• VIDEO

    Ushtria amerikane shtab në vendin tonë, Kollçaku: Nuk u zgjodh rastësisht, do ketë efekte pozitive! Javën tjetër nisin punimet në bazën e Kuçovës

    Ngritja e shtabit pararojë të ushtrisë amerikane në vendin tonë, për deputetin e Partisë Socialiste Bardhyl Kollçaku nuk është një përzgjedhje rastësore, por ka ardhur si rezultat i një bashkëpunimi ndër vite mes Forcave të Armatosura Shqiptare me NATO-n dhe SHBA-në. Në Report Tv, Kollçaku tha se javën e ardhshme nisin punimet për bazën ajrore të Kuçovës. 

  • VIDEO

    Nesër protesta, Çollaku në 'Studio Live': Ndëshkim për Bashën pse e përjashtoi Berishën nga grupi i PD! Partia ndahet pro ose kundër SHBA! Komisioni i rithemelimit, me karriera të pa merituara

    Atë se çfarë pritet të ndodhë në 8 janar, ditën kur do të mbahet protesta e thirrur nga Sali Berisha, për Kreshnik Çollakun, do të jetë një ngjarje që do të turpërojë për një kohë shumë të gjatë demokratët dhe të gjithë vendin.

  • VIDEO

    Pak orë para protestës së Berishës, mbyllet çdo derë e selisë së PD-së! 'Blindohet' edhe Kryeministria

    Edhe pak orë ka mbetur nga nisja e protestës së shumë përfolur të 8 janarit të thirru nga Sali Berisha. Kampi i mbështetësve të Berishës thonë se do të jetë paqësore e ndërsa nga ana tjetër PD-ja zyrtare flet për skenare dhune me banditë e kriminelë, e për këtë kanë bërë me dije se kanë marrë edhe masa.

  • VIDEO

    Një ditë para protestës, Basha mesazh demokratëve: Rrini larg! Nesër Berisha ka mobilizuar kriminelë e trafikantë! Dhuna, streha e tij e fundit

    Një ditë përpara protestës së 8 janarit, Lulzim Basha i është drejtuar të gjithë demokratëve që të qëndrojnë larg, pasi Sali Berisha ka mobilizuar trafikatë e kriminelë për dhunë. Kreu i PD theksoi se i ka mbyllur çdo derë për negociata ish-kryeministri Berisha pasi është shpallur ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    • VIDEO

      Basha i 'mbyll çdo derë' Berishës për negociata: Nuk jam më i hapur për asgjë ndaj Berishës 'Non Grata'

      Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka bërë me dije se tani më nuk ka asnjë mundësi negociimi me Sali Berishën, për zgjidhjen e krizës.

       
    • VIDEO

      Protesta e Berishës nesër, Basha: Ka mobilizuar trafikantë dhe kriminelë për dhunë! Selia e PD s'mund të merret peng nga ish-zyrtarët e korruptuar

      Lulzim Basha tha në një deklaratë për mediat se selia e PD është e demokratëve dhe mendimit të lirë. Ai theksoi se kjo seli nuk është e nuk do të jetë një han mesjetar ku mund të hyjnë eksponentë të botës së trafiqeve dhe krimit dhe të merret peng nga ish-zyrtarë të korruptuar të qeverisjeve të PD-së. Për protestën e nesërme të Berishës, Basha tha se ky i fundit ka mobilizuar trafikantë dhe kriminelë për dhunë.

       
    • VIDEO

      Dyert të blinduara në PD? Bardhi: S'është e vërtetë! Kemi marrë masa për të shmangur përplasjet mes demokratëve në seli

      Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi edhe njëherë ka theksuar se në selinë blu nuk ka dyer të blinduara. Ai tha se Berisha ka humbur arsyen dhe se ata kanë marrë masa për të shmangur përplasjet mes demokratëve në seli, por nuk sqaroi detaje të masave të marra.

      "Mbështetësit e tij kanë folur për gjakderdhje. Cili është qëllimi i Berishës që demokratët të përplasen me demokratët? Demokratët nuk do të përplasen për interesat e Berishës.  Në selinë e PD po kryhen punime nga më të ndryshmet. Nën përgjegjësin që na kanë ngarkuar demokratë, është detyra jonë për të shmangur çdo mundësi përplasje mes demokratëve. Meqë Berisha ka humbur arsyen dhe bën thirrje për gjakderdhje në selinë e PD, ne nuk mund ta lejojmë këtë show. Berisha ka vendosur t'i bëjë dhuratë Ramës duke përplasur demokratë për hallin e tij personal. Nuk ka asnjë derë të blinduar të asnjë zyre në PD. Çdo zyrë e selisë së PD ka të njëjtat dyer e dritare si gjithmonë. E vetmja erë e veshur me hekur është ajo ku ndodhen panel e energjisë së selisë së PD", tha ai.

