-
VIDEO
Meta uron shqiptarët për Vitin e Ri: Të mos i dorëzohemi indiferencës, përjashtimit dhe zemërimit! Uroj që në 2022 të shënojmë një hap të rëndësishëm drejt BE
Presidenti Ilir Meta uron shqiptarët për Vitin e Ri.
"Të dashur bashkëkombas kudo ndodheni! Dua t’ju përcjell urimet më të përzemërta, për një Vit të Ri, që do ta shohë Shqipërinë më demokratike dhe më të drejtë, më të bashkuar e më të fortë, por edhe shqiptarët më të shëndetshëm dhe më të begatë!
-
VIDEO
Bushati në Report Tv: PD është ndarë në P dhe D, s'dihet kush është njeri dhe tjetri! Skandali i pagave? Nuk është fundi i botës
Për të folur rreth zhvillimeve politike gjatë vitit 2021, i ftuar në emisionin "Studio Live" në Report Tv për gazetaren Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj, ishte ish-kryetari i Partisë Socialiste në Tiranë, Ervin Bushati, i cili tha se PD është ndarë në dy pjesë.
-
VIDEO
Basha urim për Ramën: Pleqëri të mbarë dhe mos i ardhtë Shqipërisë një njeri si ty! Shmang Berishën dhe Metën
Lulzim Basha ka një urim për Edi Ramën.
“Sa për Ramën në aspektin personal i uroj pleqësi të mbarë, në rrafshin politik, mos i ardhtë kurrë një njeri i tillë”, tha Basha.
E ndërsa për brinjët e tjera të ‘trekëndëshit të Bermudës’, Ilir Meta dhe Sali Berisha, e anashkaloi pyetjen, duke e kthyer në një urim për shqiptarët.
“Urimi im për shqiptarët është të jetë një vit që të kthehemi drejt normalitetit, nj vend normal që të realizojnë ëndrrat e tyre sipas aftësive dhe dëshirave dhe mundësive që kanë dhe me një shtet që i ndihmon dhe jo nuk i punon, 2022 është një vit i mbarë për t’u ndarë nga e keqja 31 vjeçare, dhe PD e çliruar nga e shkuara është e vendosur për t’i prirë kësaj, me një reflektim të thellë, me një ripërtëritje, vizioni dhe shpirtit, por edhe korpusit tonë politik, por me një thirrje të veçantë për të rinj”, tha Basha.
-
VIDEO
5 janari, Basha: Asgjë nuk do të ndodhë! Jemi të përgatitur për çdo skenar
Lulzim Basha ka bërë me dije se në 5 janar, atëherë kur Sali Berisha i ka lënë afat të lirojë zyrën, nuk do të ndodhë asgjë
“Asgjë nuk do të ndodhë, asgjë, PD është e përgatitur për cdo situatë dhe nuk do të lejojmë trekëndëshin e Bermudës ta zhvendos fushën e betejës nw PD”, tha Basha.
-
VIDEO
Basha i përgjigjet Ramës: Ëndrra për të pasur përballë një PD të damkosur me ‘Non Grata’ u shua në 9 shtator dhe 18 dhjetor
Lulzim Basha i kthen përgjigje Edi Ramës, i cili tha se nuk di se më këtë të komunikojë në PD-së për bashkëpunimin për reformat kryesore.
“Nuk mund të them se kam arritur ta them atë që ka thënë Rama, sot kështu që nuk kam koment për këtë në vetvete, ëndrra e Ramës për të pasur përballë një parti të damkosur me Non Grata mori goditjen e parë në 9 shtator dhe u bë pluhur dhe hi në 18 dhjetor, ku demokratët zgjodhën të ardhmen. Ka arsye të jetë nervoz. Përpiqet ta legjitomojë, ai dhe ortaku i tij, tubi i oksigjenit, të gjitha kanë dështuar e do të vazhdojnë të dështojnë. Sa për Ramën dhe grupin e tij na bashku ‘Non Grata’ amerikane, por ai ma dha frymëzimin për këtë, do të zgjerohet shumë shpejt janë e shkuara demokratët kanë zgjedhur të ardhmen”, tha Basha.
