-
VIDEO
Berisha u shpall 'Non Grata', Basha: 9 shtatori është dita kur ndava të shkuarën nga e ardhmja
9 shtator Lulzim Basha zgjodhi që të përjashtonte Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD-së, pasi SHBA u shpall 'Non Grata', e kjo ditë sipas tij është data kur ai zgjodhi që të ishte krah aleatëve më të mëdhenj.
"Ajo që i ndan këto dy deklarata nga i njëjti person është 9 shtatori. 9 shtatori është dita kur unë kam vendosur pas muajsh të tërë përpjekjesh, ta ndaj të shkuarën nga e ardhmja. Kam vendosur ta mbaj Partinë Demokratike në krah të SHBA-së dhe SHBA-të në krah të Partisë Demokratike. Kam vendosur pra të mbroj Partinë Demokratike, investimin e demokratëve, të gjithë ju që jeni në këtë sallë , atyre që janë jashtë kësaj salle, dhe të qindra të tjerëve që nuk janë mes nesh sepse janë në emigracion, apo dhe të atyre që nuk jetojnë më por te cilave iu kemi borxh ta mbajmë Partinë Demokratike të fortë, ta mbajmë të madhe, ta mbajmë të bashkuar deh ta bëjmë një orë e më parë drejtuese të fateve të vendit", tha Basha.
-
VIDEO
Basha nga Dibra: Lufta e Berishës telenovelë turke pa fund e pa fillim, do të zerojë 31 vite sakrificë të partisë dhe të rrezikojë të ardhmen
Lulzim Basha ka zbritur në bazë dhe takimin e parë e ka zgjedhur nga Dibra, mirëpo në një kohë kur PD-ja që ai drejton është më e përçarë se kurrë, përpara strukturave të partisë, ai nuk solli asnjë zgjidhje! Asnjë plan se si do të bashkojë partinë, se si do të përfundojë “televonela tuke”, siç ai vetë e cilësoi në “luftën” e brendshme për karrige, çfarë do të ndodhë me Sali Berishën, që po e akuzon më shumë se kurrë se ka vendosur interesat personale përpara interesave të partisë.
-
VIDEO
Basha nga Dibra: Lufta e Berishës telenovelë turke pa fund e pa fillim, do të zeroj 31 vite sakrificë të partisë dhe të rrezikojë të ardhmen
“Për fat të keq, me vendosjen e interesave personale, mbi interesat e demokratëve dhe mbi interesat e shqiptarëve, ajo që ka ndodhur këto tre muaj dhe ai që e ka shkaktuar po i shërbejnë pikërisht kësaj. E ku ka luks më të madh për Edi Ramën, sesa në një kohë që duhet të shpalosim një betejë frontale kundër tij dhe qeverisë së tij, demokratët të merren me njëri-tjetrin. Ku ka luks më të madh për Edi Ramën sesa në vend që të ushtojë Shqipëria nga protestat për skandalin e inceneratorëve, lartë e poshtë dëgjohen zëra të atyre që vetëm kanë përfituar në kurriz të demokratëve, vetëm kanë përfituar mbi sakrificat e demokratëve dhe pushtetin e marrë mbi sakrificat e tyre dhe që sot janë gati të bëjnë gjithçka për karrige. Ku ka luks më të madh për Edi Ramën, sesa nga mëngjesi deri në darkë si një telenovelë turke pa fund e pa fillim, në vend që të flitet për problemet e shqiptarëve, në vend që t’i mobilizojmë dibranët dhe gjithë shqiptarët në betejë, të dëgjojmë të njëjtat gënjeshtra që qarkullohen e riqarkullohen, e riqarkullohen.PD u vendos përpara dy mundësive: Të mbetemi peng i një lufte të brendshme të nisu nga një njeri për interesat e tij personale. Një lufte që do të sakrifikohej interesat e të gjithë demokratëve, që do të zëroj 31 vite sakrificë që nga dita e parë e themelimit, të themeluesve, qëndrestarëve, që do të vërë në rrezik të ardhmen e forcës tonë politike, të familjes tonë politike. Që do të zhbëjë projektet, vizionin, ëndrrën tonë për rininë demokratë dhe rininë shqiptare, apo të zgjedhim të ardhmen?
-
VIDEO
Vendimet e qeverisë/ Balluku: Do sakrifikojmë dhe do të ndihmojmë Kosovën! Nuk presim para, do kthehet! E-albania i kalon privatit? Lajm i rremë
Ditët e fundit ka qarkulluar në media lajmi se E-albania do t’i kalojë në menaxhim një kompanie private. Lajmin e ka hedhur poshtë Ministrja Belinda Balluku e cila është shprehur se lajmi është i rremë. Deklaratën ministrja e ka bërë në konferencën për shtyp pas mbledhjes së Qeverisë.