    • VIDEO

      Bardhi i përgjigjet Berishës: Me protestën e thirrur për hallet e veta kërkon ta kthejë PD në bunker për një person të shpallur non grata

      Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i është përgjigjur deklaratave të Sali Berishës nga selia blu. Bardhi tha se Beisha nuk fshehu skenarin e dhunës ndaj PD në protestën e thirrur prej tij ditën e nesërme. Sipas Bardhit, qëllimi i Berishës është kthimi i selisë së PD në 'bunker për një person të shpallur non grata.

      "Ajo që sot nuk e fshehu Berisha është skenari i dhunës ndaj PD. Ashu si në të shkuarën me trafikantë ka shkelmuar dyert e selisë së PD, edhe sot paralajmëroi dhunë. Berisha nesër kërkon ta kthejë selinë qendrore të PD, në një bunker për një person të shpallur 'non grata'. Ne kemi kërkuar që Sali Berisha dhe ata që e mbështesin, të diskutonin në institucionet e partisë, të silleshin si pjesë e partisë, por ata po sillen si një celulë ilegale", tha ai.

    • VIDEO

      Bardhi: Berisha kërkon gjakderdhje, fton njerëzit të dhunojnë godinën e PD

      Gazment Bardhi tha për mediat se Sali Berisha ftoi qytetarët që të dhunojnë godinën e PD për interesat e veta që ta kthejë partinë në bunker. Ai tha se Berisha kërkon gjakderdhje dhe fton njerëzit të dhunojnë godinën e PD.

      “Paralajmëroi sot dhunën që do të ushtrohet në selinë qëndrore të demokratëve. Berisha kërkon ta kthejë selinë e PD në një bunker për një person të shpallur non grata.  Berisha do që ta kthejë PD në një bunker ku të strehohet vetë dhe familja e tij, trafikantët e drogës apo vrasësit që e shoqërojnë. Gjakderdhja në selinë e PD është skenari i Sali Berishës”, tha Bardhi.

      •  
    • VIDEO

      Bardhi flet me emra: Ja kriminelët që shoqërojnë Berishën

      Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi foli me emra që sipas tij janë persona që kërkohen nga drejtësia britanike për vrasje e trafik droge. Ai tha se Petrit Mustafa dhe Fatjon Dautaj kërkohen nga drejtësia e Britanisë dhe shoqërojnë Berishën në çdo akt dhune të tij.

      “Berisha është pakicë dhe s’ka asnjë mundësi që PD ta kthejë dhe qëndron me trafikantë drogë që kërkohen në Britaninë e madhe. Petrit Mustafa është i dënuar për vrasje me 17 vite burg dhe është krahë Berishës, Fatjon Dautaj shkelmoi dyert e selisë blu është në kërkim nga agjencitë britanike të drejtësisë si person i përfshirë në trafik drogë dhe akte ekstreme dhune. Berisha kërkon të dhunojë PD me kriminelë”, tha Bardhi.

    • VIDEO

      Situata në PD, anëtari i Këshillit Kombëtar për Report Tv: Foltorja dështoi, por e dëmtoi shumë partinë! Basha sërish kryetar pas protestës së nesërme

      . Një ditë para protestës së thirrur nga Sali Berisha, Varaku tha se pret të njëjtën retorikë dhe të njëjtën përpjekje për ta bërë sa më spektakolare lëvizjen e tij. Megjithatë, përkundër përpjekjeve të Berishës, Varaku theksoi se Basha do të vijojë të ketë kryetar i PD-së më 9 janar.

    • VIDEO

      Berisha i vendosur: S'ka diskutim, hapen dyert nesër! Çdo blind do ngarkohet me kamion dhe do t'ja çojmë Bashës në derë të shtëpisë

      Sali Berisha tha nga selia e PD-së se nesër dyert do të hapen për të gjithë demokratët. Madje Berisha, tha se të gjitha blindet, do t'i marrin me kamion dhe do t'ja çojnë Lulzim Bashës në derë të shtëpisë.

      'Nuk ka diskutim që dyert do të hapen në mënyrën më të vendosur, që selia do t'u rikthehet demokratëve. Selia nuk ka blind apo beton që mund të pengojë demokratët shqiptarë, si njerëz të lirë të rikthejnë këtë ndërtesë nga burg që e ka shëndrruar Edi Rama me pengun e  tij Lul Brava. Çdo blind do të ngarkohet me një kamion, dhe do t'ja dërgojmë Bashës tek shtëpia tij dhe ti përdori për çfarë të dojë. Se ku do jetë Lul Brava është punë e tij, por në këtë ndërtesë nuk kërcënojmë njeri, përveçse mercenarëve.'- tha Berisha.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv