-
VIDEO
Rama për situatën në PD: Situatë marrëzie e groteske nga njerëz që s’dinë ku kanë kokën! Braktisim llogoren e përplasjeve absurde
Kryeministri Edi Rama ka folur për situatën brenda PD dhe përplasjet Berisha-Basha duke i cilësuar marrësi dhe një situatë groteske nga njerëz që nuk dinë ku kanë kokën dhe nuk mund të japin mend për vendin. Rama tha se qeveria do shkojë më afër njerëzve dhe politika të bëhet një instrument në dorën e tyre.
-
VIDEO
Integrimi në BE, Rama: Nëse Bullgaria do të vazhdojë të vërë veton, do të kërkojmë ndarjen nga Maqedonia e Veriut, do pyesim edhe qytetarët
Kryeministri Edi Rama tha gjatë një konference për shtyp se nëse Bullgaria do të vijojë që të vendosë veton kundrejt Maqedonisë së Veriut sa i përket integrimit, qeveria shqiptare do të kërkojë ndarjen.
'Jemi në një faze absurde të bllokimit të Maqedonisë nga Bullgaria. Kemi kërkuar një opinion nga qytetarët nëse ata do ta mbështesnin një qasje të re të politikës sonë të jashtme. Që do të thotë se nëse në fund të qeverisjes franceze, dmth 6 mujorin e parë të vitit të ardhshëm Bullgaria të vendos të bëjë veton, do të fillojmë që të kërkojmë ndarjen nga Maqedonia e Veriut. Është vendim me peshë në një natyrë strategjie.'- tha Rama.
-
VIDEO
Rama: Aeroporti i Kukësit, plotësisht funksional maksimumi deri në pranverë! Program Kombëtar strehimi për familjet në nevojë
Kryeministri Edi Rama, teksa foli për ato që i konsidero 'projektet e mëdha', u ndal te aeroporti i Kukësit për të cilin tha se do të jetë plotësisht funksional deri maksimumi në pranverën e 2022. Po ashtu Rama foli edhe për një Program Kombëtar Strehimi për familjet në nevojë dhe se nëpërmjet tij do ë trajtohen edhe ato familje që i prishen banesat për shkak të projektit të Unazës së Tiranës.
-
VIDEO
Rama: Hetim pasuror të kompanive që deklarojnë për punonjësit paga më të ulëta nga sa ata paguhen
Me skandalin e publikimit të pagave doli në pah edhe evazioni fiskal që kryenin kompanitë e madha duke deklaruar paga minimale për punonjësit ndërkohë që paga reale ishte disa fish më shumë. Kjo tha Rama do të marrë fund dhe se do të ketë hetim pasuror të këtyre kompanive dhe biznesmenëve që deklarojnë për punonjësit paga më të ulëta nga sa ata paguhen
-
VIDEO
Skandali me pagat e padeklaruara saktë, Rama afat bizneseve: Keni kohë deri më 20 janar të vetrregulloheni, ndryshe hetim për evazion fiskal
Kryeministri Edi Rama lidhur me skandalin e publikimit të pagave tha se 'jo çdo e keqe vjen vetëm për keq'. Këtë kreu i qeverisë lidhi me mosdeklarimin e pagave, ku teksa ju referua pagave të gazetarëve, tha se ato duhet të deklarohen deri më datë 20 janar, përndryshe do të hetohen për evazion fiskal.
-
VIDEO
Rindërtimi, Rama: Më disa zona jemi përballur me maskarenjtë e sistemit të drejtësisë që ende nuk kanë kaluar vetingun
Teksa vlerësoi procesin e rindërtimit, Rama tha se ka ende zona ku po punohet ku në lagjen Laçi 2 qeveria është përballur me vendime të padrejta të gjykatësve që nuk kanë kaluar vetingun.
