-
VIDEO
Dyert e selisë blu të mbyllura, Bardhi: Po bëjmë punime! PD e hapur për çdo demokrat që nuk shoqërohet me trafikantë! Grupi kriminal B9 s'futet më në seli
Show mediatik", kështu e konsideroi Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi përpjekjen e Flamur Nokës dhe mbështetësve të tjerë të Berishës për të hapur dyert e për t'u futur në selinë e PD. Në një deklaratë për mediat, Bardhi u shpreh se në selinë e PD po kryhen punime dhe se Nokës nuk iu hap dera pasi nuk kishte lajmëruar vizitën. Ai shtoi se selia e PD është e hapur për çdo deputet të PD që nuk shoqërohet me trafikantë droge, teksa i mëshoi edhe deklaratës së Bashës një ditë më parë se nuk do të lejohet të futet në selinë blu grupi i strukturuar kriminal B9.
"Në godinë e PD në ambientet e brendshme të saj po kryhen punime. Nuk ka nevojë me ardhur me trokit në dyer e PD për ta provuar. Dyert e partisë nuk do qëndrojnë të mbyllura. Do shikoni që në selinë qendrore të PD po shtohen ambientet punës se koha e llafeve ka përfunduar më 18 dhjetor. Institucionet e partisë janë në betejë me regjimin e Ramës. Selia Qendrore e PD ka qenë është dhe do vijojë të jetë e hapur për çdo demokrat ët sakrificave që punon për PD dhe do jetë gjithmonë e mbyllur për çdo trafikant droge që në çdo shëtitje në selinë e PD ka qenë në krah të Sali Berishës dhe mbështetësve të tij. Aktet e dhunës, nuk janë akte që i shërbejnë demokratëve, por forcimit të regjimit të Ramës. Lejohet të futet çdo demokrat në seli, por rëndësi ka të mos shoqërohen me trafikantë. Grupi kriminal B9 nuk futet më në selinë e Partisë Demokratike. Selia nuk mund të jetë vendstrehim për trafikantët e drogës që kërkohen në Britani dhe në mënyrë të çuditshme shfaqen në krah të Berishës për të bërë xhiro në selinë e PD. Çdo anëtar i PD, deputetët, mund të futen në seli. Më 18 dhjetor demokratë vendosën që çdo person i shpallur 'non grata' nuk ka më punë me organet vendimmarrëse të PD", tha Bardhi.
-
VIDEO
A do e lirojë Basha selinë blu pas ultimatumit të Berishës? Analistët në Report Tv: Po mbajnë peng PD për egon e tyre personale! Partia në fazën e parë të një konflikti të gjatë
Situata në PD sa vjen edhe tensionohet, ndërsa sot skadon edhe ultimatumi i Sali Berishës për Lulzim Bshën që të lirojë selinë e PD. A do ta bëjë kryedemokrati një veprim të tillë? Për analistët Armand Plaku dhe Erl Murati mesazhet e Bashës janë të qarta, ai ka ndërmend të vijojë betejën me Berishën për të mbajtur pushtetin në PD.
-
VIDEO
Flamur Nokës i mbyllen dyert në PD, deputeti: E kanë kthyer në një burg të sigurisë së lartë
Pasi i gjeti mbyllur dyert e PD, Flamur Noka dha një prononcim për mediat e pranishme.
"Një grup deputetësh dhe deputetesh, anëtarë të Grupit Parlamentar të PD erdhëm sot në Selinë e PD, në shtëpinë tonë, për të zhvilluar një mbledhje në lidhje me axhendën që do të ketë grupi parlamentar dhe PD për vitin 2022. Po konstatojmë me dhimbje se shtëpia e lirisë, Partia jonë Demokratike, në vend që të ishte një ambient që gumëzhinte për fat të keq Edi Rama e kthyer me pengun e tij në një 'Alkatraz ' të kohëve moderne. E ka kthyer PD-në në një burg të sigurisë së lartë, kjo është e turpshme, është e neverishtme", ka thënë Flamur Noka.
-
VIDEO
Çfarë do të ndodhë në PD? Sot skadon ultimatumi që Berisha i ka lënë Bashës për të liruar selinë!
Berisha ka kërcënuar se do të shkojë në 'shtëpinë e demokratëve', teksa Basha i është përgjigjur duke ‘fortifikuar’ më tej selinë, duke i paraprirë një sulmi të mundshëm. Nuk dihet se çfarë do të ndodhë sot në selinë e partisë më të madhe opozitare në vend, ndërsa Lulzim Basha ka theksuar se situata do të vijojë në normalitet, pa ngjarje të pazakonta.