-
VIDEO
'Mirënjohja e Qytetit' për Kryqin e Kuq Shqiptar, Veliaj: Një aleat i jashtëzakonshëm i solidaritetit për Tiranën
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nderoi me medaljen “Mirënjohja e Qytetit” Kryqin e Kuq Shqiptar në 100-vjetorin e themelimit të tij. Gjatë ceremonisë së posaçme, të zhvilluar në Bashkinë e Tiranës, Veliaj ka shprehur vlerësimin më të lartë për rrjetin më të madh të vullnetarëve në Shqipëri, si model solidariteti dhe humanizmi.
-
VIDEO
Riformatimi i hartës gjyqësore, avokatët korçarë kundër: Kujt do t'i shërbejë? Askush nuk e ka parasysh postulatin' Drejtësi e vonuar, drejtësi e mohuar'
Duke marrë shkas nga publikimi propozimit për reduktimin e numrit të gjykatave në shkallë vendi dhe krijimin e një gjykate të vetme apeli civil dhe penal, me seli në Tiranë, në emër të të gjithë avokatëve që janë anëtarë të dhomës së avokatisë Korçë, avokat Arben Lena ka dalë në një deklaratë për mediat në kundërshti të këtij projekti që cenon një nga parimet bazë të zhvillimit të procesit të rregullt ligjor siç është gjykimi brenda një afati kohor të arsyeshëm,i cili do të vështirësojë aksesin pranë sistemit gjyqësor të banorëve të këtyre zonave
-
VIDEO
Bamir Topi, viti politik 2021
-
VIDEO
Skandali i pagave, Tabaku: Pjesë e skemës së patronazhistëve! Ekspozon kalbësirën e sistemit putinist të Edi Ramës
Për nënkryetaren e PD, Jorida Tabaku, skandali i publikimit të pagave të mbi 694 shqiptarëve është pjesë e skemës së patronazhistëve. Me një deklaratë për mediat, Tabaku u shpreh se publikimi i këtyre të dhënave ekspozoi ' kalbësirën e sistemit putinist të Edi Ramës' ku sipas nënkryetares së PD, taksat e qytetarëve përdoren për të shpërblyer përfituesit e PPP-ve dhe inceneratorëve.
-
VIDEO
Zgjedhjet në FRPD, grupi i punës: Nis procesi për rifreskimin e strukturave në të gjitha nivelet! Fushata e anëtarësimeve, deri më 10 shkurt
Grupi i Punës për organizmin e zgjedhjeve në FRPD ka bërë me dije se ka nisur puna për rifreskimin e strukturave në të gjitha nivelet. Në një deklaratë për mediat, Orjela Nebiaj tha se zgjedhjet e reja do të bëhen në përputhje me përcaktimet dhe detyrimet statutore, teksa shtoi se do të synohet gjallërimi në një nivel më të lartë të veprimtarisë politike të FRPD.
-
VIDEO
Harta e re gjyqësore, Llagami: Koncepti ynë është që të kemi më pak gjykata, por më shumë cilësi
Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, teksa prezantoi propozimin për hartën e re gjyqësore, u shpreh se koncepti është që të ketë më pak gjykata dhe më shumë cilësi. Sipas Llagamit, propozimi është bërë për të rritur eficiencën në gjykata shqiptare, teksa theksoi se janë të hapur për diskutime.
-
VIDEO
Rindërtimi, Rama: Familjet e prekura nga tërmeti në Laç, rikthehen sot në shtëpitë e reja
Të gjitha ato familje në Laç që humbën banesat e tyre si pasojë e tërmetit tragjik të 26 nëntorit, do të futen sot në shtëpitë e reja, 2 vite pas ngjarjes që la plagë të thella në vend.
-
VIDEO
Publikimi i pagave, Alibeaj: Faqja tjetër e medaljes së skandalit të patronazhistëve! Kërcënim i drejtpërdrejtë për jetët e mbi 600 mijë shqiptarëve, duhet përgjigj e drejtësisë
Në një deklaratë për mediat, Alibeaj u shpreh se përgjegjësia për këtë ngjarje bie mbi Prokurorinë e Posaçme (SPAK)pasi do të duhej të kishte hetuar me 'seriozitet skandalin e të dhënat personale të qytetarëve, që PS përdori për zgjedhjet e 25 prillit'