“Kemi ‘5 majin’ në Tiranë, lagjen e re në Krujë, që më në fund ka nisur pas një situate të koklavitur me pronësinë, kemi Laçin 2 ku dhe aty kemi pasur një problem që është një nga shëmbëlltyrat së përballjes me maskarenjtë e sistemit të drejtësisë që ende nuk kanë kaluar vetingun dhe po shfrytëzojnë këtë kohë për të bërë çudira. Kemi Vorën dhe kemi besimin se 2022 do të fshijë të gjitha plagët e hapura nga tërmeti”, tha Rama.
-
VIDEO
Rama: Duhet të përgatitemi për një valë të re COVID! S'mund ta kalojmë sikur nuk po ndodh asgjë, mund të rishikojmë masat
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se vendi duhet të përgatitet për një valë të re të COVID për shkak të përhapjes së variantit Omicron. Duke përmendur vendimet e marra nga shumë vende për mbylljen, Rama theksoi se nuk do të ketë ngutje për një vendim të tillë dhe në vendin tonë, por shtoi se disa masa do të duhen rimarrë
-
VIDEO
Kriza energjetike, Rama: Nuk do të ketë rritje çmimi për konsumatorët familjarë dhe bizneset e vogla, shteti do të bëhet mburojë
Kryeministri Edi Rama e ka nisur konferencën e fundit me gazetarët për këtë vit, duke u ndalur tek kriza energjetike, ku rikujtoi edhe një herë se e gjithë bota është përfshirë. Rama tha se qeveria do të behët mburojë për konsumatorët dhe për bizneset e vogla
-
VIDEO
2021, viti që ndau Bashën me Berishën, por ç’do të ndodhë me PD-në?
-
VIDEO
Ultimatum Bashës që të lirojë zyrën, Vokshi: Nuk do të ketë dhunë, të respektojë vendimin e sovranit dhe të largohet në mënyrë paqësore
Mbështetësit e Sali Berishës janë ende të paqartë se çfarë do të ndodhë më 5 janar në selinë e Partisë Demokratike. Nga njëra anë ato i kanë vendosur ultimatum Lulzim Bashës për të liruar zyrën, pasi sipas tyre është shkarkuar në kuvendin e 11 dhjetorit, por nga ana tjetër theksojnë se ndryshimi do të jetë paqësor
-
VIDEO
Basha: Ramës i duhen 3 jetë për të bërë atë që kam bërë unë
Lulzim Basha ka sulmuar Edi Ramën duke thënë se nuk ka bërë asnjë për vendin, gjë që sipas tij ai është ndryshe.
“Miqtë e mi, ju e keni parë prej ditës së parë kam vendosur që mos të bëjë simetrinë e t’i përgjigjesha çdo gënjeshtra ashtu siç meritonte t’i përgjigjej. Por sot dy fjalë do t’i them: Nuk mund të ketë dy të vërteta, ose siç e ka thënë vet Sali Berisha, Edi Ramës i duhen 3 jetë për të bërë atë që kam bërë unë me ndihmën e demokratëve, me demokratët, për demokratët dhe për shqiptarët, ose unë jam tradhtar dhe besëprerë”, tha Basha.
-
VIDEO
Basha i përgjigjet Berishës: Unë nuk vij dhe kapërdisem para jush e të them i kam demokratët në shërbim
Sali Berisha e ka thënë shpesh herë hapur se ai ka mbështetjen e bazës së partinë e këtë e tregon me sallat që i ka mbushur plot, por Lulzim Basha nuk i ka kursyer një përgjigje.
"Por ka një ndryshim meqë po flasim për të ardhmen, ka një ndryshim që dua ta them me dy fjalë. Unë nuk vij këtu të kapërdisem para jush apo para demokratëve apo para shqiptarëve me atë që ju përfaqësoni. Nuk vij këtu që t’ju them që ja ku i kam demokratët e Dibrës në shërbimin tim por vij t’ju them se jam në shërbim të demokratëve të Dibrës dhe të gjithë Shqipërisë”, tha Basha.