në OKB, ku Shqipëria merr pjesë për herë të parë si anëtare jo e përhershme. Fokusi i diskutimin në OKB ka qenë tema ‘Gratë, Paqja dhe Siguria’, ku ministrja e jashtme e ka vënë theksin tek sfidat me të cilat gratë vijojnë të përballen edhe në ditët e sotme. Xhaçka thotë se gratë ende luftojnë për gjërat më thelbësore.
-
VIDEO
Marrëveshjet Shqipëri- Turqi, bursa për policët dhe studentët, bashkëpunim në kulturë e emergjenca civile! Report tv zbardh përmbajtjen e 7 memorandumeve të firmosura dje
Përmes marrëveshjes së nënshkruar Shqipëri - Turqi, që Report Tv ka zbardhur, përfituesit më të mëdhenj janë punonjësit që merren më çështjet e sigurisë. Oficerë të policisë, ushtrisë, por edhe studentë të Akademisë do të kenë mundësi të marrin bursa në doktoraturë dhe master nga shteti turk dhe anasjelltas.
Ata që do të shkojnë në Turqi krahas përmbushjes së kritereve të edukimit dhe përgatitjes fizike duhet të zotërojnë edhe gjuhën turke pasi të gjitha programet zhvillohen vetëm në këtë gjuhë. Studentët që e përfundojnë me sukses do të pajisen me diploma e njohur nga të dy shtetet.
-
VIDEO
U prit me protesta, Basha: Po të ishin gra do u thoja, 'Ejani brenda nuk ka vend për xhelozi, kryetari është i të gjithëve'
Lulzim Basha në fjalën e komentoi me shumë sportivitet atë se çfarë ndodhi.
“Nejse, bëra një hyrje sepse duke qenë që kishim një hyrje atje. me të vërtetë të ishin gra dhe zonja, di u thoja, ejani dhe ju. Ejani futuni brenda, nuk ka vend për xhelozi, kryetari është i të gjithëve”, tha Basha,