-
VIDEO
Lista e pagave nxori në pah evazionin fiskal, Basha: Taksa Rama rriti informalitetin
Publikimi i listës së pagave tregoi evazionin fiskal që kanë kryer një sërë kompanish, e për këtë Lulzim Basha bën fajtor kryeministrin Edi Rama.
“Taksa Rama rriti informaliteti, tregoi se sa i drejtë është programi ynë për taksën e sheshtë, tregu është i shkatërruar, jepet pa garë, për çdo profesion paga që paguhet nga koncesionarët është e lartë, ndaj hetimi dhe ndalimi dhe rikthimi i fondeve nga koncesionarët është një prioritet. Kam udhëzuar një grup që planin tonë për ndryshimin e vendit, t’i shtojnë një dimension të ri, për të çmontuar mekanizmin kriminal të koncesioneve. Kthimi në normalitet nuk mund të vijë pa ndëshkuar përgjegjësin”, tha Basha.
-
VIDEO
Përplasjet në PD, Kulluri: Të zhvillohen zgjedhje të reja! Në grupin e Rithemelimit janë bërë bashkë ato që vodhën vota për të bërë Bashën kryetar
Situata në Partinë Demokratike e ndarë në dy kampe tashmë, mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës është në llogore shumë të forta. Për ish-anëtarin e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edvin Kullurin, një zgjidhje mes palëve do të ishte zhvillimi i zgjedhjeve në të reja brenda strukturave të Partisë Demokratike, duke filluar nga seksioni më i vogël deri në zgjedhjen e kryetarit të ri
-
VIDEO
A do e mbrojë policia selinë e PD-së? Rama ironizon Bashën: I shkoi jeta duke kërcënuar kryeministrinë, po lufton të marrë PD-në! Do shohim estradë
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar përplasjet në Partinë Demokratike, duke u shprehur se janë bërë si legjendë kreshnikësh, teksa po përplasen brenda kështjellës së tyre (selia PD).
-
VIDEO
Rama paralajmëron masa të reja kundër COVID: Do shohim situatën me të shtruarit në spitale
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi masa të reja për parandalimin e përhapjes së COVID në vend, fillimin e vitit të ri. Por kreu i qeverisë tha se shpreson se nuk do të ketë mbyllje totale të vendit.
'Unë shpresoj jo, se nuk do të ketë një mbyllje totale. Por e gjitha kjo varet nga spitalet, mbylljet që po ndodhin jashtë janë të lidhura me spitalet. Disa masa do ti marrim me siguri se nuk kemi rrugë tjetër. '- tha Rama.
-
VIDEO
Zgjedhja e presidentit të ri në bashkëpunim me PD? Rama: E thash kur partia kishte kryetar, tani s’kemi me kë flasim
Kryeministri Edi Rama tha se për zgjedhjen e presidentit të ri do të bashkëpunonte me opozitën për një emër konsensual, por sot në situatën ku ndodhet PD, Rama ironizoi duke thënë se këtë e tha kur partia kishte kryetar, ndërsa sot nuk di se më kë duhet të flasë
-
VIDEO
Arrestimi i Lefter Kokës, Rama: Përgjegjësia është individuale! Krenar që drejtësia nuk sheh as majtas as djathtas
Kryeministri Rama thotë se ndihet krenar që drejtësia sot nuk sheh as majtas as djathtas. I pyetur në lidhje me arrestimin e Lefter Kokës, ish-ministër gjatë qeverisjes së Partisë Socialiste në mandatin e parë, Rama tha se përgjegjësia e tij para ligjit është individuale.
-
VIDEO
Bashkëpunim me Kryedemokratin? Rama: Gënjeshtër! Basha dhe Berisha po e çojnë PD drejt një fundi të merituar! S'kam punë as me njëri as me tjetrin
'Gënjeshtra' i ka konsideruar kryeministri Edi Rama akuzat e Sali Berishës dhe mbështetësve të tij se ai dhe Lulzim Basha bashkëpunojnë jashtë syve të publikut. Për mediat Rama u shpreh se Berisha dhe Basha janë 'dy burra në hall të madh' dhe se ai nuk ka punë as me njërin e as me tjetrin.