-
VIDEO
Nishani thirrje demokratëve në Lushnjë të behën pjesë e protestës së Berishës: Përgatitemi të marrim përsipër drejtimin e fateve të vendit
Në Lushnjë është festuar 31-vjetori i krijimit të degës së Partisë Demokratike në këtë qytet. Me këtë rast në hollin e qendrës së kulturës ‘Vaçe Zela’, ishin mbledhur themelues e anëtare dhe simpatizantë të PD-së si dhe të ftuar
-
VIDEO
Vetoja bullgare, KE për Report Tv: Po dëmtohet besueshmëria e BE! Do të punojmë fort me Presidencën franceze, të hapim sa më parë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
Një 'veto' e Bullgarisë për shkak të probleme të Maqedoninë e Veriut po mban peng prej muajsh hapjen e negociatave me këtë vend por edhe me Shqipërinë, duke qenë se BE ka synim që të mos i ndajë 2 vendet nga njëra-tjetrën. 'Vetoja bullgare po dëmton rëndë besueshmërinë e vetë unionit'. Qëndrimin e fortë e ka mbajtur ekskluzivisht për Report Tv zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero.
-
VIDEO
Flamuri shqiptar në Këshillin e Sigurimit, përfaqësuesi i Shqipërisë: Ta bëjmë botën më të mirë
Në ceremoninë e vendosjes së flamurit shqiptar krah atyre të vendeve të tjera anëtarë të Këshillit të Sigurimit në OKB, përfaqësuesi i Përhershëm i Misionit të Shqipërisë pranë Kombeve të Bashkuara, Ferit Hoxha ka mbajtur një falë të rastit ku ka shprehur edhe një herë objektivat e vendit tonë në këtë pozicion për 2 vitet në vijim.
-
VIDEO
Balliu te ‘5 pyetjet’: Në 5 janar do shkojmë të lirojmë zyrën nga uzurpatori Basha, nëse tenton të na ndalojë provokim për demokratët
Ajo se çfarë do të ndodhë në 5 janar, afati i fundit që i ka lënë Sali Berisha Lulzim Bashës është e paqartë, por mbështetësit e të dyja palëve bëjnë deklarata të ndryshme e flasin për skenarë të paqartë.
-
VIDEO
Roland Bejko në ‘5 pyetjet’: Berisha me skenare për interesa personale! Shumica mbështet Lulzim Bashën! Ja pse e kërkon PD-në ish-kryeministri
Sekretari për pushtetin vendor në PD, Roland Bejko, deklaroi në emisionin '5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv se Sali Berisha ishte një burrë shteti deri në vitin 2013 por qasja e mëvonshme është e gjitha për interesa personale. Ndër të tjera Bejko theksoi se shumica e anëtarësisë mbështet Lulzim Bashës ndërsa shtoi se ish-kryeministri kërkon të bëhet kryetar i PD për t'i treguar SHBA-ve se nuk e nxjerrin dot jashtë loje.
-
VIDEO
Berisha e Basha në tryezë? Shehu: Tani s’ka kompromis! Selia e PD s’do të merret me dhunë! Protesta në 8 janar për të hapur e forcuar partinë
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu e përjashton mundësinë e një kompromisi mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, kjo sepse sipas tij është një çështje që shkon përtej këtyre të emrave të përveçëm.
-
VIDEO
Rama vendos afat, 300 ditë kohë për objektivat e radhës! Ministrja Bilali: 2022, gati skema për ndërverpim me sipërmarrjen
Një skemë e re pritet të aplikohet në fushën e sipërmarrjes, duke bërë që zëri i tyre të shkojë drejtpërdrejt në qeveri, me anë të përfaqësuesve dhe shoqatave përkatëse. Është kjo risia që ka ndërmarrë Ministria e Shtetit për sipërmarrjen, me iniciativë të drejtueses së saj, Edona Bilali.
‘Kemi një Skemë që do të studiohet thellësisht në vitin 2022 për të dëgjuar sipërmnarësit me anë të përfaqësuesve dhe shoqatave në dhoma tregtie dhe industrie. Kjo nismë, ka pluset dhe minuset e veta, sepse këto shoqata sjellin shqetësimet në qeveri dhe ata ndryshojnë aktet në favor të sipëmarrjeve, por ka edhe problemet e veta sepse, për shembull te fasionët jo të gjtiha kompanit e kësaj industrie janë të përfaqësuar, e kjo do shkoj një hap më tutje.’- u shpreh Bilali.
-
VIDEO
Surprizon Rama, urim ndryshe për Vitin e Ri
Përgjatë 2021, ajo që ka shoqëruar kryeministrin Edi Rama janë fjalimet e gjata, por në urimin e tij për Vitin e Ri ai ka zgjedhur që t’i drejtohet shqiptarëve me një mesazh prej gati 3 minutësh. Duke i kërkuar falje për gjërat që nuk i ka bërë, duke i falënderuar për besimin që i dhanë për një mandat të tretë, Rama uron për një vit të ri me më shumë shëndet dhe lumturi.